Nga: Selatin Retkoceri, Llugagji, Lipjan
___
Sikur sot dy vite më parë, një mik i yni nga mërgata, na kishte ftuar ne disave si një grup i miqëve të facebookut. Miku që për disa nga ne ishte i panjohur, e kishte shfaqur një ide për të festuar apo shënuar ditëlindjen e Gjergj Kastriotit. Ai miku na ishte një patriot nga mërgata e që quhej Pal Islam Idrizi. Bashkë me te ishin edhe Gjergj Kabashi, Gjin Morina, Gjergj Prenkoçaj, Pren Marleku, Gjergj Maloku dhe pak mërgimtar tjerë, këta shqiptar kishin ndërmarrë një iniciativë modeste, që me disa buçeta lulesh të nderohet e respektohet ditëlindja e figurës më emblematike të Arbërisë dhe Evropës në mesjetë Gjergj Kastrioti.
Herën e parë dolëm në shesh dhjetra qytetar, ku vendosëm lule dhe kënduam himnin e Gjergjit. Derisa në vitin e dytë organizuam tribunë shkencore për Gjergjin, kurse në këte vit me 4 maj 2024 në Gjakovë inaguruam memorialin e kryezotit tonë Gjergjit, vepër kjo e ideuar, projektuar e financuar nga z.Gjergj Prenkoçaj, anëtar i shoqatës kulturore “Kufijtë e Arbërit”. Një ditë më pas në Artanë nën organizimin e Pal Idrizit në mesnatë janë ndezur flakadanët e lajmrimit të ditëlindjes së Gjergjit.
Sot në Institutin Albanologjik është mbajtur një konferencë shkencore ku kanë marrë pjesë qindra intelektual e patriot shqiptar, derisa kumtesat e tyre i kanë lexu e dorëzu për botim dhjetra profesor eminent të historiografisë, njohës e studjues të veprimtarisë të kryeheroit.
Derisa festa për ditëlindjen e Gjergjit filloi në Gjakovë, ajo festë sot kulmoi në sheshin që mban emrin e Gjergj Kastriotit, ku defiluan qindra mijëra qytetar-e nga të gjitha krahinat shqiptare, pati shumë paraqitje të aktivistëve para publikut, derisa paraqitjet artistike, të këngëve, valleve, recitimeve po vazhdojnë edhe tani kur po shënon gati ora 20:00.
Falenderimi i krejt këtij organizimi festiv në shesh i takon Shoqatës Shqiptaria, të cilët brenda një kohe relativisht të shkurtër kanë arritur të sjellin para publikut artistët e këngëtarët më të mirë që i ka shqiptaria. Shoqatën “Shqiptaria” e kanë mbështetur së paku moralisht edhe shoqatat tjera si motra që e kanë qëllimin dhe objektivin e njejtë për ringjalljen e ndjenjave kombtare të cilat veq kishin filluar hovshëm të veniten.
filluar hovshëm të veniten.
Shih videon:
JU LUMTE per AKTIVITET PATRIOTIK.
Edhe SOT po na ndihmon GJEGJ KASTRIOTI per te shpetu SHQIPTARIZMEN nga turqit dhe sllavt.