ARKIVI:
25 Nëntor 2024

«Rruga e re» Myslimane e LDK-së, apo theqafja e LDK-së dhe e Kosovës !

Shkrime relevante

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Shpërndaj

Ky me qallmën e kuqe është “muxhahidini i Klinës”, Alban Rraci, djali i Ismet Rracit të famshëm, të cilin Lumir Abdixhiku sapo e ka zgjedh kryetar të Degës së LDK-së në Klinë

Nga: Bardh M. Nengurra

Kam pas mendue se vetëm qeniet e gjalla dhe njeriu e kan lindjen, zhvillimin dhe fundin apo vdekjen e vet. Nuk më ka shkua mendja se edhe forcave politike, edhe Lëvizjeve shtetformuese dhe demokratike të popullit, po ju vika fundi një ditë!

Historia më e re e Dardanisë do mbahet mend nëpër breza për ecejaket e popullit shqiptar në përpjekjet e tij për barazi, për zhvillim, për Liri dhe emancipim për gjatë tërë historisë tonë që nga kohërat antike, por nga 23 Dhjetori i vitit 1989 do mbahet në mend për Levizjën gjithëpopullore shqiptare e cila Lëvizje pasi u formue dhe mori emërin LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS, u bë prijetare e popullit në luftën dhe përpjekjet e ti për Liri dhe shtetformim.

Populli shqiptar i Dardanisë pati fatin që në krye të LDK-së erdhi njeriu i urtë, i ditur, i menqur dhe trim, njeriu me kulturë të lartë bashkëkohore europiane e botërore Dr. Ibrahim Rugova i cili nga pozita e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës u zgjodhë Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ardhja e Dr.Rugovës në krye të LDK-së ishte ardhje fatlume për popullin dhe Ai si askush më parë në Histori, ia vuri gjoksin përpara rethanave të reja që u krijuan në Dardani pas pushtimit totalitar klasik me sistemin ushtarako-policor të Serbisë.

Pozita e Liderit të popullit ju ofrua edhe disa rrahagjoksve dhe hipokritve shqipfolësa të Dardanisë, por asnjëni nga ata nuk e pati guximin që të del publikisht dhe të thotë se ja unë do ju prijë përpara në shtetbërjen e Dardanisë. Ishte vetëm Ibrahim Rugova ai që pa iu tremb syri doli në ballë të popullit për ti pri derisa u clirue Dardania. Vizioni shtetformues i LDK-së me Dr. Ibrahim Rugovën në krye ishte dhe mbeti postulat, gurthemel dhe bazë për formimin e shtetit më të ri në Botë REPUBLIKA E KOSOVËS.

Në krahun e djathtë të sheikut është Alban Rraci e përkrah tij, në skaj, Xhafer Tahiri , që është kryetar i LDK-së në Vushtrri dhe nënkryetar i LDK-së

Dhe në këtë vizion Rugova pati rreth vehtës dhe ndihmësa gratë dhe burrat më dinjitoz dhe më të arsimuar të gjeneratës së vet e që padyshim se të gjith ata bashk ishin gjenerata më e mirë, më e mencura dhe më e pregaditura në tërë historinë e Dardanisë.

Nuk do përmend shumë emra, sespe besoj se mjafton ti përmend: Akademik Fehmi Aganin, Akademik Gazmend Zajmin, Akademik Mark Krasniqin, Prof. Anton Ceta, Prof. Zekeria Cana, Prof. Bardhyl Qaushi, Akademik Idriz Ajeti, avokat Bajram Kelmendi, avokate Nekibe Kelmendi, Prof. Latif Berisha, Dr. Edi Shukriu, Edita Tahiri etj, etj. Pastaj prijësat fetar Imzot Nik Prela , Imzot Mark Sopi , Don Lush Gjergji, myftiun Rexhep Boja, imamët Idriz Kakrruku , Sadri Zekaj, Xhevat Kryeziu etj, etj.

Pra të gjithë këta burra dhe gra qëndruan rreth Prijsit Dr. Ibrahim Rugova dhe formuan një platformë , një Filozofi që u quajt Filozofia Rugoviane apo Rugovizmi. Përcaktimi i Dr. Rugovës me Rugovizmin e vetë për rrugëtimin e Dardanisë për shtetbërje me mbështetje të shteteve Evroprendimore dhe refuzimin e injorimin e ndihmave të shteteve të Lindjes, shteteve myslimane, soli deri të fakti që shtetet tradicionalisht mike të Serbisë u bënë mike dhe përkrahëse të Dardanisë. Po përmend Anglinë dhe Francën të cilat dhan gjithcka munden që ta clirojnë Dardaninë duke përkrahur NATO-në që ta sulmojë Serbinë në vitin 1999. Dëshmitarët dhe akterët e luftës së UCK-së flasin se si ka pas tendenca që në radhët e UCK-së të futen mercenar e vullnetar të xhihadit islamik dhe të Al Kaedas, por me formë të prerë jan refuzua dhe kjo ka bë që UCK-ja të konsiderohet Ushtri e Popullit të Dardanisë e cila fitoj përkrahjen e shteteve mike Evroprendimore.

Mirëpo, pas clirimit ndodhen shumë gjëra që befasuan shumëkend. Befasuan miqët tanë strategjik dhe ata që na ndihmuen dhe na cliruen dhe të cilët edhe sot na mbrojnë se po të mos ishin ata forcat ushtarake të Serbisë do na pushtonin për dy orë. Këtu nuk do mirrem më problemet e shumta që janë në Dardani, unë do mirrem me LDK-në ku edhe vet që nga formimi i sajë jam antar dhe kam kontributin tim modest.

Kur më 21 janar 2006 iku nga kjo botë biri më i madh i kombit tonë pas Gjergj Kastriotit, pra vdic Dr. Ibrahim Rugova në LDK ndodhen carje të pamëshirshme dhe gjithcka mori rrugtimin në theqafje të LDK-së.

Në të ashtuquajturin KUVENDI I KARRIGAVE lidershipi i LDK-së e ndau LDK-në në dy pjesë. Në përplasjen e Prof. Fatmir Sejdiut dhe Akademik Nexhat Daci, fitoj Prof. Sejdiu dhe kjo solli deri të krijimi i një partie tjetër gjoja Rugoviste me në krye Akademik Nexhat Dacin që u quajt LDD. Vetem disa vite më vonë Prof. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i Dardanisë dhe ai solli në kabinetin e vetë Vjosa Osmanin e cila në atë kabinet në zyren e Presidentit filloj ngritjen e vet në politikë. Pas Prof. Fatmir Sejdiu në krye të LDK-së të pergjysmuar shkaku i Nexhat Dacit dhe LDD-së që ai formojë, në krye të LDK-së erdhi Akademik Isa Mustafa.

Gjatë kohës që në krye të LDK-së ishin Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa , në LDK ka pas individ besimtar praktikues të islamit, por ata asnjeni nuk ka përkrah islamin politik dhe xhamiizimin e Dardanisë.

Nuk po përmend emna edhe pse i dij dhe i njof të gjithë. Ata kan të drejtë ta ken besimin e tyre religjioz përderisa me besimin dhe predikimin e tyre nuk vejn FENË para KOMBIT. Mirëpo që prej kur erdh në krye të LDK-se Lumir Abdixhiku, në LDK po ndodhin termete politike që adhuruesit dhe votuesit e mirëfilltë të LDK-së nuk munden t’i kuptojnë e as ti pranojnë. Lumir Abdixhiku erdhi në postin e Kryetarit të LDK-së duke luftue me perfiditet kuadrot e forta të LDK-së. Ai ia fillojë me veprimet e tia tinzare që sollën humbjen e kandidatit të LDK-së për të parin e Kryeqytetit z. Arban Abrashi dhe ky veprim i Lumir Abdixhikut ia dha pushtetin në Kryeqytet edhe një mandat Levizjes VV.

Lumir Abdixhiku duke u servilosur rreth Vjosa Osmanit refuzoj postin e Ministrit të cilin e mbajti në koalicionin LDK-VV , kur Kryeminister ishte Albin Kurti. Kur ra qeveria e parë Kurti, Lumir Abdixhiku refuzoj të jetë Ministër në Qeverinë Hoti. Dhe posa arriti ta fut në dorë postin e Kryetarit të LDK-së, ky djalë me origjinë nga Lugina e Preshevës me një ashpërsi të pashoqe sulmoj duke i shkarkue pa kritere dhe pa arsye njerzit më të devotshëm, njerzit shtylla dhe gardian të LDK-së. Ju sul Lutfi Hazirit, Haki Rugovës së ndjerë, sikurse edhe kryetarit të degës LDK në Podujevë z. Agim Veliu. Ky veprim solli deri te humbja e bastionit tradicional të LDK-së në Llap, ku Agim Veliu i ka fitue të gjitha garat në rundin e parë pa pasë nevojë të shkohet në balotazh.

Lumir Abdixhiku pasi largojë z. Agim Veliu u zbut disi me Lutfi Hazirin, ndërsa me Haki Rugovën heshti pasi pau se ai i sëmuer i ka ditët e numruara. Solli në LDK direkt nga rrugët femra të panjohura, duke i sistemua ato në poste të Nenkryetareve në LDK. Përqau LDK-në duke injorue kuadro Akademike të saj, si Prof. Avdullah Hoti, Akademikun Kujtim Shala etj, etj. Risolli në LDK Alush Gashin pas shumë viteve i larguar nga vota e votuesve të LDK-së.

Dhe pasi u përforcua në Karrigen e Kryetarit në LDK ai solli në kryesi edhe individ islamista, si p.sh. Xhafer Tahirin dhe në krye të Prishtinës hipikun që frekuenton xhamijat ma shpesh se sa hoxhallarët arqitektin e Londres Perparim Ramën. Dhe sikur nuk i mjaftojnë këto marifetllaqe anti LDK dhe anti RUGOVIZËM, Lumir Abdixhiku ndërron LOGON e LDK-së ai ma nuk e quan Fryma Rugoviane , por e quan Fryma e Re. Dhe as tash nuk ngopet, ky sorosist që vec Zoti e din nga kush sponsorizohet dhe merr detyra për ta shkatrrue LDK-në ai emnon dhe përkrah zgjedhjen e djalit të Ismet Rracit z, Alban Rraci në postin e Kryetarit të Degës LDK në Klinë.

Pra Lumir Abdixhiku ban cmos dhe përkrah zgjedhjen e një ekstremisti xhihadist albanofob e arabofil që ta drejtojë Degën LDK në komunën ku ka më së shumti Shqiptar të besimit katolik. Kjo që ban Lumir Abdixhiku duhet me shqetsue ata qindra mija votues e veprimtar të LDK-së, sepse shifet haptas se ky njeri po e shkatërron LDK-në. LDK-në Rugoviste me orientim evroprendimor po e ban qerdhe të xhihadistve lindor duke e mbushë atë me arabofil e turkofil.

Lumir Abdixhiku po e qon LDK-në në theqafje dhe me theqafjen e LDK-së do e thej qafen edhe shteti laik i Republikës së Kosovës.

Andaj, kujdes me këtë njeri të lig e dinak.

Sarpsborg, Norvegji, më 15.05.2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu