ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Pse jemi në këtë gjendje?

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
Me qenë shqiptar është me qenë njeri me vlera, me familje, me moral, me nder, liri e sigurt. Vetëm shqiptar, siç ishin të parët tanë, nuk mundesh me qenë në këtë shtet që është një korporat mafijoze në shërbim të krimit ndërkombëtar dhe që don me pas vetëm skllevër.
Ne besojm se kemi të gjitha mundësitë aqë të dalim nga kjo skllavëri kun a mbajnë armiqtë tanë brendshëm e të jashtëm. Por duhet të vetëdijësohemi se cili është qëllimi që na shërben ne shqitarëve Duhet të ndërrojmë mendësinë e të bëhemi të vetdoijshëm se nuk ka rrugë tjetër përpos ndërtimit të shtetit dardan. Duhet të organizohemi por edhe të vetëorganizohemi që nga familja, rrethi shoqëror, shkolla, lagja, rrugë e gjithkund. Të flasim pa frikë aty ku, aty ku mundemi , të ruhemi nga tjerët, atë që donë me shpëtue. Vetëdijësimi dhe qartësimi do të çojë në një shkëputje e pakthim nga e keqja morale që na ka sunduar 20 vjet.
A do të ketë një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për popullin dhe për zyrtarët rrogëtar të shtetit, të cilët i shërbejnë shtetit dhe bëjnë punën e tyre me profesionalizëm dhe me nder. Ama, do të jetë një e ardhme të cilën të gjithë kriminelët, të korruptuarit, tradhtarët e kombit, mafijozët, hajnat, vrasësit, dhe ata të sojit të tyre, pavarësisht nga vijnë e cilët janë duhet ta kenë frikë se për ata që nuk ndërrojnë rrugë, nuk do të ketë asnjë mësirë e asnjë hezitim që të zhduken nga faqja e dheut.
Ata që nuk e duan të mirën e shqiptarëve mund të shkojnë në fund të botës dhe ne nuk na intereson fati i tyre. Ama, ata që duan të përfitojnë nga fatkeqësia e mjerimi i shqiptarëve tanë do të marin ndëshkimin që meritojnë dhe që do vijë nga gjyqësia dhe drejtësia e kombit dhe që do të jetë krejt i pamëshirshëm dhe i rreptë.
Askush përveç shqiptarëve nuk do ta bëjë këtë shtet – komb. Kombi shqiptar është një komb që nuk ka shpresë sot, por i duhet kthyer shpresa, me çdo mënyrë e me çdo kusht për ta shmangur nga rruga e degjenerimit, egzodit e shkatërrimit dhe vëllavrasjes. Në vend që të jetojmë në një burg gjigand, mund të jetojmë në një shtet normal me norma, ligje, rregulla, e moralin e duhur.
Ndërsa ne duhet që të kuptojmë si duhet shkaqet dhe arsyet e opozitës pse është këtu dhe si erdhen deri në këtë gjendje, por edhe gjendjen në të cilën e kanë katandisur vendin, nevoja urgjente është që të shohim drejtësinë duke vepruar drejt korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kombi ynë që është në këtë pikë të tillë kritike krize në të cilën jemi mbërthyer ne, vetëshkatërrohen kur mbesin të ngujuar në të shkuarën dhe që jemi të pazotët që të ndryshojnë, me mjetet e mundshme e të domosdoshme gjendjen e krizës nga edhe jemi kapluar si miu në kurthë.
Ndryshimi nuk vjen nga mosveprimi, dhe pikërisht për këtë shumë nga ata që mund e duhej të ishin në krye të përpjekjes për ndryshimin janë frikacakӫ e të paralizuar, sepse besojnë se kanë një jetë normale. Nuk ka jetë normale në një moçal, sepse këneta kalb çdo gjë.
Mendësia “qytetare e katundare” ka triumfuar plotësisht dhe gjithkund mendojnë për vete e për familjet dhe shokӫt e tyre, duke ia lënë në duar publiken e kolektiven parisë sunduese. Paria mbetet në kontroll të shtetit dhe i lë politikanët e deputetët e korruptuar të bëjnë atë që duan. Dhe ndërsa ata vjedhin grabisin e masakrojnë shtetin, shqiptarët e injorojnë këtë sjellje që dëmton interesat kolektive dhe publike dhe kërkojnë të zgjidhin vetë problemet e tyre jetike. Mirpo nuk ka zgjidhje të vërtetë dhe afatgjatë pa një shtet ligjor, pa një interes kombëtar, pa politikat e duhura dhe në të cilin normat morale, etike, dhe sjellja ligjore koltivohen, mbrohen dhe bëhen themeli i sistemeve politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore.
Tashmë është konsiliduar një sistem shoqëror të gjithë shoqërinë që nga niveli më i lartë i vendimmarrjes deri në familje e në vetë lidhjet familjare me parinë ose më mirë me oligarkët e partive të korruptuara. Soqëria ëshë një shoqëri thellësisht e “kriminalizuar dhe mafijoze” që i bindet deri në një farë mase edhe vullnetarisht parisë së oligarkëve mafijoz. Njerzit mbahen me pasurinë reale apo fiktive që kanë vënë, me punën që e sigurojnë me lidhje të jashtëligjshme dhe i zgjidhin problemet e shumta përmes mekanizmave që kontrollohen me dorë të hekurt prej parisë oligarkike.
Po ashtu ndryshimi i shpejtë i strukturës ekonomike të vendit tonë dhe dështimi i një rruge të caktuar, ekstremin e të cilës ne e kemi ndjekur me shumë idiotizëm e poshtërishtë “të mos themë tradhtishtë”, por sepse i shërbente parisë, na ka vënë përpara përgjegjësive shumë të mëdha. Ashtu si dështoi komunizmi i marrë tek ne, që u zbatua me koperativizëm të padëshirueshëm, me proletarizim masiv të dhunshëm, ka dështuar edhe kapitalizmi kriminal, dallkauk i ndjekur nga paria sunduese e oligarkëve shqiptar në Dardani.
Megjithëse ishim të sunduar nga mendësia pushtuese “qytetare e katundare”, prapë në radhët tona ka filluar të krijohet një kastë burokratike brenda opozitës, që jeton dhe sillet si të ishte në pushtet! Në kushtet në të cilat numri më i madhi familjeve shqiptare nuk kanë kurrfarë të ardhurash personale. Më e keqja është se këtu, drejtësisë mungojnë alternativat e duhura dhe të arsyeshme, por edhe ndryshe nga shteti e kombet e tjera, sepse këtu është krijuar një ekuilibër shoqëror që e pranon këtë gjendje “kriminale” si të natyrshme. Robëria, si shumë dukuri e hajdutëve, kishte kalendarin e vet, sipas të cilit kushtëzohej gjithçka. Skllavëria e parë, për shmebull, drejtë shkatërrimit të kombit tonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu