ARKIVI:
2 Janar 2025

Shpella e “Kaurit” në krahinën e Pukës, vendi ku shqiptarët fshiheshin prej pushtuesve osman që donin t’ua ndërronin fenë

Shkrime relevante

Kujt i shërbeu “patriotizmi” i Ramës në Kuvendin e Kosovës?

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë Më datë 20 të këtij muaji, në Kuvendin...

Jemi vetëm çka është Gjuha Jonë

Gani Osmani Përpjekja për të gjetur shqipen e shkruar para Buzukut, për...

KÇK-ja e Ramës, apo e Belindës në trafikun ajror? 

Dritan Goxhaj , analist ushtarak  Besoj të gjithëve ju kujtohet kur, në...

Të shantazhuarit me dosje kriminale, kërcënojnë shtetin!

Foto: Një pamje e arkivit të UDB-ës   Idriz Zeqiraj, Gjermani ____  -Testimi  serioz i...

Doktrina “Rebus Sic Stantibus”, mundëson prishjen e marrëveshjes të Asociacionit

Idriz Zeqiraj, Gjermani   Nisur nga praktika e doktrinat shtetërore, janë krijuar parimet...

Shpërndaj

___
PUKË – Shpella e Kaurit
___
Mbi të tatëpjetën “thikë” që zbret në brigjet e Liqenit të Komanit në Pukë,
ndodhet një prej shpellave më të vecanta në Shqipëri, për sa i përket historisë së saj. Ndonëse vetëm 40 minuta larg nga qyteti verior i Pukës, Shpella e Kaurit ishte thuajse e panjohur për banorët e zonës. Historia e saj e çuditshme, që zë fill në kohën e pushtimit nga hordhitë e para otomane e që lidhet me fenë, bëri që askush nga banorët e fshatit Buzhalë e të fshatrave të tjerë të Komunës së Qelzës të mos flisnin për të. Madje brezat e rinj në kohën e diktaturës, nuk e dinin se ekzistonte Shpella e Kaurit. Më të moshuarit që kishin dëgjuar për këtë shpellë, nuk guxonin të flisnin për të. Ky vendstrehim natyror e që të mahnit me misteret e saj, u “zbulua” vetëm 7 vjet më parë. Më në fund banorët e trevës thyhen “heshtjen” e misterin që mbarte kjo shpellë, duke provuar të hynin në brendësi të saj e të shuanin kuriozitetin. Ndërsa këto vitet e fundit Shpella e “Kaurit” ka befasuar dhjetëra turistë të huaj, kryesisht amerikanë. Ajo që habit të huajt, është fakti se në këtë shpellë, shekuj më parë, banorët katolikë të zonës turreshin të fshiheshin në labirintet e saj për t’i shpëtuar ndërrimit të fesë së tyre nga turqit osmanlij.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu