Nga: Hakif Bajrami, historian, Prishtinë
___
Nuk e di a më shumë e dua kishën apo xhaminë Por e di se shumë më tepër e dua SHQIPTARINË!
Në Kosovë u bë luftë për të drejta kombëtare (shqiptarët) dhe shtetërore (serbët) më 1989-1999. Ndërsa më 1999 në Kosovë fitoi kombëtarja shqiptare (UÇK) dhe e drejta e njeriut (NATO). Lufta në Kosovë dhe për Kosovën më 1999 do të pozicionohet si ngjarje që e vuloste një epokë në fund të shekullit XX-të.
Më në fund fuqia e drejtësisë po vëndoste mbi fuqinë e intrigave dhe pafuqinë e të shtypurve dhe të shfrytzuarëve. Lidhur me këtë, nëse i lexojmë shkrimet kulmore që botoheshin në gazatat kryesore të Evropës sidomos, kur është në pyetje Kosova më 1999, atëherë na shtrohet pyetja: a më përparësi ka në ato rrethana politika (forca), apo drejtësia (jeta e dlirë).
E vërteta, nepër faqet e gazetave: Le monde, El Pais, Herald Tribune, La Republica,Liberasion, Izvestia, Delo, Zi Dojçe Cajtung i hasim emrat më të njohur të letërsisë, filozofisë, drejtësisë, politikologjisë, historisë dhe doktrinave ushtrake, që shkruajnë për Kosovën dhe rreth saj. Nga shkrimet e tyre kuptojmë se bota jo vetëm evropiane, për Kosovën ishte e polarizuar në dy tabore: Taborri i PARË ishte fokusuar në të drejtat e nejriut; kurse taborri i DYTË ishte i fokusuar se gjithëmonë ka përparësi sovraniteti i shtetit (shteteve).
Në këto shkrime mund të gjëndën nobelistë, filozof me famë botërore, eseistë të mendësisë hollë filozofike, gazatarë , politologë, pacifistë, historianë atj. Të gjithë pa një cenzurë e shtronin mendimin e tyre me plotë filozofema të dymendësisë dhe çmendurisë shoviniste sikurse që dallohej Rezhis Debre e të njejtë si ai. Pati në shkrimet e tyre për Kosovën qëndime të: “Konfliktit të civilizimeve” (Hantigntoni) dhe “Konfliktit Kulturave” (Fukujama).
Më duket se zgjidhjën më pregnanate e bëri koha dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe NATO-s, që e shënoi Epokën e Neo Luftës. Së këndejmi që studiuese ta kuptojë pozicionin e Kosovës, më së miri do të ishte për ta lexuar për fillim analizën eksplikative tëbotuar në: “ThE NEW YORK TIMES më 31 Decenber 1912, po edhe me dhjeta analiza që peshojnë drejtësi, dëlirësi njerëzore dhe saktësi të botuara nga: Leo Fraindling, Golgota Shqiptare, WIEN 1913.
I shënova këto dy analiza për ta kuptuar se në çfar kushtesh uriokupua Kosova, në tetor 1912.
E vërteta, Konferenca e Londrës më 1913 as që u muar me realitetin në teren, por u plasua në anën e Kryqzarës Ballkanike dhe fuqisë diplomatike Evropiane, e që e shfrytëzuan skajshmërisht me një marrëveshje sekrete të disa shteteve ortodokese ballkanike. Edhe më kjartë, shtrojmë pyetjën: a e çliroi Kosovën më 26 gusht 1912 Ushtria Çlirimtare e Vilajetit Kosovës-PO. Por, pikërisht në Shkup tre misionarë evropian e penguan Hasanin ta thot atë që e kishte të shkruar-Shpallim të pavarur Shqipërinë nga Stambolli. Pra, nga kjo qendër e Ilirisë-Dardanisë që sod Shqipëria është e lirë dhe e pavarur”.
Por francezi së bashku me rusin dhe austriakun (sikur sot Makroni dhe Shollci) belbzoi: “Çfardo rrezultati të ketë lufta e juaj, ndryshim të kufijëve të Pernadorisë Turke, nuk ka”. E pse pati pas dy muajëve në nëntor 1912 në favor të kryqzatës ballkanike. Këtu, jemi dhe po na përseritët historia. (Mësonishqiptarë nga politika evropiane e kryqzatave 1096-1227, se historia po na përseritët).Po thuej se asgjë nuk ka ndryshuar nga koha e Hasan Prishtinës, sepse shqiptarët nuk i thanë asnjë politike rreligjioze po, me zemër- pra as Stambollit e as Evropës.Ishim me Kanunin dhe mbetëm konstantë e atij Ligji të shenjët-me BESË.
Unë mednoi se verdikti i GJND (Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë) është në semafor të gjelbërt, por që shoferi politik i Kosovës ka qenë i nxënë në telefonin e injorancës me kalkulime boshe, dhe drita e kuqe pastaj ia ka humbur të dy shansat: as nuk po din për ta kultivuar verdiktin e GJND-ës, as nuk po guxon për t` i valorizuar të drejtat politike, sepse sovraniteti i ka marrë erë bllokuese nga miqët që presin ndonjë interes nga qielli, për ta përdorë Kosovën si kusur tregtie gjeopolitike, pastaj.Kështu politika ndaj Kosovës po u ngjan aporive të Zenonit.
Taman plotësohet një kusht, shtohen dy ose tri kushte tjera në pambarim. Rrethnat e reja dhe kvadratura e rrethit si filozofi për Kosovën Metamorfozat politike sidomos të shteteve ballkanike nga viti 1913 e deri më 1999 janë të njohura, por edhe të sigmatizuara si “ballkanizim”, që do të thot shtypje dhe dredhi ndaj drejtësisë, duke ia shtuar intrigate lindore dhe perendimore, si përforcim rreligjioz. Pati më 1999 dijetarë të atillë që shqyrtuan Çështjën e Kosovës, por që nuk duan për të ditur asgjë për njerëzorën, e cili prej se ekziston njeriu është në luftë përmanente për hapësirë jetësore, për ajr të lirë dhe sovran.
Pati në atë kaos më 1999 luftetarë që mësonin se SOVRANITETI SHTETËROR është e drejtë mbi të gjitha të drejtat (partizanë të Paleo luftës). Pati të atillë në anën tjetër, që i japin përparësi të DREJTAVE TË NJERIUT (Neo Luftës). Po pati edhe të atillë që nuk shkëputeshin nga klishetë e vejtra e që pozicionohehin në të drejtën e shtetit për t` i “diciplinuar qytetarët e vet” në emër të sovranitetit dhe në emër të forcës që e posedon, gjithënjë duke u fokusuar se mund të përdoret “represioni i kufizuar”, mbi të shtypurit edhe mëtej. Pati, sidomos nga radhët e mendimtarëve që e përkrahnin agresorin, me spjegim se koncepti historik i pernadorive është primarë.
Pati sidomos ushtrak që kufijtë strategjik i venin në maje të falmurit tyre, dhe nuk çanin kokën për asnjë llojë padrejtësie njerëzore dhe nacionale të një populli që ishte planifikuar në Beograd se më në fund do të shfaroset: me “tokën e diegur”; me “Koridoret përplasëse”; me Planin “Patkoi”, krejtë me qëllim që më 27 maj 1999 në Beograd të promovohet unijatizmi dhe të shuhët shkizma nga viti 1054.Krejtë dedikuar “fitorës” 610 vjeare të Luftës së Kosovës, që kurrë nuk ishte zhvilluar. Po, luftë në mes klaneve dhe atentate të ulta për pushtet, por luftë të drejtë nuk ka pasë, atëbotë fare, na thonë dokuemnete e kohës.
Ta gjeish kvadraturën e rrethit në këtë kaos qëndrimesh dhe filozofemash të shkrolagjive, është sikur të provoish për t` ua ndryshuar kontineteve os eoqeaneve vendet. Mbi të gjitha, ishin të rrallë ata që e ksihin mësuar se HOLLOKAUSTI në Kosovë kishte filluar më 23 mars 1999 pikërisht në Parlamentin e Kosovës.
E kundërta, pati edhe ngjarje të shkruara me germa të pashlyeshme se HISTORIA për Kosovën fillon pikprisht në dyertë e Parlamentit Kosovës, më 2 korrik 1989 (Rrezoluta e 2 korrikut), por që u nevoit atij monumenti t` i shtohet edhe lufta e UÇK-ës për disa vite. Pra, të interesuarit nga katedrat dhe kabinetet që shkruanin për Kosovën më 1989- 1999 sidomos, do të mësojnë se RSFJ më nuk ka. Kështu, me verdiktin e Badinterit më 4 korrik 1992, RSFJ u shpall e shpërbërë. Pra, ngjau ajo në fud, që shqiptarët e kërkonin: shpërbërja e Jugosllavisë.
Dhe, ajo shpërbërje ngjau, pa e pyetur askend për një sovraitet të “garantuar” me kushtetutë të vitit 1946-1874. Por le të dihet se ata që po krrokateshin se janë popull i nënshturar (Shih: Serbianët nepër tubime shekncore kishin filluar ta quajnë vetën popull i nënshtruar, pra jo popull nënshtrues-“Ugnjetetna i ugnjetaka nacija”, për çka autori i këtij studimi do t` u kundervihet se me ndryshim të tezave, ju po avnasoheni në shkatrrues të sigurtë dhe jeni kah ndihmoni në rrënimin total-15 maj 1985 në mes Beogradit!!), por që zoti i tyre po vdiste nepër istikame dhe fronte ku psonin më shumti (1991-1999) dhe në një formë të re të viktimizimit, sidomos duke masakruar civilë që nuk ishin serbianë. E pse mos ta themi se në luftën e fundit në Ballkan (1992-1999), që në çdo 100 të vrarë, 92 ishin civilë, kurse 8 ishin ushtarë.
Shovinizmi serbian si kurthë dhe e keqe njerëzore Kurtha serbiane në tragjedinë e Kosovës nga 23 marsi 1989, u tregua se është dogmë rreligjioze dhe politike, nga arsenali i robërisë se popujve tjerë, por që do bëret edhe më tragjike për ata që e përkrahin.
Në lidhje me këtë, më kujtohet kur vinin misionarët e shumtë në Zyrën e Adem Demaçit dhe shtronin hipoteza se deri ku mund të shkojë Kosova, sespe “sovraniteti serbian” për ta kishte përparësi. Madje ata-të gjithëhapur pa asnjë ekivok na quanin “terroristë”. Po, më kujtohet kur Jirzhi Dinsbirit Adem Demaçi iu drejtua me tonë të lartë: “Në Kosovën e UÇK-ës që do të themelohet, nuk mund të ketë as shqiptarë, po as serbianë e të tjerë e që diskriminohën”.
Në këto rrethana , me që “miku” nuk ndalej por e përseriste çdo të dytën fjali se “UÇK është terroriste”, mikpritësi u detyra t` i tregoi derën “mikut” diploamt pa asnjë droe se me këso “mbrojtjesh” Serbia do të bombradohet një ditë RFJ (Serbia dhe Mali i Zi). Kjo për faktin luftën nuk e ksihim nis as për hatër të Rusisë agrsive, as për hatër të NATO-s humantare.
Kjo për faktin se UÇK ka lindur nga një brez i “padiciplinuar” sepse nuk pajtohej me robërinë. Kësi soji deri sa ranë bombat e para, UÇK është ndrydhur në mes NATO-s dhe Rusisë, për ta kuptuar se në luftë ishte e drejta (Amerika dhe Shqiptarët) dhe agresori (Rusia me Serbinë edhe atëherë). Në këtë luftë të dukshme pacifizimi qëndronte diku i strukur në mes duke u dridhur jo nga friga, por nga humbja e prestigjit fatamorganë se shtetin “do ta krijojmë me urti poltronesh, sespeKosova po plasohej me një kërkesë që të hyn në rrethin koncentrik të “NOBELISTËVE”, pa nderë dhe asnjë rrugdalje, sespe ishte kohë e vringllimit të armëve.Së këndejmi filozofia e pacifizmit doli në sqenën historike atëherë kur doli edhe lufta.
Pra çështja kombëtare është në histori një zbulim i vonë dhe si i tillë është zbulim relativ me mundësi apsolute që t` i krijojet forca adekvate, për ta ruajtur pozitën klasore, jo të drejtën njerëzore. Në bazë të këtij ndryshimi historik në gërmadhat e shembjës së komunizmit më 1989, shtrohej një “tepih pyetjesh historike”: bje fjala Evropa më 1900 i kishte 19 shtete, më 1938 u bërën 29 shtete, më 1999 u bërën 39 shtete. Në këtë frymë deri më 1992 Jugosllavia ishte një shtet. ( Kurse më 1999 u bërën 7 shtete).Pra apsolutja politike ka të drejtë në ndryshim, kurse rrelativja njerëzore ka të drejtë ta gëzojë ndryshimin.
Nga ky proces, sa më shumë që zhvillohet çështja kombëtare aq më e pakthyeshme është hsitoria e shkatrruar e perandorive. Prandaj, aty kah viti 1995 për Jugosllavinë do të shtrohet një kerkesë, që askush nuk e ka shtruar që të themelohet një INSTITUT i OKB për të i pajtuar misionarët, të culët bënin eksperimente me synime të ‘reja” por me rrobe të vjetra të kongreseve dhe konferencave imperialiste, e ku kishte psuar Çështja shqiptare pamëshirshëm.
A u arritë “paqa” në Kosovë në bazë të pacifizmit apo pas luftës së drejtë shqiptare? Kuptohet se pacifizmin deri më 23 mars 1999 e kanë përktahur të gjitha diplomacitë e Evropës dhe Azzisë. Këtë pyetje ata të pacifizmit do ta spejgonin se ja, “ne kemi të drejtë, prandaj nuk e mbështesim luftën”. Por e vërteta është lakuriq ndryshe sikurse sot. Serbia pa i bërë të gjtiha ato varreza masive, pa bartur kufoma sepse ishte mësuar në epokat tjera historike të shpërblehet, sidomos nga hollokasuti në Sanxahkun e Nishit ndaj 714 katundeve dhe 6 qyteteve shqiptare, në dhejtor 1877, me përsritëje më 1913 ku 395 anije ervropiane do ta bartin shqiptarë në Anadolli dhe dyfish më tepër më 1918-1941, dhe trefish më tragjikisht 1945-1999.
Pra, një ditë humanistët dhe shkenctarët e vërtetë do ta shtrojnë pyetjën, a u sheruan palgët e Kosovës me ato 78 ditë bombardimesh të 1058 aeroplanët e NATO-s më 23 mars-10 qershor 1999, pa luftën e drejtë të këmbësorisë saj e që ishte UÇK 1994-1999, e që nuk do të kishte kurrë nënshkrim të kapitullimit në Kuamnovë më 10 qershor 1999. Sidomos sikurse më 1912 në Francë që konsiderohet se është mushkria e Evropës (Gjermania konsiderohet se është zemra e Evropës), më 1999 do të ketë aq shumë oponencë ndaj qëndrimit SHBA-ve, sa që e tërë përkrahja e Zhak Shirakut për doktrinën e Bill Klintonit për ta çliruar Kosovën, cinikët francezë do ta portretizojnë me një karikaturë: “Qeni i Klintonit prezantohet, në karikaturë i lidhur për rrypin e pantollonave të Klintonit”. Kurse, koka e qenit Klintonit ishte portretizuar si koka e Zhak Shirakut.
Këtë politikë hipokrite e bluante në “mullirin” e vet Rezhis Debre, me shumë agjentë të cilët përmes Renata Fllotaos portretizuan çdo gjë në krreun politik të pacifizmit, por që për ato shkrime “diplomatike” sot pushtetarët nuk dijnë asgjë.E le të dihet se me këtë nivel diturie dhe maratoni se kush po folë më rrjedhshëm anglisht, pa provar të armatoset me argumente të nëntokës diplomatike, hapur po shihet se pa vetëdije janë duke dërguar ujem në “magje” të Millosheviqit, në mjrgullat e varreve të kasapit të popujve, brenda ish Jugosllavisë. Madje, Rezhis Debre në pozitën e një ciniku shkon aq largë sa që e shtron një paralele në mes Kosovës dhe Allzasit në Francë, krahinë kjo që sipas “shembullit Kosovës, një ditë do ta fitonte pavarësinë”.
Gjithnjë sipas Rezhis Debres rendin dhe ligjin në Allzas, do ta garantonin 30 000 ushtarë të NATO-s.Aludimi është i njohur-Kosova e garantuar me ushtarë të NATO-s. Po si njerëz të lirëe shtrojmë pyetjën: pse nuk na lejohet të kemi ushtri që të mbrohemi.
Në lidhje me këtë, nxënsit e Rezhis Debresë –agjent i UDB serbiane së bashku me Renata Fllotaon (gjermane), do të shpërndajnë lajme se në sulmet e Aleatëve në Luftën e Dytë Botërore kishin mision të vrasin sa më shumë civilë gjerman. Së këndejmi edhe S. Millosheviqi synonte të vrasi sa më shumë civilë shqiptar. Madje mbi gjysmën e shqiptarëve të Kosovës fashizmi serbian i largoi nga trevat e tyre, duke themeluar edhe kampe përqëndrimi në: Bllacë, Stankovec, Çegran, Kukës dhe nja 400 kampe më të vogla nepër Kosovë.
Madje kjo tragjedi, ky gjenocid bëhet në emër të pansllavizmit që ishte promovuar nga popat e Patrikut Pavle, dhe i cili provoi S. Millosheviqin ta shpalli të “shenjët” më 27 maj 1999, në një koncil të Kryqzatës që ishte planifikuar të mbahet në Beograd. Shtrohet tash pyetja, ai ishte ajo Evropa, që për dy shekuj e bëri Shqipërinë etnike copum copë, dhe tash në fund të shekullt XX nuk mund të “qepej prej atij shtofi” diçka e drejtë. Mendoi se prej atij shtofi të planifikuar nuk mund të çepek as edhe një jelek.Edhe më kjartë, spastrimi etnike i shqiptarëve nuk fillon me Konferencën e Versajit (1919) nga Mbretëria SKS, por rrënjët e spastrimeve janë diku nëMesjetën e mesme, pikërisht kur erdhën barbarët sllavë në Iliri.
E vërteta, shqiptarët (mbi gjysma) nga viti 1945 do të vajtojnë si humbës, por do ta largohën nga shekulli XX si fitimtar, pikërisht në saje të prishjës së pazareve të Evropës në Berlin (1878), në Londër (1913) në Versaj (1919), në Paris më 1946. Dhe parap në Rambuje ( 19 mars 1999), ku do të nënshkruhet një status kvo e kufijëve, satus ai që u plagos për vdekje në Kumanovë më 10 qershor 1999, me kapitullimin e ushtrisë Serbiane. Drejtësia ndërkombëtare a është aksiomë e gjyqeve apo e rrezolutave të KS OKB-ës? Republika e Kosovës prej shumë mendimtarëve konceptohet se ka mbetur në gjysmë të rrugës, sepse po lëvizë në mes argumetit të politikës me frcë dhe argumentit të forcës me drejtësi gjyqësore.
Lidhur më këtë fenomen “diskutabil” në dhjetor 1993 në Sorbonë është mbajtur një Kongres mbi ndërhyrjën ndërkombëtare kudo që është nevoja në Glob. Aty dominoi qëndrimi në mes dijetarëve se e drejta për vetëmbrojtje është parim i vjetër evropian.Ky parim është spjeguar në mënyrë origjinale edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit.
Në anën tjetër u shtrua pyetja e denimit me vdekje- çështja e KURBANIT; çështja e KIRURGUT; çështja e mosdenimit me vdekje për shkak të mendimit; çështja e dhunës kundër dhunës; çështja e gjyqsorës dhe njerëzorës. Në një simpozium të historianëve ishte shtruar çështja e vdekjës në shtart të: Hitlerit, Salazarit, Frankos, Stalinit, Mao Ce Dunit, Pol Potit, Pinoçetit, Sadam Hyseinit, Amin Dadas, etj. Ne sot e shtrojmë pyetjën a ka vdekur në krevat apo është gjallë S. Millosheviqi.
Pse po e theksojmë këtë pyetje. Për faktin se S. Millosheviqi e dinte se ushtria e tij nuk mundet për t` i bërë ball fuqisë së 1058 aeroplanëve që ishin fjala e fundit e industrisë ushtrake karshi disa aeroplanëve që ishin demoduar, ose koha i kishte qitur në “pension”. Tani si përfundim e shtrojmë pyetjën bosht Lufta e UÇK-ës kundër APJ-ës kishte filluar më 1993. Ajo luftë për palën e UÇK-ës në fillim kishte karakter moral dhe gjysëm ushtrak, sepse sulemt bëheshin në prita dhe në raste të rralalla kohore. Kjo metodë e luftës do të zgjatë deri më 28 XI 1997.
Ndërsa deri më 10 qershor 1999 luftohej me moton: dy duar për një kokë- për çlirim popullor.
Më 10 qershor 1999 KS OKB nuk pati fuqi të çlirohet nga e kaluara dhe Lufta e Ftoftë u konvertua në luftë të rrezolutave që në një mënyrë Kosovën dhe shqiptarët në te i riplasonte në shtratin e vjetër eleltrik, e që UÇK as që do të binte në te për të “pushuar” as për një minutë. Në këto rrethan lindi Rrezoluta 1244 e KS OKB, e cila Kosovën defakto e plasonte aty ku kishte qenë më 22 mars 1989, me plot plagë në trupine saj. Jo vetëm kaq, UÇK u detyrua të demobilizhet, t` i dorëzojë armet dhe në pozicionin e saj erdhën ushtarët e KFOR-it me kompetenca edhe më koloniale se sa kishin qenë ushtarët e Millozheviqit.
Këta ushtarë kishin mundësi të vrasin shqiptarë dhe vranë dhe kurrë nuk iu përgjegjën asnjë drejtësie. E vërteta TMK ishin “forcë” që në rend të parë nuk kishin të drejtë për të poseduar armë as të lehta, e as të rënda, me përjashim të rojeve ku ishin të stacionuar ish ushtarët e UÇK. Dhe nuk ka pas rast të till në histori që një ushtri të çaramtoset dhe të demonstrojë çarmatimin në stadion. Por, koha sikur punonte për idealin e UÇK-ës.
Më 2006 Presidenti i SHBA do ta vizitojë Tiranën. Aty iu bë një pritje që nuk kishte ngja për asnjë presient amerikan ndokund në botë. Kështu në një atmosferë festive më 10 VI 1999 në Tiranë Bushi i r Ri do të shprehet : “Çla është mjeftë, është mjaftë, Kosova duhet shpallë pavarësinë”. Kështu fillo finalja historike për shtetësinëe Kosovës. Në këtë flilozof Mali i Zi më 2007 do të shkëputet nga RFJ dhe Serbia do të mbetët vetëm. Dhe, kur qendrat e fuqisë e panë se kur 500 000 Malazezë nuk mund të jetojnë me serbian, atëherë si mundën 2000 000 shqiptarë të jetojnë me fashizmin serbian, me të gjitha ato palgë dyshekullore.
Mbi këtë proces historik qarqet e fuqisë i sinjalizuan Kosovës se mund ta shpallë pavarsinë nga Serbia në shkallë legjtime, sespe ishte bërë luftë. Kështu më 17 shkurt 2008 Kuvendi i Kosovës e shpalli Kosovën të lirë dhe shtet sovran që garntohej me Kushtetutën e Ahtisarit. Menjëerë qeveria serbiane do ta paditë shpalljën e Kosovës shtet sovarn në OKB, duke pasë për bazë Rrezolutën 1244 të KS OKB-ës. E kuptueshme dhe Sekretari Gjeneral i OKB padinë serbiane do ta dergoi në GJND, sikurse Qeveria Albin Kurti vje fjala ta dërgoi raft Statutin e asociasionit serbian në Gjykatën Kushtetuese.
Në rastin konkret të paisë serbiane, GJND do të sjellë verdikt se “Shallja e pavarësisë Kosovës nuk është në kundërshtim me Drejtësinë Ndërkombëtare”. Kush ka përparësi Si përfundim shtrohet pyetja: a ka përparësi në trajtimin e Çështjës Kosovës Rrezoluta e KS OKB nr. 1244 (Vendimi politik) i 10 qershorot 1999, apo verdikti i GJND i vitit 2010 (Vendimi i Drejtësisë-Gjykatës).Unë mednoj se Rrezoluta e KS OKB ka ra në plehun e historisë sespe është politike.Kurse Vendimi GJND është përfunditar dhe ka dëshmuar se Serbia ka marrur AUTOGOL.
Prandaj, çdo dialog i Qeversië Kosovës me Qeverinë e Serbisë është pa baza juridike sepse çdo gjykatë ndërkombëtare e ka primatin dhe përparësinë për suspendimin e çdo vendimi politik. Së këndejmi, nga studimi i gjatë i të gjitha rrezolutave të KS OKB për Kosovën (1994-1999), mund të përmblidhet sinteza përfundimtare se sovraniteti shtetëror , si koncept akademik e ka bazamentin politik. Madeje disa herë superfuqitë kanë provuar të “dëshmojnë” se sovraniteti i kufizuar, u jep atyre të drejtë që ta spjegojnë drejtësinë sips kutit të forcës. (Hulumto doktrinën e L. Brezhnjevit, Sovranieti i kufizuar dhe Çekosllovakia 1968; shiqo: Sovraniteti i kufizuar i Katarit dhe Algjerisë).
Ndërsa koncepti i të drejtave të njeriut provohet të nxirret nga thelbi i drejtësisë morale. E vërteta, të dy konceptet nuk mund të përkufizohën pa faktori n e filozofisë historisë, sepse në rastin konkret shqiptarët e Kosovës kanë prejardhje: Pellazge-Ilire (Dardane)-shqiptare.
Ky realitet i krijon përparësi çdo realiteti perandorak apo shtetëror, sepse ato vijnë e shkojnë, janë në kalim, kurse autoktonia është aksiomë juridike. Në lidhje me këtë, çdo përpiekje e serbianëve për lashtosllavi, shkencorisht është e rrxuar në relacion me faktorin shqiptar kur është në pyetje Iliria-Ballkani. Pikërisht më 7 maj 2024 Zavendës Ministrat e vendve të Këshillit Evropës nuk e plasun në agjendë pranimin e Kosovës.Në këtë “matematikë”, sigurisht se historia ka përparësi. Ka sepse politika Gjermane dhe Franceze, e aty është edhe ajo Italiane, i frigohën Rusisë, dhe në këtë prizmë i japin të drejtë çshtjës së paleo sovranitetit se sa neosovranitetit.
Në esencë, Gjermania dhe Franca nuk e kanë në fokusin e dashurisë asociacionin, jo që i frikësohen ndonjë republike në shtetët e tyre, por që “qitelia” e tyre duhet të mbetët në dyzen (harmoni) me interesat gjeopolitike të Rusisë që nga koha e Pjetrit Madh. Së këndejmi, politikanët shqiptar sikur kanë harruar kohën, kur RFJ (Serbia dhe Mali i Zi) ishin nën sanksione (hulumtoni Rrezolutat e KS OKB 1992-1999) dhe: Gjermania nga pasuritë private bankare ia dedikoi RFJ-ës fashiste Një miliardë dollarë; Franca 800 milionë; Italia 750 milionë, Vendet arabe 2 miliardë dhe ato para përfundonin në bankat e Rusisë sepse Beogradi blente armatim, madje edhe naftë për tanke nga Sali Berisha (Shqipëria demokratike).
Edhe sot (2024), as Gjermania, e as Franca nuk do t` i acarojnë mardhënjet me Rusinë (kush e peshon as në qosh të hambarit Serbinë), për një “Republikë serbe” në Kosovë. Së këndejmi këto detyrime janë një lojë e sovranitetit kufizuar. Dhe për fund po e citoi një diplomat që ma tha një fjali para 12 ditësh: “Për të drejta të njeriut shkoni dhe i gjeni të gjitha në Shoqatën Nëna Tereze, ju e keni sovra itetin e kufizuar”. E kur ia përkujtova verdiktin e GJND, diplomati me famë, paksa pushoi por u shpreh: “Jam për ngutë se kam një ushtrim me skia në Brezovicë”!???.
Shkrimi i kushtohet Adem Demaçit, Adem Jasharit dhe Tahir Sinanit!