ARKIVI:
18 Janar 2025

Këndojini këngët e rinisë tuaj, sikurse une, ato me të cilat ju lidhin çaste e kujtime të rëndësishme, ndjesi të paharruara

Shkrime relevante

Në përkujtim të përvjetorit të 557-të nga vdekja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, kryeheroit kombëtar

Gjergj Kastrioti - nga arkiva e historianit dhe studiuesit të marrëdhënieve...

Pse Xhafer Shatri i bënë elozhe kriminelit Jusuf Karakushi ?

Shkruan: Reshat Sahitaj ___ Gjatë një emisioni në TV Dukagjini , më 7...

Për të gjithë puthadorët e Anastasios Janullatosit, pushtuesit të KOASH-it të Fan Nolit

Nga: Luan Dibrani Puthadorët e Anastas Janullatosit dhe Përgjegjësia e Sali Berishës...

Shpërndaj

Koha që jetojmë sot nuk na jep shumë mundësi për t’u ndalur tek gjërat e vogla, të mrekullueshmet e “pa vëna rè”, momentet që njeriun e bëjnë të jetë mirënjohës që ka ardhur në jetë. Rendja e nxitimi për të kryer detyrimet e përditshme e për të ndjekur edhe ca ëndrra a qëllime që i vëmë vetes e bëjnë edhe më të vështirë “kapjen e çasteve” që ikin, shpesh për të mos u përsëritur më.
Unë e kapa një çast të tillë këtë pasdite.
Herë pas here kur punoj në dhomën time, në kompjuter, në skrivaninë e mbushur plot e përplot, i rikthehem muzikës e këngëve të nostalgjisë së moshës së adoleshencës e rinisë së hershme. Shpesh ndodh të ndalem ndërsa jam duke punuar, e teletransportuar në kohë e hapësirë në fraksione minutash që duken orë duke u përhumbur në kujtime, grimca kohe që rikthehen fuqishëm nëpërmjet tingujve dhe e gjej veten duke rijetuar vetveten në një dimension tjetër. Të magjishme çastet e po aq dhe trishtimi i ëmbël që vjen pas ndërsa jam e ndërgjegjshme që vetja ime nuk është më vetja që ishte, që unë nuk jam më vetja ime e dikurshme e kjo disi më dhemb.
“Stacioni” i rradhës ku ndalova sot ishte kënga “Changes” e 2Pac Shakur, për ata që i përkasin brezit tim padyshim që është mjaft e njohur sikurse dhe historia e këngëtarit që shoqëron fabulën e tekstit. E kisha ngritur zërin mjaft e nuk e pata kuptuar, ndërkohë hapet dera e dhomës e hyjnë brenda im bir e ime bijë. Ata po studionin në dhomat e tyre, siç duket muzika me zërin e ngritur i ngacmoi dhe hynë në dhomën ku isha unë. Për çudinë time të dy ia dinin tekstin këngës përmendësh sikur unë e u gjendëm në pak sekonda duke kënduar të tre sëbashku një hit të fundviteve ’90. U emocionova mjaft, çasti ishte magjik. Nuk ndodh shpesh të ndjehesh në të njëjtën moshë me fëmijët e tu, të këndosh me ta të njëjtat balada, të vallëzosh të njëjtën muzikë e të përjetosh në dimension kaq të ndryshëm atë çka përjetoja ndërsa e këndoja me shokët e shoqet e mia të shkollës dikur.
Ja, këto janë çastet që duhen kapur nga e përditshmja që rend si tren i çmendur e nuk kemi kohë as të kuptojmë si na ikën 20, 25 a 30 vjet në këtë vrap të çdo-ditshëm të përbërë prej shumë detyrimeve, shqetësimeve, punëve për t’u kryer e kaq pak kënaqësive që shpesh as nuk i vëmë rè kur ndodhin.
Këndojini këngët e rinisë tuaj, ato me të cilat ju lidhin çaste e kujtime të rëndësishme, ndjesi të paharruara. Vallëzojini këto melodi në rrugë, në shtëpi, në shi, në diell, në plazh, në stacione metroje ku te jeni e ku të ndodheni sepse jeta është kaq e shkurtër e çastet nuk vijnë nëse nuk jemi ne që i bëjmë të ndodhin.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu