ARKIVI:
27 Nëntor 2024

Haki Stërmilli, shkrimtari i njohur dhe shefi i parë i shërbimit sekret shqiptar

Shkrime relevante

A po u mbesim borxh nismave për kthim në origjinën fetare të kombit

Nga: Ragim Kçiku ___ NISMAT PËR KTHIM NË ORIGJINË ___ A u kemi mbetur borxh...

Një trashëgimi e përbashkët dhe rruga e kombit Shqiptar përmes Heroit të Kombit, Profetit Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Nga: Luan  Dibrani Besimi Abrahamik është një trashëgimi e përbashkët për të...

Kryetari Konjufca priti në takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar...

Presidentja Vjosa Osmani: Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax,...

Shpërndaj

Nga: Eedlira Ruzi

TIRANË, 17 maj /ATSH/ Më 17 maj të vitit 1895 lindi në Dibër të madhe, Haki Stërmilli, shkrimtar i njohur, atdhetar dhe demokrat. Vinte nga një familje e madhe, por aspak konservatore. Haki Stërmilli njihet si demokrat për shkak të qëndrimeve të tij të shprehura haptazi si për çështjet e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve, ashtu edhe për të drejtat e gruas në shoqëri.

Pakkush e njeh rolin e tij si kryetar i shërbimit sekret shqiptar, në vitet 1923-1024, shërbim i cili në ato kohë njihej si “Sekretaria Sekrete”.

Lidhja me letërsinë e shenjon në histori edhe si drejtor të Bibliotekës Kombëtare. Libri me të cilin u bë i njohur ishte “Sikur të isha djalë”, por ai shkroi edhe romanet “Burgu”, “Dashuni e besnikëri”, “Dibranja e mjerueshme”  “Agimi i lumnueshëm”,  “Kalorësi e Skënderbeut” e të tjerë.

“Sikur të isha djalë” është ndër më të lexuarit e të botuarit në kohën e tij. Romani është një apoteozë e fuqishme artistike për të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të femrës në veçanti. Romani ka njohur mbi 12 ribotime: në Tiranë, Prishtinë e Shkup, duke shënuar një rekord në historinë e letrave shqipe.

Haki Stërmilli vdiq më 17 janar 1953 pas një sëmundjeje të gjatë, duke qenë edhe deputet i Peshkopisë në Kuvendin Popullor.

/r.e/ ATSH

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu