ATSH-zyra në Kosove-Pallati-Rilindja-Behlul Jashari me telexin e raportimeve nga 24 maji1992-Greve e urise gazetare-1993
Nga Behlul Jashari, Prishtinë
-Lajmi “Shqiptarët në Prishtinë – mburojë e gjallë” që e raportoja në Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë në 6 Maj 1999 – shpresë shpëtimi…Që “bota ta marrë vesh”/
PRISHTINË, 6 Maj 2024/ “Ai lajm na dha shpresë shpëtimi”, shpreheshin me falënderim të ngujuarit në Prishtinë derisa në Kosovë po vinte lira, para çerek shekulli – 25 viteve. Lajmin që kisha dhënë për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë e kishin dëgjuar nga Radio Televizioni Shqiptar.
Ishte mbrëmja e 12 Qershorit historik 1999, kur kisha hyrë në Prishtinë bashkë me një grup gazetarësh nga bota ende pa hyrë forcat e NATO-s, me kolonën e tankeve të para të së cilave kishim hyrë herët në mëngjes në Kosovë nëpër kufirin jugor në Han të Elezit – te Bllaca, vendi-kamp i shqiptarëve të dëbuar nga forcat serbe.
Në kërkim të një strehimi për të kaluar natën në Prishtinë, prej nga ende nuk kishin ikur forcat serbe, të cilat ende mbanin të uzurpuar edhe banesën time në lagjen Ulpiana, mes shumë rreziqeve shkuam në lagjen Dardania, pikërisht te posta e re, prej nga në 6 Maj 1999 nga “mburojat e gjalla”, me thirrje në telefonin që kisha me lidhje zvicerane, kisha marrë një informacion tronditës se çka po ndodhëte. Posta ishte mundësia për telefonatën nga Prishtina në rrethanat kur shqiptarëve ua kishin ndërprerë telefonat…
Pas raportimeve nga Prishtina për fillimin në mbremjen e 24 Marsit 1999 të goditjeve të aviacionit të NATO-s mbi caqet e forcave kriminale serbe, cak i të cilave ishte edhe ndërtesa e postës së vjetër që ishte bërë edhe bazë ushtarake e që u zhbë e nuk është më e ishte pranë ndërtesës së tashme kryesore të Qeverisë së Kosovës, kisha arritur të largohesha nga banesa ime para se të hynte aty policia serbe dhe raportimet i vazhdoja nga kufiri jugor i Kosovës.
Në lajmin e 6 Majit të para 25 viteve, natyrisht, në rrethanat që ndodheshin të ngujuarit në Prishtinë, mes forcave kriminale, nuk përmenda burimin, telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh, po duke iu referuar “burimeve” tregova çka po ndodhëte. Që “bota ta marrë vesh” ç’po ndodhëte në Kosovë, siç shpreheshin të dëbuarit nga shtëpitë e banesat dhe vendi i tyre, që po kalonin kufirin jugor, drejt Maqedonisë…
PIKËRISHT PARA ÇEREK SHEKULLI – 25 VITEVE – NË 6 MAJ 1999 PËR AGJENCINË SHTETËRORE ZYRTARE TË LAJMEVE TË SHQIPËRISË KAM RAPORUAR KËTË LAJM:
https://groups.google.com/forum/#!msg/bit.listserv.albanian/mK-Kh_Wxs58/vqhG95O-gfIJ
Shqiptaret ne Prishtine – mburoje e gjalle
KUFIRI JUGOR I KOSOVES, 6 maj- Korresp. i ATSH-se, Behlul
Jashari, njofton: Shume banore te Prishtines po mbahen peng dhe
po perdoren nga serbet si mburoje e gjalle. Ata jane detyruar te
qendrojne ne shtepite dhe banesat prane vendeve ku jane fshehur
arme dhe mjete te mekanizuara ushtarake si dhe neper objekte qe
mund te bombardohen nga NATO-ja, bejne te ditur burime te ATSH-se
ne Kosove.
Shume familje jane detyruar te qendrojne per disa dite me
radhe prane postes se re te Prishtines, ne lagjen Dardania, thone
deshmitare okulare qe kaluan dje kufirin Kosove-Maqedoni.
Shumica e te ardhurve jane femije dhe gra, ndersa burrat
jane marre nga forcat serbe. Gra nga rajoni i Llapit tregojne per
me se 200 te rinj e burra shqiptare qe i kane ndare nga familjet
dhe i kane marre ne rrugen midis Obiliqit dhe Prishtines. Te
deportuar nga fshati Hade i Obiliqit, tregojne per ekzekutimin e
13 shqiptareve. Mijrat e te debuarve gjate 24 oreve te fundit
jane krejtesisht nga rajonet e Llapit, Prishtines, fshatrat e
Ferizajt dhe te Lipjanit.
/pas/
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-05-06.ata.html
[07] Albanians in Prishtina become human shields
SOUTHERN BORDER OF KOSOVA, May 6 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that many residents of Prishtina were being held hostage and used by Serbs as human shields.
They were obliged to stay in houses and buildings near the places where weapons and military equipment were hidden and in buildings, which might be bombed by NATO, sources in Kosova said to ATA.
Many families have been obliged to stay for days near the new post building in Prishtina, in Dardania quarter, eyewitnesses entering Macedonia on Wednesday said.
Many of them are children and women while men have been separated by Serbian forces. Women from the Llapi region told of about 200 Albanian young boys and men separated from families in the road between Obiliq and Prishtina.
People deported from the village of Hade, Obiliq, told about the execution of 13 Albanians. Thousands of displaced people in the last 24 hours are mainly from Llapi and Prishtine regions and villages of Ferrizaj and Lipjan. /pas/ak/
Albanian Telegraphic Agency
LAJMIN QË SHKONTE NË GJITHË BOTËN E GJEJA EDHE NË GJUHËN JAPONEZE:
https://hb6.seikyou.ne.jp/home/iura/9905.htm
そのころプリシュティナでは
アルバニア国営通信のベフルル・ヤシャリBehlul Jashari特派員は、プリシュティナに残っている住民が「人間の盾」にされていると伝えた。住民はいずれも、NATOの標的になりそうな武器庫・軍施設に隣接する住居の中にいるよう強制されている。コソヴォ・マケドニア国境へ逃れてきた人物の目撃談によると、プリシュティナでは多くの家族がダルダニアDardania住宅地の歩哨所近くに住まわされている。
コソヴォ・アルバニア人男性はセルビア軍に連行され、避難してくるアルバニア人のほとんどは女性と子供。ラピLlapiでは200人以上の男性が家族と引き離され、ハデ・イ・オブリチトHade i Obliqitでは13人が処刑されたという。
(ATSh 99.05.06)