Emin Azemi, Shkup
__
“Sheteti i fuqishëm maqedonas”, me shqiptarë të defaktorizuar!
__
Emërues i përbashkët i nacionalizmit maqedonas, është disponimi antishqiptar që po shfaqet në këtë fushatë parazgjedhore. Ky nacionalizëm është treguar tepër inferior kundrejt pretendimeve bullgare, greke e serbe ndaj identitetit nacional, fetar e gjuhësor të maqedonasve. Për rrjedhojë, asnjëherë këto pretendime nuk u ngritën në kauza nacionaliste nëpër fushta parazgjedhore. Përkundrazi, betejat e humbura me bullgarët, serbërt dhe grekët, nacionalizmi maqedonas po mundohet t’i kompenzojë me do bateria të harxhuara në fushatën antishqiptare. Slogani i tyre “Ta kthejmë shtetin”, “Ta kthejmë dinjitetin”, nuk është asgjë tjetër pos revidim i disa segmenteve fundamentale që rregullojnë kohezionin ndretnik në Maqedoni. Slogani “Ta kthejmë shtetin” nënkupton kthimin e Maqedonisë para Marrëveshjes së Ohrit, gjegjësisht reduktimin e statusit të shqiptarëve në një pakicë të papërfillshme, sepse vetëm me shqiptarë të defaktorizuar, sipas tyre, mund të ndërtohet një shtet i fuqishëm maqedonas… Nuk e kemi të qartë se çfarë ardhmërie mund t’iu sigurojnë pasardhësve të tyre këta bastard që duke i luftuar shqiptarët, të cilët ishin garantues të stabilitetit të shtetit, mundohen t’i rrisin kuotat e besueshmërisë në elektoratin e tyre të hutuar?!
Krejt në fund pyetja kruciale që shtrohet tash në këtë fushatë parazgjedhore është se kush nga subjektet politike shqiptare do t’i pranojë këto rregulla të nacionalizmit maqedonas, i cili pretendon se fuqizimi i Maqedonisë si shtet mund të ndodhë vetëm duke i defaktorizuar politikisht shqiptarët…?!