ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Lajçak, i përbetuar për formimin e asocoacionit, paraqitet sikur Serbia i ka përmbushur detyrat e veta!

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti 

Me qëndrimet e veta për kërkesat e Kosovës dhe me afrinë ndaj Serbisë, del se Lajçak paraqet qëndrimin e shtetit të tij ndaj Kosovës, që ende nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, ndërsa, me kërkesën e tij për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, Lajçak kalon qëndrimin e shtetit të tij dhe na del tërësisht një Vuçiq, me çka konsiderohet se ai është me prejaradhje serbe dhe një nacionalist i përbetuar serb në luftë kundër shqiptarëve në Kosovë.  Lajçak, po të mos ishte i tillë, ai do të kërkonte krahas Kosoës edhe detyrimet e Serbisë ndaj Kosovës, që fare i ka harruar, dhe gjithçka kërkon nga Kosova, por asgjë nga Serbia. Kërkesa të tilla do dinin të  bënin vetëm serbët, jo “ndërmjetësuesit” për “lehtësim” të normalizimit, siç po e quajnë veten Borrell e Lajçak.

Tek Marrëveshja e Ohrit, më parë kërkohet që Kosova të mos pengohet nga Serbia në pranimin e saj në organizata europiane e ndërkombëtare deri edhe në OKB, e më pas formimi i Asociacionit. Dhe, deri sa Serbia e shkelë këtë pike, Lajçak, Borell e të gjithë tjerët, përfshirë dje edhe O’Brien, nuk kërkojnë asnjë përmbushje të detyrave të Serbisë, ndërsa i janë vërsulur vetëm Kosovës, në veçanti për formimin e Asociacionit.

Nuk bën assesi të formohet asociacioni, pa u pranaur Kosova shtet nga Serbia në kufijt ekzistues. Mbas pranimit të Kosovës shtet nga Serbia, do mund të formohej një asociacion ndërmjet komunave me shumicë eserbe në Kosovë pa kompoetenca ekzekutive, por vetëm në bashkëpunimin mes tyre në fushën ekonomike, kulturore, arsimore e shëndetësore, gjithherë mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kjo duhet të bëhet mbasi ta pranojë Republikën e Kosovës Serbia, që të mos mund të kërkojë ndarjen e saj, ndërsa serbët të integrohen plotësisht dhe të njohin shtetin e Kosovës, aty ku jetojnë.

Me formimin e Asociacionit, do të duhej të hiqen vendet e rezervuara për deputetë në Kuvendin e Kosovës si dhe më të mos kërkohen 2/3 e deputetëve të serbëve në Kuvend për vendime të ndryshme, me çka Kosova pengohet në marrjen e vendimeve në disa fusha.

I kthehmi edhe një here Lajçakut se ai është proserb, nëse jo serb, dhe se animi i tij për Serbinë e Vuçiqin në kërkesat e tij, janë haptas të dukshme. Me padrejtësitë e tij, do duhej të merrej vetë Bashkimi Europian për ta degraduar si politikan i padrejtë e jonjeri, deri sa do duhej të merreshin edhe masa ndaj tij në dëmtimin e dialogut Kosovë – Serbi.

Duke e dëgjuar Lajçakun për formimin e Asociacionit, po gabojnë edhe politikaj tjerë, qoftë nga BE qoftë nga SHBA e po i japin tepër rëndësi në kërkesat e tyre për formimin e tij. Ata do duhej të kuptonin vetë se përse Vuçiqi kërkon kaq me ngulm në krijimin e tij, sepse mendon në ndarjen e veriut të Kosovës, heret a vonë.

Përndryshe, gjithsesi duhet marrë me shkrim garancion nga SHBA e BE se kufijt e Kosovës janë të paprekshëm.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Nese na p´shtojne (shpetojne) Albin Kurti me Bisnik Bislimin pa asociacionin ose “dodik republiken serbe” ne Verit t´Kosoves: Kam me t´a ble nje cokollate me dy bombona ose karamela.

    Plus e ke prej meje nje kafe me llakum.

    Nuk ka qare (care) Kosova pa e pranua asociacionin. Lajcaku eshte i zgjedhur ose deleguar i Berlinit, Romes dhe Parisit, o shoq!

    Grenedlli, Pallmeri e Escobari prej Uashingtzonit. Atyne qe e kane clirua dhe ba shtet Kosoven. Mos harro!

    Asociacioni eshte pune e kryeme, vec sa zgate (zgjate) ose vonon ajo pune.

    po rreni (genjeni) dhe spekuloni shume kur po thoni se Lajcaku eshte serb. Lajcaku eshte sllovak o jarani i pites.

    Sllovaket dhe sllovenet (bashkre me serbet e boshnjaket) nga popuj artificial ose johistorik, i kane ba popuj ose kombe shtetformuese ceket dhe kroatet.

    Kuptoni njehere e pergjithemone se me pranimin e “popullit te ri kosovar” (people without history):Ata qe e kane hartua dhe pranua ate polan, ia kane luajtur nanen e baben Kosoves dhe shqiptareve.

    plus shumica e kosovareve te regjistruar si “popull musliman”; apo proturk ose filotoman.

    Medet!!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu