Korab Blakaj, Vjenë
___
Me sulmin terrorist në veri,dhe tani me votimet, Serbia po tenton të përqojë mesazh se: serbët nuk mund të jetojnë bashkë me shqiptarët.
Ky mesazh është i rëndësisë strategjike për Serbinë, sepse synon të krijojë klimen e favorshme ndërkombëtare për ndrrimin e territoreve me Kosovën.
Ndrrimi i territoreve me Kosovën asaj i jep precedentin e shumëkërkuar për llokmen e madhe të ndërtuar mbi gjenicid, të ashtuquajturën Republika Srbska!
Në anën tjetër, ajo synon që precedenti që mund të krijohet me lëvizjen e kufijve të mos favorizojë bashkimin e kombit shqiptar në një shtet të vetëm!
Tirana zyrtare nuk po angazhohet për bashkim siç e obligon edhe Kushtetuta,dhe politika infantile jointegruese e Prishtinës zyrtare që nga shpallja e Pavarësisë nuk po angazhohet për jetësimin e betimit të ushtarit të UÇK së për bashkimin e trojeve shqiptare andaj të dyja po ia lehtësojnë lojën politike e diplomatike Serbisë!
Ata synojnë Botën Serbe të bashkuar dhe kombin shqiptar të ndarë në pesë shtete!