Nga: Agim Vuniqi
___
Demokracia e re shqiptare në Kosovë është në evolim, është me dy alternativa zyrtare që përfaqësohet nga institucionet shumëkombëshe të Kosovës (mini OKB e tipit kosovar) dhe ato të EULEX-it të instaluara në Kosovë, shumica kanë harruar marrëveshjen ushtarake të Kumanovës, që u realizua menjëhërë pas instalimit të forcave shumëkombëshe të KFOR-it në Kosovë, pas shpërbërjes dhe çarmatosjes se UÇK-së, pas shpërbërjes së Parlamentit shumë partiak të LDK-së dhe partive satelite, pas shfuqizimit të kushtetutës së Kaçanikut dhe të Parlamentit që nuk kishte mbajtur asnjë seancë plenare, pas shpërbërjes së Qeverisë së përkohshme të pasluftës për të cilën dha miratimin LDK-ja, e më vonë tërhoqi vendimin për pjesëmarrje.
Që nga ajo kohë që ishte jasht kontrollit institucional, meqë paraprakisht nuk kishte ligje bazë të përgatitura nga institucionet që thirreshin në votën e popullit dhe të atyre që thirreshin në vlerat e luftës dhe pas luftës u instalua anarkia, dhe askush nga politikanët që e kishin parlamentin sa me thënë dhe politikanët me uniformë nuk u ulën për të biseduar për Kosovën e pasluftës, dhe nuk kishte një qendër të vendosjes, dhe secili e shihte veten në librat e historisë, dhe kështu revolucioni dhe kryengritja popullore filloj tua gërryej zorrët fëmijëve të vet, nuk ndërtohej institucionalizmi dhe baza e shtetit por gavroshët kosovarë ia mësyen rirreshtimeve të reja, sa më shumë banesa, dhe sa më shumë lokale, ishin këto trofetë e pasluftës, dhe u ndërtua hierarkia kapitaliste vjedhë dhe plackitë sa të mundesh, dalëngadalë u ndërtua elita e “kapitalistëve”, dhe asgjë nuk kishte vlerë, kodi i vlerave dhe morali u ndëshkuan nga hotelierët e klubeve të prostitucionit dhe karrieristët e kombit që ropën popullin, dhe biznesi kombëtar në emër të patriotizmit lëshoj rrënjë, dhe u bashkuan hajnat demokrat vendorë dhe hajnat ndërkombëtarë, dhe kosovarët bënin sehir për multiracat dhe multikombet, shumë gjuhë fliteshin dhe të gjithë tregtonin me marka e dollarë. Shumë hajni e shumë pak dobi, vidhej por edhe ndërtohej me leje-paleje, ndërtime të egra, shumë pallate.
UNMIKU formoj KPA-në dhe Këshillin Tranzitor, institucione hajde bëjna llafe që nuk ishin fare askund në skemën organizative të OKB-së, dhe më vonë u mbajtën zgjedhjet lokale dhe komunalitë hyçmetli thonin se korrupcioni është shumë produktiv dhe ngritej tatpjetë shigjeta, dhe komunat i udhëhiqnin ata që në pikë ditës u pshtilleshin sokaqet, dhe të gjithë këshilltarët klithnin pa zë Parti marka e dollarë, dhe që të gjitha partitë parlamentare u moderuan evropianqe dhe u konvertuan në Euro parti, kështu ishte trend. Për tu dhënë gjërave seriozitet u projektua Korniza Kushtetuese me preambullë, që kishte edhe ligje eks-jugosllave por edhe serbiane, dhe partitë votuan kornizën për të mbajtur zgjedhjet dhe për të vurë kapuqat, dhe u pajtuan denjësisht për mirënjohje «ti tokën unë parat, ti tregun e cigareve unë paratë, ti ndërtimet e egra unë paratë», sidomos shumë u gëzuan për rafineritë e naftës që u zbuluan, ç’na duhet toka pjellore dhe shumica u pajtuan se nuk ka zhvillim pa benzinë, dhe shumë pompa moderne benzini u ndërtuan, në disa autostrada ndërkombëtare Prishtinë-Besianë, Prishtinë-Ferizaj, Prishtinë-Pejë…, më shumë benzinë se ujë, saqë edhe Gadafi ua kishte zili. Tash duhet ndërruar kursi atyre u sugjeruan, ç’ju duhen institucionet hajde t’ia nisim me negociata, dhe shumë grupe u formuan, për këtë ata paguhen.
Dhe sa për moderata grup negociatorësh propozuan dhe mënjherë u pajtuan, secili nga një vend siguruan, parti=musketarë, por edhe me këshilltarë rrethin duhet zgjëruar nuk bëhet dot pa grup negociator politik dhe pa bisedime, e të parët në Vjenë dhe ata tjerët në Bruksel, çfarë ishin ata? Dhe asgjë asnjë investim, asnjë ndërtim pa decentralizim, dhe aq shumë u shkrua dhe u bisedua saqë filluan promovimet e “decentraliadave”, e ti hypën sharrë hartave krejt Kosovën në komuna me e paketuar, ku kishte kishë duhej komunë, dhe kishave u duhej territori, dhe kishat duhet lidhur me rrugë ndërkombëtare, dhe kishat duhet siguruar, aq shumë sigurime saqë nuk kishte më për qytetarë. E qytetari nuk kishte harruar kur popi serb kishte tregtuar, se tregimi nuk duhet harruar, kur fashatarët popin e gostitën me një moll nga një trupmolle në një tokë të papunuar.
A shitet kjo mollë pyeste popi, fshatarët qesheshin po ç’te duhet kjo mollë pa tokë, se toka ishte pronë e shqiptarit, dhe popi ngulmoi do jap dukat për këtë mollë, sytë u zgurdulluan mbi lirat e popit, dhe sa herë që dikush vilte mollën thonte molla e popit, dhe asnjëherë nuk përmendej toka e shqiptarit, dhe matej toka prej mollës së popit-deri te molla e popit, popi mollën e kishte regjistruar dhe ajo në kadastër ishte evidentuar, dhe shteti domosdo interesohej që mollën e popit me polici ta sigurojë, sigurisht që pala serbe do të insistojë që përmes decentralizimit edhe një komunë rreth mollës së popit ta fitojë, çka s’bën vaki kush pin raki.