ARKIVI:
23 Nëntor 2024

A u pagua RAI 3 për Emisionin `Report` nga Usta i Paudhi?

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit...

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Shpërndaj

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Nuk është për tu habitur kur reportazhe të tilla të huaja për Shqipërinë por të  dërguara nga Shqipëria dhe më saktë, nga një pjesë e opozitës shqiptare kundër qeverisë se tyre,  ngjajnë me historinë e lashtë të Biblës me  buritë e izraelitëve zhurma e të cilave rrëzuan muret e e qytetit Jeriko  një qytet i kanaanëve.  Muret e Jerikos ranë pasi izraelitët marshuan rreth mureve të qytetit një herë në ditë për gjashtë ditë, shtatë herë në ditën e shtatë, me priftërinjtë që u binin brirëve çdo ditë dhe njerëzit bërtisnin në të fundit ditë (Battle of Jericho – Ëikipedia).

Kjo strategji e shpifjeve çdo ditë kundër qeverisë dhe shtetit shqiptar nga ana e një pjese të Opozitës, ka ndotur të gjithë jetën sociale dhe politike shqiptare dhe megjithëse nuk ka patur sukses mund të shikohet se ndotja me shpifje dhe të pavërteta ka bërë efektet e saj më tepër tek injoranca dhe tek personat që kanë shkelur ligjin por janë të lirë për shkak të mos zbatimit të ligjit.

Strategjia e Goebels që po përdor intensivisht një pjesë e Opozitës në politikën shqiptare: “Përsërite një gënjeshtër mjaft shpesh dhe bëhet e vërtetë”, është një ligj propagande që midis psikologëve diçka e tillë njihet si efekti i “iluzionit të së vërtetës”. Ky `Iluzion i së vërtetës` ka verbuar një pjesë të shqiptarëve, të cilët problemet e përditëshme që ndodhin në çdo vënd me demokraci liberale , u duket se ndodhin vetëm në Shqipëri dhe vetëm nga qeverisja e tanishme, duke harruar se korrupsioni, mitmarrja , vjedhjet, keqpërdorimet megjithëse kapen nga drejtësia e sotme u duket këtyre njerëzve si gënjeshtër në vënd që tu duket gënjeshtër vetë gënjeshtra e përhapur në formë gjysmë të vërtete nga kundërshtarët e opozitës.

Ky mashtrim që të duket më i vërtetë dhe më zhurmues që të ndikojë në median shqiptare dhe në publikun shqiptar dhe atë të huaj është sofistikuar duke e dërguar materialin mashtrues të botohet në gjuhë të huaj dhe të shitet si investigim i të huajve për Shqipërinë. Kjo ka ndodhur me matërialin e dhënë nga emisioni  Report i RAI 3 nga Sigfrido Ranuçi një stacion public i majtë i cili ka qënë kritikues i rreptë i qeverisë së tanishme italiane e cila është e të djathës. Kritika ndaj Melonit është lidhur me marëveshjen që bëri qeveria shqiptare për ngritjen e një qëndrë për emigrantët që vijnë nga italia në Shqipëri. Në këtë emission, janë future plot gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra për korrupsionin e qeverisë Rama në Shqipëri  duke akuzuar Shqipërinë më fjalët e Berishës si Narkoshtet dhe duke akuzuar një nga sekretarët Ëngjël Agaçe si të korruptuar….

Në artikullin e publikuar nga gazeta italiane ‘La Repubblica’  tregohen edhe shumë detaje në lidhje me marrëveshjen mes italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Sipas artikullit të gazetës, njeriu kyç i Paktit itali-Shqipëri është një ish-avokat i narko-trafikantëve, për të cilin thuhet se ka qenë “në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e interpolit të Romës”. “Por mbi të gjitha, njeriu kyç në marrëveshjen e kërkuar nga qeveria Meloni është Engjëll Agaçi, “sekretar i kryeministrit Edi Rama dhe ish-avokat i eksponentëve kryesorë të mafies shqiptare në itali, në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e interpolit të Romës”, thuhet nder te tjera ne shkrim i cilësuar si personi kyç në marrëveshjen për emigrantët dhe lidhjet me krimin, Ëngjëll Agaçi reagon pas investigimit të medias italiane: do t’i padis – (gazeta shqiptare online).

Me pak fjalë, një telvizion i huaj publik akuzon qeverinë shqiptare si të korruptuar dhe në lidhje më krimin. Një televizon i huaj publik më e shumta, mund të publikojë informacione, dhe jo të lëshojë akuza të marra hua dhe të përkthyera në gjuhën e saj të dërguara nga një Opozitë disa drejtues të së cilës akuzohen vetë për të korrupar dhe non gratta. Është njëlloj sikur RTSH të akuzojë qeverinë italianë për korrupsion apo për kushedi se çfarë. Ky do të ishte skandal diplomatik. Kjo gjë ka ngjarë edhe me interviztën e një pafilloje gazetar italian i RAI 3, i cili nuk stepet të akuzojë dhe të thotë se ka dhe materiale të tjera që do të publikojë. Ku e gjen guximin ky gazetar italian për të akuzuar një qeveri të huaj madje duke marrë materiale të opozitë shqiptare që nuk njihet zyrtarisht akoma në Shqipëri?

Sigurisht ka vetëm një spjegim për guximin dhe shkeljen e ligjit:

Pagesa e majme – ..çan bllokadën…

Për këtë marrëzi mediatike nga ana e RAI 3 dhe gazetës La Republika që cënon marrëdhëniet midis dy shteteve , me të drejtë Kryeministri shqiptar kundërveproi duke u shprehur se emisioni ishte ‘episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë’ dhe ‘me qasje kriminale’, dhe Emisioni  ishte “Report’ shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale“…..( Rama sqaron për shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e rai3 dhe shkrimin e ‘la repubblica’: emisioni “report’ shpifje! u skandalizova nga qasja kriminale – shqiptarja.com)

Gjithashtu Kryeministrja Meloni reagoi ashpër duke thënë se: “Kemi lidhur një marrëveshje me Edi Ramën, kryeministrin socialist të Shqipërisë për të hapur dy qendra në Shqipëri për të lehtësuar presionin mbi brigjet tona dhe për të patur një efeket dekujarues të emigranteve që duan të vinë në Europe. Hapu qiell, pasi bënë gjithçka për të bojkotuar marrëveshjet me Tunizinë dhe Egjiptin, e majta arriti deri aty sa të propozojë largimin e Edi Ramës nga socialistët evropianë sepse kishte guxuar të ndihmonte, të vihej në dispozicion të qeverisë se qendrës së djathte për të ndihmuar italinë.Në vend që ta falenderonin që veproi në emër të solidaritetit europian, e linçuan. Madje, shërbimi publik italian “telemeloni’, e keni parasysh telemeloni, i paketoi një raport për Shqipërinë në të cilin e portretizonte atë si një narko-shtet. Më ndihmo të dërgojmë solidaritetin tonë për Ramën dhe gjithë popullin shqiptar që u linçuan vetëm sepse dëshiruan të ndihmonin kombin tonë”.

Ndoshta së shpejti do të shohim edhe veprime të tjera ligjore ndaj individëve të Opozitës për këto shpifje dhe ndotje të shtetit shqiptar. Vonesat në marrjen e masave ligjore ndaj individëve të tillë që shpifin, flasin të pavërteta që paguajnë media shqiptare dhe të huaja për t`I botuar që të duken si kritika nga Bota perëndimore, kanë vetëm qëllimin që të shpëtojnë Usta të Paudhin dhe bashkëpuntorët e tij nga përgjegjësia ligjore për shkeljet që kanë bërë gjatë viteve që kanë qënë në drejtimin e shtetit shqiptar.

Vetëm në Shqipëri ndodh që persona non gratta, individë që i kanë shpëtuar ligjit, individë shkelësa të ligjit të dalin në tv e Media shqiptare si viktima të `rregjimit Rama`, njëlloj sikur Hajduti të thërrasë kapeni hajdutin`. Vonesat e SPAK-ut sigurisht mund të jenë edhe nga kërcënimet e njerzve të paguar,  por drejtësia e reformuar me ndihmën e SHBA, më në fund duhet të reagojë dhe të mos vonojë nxjerrjen para ligjit të këtyre individëve që po ndotin Shqipërinë dhe po kërkojnë një `97 të dytë me çdo kusht.

Ka vetëm një ilaç për shpifësit dhe kjo është:

Dokumentoni përmbajtjen shpifëse: …

Vlerësoni vlefshmërinë e përmbajtjes: …

Përgjigjuni me qetësi dhe profesionale: …

Kërkoni këshilla ligjore:…

Kërkoni heqjen e përmbajtjes shpifëse: …

Merrni parasysh lëshimin e një letre pushimi dhe ndalimi.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu