ARKIVI:
17 Tetor 2024

Olimpiada – E papritur, e arta Majlinda Kelmendi ndalet në luftën e parë

Shkrime relevante

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Shpërndaj

-Komiteti Olimpik i Kosovës: Kokën lartë heroina jonë!

-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani: Majlinda për ne mbetet kampione olimpike e përhershme.

-Dje në Lojërat Olimpike në Tokio Flamuri i Kosovës u ngrit në majën më të lartë për të artën e  kampiones Distria Krasniqi/

PRISHTINË, 25 Korrik 2021- Behlul Jashari 

Kampionia olimpike e Rio 2016, e arta Majlinda Kelmendi  e ekipit të Kosovës nuk arrin të vazhdojë tutje garat e xhudos në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Majlinda pësoi humbje në luftën e parë nga hungarezja Reka Pupp.

Një ëaz-ari i marrë në shënim të artë bëri që Majlinda Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike.

“Kokën lartë heroina jonë”, shkruan sot Komiteti Olimpik i Kosovës.

Majlinda nisi garën sot rreth orës 04:00 pas mesnate, sipas orës në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nga arena “Nippon Budokan” në Tokio, ku ishte për ta parë e përkrahur nga afër të artën Majlinda Kelmendi ka shkruar:

“Majlinda për ne mbetet kampione olimpike e përhershme. Është ajo që i dha Kosovës shkëlqimin e saj të parë, ajo që e ndriçoi emrin e Kosovës para krejt botës, ajo që ngriti flamurin tonë atje ku nuk arrinte askush tjetër dhe bëri që të dëgjohej e nderohej himni ynë në vende që nuk na njohin.

Majlinda i solli Kosovës respekt më shumë se çdokush tjetër. Ajo i dha motiv çdo fëmije, çdo të riu, e mbi të gjitha çdo vajze, për të luftuar për ëndërrat e veta e për t’u ringritur gjithnjë pavarësisht sfidave.

Faleminderit kampione, për këto e shumëçka tjetër. Sepse ajo çfarë ke bërë ti për Kosovën tejkalon çdo medalje. Pavarësisht rezultatit të sotëm, ti tashmë ke realizuar ëndrrën e një populli të tërë.

Por jo vetëm falënderim Majlindë. Me ty jemi të gjithë, e arta jonë.

Majlinda është Kosova!”

Dje, xhudistja e Kosovës Distria Krasniqi u shpall kampione olimpike – fitoi medaljen e artë  në Lojërat Olimpike në Tokio  që në ditën e parë të garave – 24 Korrik 2021. Në ceremoninë e dorëzimit të medaljeve Flamuri i Republikës së Kosovës nën tingujt  e Himnit Shtetëror u ngrit në majën më të lartë – për të arten historike në festën botërore të sportit…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu