ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Historiani Belisar Jezerci i përgjigjet historianit tjetër nga Deçani, Shkodran Imerajt, rreth disa akuzave për “teori serbe”

Shkrime relevante

Një trashëgimi e përbashkët dhe rruga e kombit Shqiptar përmes Heroit të Kombit, Profetit Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Nga: Luan  Dibrani Besimi Abrahamik është një trashëgimi e përbashkët për të...

Kryetari Konjufca priti në takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar...

Presidentja Vjosa Osmani: Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax,...

Të votohet për një legjislaturë të re politike!

Ilustrim ... Florim Zeqa  Elektorati kosovar kërkon ndryshime në të gjitha partitë pa...

Deformimi i Historisë: Hoxhallarët nuk ishin ata që e formuan Alfabetin Shqiptar

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në Kongresin e Manastirit, i cili u mbajt...

Shpërndaj

Nga: Msc Belisar Jezerci , historian
___
DR. SHKODRAN IMERAJ!
“Unë nuk të ofendoj dhe të etiketoj,sepse ju me qëndrimet tuaja kontraverze e keni demantuar vetveten!”
Z. Dr.Shkodran Imeraj !
___
Në promovimin e librit tim “Politika ekspansioniste e Shteteve Ballkanike ndaj trojeve shqiptare” në Ferizaj në vitin 2014,keni marrë pjesë edhe ju.
Jeni ndër oratorët që e vlerësuat lart librin tim dhe autorin!
Perveç këtij libri, i kam botuar edhe librat:Degradimi i Pavaresisë se Kosoves”,
“Përkushtimi ndaj arsimit dhe sensibilizimit të çështjes kombëtare”.
Monografia “Ferizaj në rrjedhat e historisë” është e përgaditur për botim.
Dr.Shkodran Imeraj! Gjatë dhe pas suprimimit të autonomis të Kosovës me tanke me 23 mars 1989 propaganda serbe dhe jugosllave ishte e shfrenuar.
Sekretari federativ i punëve të Jashtme të Jugosllavis së asaj kohe Budimir Lonçar i dha intervist gazetës më autoritative të Europës “LE MONDE”.
Në atë intervistë thuhej së shqiptarët kanë ardhur në Kosovë dhe në Maqedonin Verperëndimore në gjysmën e dytë të shekullit XIX.
Askush në Kosovë nuk reagoi!
Unë dhe disa historoanë tjerë e morëm niciativen për të formuar Lidhjen e Historianëve Shqiptarë “Ali Hadri”në ish Jugosllavi.
Kuvendi Themelues i Lidhjes së Historianëve Shqiptar “Ali Hadri” është mbajtur në Ferizaj më 29 qershor 1991.
Këtë Kuvend e kam udhëhequr unë. Prof.Dr.Skënder Rizaj është zgjedhur kryetar, ndersa unë nënkryetar i Lidhjes.
Dr.Shkodran Imeraj!
Në Belgjikë më 23 prill të vitit 1994,e kam formue Lidhjen e Historianëve Shqiptar për Diasporë me qender ne Bruksel! Në këtë Kuvend jam zgjedhur Kryetar i kësaj Lidhje të Historianëve.
Me rastin e mbajtjes se Konferences së Rambujes, ju kemi dërguar memorandum Grupit të Kontaktit, Komisionit Europian, Sekretarit të NATO-s Havier Solana,Parlamentit Europian,Kongresit Amerikan,Sekretares se SHBA-ve zonjes Olbrajt etj,Bundestagut gjerman…
Kryetari i Komisionit Europian Jacques Santer, më është përgjigjur me shkrim zyrtarisht. Këtë e deshmon dokumenti që është ne artikull.
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë se Shqipëris ju kemi dërguar Memorandum të gjitha institucioneve shtetërore europiane, NATO-s etj.
Në Memorandum kemi kërkuar revidimin e padrejtësive historike të Fuqive të Mëdha të asaj kohe.
Kryetari i Komisionit Europian Barrosa më eshtë përgjegjur zyrtarisht.
Dokumenti në artikull e vërteton.
Me rastin e aderimit të Austris ne Bashkimin Europian i kemi dërguar urime Ambasadorit te Austrisë në Belgjikë!
Ambasadori austriak Erich Hochleitner më është pergjegjur zyrtarisht. Dëshmon dokumenti që eshtë i prezentuar në këtë artikull.
I nderuari historian Shkodran Imeraj!
Gjatë veprimtaris time përherë kam patur parasysh mendimin filozofik të filozofit freng,Jean Paul Sartrë i cili thot:
“Intelektuali është përgjegjës para popullit të tij, jo vetëm për atë që ka ndodhur dhe po ndodhë,por edhe për atë që nuk ka ndodhur dhe mund të ndodh”
Akuza e juaj ndaj meje se është teori serbe e vërteta se shqiptarët në Kosovë ishin në shumicë katolik, nuk qëndron dhe nuk ka bazë shkencore.
Këtë e vërteton Papa Klementi i VI,i cili më 7 shkurt të vitit 1346 reagoi te Stefan Dushani për uzurpimin dhe përvetësimin e KISHAVE KATOLIKE SHQIPTARE në Prizren,Novobërd,Trepçë,Janjevë,Pej,Deçan,Deviç,Graçanicë e kisha të tjera në trojet shqiptare!
P.S.
Janë lexuesit të cilët vlerësojn vlerën e historianit !
Me gabue është njerëzore, ndërsa me kërkue falje konsiderohet diçka hyjnore!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Z. Belisar Jezerci,

    E lexova me kujdes përgjigjen tuaj dhe ndjej nevojën të adresoj disa nga çështjet që keni ngritur, duke sqaruar pozicionet e të tjerëve dhe duke përforcuar disa të vërteta historike që prekin thellë kombin dhe vendin tim, Kosovën.

    1. Ndryshimi i Emrit dhe Identiteti: Ndryshimi i emrit tuaj nga Muhamet Shabani në Belisar Jezerci ngre dyshime mbi sinqeritetin tuaj. Një veprim i tillë, kur nuk është i udhëhequr nga arsye të thella personale dhe shpirtërore, mund të interpretohet si përpjekje për të ndërtuar një imazh të ri për përfitime personale. Në këtë kontekst, kritikat tuaja ndaj Islamit dhe përshkrimi i tij si një religjion i imponuar, janë të paqëndrueshme dhe të rrezikshme, duke përçarë komunitetin tonë.
    2. Teoritë Serbe dhe Roli i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë “Ali Hadri”: Ndërsa ju keni përmendur krijimin e Lidhjes së Historianëve Shqiptarë “Ali Hadri”, është e rëndësishme të theksohet se ky veprim nuk mund të justifikojë qëndrimet tuaja të cilat shpesh përkojnë me narrativat serbe dhe ruse. Çështja e shqiptarëve dhe e historisë së tyre nuk mund të reduktohet në propagandë politike të ish-Jugosllavisë apo teoritë e Budimir Lonçarit.
    3. Kritikat mbi Memorandumet dhe Përgjigjet nga Institucionet Ndërkombëtare: Ndërsa ju përmendni se keni dërguar memorandume në emër të Lidhjes së Historianëve Shqiptarë për Diasporë, është e rëndësishme të theksohet se përfaqësimi i vërtetë dhe efektiv i Kosovës në arenën ndërkombëtare është bërë nga njerëz me vlera të vërteta akademike dhe ushtarake, të cilët kanë kontribuar në pavarësinë e Kosovës. Letrat dhe memorandumet tuaja, sado të sinqerta, kanë pak ose aspak peshë në vendimet strategjike të këtyre institucioneve.
    4. Argumentet Historike dhe Filozofike: Duke cituar Jean-Paul Sartre për të mbështetur pozicionet tuaja, ju përpiqeni të krijoni një aureolë intelektuale që nuk përkon me qëndrimet dhe veprimet tuaja. Filozofia e Sartre-it kërkon përgjegjësi dhe angazhim të sinqertë ndaj popullit, gjë që nuk reflektohet në qëndrimet tuaja kontraverse dhe të paqëndrueshme historikisht.

    Përfundimisht, si një qytetar i zakonshëm me ndërgjegje kombëtare, unë mbetem i përkushtuar për të demaskuar çdo përpjekje për të përçmuar historinë tonë dhe për të promovuar narrativa që nuk kanë bazë shkencore dhe dëmtojnë unitetin tonë kombëtar. Ju ftoj të rishikoni qëndrimet tuaja dhe të reflektoni mbi përgjegjësitë e një intelektuali të vërtetë ndaj popullit të tij.

    Hoxha Kadri Emini

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu