Prishtinë, 16 maj 2024
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i fton bizneset dhe operatorët turistikë për pjesëmarrje në ngjarjen “Shije Lezhe n’ Prishtinë”
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i fton të gjitha bizneset dhe operatorët turistikë për t’u bashkëngjitur në ngjarjen e shkëlqyer “Shije Lezhe n’ Prishtinë”, e cila kombinon: kulturën, muzikën, argëtimin, artin, gastronominë, panairin dhe ofertat turistike.
Ngjarja organizohet nga Bashkia Lezhë, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe me mbështetje të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Qeverisë së Kosovës.