ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Nuk po më dhimet “deka e sodit”, por pabesia e zotit…!

Shkrime relevante

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Këto janë dy vargjet e fundit në këngën e Bec Sinanit që i thot nëna e Becit, ndërsa unë po e nisi shkrimin me to për mospranimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Po, sepse, pikërisht kështu i ndodhi edhe Ksovës me KiE. Deri nga fundi nuk e kishte kushtin për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe për pranim në KiE.

Krejt në fund, kur Vuçiq donin ta linin mentë  nëse Kosova do të pranohej në KiE, shtetet më të forta të Europës e shpëtuan Viuçiqin, ndërsa e mbytën Kosovën, me  mospranimi nëKiE.

Pra, në përkrahje të Vuçiqit, e tradhtuan Kosovën me vënien kushtit, tërësisht politik, dhe e shpëtuan Vuçiqin.

Kjo i ngjan pabesisë së kumarës ndaj Bec Sinanit dhe e preu në besë kumara, ndërsa e shpëtuan Vuçiqin e Serbinë, mbasi ai loboi tek këto shtete, me çka treguan edhe dobësinë e tyre, me tradhti ndaj Kosovës.

Natyrisht, se Vuçiqi që prpagandon për serbët e Kosovës, nuk është fare i interesuar për ta. Ai është i interesuar për tokën e veriut të Kosovës, përndryshe, ai nuk do të ishte kundër pranimit të Kosovës në KiE, sepse vetëm ashtu do të fitonin të drejta më shumë serbët dhe minoritetet tjera në Kosovë, duke .

Në anën tjetërduket një papjkeuri totale shtetërore e Kosovës. Shpeshherë, nga gulçimi e nga emocionet nuk po mund ta përmbajnë veten dhe po tregojnë të gjitha planet e tyre, për çka po dalin qëllimet e tyre para kohe, e kjo e dëmton ecjen përpara, sepse armiku nuk fle.

Nuk kishte nevojë të shkruhej e as të paralajmërohej fare Serbia se me pranimin në KiE, Kosova do ta padiste për gjenocid e krime lufte Serbinë. Ata do duhej të heshtnin, madje edhe ta demantonin një padi të tillë deri sa të pranohej.

Armikut kurrë nuk i tregohet strategjia e taktika luftarake qoftë përmes armëve qoftë përmes diplomacisë.

Sot, të gjitha këto po i vuan Kosova, me mosparnimin e saj në KiE.

Politika duhet t’i ketë këmbët e fshehta. Gazetarë, banalistë e tjerë si këta, do duhej të heshtnin, por më shumë edhe politikanët.

Populli thot mos bëj “hop” ende pa kërcyer!

Të gjitha do duhej bërë edhe pa zhurmë të madhe, vetëm pasi të pranohej Kosova në KiE.

Pra, është për keqardhje pabesia e shteteve të Europës që e tradhtuan Kosovën me kushtin e vënë për asociacionin e komnave me shumicë serbe, një kusht politik. Kjo është më e rëndë se sa mospranimi.

Prandaj, nuk po m’dhimet mospranimi i Kosovës, por po m’dhimet, si gjithmonë, pabesia e Europës!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Të gjitha këto probleme me të cilat ballafaqohemi sot kush më drejt se prof.dr. Fatmir Sejdiu , President i parë i Republikës së Kosovës nuk i shtjellon.
    Ai para shumë viteve ka paralajmëruar që duhet të jemi të vëmendshëm në politikëbërje sepse përveç Rusisë, aleate e Serbisë është edhe Kina . Takimi i Vuçiqit me krerët e Kinës , ndodhi vetëm pak ditë përpara se të vendosej për pranimin e Kosovës në KIE.
    Zhvillimet e sotme përputhen me të gjitha ato që Presidenti Sejdiu i thotë në këtë emisionin;https://youtu.be/tjBjQwnrmko?si=Lese23XlAgPBVKp1

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu