ARKIVI:
17 Nëntor 2024

FARK-u, nuk ka ekzistuar brenda territorit të Kosovës, gjatë luftës 1998/1999!

Shkrime relevante

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Shpërndaj

Mr.sc. Metush Zenuni
___
Përkundër organizimit ilegal ushtarak të pa shkëputur të Lëvizjeve Kombëtare që nga Lufta e Dytë Botërore, që nga NDSH-ja, LBRSH-ja e Adem Demaçit, OMLK e Rexhep Malës, Nuhi Berishës e deri te Afrim Zhita e Fahri Fazliu të LPRK-së, gjegjësisht LPK-së më vonë, në vjeshtë të vitit 1991, u bë një përpjekje institucionale e Qeverisë të Kosovës, e cila udhëhiqej nga Kryeministri Bujar Bukoshit në mërgim, për të formuar Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës dhe bashkë me te edhe fillimin e njësive të armatosura guerile. Duke e parës se shkatërrimi i Jugosllavisë nuk do të bëhej pa luftë, siç kishte ndodhur ajo në Slloveni nga 26 qershor – 05 korrik 1991, dhe se lufta po trokiste në derë edhe në Kroaci e në Kosovë, mërgimtarët në Zvicër të organizuar në partitë politike LPRK, LDK, PSHDK, PPD, PVD, Klubet dhe shoqatat kulturore shqiptare, pas takimeve të shumta me këto subjekte politike në Zvicër, më 18 gusht 1991, krijuan Këshillin Koordinues të partive politike shqiptare në Zvicër.
Po kështu ky këshill formoi Fondin Humanitat Gjithëkombëtar, i cili i dedikohej ekskluzivisht vetëm organizimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe krijimit të njësiteve guerile që do të trajnoheshin nga ushtria profesionale e Shtetit Shqiptar. Lidhur me trajnimin e grupeve guerile në Shqipëri, veprimtar të LPRK-së u takuan me Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia, i cili kishte miratuar kërkesën e tyre për këto aktivitete ushtarake në territorin e shtetit Shqiptar. Shumë mërgimtar duke shpresuar se po bëhet një organizim i mirëfilltë i ushtrisë së Kosovës, paguan në këtë fond nga Njëmijë Franga në Zvicër, Njëmijë Marka Gjermane apo vlera e tyre në shtetet ndryshme të Perëndimit e deri në Skandinavi dhe SHBA. Kryetar i Fondit Humanitar Gjithëkombëtar u zgjodh Nazmi Peci, nënkryetar i Degës së LDK- së në Zvicër. Paratë e grumbulluara nga ky fond, të cilat ishin në Schweizerishe Volkbank në Aarau, më 05 dhjetor 1991, iu dorëzuan me nënshkrim, Kryeministrit Bujar Bukoshi, Isa Mustafës dhe Ramush Tahirit, të cilët bënë pranimin e të hollave në Franga Zvicerane në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Përgjegjës për organizimin e shkuarjes për stërvitje ushtarake në Shqipëri gjatë muajve tetor – nëntor të këtij viti, ishte caktuar Nënkryetari i LDK-së, Anton Kolaj. Njësiti i vullnetarëve prej 120 vetash i ndarë në dy grupe, fillimisht arriti në Zvicër, në forma të ndryshme, ndërsa prej këtu, nga Zürichu udhëtuan me aeroplan. Njësiti që kreu ushtrimet në kazermën e Currelit në Shqipëri, përfundoi stërvitjet me sukses, por ai ishte dekonspiruar dhe ishte përçarë. Një grup me në krye Adem Jasharin, Zahir Pajazitin dhe ushtar të tjerë, vendosën të ktheheshin të armatosur, ilegalisht në Kosovë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre u kthyen në Zvicër dhe shtetet tjera Evropiane. Kësisoj Qeveria e Kosovës kishte dështuar në organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes, herën e parë Anton Kolaj më 1991, ndërsa herën e dytë, më 1993, kur ishte caktuar Hajzer Hajzeraj, i cili në valën e arrestimeve të këtij viti ishte arrestuar, bashkë me Haxhi Feratin, Adem Salihajn etj.
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr në ekzil nga Bujar Bukoshi dhe LDK në Kosovë e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, me gjithë përpjekjet e tyre gjysmë ilegale, me gjithë organizimin duke trashëguar ish strukturën shqiptare të Mbrojtjes Territoriale dhe ish -policisë së Kosovës, nuk arriti që të krijojë strukturën organizative të Mbrojtjes popullore, për shkak se ishte e gabuar metodologjia dhe strategjia e tyre politike dhe organizative. Dihet se një popull i pushtuar që lufton për çlirim nga pushtuesi, duhet të njohë mirë organizimin ilegal të luftës guerile dhe të aksioneve të fshehta të organizimit ushtarak, brenda dhe jashtë vendit. Me gjithë dështimin e organizimit të Ministrisë së Mbrojtjes, megjithatë, edhe përkundër burgosjeve të vitit 1993, nuk u shkatërrua krejtësisht e gjithë struktura organizative e shtabeve të Mbrojtjes Territoriale nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës, të cilët në kontakt edhe me grupet tjera guerile, arritën që të mbajnë gjallë organizimin dhe bartjen e armatimit në Kosovë. Menjëherë pas Epopesë së Prekazit, në mars të vitit 1998, po dukej qartë së e ashtuquajtura Qeveri e Kosovës nuk po tregonte interesim për çlirimin e Kosovës dhe se ajo po vazhdonte të grumbullonte mjete financiare duke shfrytëzuar dhe keqpërdorur Aksionin e Emergjencës, i cili i obligonte mërgimtarët në marrëdhënie pune të jepnin nga 2000 franga zvicerane, përkatësisht marka gjermane, duke propaganduar se Qeveria po përkrahte luftën në Kosovë. Nga ana tjetër, SH.P i UÇK-së përmes Komunikatave të saja të bëra publike për opinion, i bënte thirrje Qeverisë që mjetet e dhëna nga mërgimtarët për Fondin e Qeverisë, të viheshin në dispozicion të luftës çlirimtaren që po zhvillohej në Kosovë. Ndërkohë u vërtetua se Qeveria Bukoshi kishte manipuluar me mërgatën, duke gënjyer atë dhe duke propaganduar përmes bashkëpunëtorëve të saj, se ajo po përgatitej për luftë kundër pushtuesit serb dhe se po ndihmonte luftën në terren me mjetet e Fondit të 3%, madje se po angazhonte edhe ushtarakët “profesionist”. Në fakt Bukoshi kishte emëruar “Ministër të Mbrojtjes”, Ahmet Krasniqin, kishte formuar Shtabin Ushtarak dhe kishte grumbulluar ushtarakët e karrierës, të cilët po i mbante në Tiranë. Bujar Bukoshi me vartësit e tij kishte formuar ushtrinë e quajtur FARK, jo për të luftuar, por për të penguar luftën çlirimtare që po bënte UÇK-ja. Gjendja në Shqipërinë e Veriut, ishte shumë e ndërlikuar. Në një nga kampet e Tropojës, qëndronin të fshehura disa njësi ushtarake të FARK-ut. Këta ushtarë dhe ushtarak, ishin besnik të Bujar Bukoshit dhe Ministrit të tij të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi. UÇK, kishte bërë shpeshherë përpjekje për bashkimin e forcave, por FARK-u kërkonte nga UÇK-ja që ajo të bëhej Ushtria e Republikës së Kosovës. Tanimë që lufta veç kishte filluar, Bujar Bukoshi nuk pranonte bashkëpunimin me UÇK-në e as të bashkonte fondin e saj me fondin e luftës “Vendlindja Thërret”. Këto ndarje e përcollën Kosovën deri në përfundim të luftës. LPK, për shumë vite rresht i kishte bërë thirrje Qeverisë Bukoshi, për përkrahje financiare për organizimin e njësiteve ushtarake në Kosovë, por ajo e kishte injoruar dhe nënçmuar forcën e LPK-së, ndërsa tani, kishte filluar ta formonte një ushtri tjetër, të quajtur Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës-FARK, që udhëhiqej nga ish eprorë shqiptar të ish ushtrisë Jugosllave, në Klubet e Zvicrës dhe të Gjermanisë, por që shtabin e kishin në Laprakë të Tiranës në Shqipëri.
Përderisa UÇK-ja çdo ditë përballej me forca të shumta të armikut, pjesa dërmuese e ushtarakëve të FARK-ut, agjitonin kundër luftës. Qeveria, kishte caktuar Ministër të Mbrojtjes Ahmet Krasniqin, por ushtarakët nuk e pranonin atë për udhëheqës dhe si pasojë ishin shkaktuar shumë përçarje në mes të Qeverisë, UÇK-së dhe ushtarakëve që ishin të interesuar të hynin dhe të luftonin në Kosovë. Në fondin e Qeverisë së 3%, ishin të grumbulluara, jo dhjetëra, por qindra milionë marka Gjermane ( mbi 800 milion DM), të cilat po përdoreshin për joshjen e ushtarakëve, duke i paguar të gjithë ata që strukturoheshin në radhët e FARK-ut, që të mos shkonin në luftë dhe t’i bindnin ata që ishin për luftë, se Qeveria Bukoshi po armatosej me armët më moderne dhe se po përgatiteshin për të hyrë në luftë. Kjo Qeveri kishte angazhuar edhe Tahir Zemajn në Zonën e Dukagjinit, sa për të krijuar përshtypjen se edhe FARK-u kishte formacionet e saj në terren. Në Kosovë, Tahir Zemaj, me njësitet e FARK-ut, operonte në rajonin e Dukagjinit, por ai nuk i përfillte dekretet e SH.O të Dukagjinit dhe kërkonte të dinte përbërjen e SH.P të UÇK-së. Ushtria e Tahir Zemajt, FARK (FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS), një pjesë të armëve të rënda i lanë rrugëve, një pjesë ia dorëzoi shtabit të Izniqit, ndërsa pjesën tjetër e lanë në bunkerët e kazermës së saj. Pos armatimit, FARK në kazermën e saj la edhe mijëra kg. miell, tre ushtarë të plagosur të cilët i zuri policia serbe, mjete medicinale etj. Kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi mendonte ta merrte flamurin e luftës në Kosovë, tani kur lufta në Kosovë veç kishte filluar dhe UÇK-ja kishte dhënë me dhjetëra dëshmorë të saj. Por, si duket ky nuk ishte qëllimi dhe misioni i Qeverisë së Bukoshit dhe i atyre që e përkrahnin atë në Kosovë. Ata më shumë se ta udhëhiqnin, dëshironin ta pengonin luftën çlirimtare, që kishte filluar në Kosovë. Sipas një Komunikatë të lëshuar nga FARKU në gusht të vitit 1998, thuhej se popullata, subjektet politike e njësitë operative të Ushtrisë Çlirimtare të Lugut të Baranit, me 25 fshatra nga Raushiqi e deri në Nepole dhe me më shumë se 30.000 banorë, i jep përkrahje të pa rezervë Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Rugova. Kërkojmë që në afatin sa më të shkurtër të formohet Qeveria dhe institucionet tjera përkatëse, në bazë të vullnetit të popullit të dalë nga vota e 22 marsit 1998.
Kjo trevë nuk njeh kurrfarë grupesh e as fraksionesh tjera që dëshirojnë të flasin në emër të popullit. Nuk lejojmë që persona si Demaçi, Qosja e Hajrizi dhe satelitët e tyre të dështuar të luajnë me fatin e popullit, e as të jenë prijës të njësiteve operative të UÇK-së të Lugut të Baranit. Për fatin e popullit duhet të vendosin vetëm ata që kanë besimin e tij, e këta janë Parlamenti dhe Presidenti i Republikës së Kosovës. Siç është bërë e ditur më lart, gjatë viteve 1991-1993, LPK pati bërë përpjekje që nisjen e luftës ta bëjë në bashkëpunim me strukturat e quajtura legale dhe me forcat tjera të fshehta, në bashkëpunim me të quajturën Qeveri e Përkohshme në ekzil, të kryesuar nga Bujar Bukoshi. Në vitin 1992, kur duhej të zbatoheshin konkretisht detyrat luftarake për çlirimin e vendit, siç ishim marrë vesh dhe për çka ishin të dedikuara, mjetet e Fondit në fjalë, i ngarkuari i Qeverisë Bukoshi, veprimtari i njohur Nikë Gjeloshi dha dorëheqje. Ai u tregua i sinqertë dhe i drejtë, kërkoi falje për mundimin e deriatëhershëm, duke theksuar se Qeveria e Bukoshit ishte fajtore për ndërprerjen e punimeve të përbashkëta për çlirimin e vendit. LPK në vitin 1992 menjëherë pas kësaj ngjarje vetë mori masa adekuate për organizimin e luftës çlirimtare. Në pajtim me neni 77 të kësaj Kushtetute, e cila thotë se “mbrojtja e vendit është detyrë dhe nder i madh për çdo qytetar”, ndërsa nenet më poshtë sqarojnë se mbrojtja e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë është detyrë e çdo qytetari. Pra, edhe nëse e marrim për bazë faktin se me Kushtetutën, zgjedhjet, qeverinë, ashtu siç ka qenë deri më 1992, vendimi i LPK-së për fillimin e luftës së armatosur ka qenë i ligjshëm. Krejt ky vështrim do të ishte i panevojshëm, sikur kohëve të fundit të mos ngrihen akuza absurde me prapavijë të qartë antishqiptare, sipas së cilës gjoja vendimi për luftën nuk ka pas baza juridike, morale e politike dhe në këtë mënyrë për të zhvlerësuar luftën dhe gjakun e popullit shqiptar, për të thënë se gjoja lufta është nisur pa koncept, pa projekt dhe pa qenë i bazuar në dëshirën dhe vullnetin e popullit për çlirim. Organizimi i luftës, inicimi i saj, ekzistimi dhe mbajtja e njësive të armatosura ishte detyrë e vështirë. Për LPK-në përvoja e Çetës së Llapit e vitit 1989 ishte eksperiencë që bëri të punojë me përkushtim për luftën. Këtë bindje e përforcoi edhe dështimi i Frontit të Rezistencës, më 1992, si dhe rënia në duart e kundërshtarit, dosja e grupeve pas stërvitjeve ushtarake që bënin në terren nën organizimin e strukturave të LDK-së. Përkundër përpjekjeve të FARK-ut për të penguar gjatë tërë kohës së luftës, si dhe përkundër disa devijimeve dhe ndërskamcave edhe nga radhët e LPK-së, lufta tanimë kishte marrë kahe jashtë partiake, jashtë grupore e klanore. Ajo tanimë ishte bërë luftë gjithë popullore për çlirim nga armiku i egër serbomadh dhe të kota ishin përpjekjet e atyre që mundoheshin të nxirrnin pengesa e të përfitonin në emër të luftës. Në fund të fundit, FARK- u nuk qe në gjendje të ushtronte ndonjë ndikim në rrjedhën e ngjarjeve të luftës në Kosovë. Duke e parë gjendjen reale në terren, shumë prej atyre pak njerëzve që bënin pjesë në njësitet e FARK-ut, me të hyrë në Kosovë, u bashkuan me UÇK-në dhe u mirëpritën nga bashkëluftëtarët, sepse shumica e tyre, si ish – oficer të ushtrisë Jugosllave , kishin njohuri dhe aftësi të specializuara.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu