Afrim Musliu, Suedi
Besimtarët të cilët për arsye të ndryshme e kanë gjetë paqen e tyre shpirtërore e mentale dhe ndjehen mirë me besimin e tyre edhe në rastet kur, simbas mendjes së tyre, me rituale respektive të tyre e në forma të ndryshme komunikojnë me Zotin, duhet respektuar secili dhe assesi askush nuk duhet me i ndërhy.
Kryesorja është se ata ndihen mirë me besimin e tyre, pavarësisht se a pajtohet dikush tjetër dhe se a beson vetë apo jo.
Si besimi si mosbesimi janë dhe duhen të mbeten çështje puro personale e secilit individ, çështje të ndërgjegjës së tyre pa i’u përzier njëri-tjetrit. Kështu që, as ata nuk duhen t’ia japin vetes të drejtën që t’ua imponojnë besimin e tyre të tjerëve dhe të këmbëngulin se vetëm Zoti i tyre dhe besimi i tyre është më i miri dhe më i vërteti, sepse ajo qasje pastaj kalon në shkallë të indoktrinimit dhe imponimit të dhunshëm tek tjetri. Qoftë me debate të ndryshme, qoftë me postime të ndryshme nëpër rrjetet sociale ku postojnë duke kryer rituale fetare në forma të ndryshme. Qoftë duke u lutur, qoftë duke agjëruar, qoftë duke ngrënë darkë fetare, qoftë duke i vizituar tepmujt respektive fetarë…
Aty duhet thënë: STOP!
Njejt sikurse që secili duhet t’a respektojë besimtarin për besimin e tij/saj, njësoj edhe besimtari duhet me e respektu atë që nuk beson, apo atë besimi i të cilit/cilës nuk përputhet me këtë të të parit. Kjo është bukuria e demokracisë, respektit dhe tolerancës së qyterëruar ndërnjerëzore, gjë që është edhe kulturë e që vendet dhe popujt perëndimorë e kanë zhvilluar dhe e praktikojnë me dekada të tëra.
‘Ti’ kurrë nuk mundesh me e ditë saktësisht për një qytetar normal në perëndim se a është fetar dhe në çka beson, sepse kurrë nuk deklarohet as për përkatësi fetare, e as për përkatësi apo simpati politike. Ndërsa, për gjëra që nuk kanë të bëjnë me të personalisht, madje as që futet në diskutim.
Ato i injoron apo anashkalon tërësisht si tema.
Pse nuk qytetërohemi edhe ne shqiptarët në të njejtën mënyrë?
Apo, a do të qytetërohemi ndonjëherë edhe ne shqiptarët në atë frymë perëndimore?
Ka disa debate televizive që i kam ndëgjuar kohëve të fundit rreth konfliktit në mes të Izraelit dhe Hamasit, ku shumë eksponentë të islamit radikal në Kosovë, të cilëve fatëkeqësisht shumë shpesh i’u ipet hapsirë nëpër mediat tona, e të cilëve, përveçse i’u mungon kultura e debatit, i’u mungon edhe kultura e demokracisë dhe tolerancës e respektit reciprok ndërnjerëzorë.
Ata me këmbëngulje duan t’ua imponojnë të gjithë të tjerëve se vetëm besimi i tyre është ai i vërteti dhe se i vetmi Zot na qenka vetëm ai në të cilin thirren ata.
A nuk qenka i njeti Zot për të gjithë?
A nuk është i njejti Zot, siç e përshkruan Tanakh-u apo Torah-u hebrenj si libri i parë i shenjt i shkruar në shek. e II-të prej nga edhe fillon monoteizmi?
Në bazë të së cilit është shkruar më vonë edhe Bibla në 35 verzione të ndryshme e me shumë korrigjime dhe ndërhyrje nga klerikë të ndryshëm krishterë . I fundit si libër i shenjt edhe Kur’ani në 40 verzione të ndryshme e me mbi 9000 korrigjime e ndërhyrje në periudha të ndryshme kohore nga ato 74 fraksione islame sa janë, ku secili ka shtuar gjëra siç iu janë përshtatur grupacioneve, klerikëve dhe fraksioneve të ndryshme islame.
A nuk thirren këta tre libra të shenjt në të njetin Zot?
Atëherë, pse Zoti i dikujtë qenka më i vërtetë e më i madh sesa i dikujtë tjetër? Me t’vërtetë janë të dhimbshme pamjet se sa shumë viktima civile krejtësisht të pafajshme i korrë për çdo ditë lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Assesi si njerëz të përbërë nga gjaku dhe mishi nuk mund të që të mos ndjejmë dhembje kur i shohim ato pamje se sa fëmijë, gra e civilë të shumtë ka të vrarë në atë luftë. Mirëpo, neve shqiptarëve në aspektin individual, në asnjë mënyrë nuk na takon të marrim anë e as të solidarizohemi me ndonjërën anë në atë konflikt. Ndërsa në aspektin politik e për interese kombëtare e shtetërore, çdoherë duhet të radhitemi pas miqëve dhe aleatëve tanë.
Njejtë sikurse që bëjnë edhe të gjitha shtetet tjera që radhiten pas miqëve dhe aleatëve të tyre, përndryshe askush nuk ta don e as nuk ta çmon dyftyrësinë dhe në fund mbetesh vetëm, gjë që për neve si popull i vogël e i pafuqishëm në çdo aspekt, poqëse nuk e gëzojmë përkrahjen e miqëve dhe aleatëve tanë perëndimorë, e të kryesuar nga ShBA-të, armiqtë e shumtë që i kemi përreth na gëlltitin lehtë dhe me vetëm një kafshatë. Na zhbëjnë e na zhdukin totalisht nga faqja e dheut.
Në bazë të kësajë, ata eksponentë të islamit radikal që veprojnë me mision të caktuar të huaj e destruktiv në trojet tona, me këmbëngulje edhe mundohen t’ua imponojnë shqiptarëve se popullin palestinez i kemi vëllezër, gjersa nxisin urrejtje anti-semitiste ndaj vendit dhe popullit mik hebrenjë që i kemi miq me shekuj të tërë.
Çka na qenka ajo që na vëllazëron me palestinezët? Besimi islam? Zoti islam? Po palestinezët e krishterë, a i kemi edhe ata vëllezër?
Të rikujtojmë se kur më 24 mars 1999 filluan bombardimet e aleatëve dhe miqëve tanë perëndimorë mbi Serbinë për ta çliruar Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës nga robëria shekullore dhe për t’i shpëtuar shqiptarët e Kosovës prej çfarosjes nga faqja e dheut të Dardanisë tonë të lashtë, nëpër qytetet suedeze serbët që jetojnë në Suedi organizonin protesta ditore gjatë atyre 78 ditëve kundër atyre bombardimeve, ku krahë për krahë me ta ishin edhe shumë palestinezë dhe kurdë që jetojnë në Suedi të cilët dilnin dhe i lidhnin flamujtë e tyre me atë serb.
Edhe ata thonin se dalin në përkrahje të popullit vëllazërorë të tyre serb dhe në përkrahje të gjenocidit të serbëve që kryenin mbi popullatën e pambrojtur e civile shqiptare në Kosovë.
Emblema e Vëllazërisë Muslimane
Atëherë, në rast se shqiptari e quan “vëlla” palestinezin, i bie se e paska “vëlla” edhe serbin, sepse palestinezët thonë se janë vëllezër me serbët. Më vëllezër ndërmes veti janë hebrenjtë dhe palestinezët, sepse në gjenezë janë i njejti popull. Dalin nga i njejti vend. Por, ja që dallimet fetare i kanë bërë armiq të përbetuar ndërmes veti, të cilët afro 80 vite luftojnë dhe vrasin njëri-tjetrin. Afro 80 vite kërkojnë zhbërjen dhe zhdukjen e njëri-tjetrit. Për çka?
Për cilin zot?
Për Zotin e kujt?
A nuk e paskan të njejtin Zot?
Tani shtrohet pyetja: A edhe ata eksponentë të shumtë të islamit radikal në Kosovë dhe Shqipëri, ata shefqetkrasniqa, gzimkelmenda e olsijazexhi, duan që në të ardhmen edhe shqiptarët të armiqësohen deri në vdekje në bazë të ndasive fetare?
Që nesër në emër të “Vëllazërisë (së shpifur) Muslimane” të vie myslimani joshqiptar nga skaji tjetër i botës që të vrasë shqiptarë jomyslimanë?
Njejtë siç para më shumë se një dekade qindra shqiptarë shkuan në Siri e Irak për t’iu bashkangjitur ISIS-it që në emër të Zotit e të islamit me e marrë rolin e Zotit e në mënyrën më çnjerëzore me vrarë popuj të tjerë jomyslimanë?
A këtë e duan gzimkelmendat, olsijezexhat e gjakprishur të tjerë si ata të cilët veprojnë me mision të caktuar destruktiv në trojet tona?
Pikërisht për këtë arsye të nxitjes së armiqësisë ndërfetare, popujt perëndimorë edhe filluan ta promovojnë pietizmin dhe illuminizmin qyshë në shek. e XVIII-të prej nga edhe ka dalë sekularizmi si koncept politik e shtetformues i vendeve perëndimore.
Prandaj sot, vendet perëndimore jo vetëm se janë të zhvilluara në çdo aspekt, por edhe janë shembuj të kulturës, demokracisë, respektit dhe tolerancës ndërnjerëzore.
Aq e kanë të zhvilluar tolerancën dhe respektin ndërnjerëzorë, saqë të gjithë e kemi parë para afro dy muajëve si edhe në ndeshjen e futbollit në Angli e ndërprenë pak minuta në kohën e iftarit, si respekt ndaj lojëtarëve të besimit myslimanë të cilët agjeronin, që lojëtarët që agjëronin të pijnë ujë e ta prishin me ndonjë hurme apo gjësend tjetër. Gjersa nëpër vendet myslimane, as shishen me ujë nuk guxon me e mbajtë në dorë në vende publike gjatë muajit të Ramazanit, sepse xhobitesh e dënohesh rëndë nga ana e policisë së moralit islamik. Madje as në Dubai, si qytet shumë internacional. Këtu, pra, në mënyrën më të qartë dallon qytetërimi perëndimorë me atë lindorë në aspektin e demokracisë, respektit dhe tolerancës ndërnjerëzore e ndërfetare.
“Falja e xhumasë” (2021)në oborrin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë
Të njejtën gjë eksponentët e islamit radikal në Kosovë e të kryesuar nga BIK-u po thërrasin ta bëjnë edhe në Kosovë, ku nga viti në vit, për ditë e më shumë po bëhet jeta e padurueshme gjatë muajit të ramazanit, kur urdhërohet të mos konzumohen pijet alkoolike nëpër kafeteri, restorante e vende publike për të gjithë ata që nuk janë fetarë dhe për ata që nuk i takojnë besimit mysliman. Që, në sektorin publik pothuajse asnjë zyrtarë nuk mundesh me e gjetë në vendin e vet të punës në mesditën e të premteve, sepse qyshë para orës 11 shkojnë nëpër xhamia për “ta falë xhumanë”, siç e quajnë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi xhaminë “Pirinaz” me myftiun Naim Tërnavën e cila u restaurua, ku sipas Kurtit ka rezultuar me një xhevahir në kryeqytet. “Meqenëse është tejet i bukur diku, së paku 4 shekuj e gjysëm i moqëm dhe paraqet një pikë turistike edhe për njerëzit brenda vendit sidomos për ata që vijnë ta vizitojnë vendin tonë”.
Mirëpo, Albin Kurti me 6 Maj 2024 nuk e qiti asnjë fjalë prej goje për ditëlindjen e 619 të Gjergj Kastriotit, kur në sheshin e kryeqytetit ishin mbledhur mijëra shqiptarë që kremtonin të ngazëllyer ditëlindjen e Kryeheroit, të cilin para shumë vitesh deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Fjala, islamisti Gëzim Kelmendi, e pati quajtur “hero të katolilkve!”.
***
E lejojnë krijimin e një dukurie të paparë më herët tek populli ynë. E lejojnë dominimin e një qytetërimi të huaj lindorë në zemër të Evropës. Madje, i’u kanë dhënë qasje edhe në sistemin arsimorë të Kosovës. Dhe, nën dy, fajin tjetër e kanë televizionet dhe mediat e Kosovës, të cilat i’u japin hapsirë shumë të madhe eksponentëve të islamit radikal në Kosovë dhe çështjeve fetare në përgjithësi.
Me pak vullnet politik dhe me një program kombëtar e sekular politik për të ardhmen, të gjitha këto mangësi do të zhdukeshin vetëvetiu brenda një kohe shumë të shkurtër. Shqiptarizmi do të mbizotëronte në zemrën e secilit shqiptarë, gjersa besimin shqiptari do ta merrte vetëm si një hobi sekondar.
Më në fund, edhe ne do të qytetëroheshim simbas standardeve euro-perëndimore, ku do të mbizotëronte demokracia, respekti dhe toleranca ndërnjerëzore.
I nderum, te pergezoj ne ket shkrim.
Shum mir e ceke problemin ne Kosoven e sotme.