Me patur mundësi, disa turkofila ose filoturq në Kosovë, si duket nuk lënë shqiptarët katolikë mbi dhe!
“Njeriu do duhej të vdiste dy herë, para se të lindë dhe të jetonte si duhet.” (H. Bergson & E. Fromm)
Profesori, erudit dhe akademiku i shquar shqiptar, Akademiku Zef Mirëdia, në kuadër të veprës së tij kapitale me titullin “Krishtenizmi ndër shqiptarët,” një libër monumental, i cili për recensent ka Akademik Aleksandër Stipçevic dhe Akademik August Kovacec (Kroacia) në faqën 401 të kësaj vepre shkencore, shkruan: “Shqiptarët në krye me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, luftuan kundër pushtuesve osman. Kjo luftë e tyre kishte karakter mbrojtës, çlirimtar, dhe asnjëherë fetar, sikurse duan t´a paraqesin ose interpretojnë disa. Kjo luftë, pa asnjë dyshim, ka qenë dhe mbetet thelbi i nacionalizmit dhe patriotizmit shqiptar. Bile, besimi musliman ishte një nga faktorët kryesorë që bëri të mundur të ruhej dhe kultivohej vetëdija kombëtare ose patriotike e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve. Shëmbull i kundërt është Camëria, ku me zhdukjen e shqiptarëve myslimanë që andej, u ndal shpërthimi i cështjes çame ose shqiptare atje.” (Fund i citatit nga vepra e lartëpërmendur shkencore e Akademikut shqiptar, Zef Mirëdia)
“Shqiptarët myslimanë, katolikë, ortodoks ose protestantë, janë degët e një trupi (trungu) të përbashkët iliro-shqiptar.” (Akademiku Mark Krasniqi)
Në kuadër të vizitës së tij historike në SHBA në vitin 1922, At Gjergj Fishta asokohe bëri një kërkesë për të njohur dhe pranuar zyrtarisht Shqipërinë. Në një telegram ose letër të tij drejtuar At Palit nga Parisi i Francës më 10 shtator të vitit 1922, Patër Gjergj Fishta shkroi: “I dashur Pal! Vizita ime në Uashington pati për rezultat njohjen zyrtare të Shqipërisë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e mëparshme të qeverisë sonë dhe ‘Vatrës’ mbetën pa ndonjë rezultat dhe përfundim të mirë. Unë pata sukses. Kjo u bë e mundur me një ndërhyrje të senatorëve katolikë, të cilëve vetë ua paraqita çështjen, sidomos nga aspekti fetar, që qeveria amerikane të njoftonte zyrtarisht Shqipërinë.”
Në teologjinë, holistikën dhe filozofinë kristiane ose katolike, eshatologjia i ravijezon, konturon, konvencionalizon dhe harmonizon të gjitha proceset dhe fenomenet e mundshme natyrore dhe mbinatyrore -para vdekjes dhe pas ringjalljes së Jezu Krishtit (lexo: Post Quem dhe Ante Quem). Respektivisht, të djeshmën, të sotmen, të nesërmen, ose historinë dhe ardhmërinë e botës, jetën, tokën, qiellin, si dhe të gjitha qenjet, krijet, ekzistencat dhe ardhmëritë e tjera.
Ç’është e vërteta, Jak Sereqi, Arqipeshkvi i Shkodrës, Gjergj Koleci-Ipeshkvi i Sapës, Don Zef Gjinali-Administrator i Abacisë së Mirëditës, Don Pjetër Gjura-Famulltar dhe Misionar i Shkodrës, At Vincenc Prenushi, At Anton Harapi, At Engjëll Sereqi, At Lazër Mjeda, At Gjergj Fishta, Luigj Bumçi, Gjon Kakariqi dhe deputetët dhe intelektualët e tjerë shqiptarë të fesë katolike, në vitin 1919, i dërguan një telegram Lidhjes së Kombëve, ku përveç tjerash, asokohe ia bënë të qartë Europës dhe gjithë botës që shqiptarët, katolikë, myslimanë, ortodoksë ose protestantë, e kanë bashkë si gjakun, gjuhën, kombin, atdheun, flamurin, historinë, gjeografinë, kulturën, traditën etj.
Atdhetarizmi ose patriotizmi, është një ndër vlerat dhe idealet kryesore të krishterimit.
Krishtërimi në realitet, plotësoi një detyrë të madhe për iliro-shqiptarët. Ai la gjurmë të thella dhe të pakthyera në analet e historisë sonë kombëtare, dhe ky kontribut mund të vlerësohet gradualisht, vetëm me zhvillimin, edukimin, arsimimin dhe emancipimin e përgjithshëm të njeriut dhe popullit (kombit) shqiptar.
Nën hijen e islamit ose islamizmit radikal turko-osman, për gjashtë shekuj me radhë, kishat katolike shqiptare ishin qendra drite dhe shprese, vendi i shpirtit, shkencës, artit dhe kulturës shqiptare, prej nga shpërndahej drita e njohur e shkencës dhe diturisë në tërë hapësirën shqiptare ose ilirike.
Krishtenizmi ose katolicizmi ishte feja e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë.
Tempulli i dritës, shkëlqimit, ekzistencës, rilindjes ose renesansës shqiptare…
Frymëzimi i orvatjeve dhe përpjekjeve të njohura kolosale dhe titanike të klerit katolik shqiptar në Shqipëri, i cili gjatë sundimit të egër turko-osman ishte në një gjumë të thellë ose agoni, është vërtet një shembull i devocionit të lartë. Ky devocion është i bazuar në parime të larta dhe të shenjta dhe vlerësohet si një prej devocioneve më të larta për shkak të qëndrimit të tij të palëkundshëm ndaj lirisë së ndërgjegjes dhe besimit.
Për shqiptarët, liria e ndërgjegjes dhe e besimit është një prej vlerave themelore, dhe devocioni i tyre ndaj kësaj lirie është praktikisht shenjtë. Ndërhyrjet dhe ndikimi i klerit katolik shqiptar në historinë dhe qytetërimin shqiptar janë pothuajse të paimagjinueshme dhe konsiderohen të jashtëzakonshme.
Edhe përngjasimet midis figurave të njohura si Pjetër Bogdani dhe Shën Tomës ose Augustinit duhet të shqyrtohen me kujdes dhe të kuptohen në thellësi, duke studiuar raportet e tyre me filozofinë kombëtare, çlirimtare dhe patriotike dhe teologjinë.
Shqiptarët kanë një kod moral, luftarak dhe patriotik të vetin, dhe kjo karakteristikë i bën ata të besueshëm dhe të përkushtuar për atdheun deri në vdekje, siç e tha edhe H. Charles Woodsi. Ata janë një popull i veçantë, i cili ka një identitet të veçantë dhe një histori të pasur dhe të ngjarë.
Në kohën e luftës në Kosovë dhe pas saj, shqiptarët treguan një nivel të lartë të respektit dhe tolerancës ndaj besimeve të tjera, duke mos i prerë, prishur ose shkatërruar asnjë kishë ose manastir serb në Kosovë dhe duke mbajtur nder dhe respekt për varret dhe objektet e kultit të të tjerëve. Kjo sjellje e tyre tregon vlerat e tyre të ndjeshme për nderin, moralin dhe respektin ndaj të tjerëve.
Në një mënyrë të veçantë, këto vlera janë të shprehura në shprehjet dhe veprat e personaliteteve të njohura si Gjergj Kastrioti dhe Lek Dukagjini, që inkurajojnë respektin dhe mëshirën ndaj gjakësorëve dhe të tjerëve në situata të caktuara. Kjo reflekton thellësinë dhe integritetin e identitetit dhe vlerave shqiptare.
Shqiptarët e vërtetë nuk i përulen askujt përpos Zotit Hyjnor, dhe nuk i njohin “figura supreme” që u imponohen apo komandojnë fenë dhe natyrën. Ata ruajnë integritetin e tyre dhe nuk pranojnë të nënshtrohen përuljes së tyre para asnjë fuqie tokësore apo qiellore. Kjo ndjenjë e pavarësisë dhe vetëvetëdijes është e theksuar në historinë dhe traditën e tyre kombëtare.
Shqiptarët kanë njohur dhe kuptuar ngjarjet dhe personalitetet kryesore të historisë së tyre kombëtare dhe i kanë nderuar si shembuj të lavdishëm dhe frymëzues. Në të kundërt, ata nuk janë të mjaftuar me përuljen para figurave të pavlera apo të ndryshkura.
Ndonëse disa mund të përpiqen të shërbejnë euharistisë ose epifanisë me artin e tyre, shqiptarët e vërtetë e kuptojnë se shërbesa e tyre duhet të jetë për të mirën e komunitetit dhe për të shpëtuar vlerat e tyre, dhe jo për t’u përulur para një autoriteti të pavlerë.
Në këtë kontekst, figura të tilla si Shën Flori e Lauri, Shën Jeronimi, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Shën Tereza, Pjetër Bogdani, dhe të tjerë janë shembuj të lavdishëm të dhëmbëzimit dhe përkushtimit ndaj vlerave të shenjta dhe të mirës.
Nëse njëra prej tyre, klerik apo laik, ka shërbyer si udhërrefyes dhe përkujtues i traditës së krishterimit ndër shqiptarë, ata janë konsideruar si pjesë e trashëgimisë së vlerave të kombit dhe identitetit.
Kjo traditë e fortë e krishterimit ndër shqiptarë ka qenë një nga pikat kryesore të lidhjes dhe përkushtimit ndaj identitetit dhe vlerave kombëtare, dhe ka ndikuar në zhvillimin dhe ruajtjen e tyre përgjatë shekujve.
Ciceroni tha dikur se “Sokrati e ka zbritur filozofinë në tokë, ndërsa Herodoti – Historinë, për t´i dashur, kuptuar, perceptuar, akceptuar dhe anticipuar më mirë njerëzit ose popujt e ndryshëm në atë mënyrë që më pas t´i njohin dhe kuptojnë më mirë jetën, botën; natyrën, njeri-tjetrin, të kaluarën, historinë, origjinën dhe vetveten e tyre.
Jeta, bota, natyra dhe filozofia e studiuar dhe kuptuar në mënyrë të qartë, unilaterale, monologjike ose egocentrike, të largojnë nga Zoti, përderisa besimi dhe studimi i detajuar dhe në thellësi, të çojnë dhe afrojnë pranë Tij. Pranë Zotit.
Ndryshe nga kjo, konceptimi, perceptimi dhe anticipimi i njohur helio-oksidental ose kristianist i historisë së përgjithshme mbi “shtatë ditët e formimit të botës” sipas ligjeve ose ‘parabollave’ të njohura biblike, si dhe mbi mësimin e njohur mbi “katër mbretërit e botës” në bazë të ‘dëftesave’ dhe shënimeve të ndryshme të grekëve dhe romakëve të lashtë së bashku me ndarjen dhe klasifikimin e historisë në ‘dy pjesë’ ose në dy etapa të medha “post-quem” dhe “ante-quem”; respektivisht, para dhe pas lindjes së Krishtit: Kanë bërë që në botën dhe kohën tonë moderne ose bashkëkohore, të aplikohet dhe futet në përdorim ‘kalendari’ i njohur Gregorian së bashku me të famshmin “DIONYSIUS EXIGUUS” dhe vitet njohura të dritës. Duke i shmangur dhe mënjanuar në këtë mënyrë “vitet e hënës” dhe kalendarët e ndryshëm të babilonasve, hindusëve, grekëve të lashtë, persianëve, rusëve dhe të tjerëve së bashku me ‘kalendarin’ e njohur (julian) të Ptolomeut, Jul Cezarit dhe kështu me radhë… Për t’a aplikuar dhe vënë në përdorim kalendarin e sotëm Gregorian, që përkon me ditëlindjen e njohur të Jezu Krishtit, të cilin do e pranojnë për të vetin edhe pjesa më e madhe e popujve, vendeve, kulturave ose ´botës tjetër sekulare’ ose jokristianiste gjithandej globit.
Në bazë të averzioneve, antagonizmave, divergjencave, diskrepancave dhe ‘historive’ të ndryshme ‘kontemporane’, protekcioniste dhe egocentriste të popujve dhe vendeve të ndryshme në kontinentin e vjetër europian dhe gjetkë: Gjatë periudhës së gjatë kohore (1582-1918) do ekzistojnë dy të ashtuquajtur “kalendarë paralel” të matjes dhe llogaritjes së viteve dhe të kohës.
Kjo edhe përkundër faktit të njohur se ‘Kalendarin’ e sotëm Gregorian ose Kristianist e kishte zyrtarizuar Papa Gjergj XIII-të, me ‘Dekret special’ në bazë të ‘projektit’ dhe ideve të njohura të Nicolaus Cusanusit dhe Nikolla Kopernikut etj.
Ndaj, si një ‘copë e madhe’, respektivisht, si pjesë e pandashme (fundamentale ose substanciale) e shpirtit, kulturës dhe civilizimit të lashtë europerëndimorë, jemi edhe ne iliro-shqiptarët, të cilët të parët ose ndër të parët atëbotë e patëm përhapur dhe përqafuar Fjalën e Shëlbyesit dhe Ungjillin e Krishtit në kontinentin e vjetër evropian. Pa i harruar këtu edhe faktet dhe legjendat e lartëcekura mbi Prelatët dhe Martirët e famshëm (iliro-shqiptar) të Krishterizmit si Shën Flori dhe Lauri, Shën Jeronimi, Albani, Nikëtë Dardani, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Pjetër Bogdani dhe shumë e shumë të tjerë… Deri tek Engjellorja dhe Misionarja e Madhe shqiptare- Shën Tereza. Në qoftë se Shën Flori dhe Lauri atëbotë u vetëflijuan dhe martirizuan për krishterizmin, ndërsa, kryetrimi ynë legjendar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, si ‘Atlet i Krishtit’ dhe Shqiptarizmës, i mbrojti dikur Europën dhe shqiptarët nga turqit osmanlinjë: Me rastin e luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë në Kosovë, shqiptarët se bashku me miqtë dhe aleatët e tyre natyror dhe historik (më të mëdhenjët dhe më të fuqishëm qe i ka njohur bota)- e mbrojtën Kosovën dhe civilizimin e lashtë euro-perëndimorë nga muzgujt dhe hijet e lugatëruara të mesjetës.
Pjetër Bogdani
P. S. Përçarjet ose dilemat e ndryshme rreth asaj të jesh katolik, ortodoks, protestant ose musliman: Do i pengojnë shumicën absolute të shqiptarëve për t’i dëgjuar dhe kuptuar fjalët dhe mësimet e njohura të Jezu Krishtit kur tha: Duajeni njëri-tjetrin, ashtu siç u deshta unë ju!
Ndonëse, “delengjinjtë e vegjël” udbistë, bolxhevikë, rankoviqitë ose jugokomunistë, gjegjësisht filoturqit ose turkofilët, e verbër dhe fanatik, përmes trillimeve, spekulimeve, manipulimeve, thirrjeve, parullave ose sloganeve të ndryshme sensacionale ose bombastike të islamofobisë, shqiptarofobisë etj., kanë për qëllim shtypjen ose diskriminimin akoma më të madh të shqiptarëve të fesë katolike në Kosovë.
Ndaj, për këtë arsye të përçarur, helmuar dhe yalivansur diku thellë në mendje, zemër dhe në shpirt, e xhelozojnë dhe urrejnë për vdekje Ramush Haradinajn, i cili pas vdekjes së Dr. Rugovës, është i vetmi komandant luftarak, lider ose politikan shqiptar në Kosovë që ka mbajtur dhe treguar respekt maksimal ndaj vëllezërve dhe motrave tona shqiptare të fesë katolike. Respekt.
Unë vetëm po them se i mbrojmë me gjak trojet, vëllezërit dhe motrat tona shqiptare të fesë katolike në Kosovë! (…)
Për lirinë e përgjithshme individuale dhe kolektive të Kosovës dhe shqiptarëve, luftuan, u përpoqën, u vetflijuan dhe sakrifikuan bashkë si ‘Një’ dhe të pandarë kurrë, edhe shqiptarët musliman, edhe vëllezërit e tyre shqiptar katolik, ortodoks, protestant ose kristian. Nën qiellin e flamurit të lavdishëm të Gjergj Kastriot-Skënderbeut si dhe nën Emblemën e njohur të UÇK-së!
P. S. Duke filluar nga Pal Engjelli, Gjon Buzku, Pjetër Bogdani dhe deri tek At Gjergj Fishta, At Anton Harapi, Zef Mirdita, Mark Krasniqi, Martin Camaj, Shen Tereza, Don Lush Gjergj, Nike Prela dhe kolos të tjerë, dëshmojnë qartë dhe multiciperisht se shqiptarët e fesë katolike bartën mbi supet ose shpatullat e tyre hershëmërinë, autoktonitetin, autenticitetin, ekskluzivitetin dhe indogjenitetin e pashtershëm antik dhe historik të traditës, kulturës dhe historisë shqiptare (teresisht oksidentale ose perendimore) të dokumentuar dhe argumentuar në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Prandaj, edhe u persekutuan, përndocën, zhduken ose internuarën mëse tepër nga turqit osmanlinjë, si dhe nga regjimet komuniste ose jugokomuniste në Kosovë dhe Shqipëri.
“Historiae Magistra Vitae Est”
zoteri Kabashi, une ju falenderoj shume, ju dhe gazeten “Bota Sot” per publikimin e ketij artikulli!
Jemi Nje o vellezer! Gjaku nuk behet uje per bese!
Agron Shabani, dv