ARKIVI:
27 Nëntor 2024

Nail Draga për librin e Fahri Musliut “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd”

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u prit me nderime...

Përse qendrat spitalore universitare të Tiranës nuk presin të gjitha llojet e emergjencave polivalente mjekësore?

Nga:Prof. Pirro Prifti, Tiranë Ngjarja e ditëve të fundit ku një djalë...

Në Pollatë të Podujevës u vu gurthemeli i kishës katolike, të pranishëm edhe gazetarët e “The New York Times”

Arber Gashi, Prishtinë Dje pasdite, në fshatin Pollatë të Besianës është vënë...

Poezi kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Luan Dibrani "Flamuri i Lirisë: Pavarësia dhe Bashkimi i Shqipërisë" Në thellësinë...

Betejë gladiatorësh në fushë të Diasporës!

Florim Zeqa Liberalizimi i vonuar i vizave erdhi si mundësi e artë...

Shpërndaj

Nail  Draga, Ulqin

LIBËR DOKUMENTAR PËR  KOSOVËN NË NJË  KOHË DRAMATIKE

Fahri Musliu, DITARI I GAZETARIT SHQIPTAR NË BEOGRAD, Prizren, 2013

Ngjarjet dramatike të cilat i ka përjetuar populli shqiptar në Kosovë gjatë luftës së fundit(1998-1999), ka qenë motiv i mjaftueshëm për botime nga autor të   ndryshëm duke ofruar të dhëna për krimet e pushtetit serb dhe gjenocidin kundër shqiptarëve, ku  libri i gazetarit F.Musliu paraqet një botim të veçantë i cili mund të trajtohet si dokumentar për Kosovën  këtë periudhë kohore

Botimi i një libri të tillë ka peshë të veçantë sepse autori i tij është dëshmitarë okular i ngjarjeve duke informuar opinion shqiptarë dhe me gjerë. Ai i ka qendruar besnik kodit të gazetarit, duke qenë konciz dhe  pa paragjykime. Ndonëse gjatë kësaj kohe ai ishte rrezikuar duke u kërcënuar, ai qendroj në Beograd rreth pesë muaj larg familjes, por duke i ndënjur besnik misionit të informimit.Nuk ka dilemë se një botim i tillë është në favor të prezantimit real të ngjarjeve në këtë periudhë kohore, ku Kosova ishte në qendër të opinionit evropian e ati botëror. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse ishte hera e parë qe forcat ndërkombëtare të NATO-s kanë intervenuar për 78 ditë  për të shpetuar shqiptarët nga politika serbe gjenocidale.

Botimi ndahet ne tre pjesë: 1.Baticat dhe zbaticat e jetës, 2. Raportët ditore në Zërin e Amerikës janar-mars 1999  dhe 3.Disa dokumente të rëndësishme politike ndërkombëtare për çështjen e Kosovës(1.Dokumenti i Grupit të Kontaktit  për Kosovën e vitit 1998, 2.Marrëveshja e Rambujës, 3.Marrëveshja e Kumanovës dhe 4.Rezoluta  1244).

Fillimisht ky libër është botuar si fejton në gazetë për 23 ditë rresht, e më pas i janë  shtuar raportet  për “Zërin e Amerikës”, që është botuar nga Dukagjini në Pejë. Ndërsa botimi i dytë është i zgjeruar me disa dokumente diplomatike ndërkombëtare, që ndikuan në fillimin e fushatës së bombardimeve  të NATO-s me 24 mars 1999, kundër ish-Jugosllavisë.

Guximi profesional

Autori i librit gjatë qendrimit në këtë kohë në Beograd aty ishte fizikisht ndërsa mëndërisht ishte në Prizren të familja e tij. Kemi të bëjmë me një kohë dramatike se askush nuk ka mundur të parashikojë se si do të jetë dita e nesërme. Ne këtë botim janë te prezantuara tri letra nga familja, që janë dëshmi autentike e kësaj kohe.

Se qendrimi në Beograd ishte rrezik përmanent  është dëshmi  edhe vrasja e gazetarit të njor S.Quruvija në Beograd nga vet pushteti serb. Por, Musliu ia arriti të përballoj sifdat e kohës duke mbetur shëmbull për të tjerët me guximin profesional e ate intelektual.

Duke lexuar këtë libër  e dhëna  se në Qendren Mediale në Beograd e cila ishte vendtakimi i gazetarëve, intelektualeve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe indvidëve të ndryshëm  ka qenë një mbeshtetje dhe kurajo për punën e Musliut  si gazetar  por edhe qendrimit të tij  në këtë mjedis.

Dokumentar për krimet serbe

Duke lexuar këtë libër qe lirisht mund të quhet edhe si “Ditari i luftës”,   del qartë se kemi të bëjmë me ngjarjet dramatike, politike  e luftarake të kohës, duke përfshirë dhunën, dëbimet, vrasjet, masakrat, varrezat masive në Kosovë, nga ushtria e policia serbe.

Ditarin duhet lexuar për të kujtuar krimet  e pushtetit të politikës serbe e cila dëshmoi në praktikë gjenocidin kundër shqiptarëve. Masakrat anë e kënd Kosovës kundër popullsisë  së pafajshme sipas planit “Patkoi” janë dëshmi transparente e një konstatimi të tillë. Ndërsa intervenimi i NATO-s me 24 mars 1999 ishte për çështje humanitare, për të shpëtuar një popull,  është dëshmi  e ndalimit të spastrimit etnik të një populli i cili ishte i okupuar nga viti 1912, qe u verifiku  në sajë të vendimit të padrejtë të Konferencës së Londrës në vitin 1913.

Lëndë burimore për studiues

Ky botim ofron faktografi historike dhe pa dilemë se mund të shërbejë si material  burimor për studiues të ndryshëm për këtë periudhë kohore, e cila ishte vendimtare në çlirimin e Kosovës.

Nuk ka dilemë se libri nxit kureshtjen e lexuesve duke u rikujtuar  ngjarjet dramatike për të gjithë ata qe e kanë përjetuar. Ndërsa pamjet e mediave të ndryshme të asaj kohe janë dëshmi autentike për golgotën e përjetuar nga shqiptarët e Kosovës, nga vrasjet, masakrat, dëbimin e rreth 1 milion shqiptarëve si dhe rikthimin e tyre pas datës 12 qershor 1999, qe me të drejtë cilësohet Dita e çlirimit të Kosovës!

(Maj 2024)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu