ARKIVI:
20 Dhjetor 2024

Deri në çfarë thellësie do ta durojmë tradhtinë?

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Nga Afrim Caka, Gjakovë

A mos ishte vet dëshira për ta harruar atdheun dhe për ta forcuar Serbinë? Apo mos ishte evulucioni psikologjik i mendimit dhe dobësia e karakterit të qenies shqiptare që më dukej po evulonin në diçka në çoroditje kolektive. Ky është eruzioni ynë më i madh historik kombëtar. Sot më shumë se kurrë na duhet një politik pa Hashima, pa Lima, pa Mustafa, pa Vesela e pa Pacolla, por na duhet një politikë e njësishme kombëtare për interesa kombëtare, një politikë moderne, vepruese e racionale, e çliruar nga mendësia provincial dhe lufta ideologjioke e pushtetore. Kjo nevojë është më urgjente sot sepse tashmë e kemi kuptuar qartësisht se shqiptarët jemi mashtruar dhe jemi mashtruar shumë keq, ndryshe prej e shumë më rëndshëm se të gjithë popujt që janë gjendur në situatën tonë. Një popull që nuk ka ditur se çfarë duhet bërë dhe që u ka besuar jetën, fëmijët dhe ardhmërinë të huajve dhe parisë, sot është më i zhgënjyer se kurrë. Sot jemi më të përçarë se kurrë, më të ndarë se kurrë, secili jemi më të vetmuar se kurrë, me një komb të çoroditur dhe që e ka humbur shpresën dhe besimin në të ardhmen. Kemi të hamë, por nuk e dimë se çfarë hamë. Prandaj, edhe kaq vite më vonë është krejtësisht e qartë se ne shqiptarët dështuar. Kemi dështuar sepse kemi ndjekur rrugën e gabuar dhe politikanët e gabuar. Turmokracia synonte që t’i transferonte shqiptarët në skllavë në shërbim të parit oligarkike partiake që kishte në dorë dhunën, kontrollonte shtetin dhe i mbante varur dhe në një burg ideologjik shqiptarët për bukën e gojës. Në atë pikë kthese, shqiptarët ishin të uritur por kishin shpres tek e kundërta e asajsapo kishin sprovuar. Por kapitalizmi criminal klanor që u vendos nga paria e oligarkëve, me mbështetjen e të huajve, tash po i kthen shqiptarët në skllevër në shërbim të parisë mafijoze dhe mentarëve të saj. Kësaj here, paria ka në dorë ekonominë e shkatërruar e politikën dhe përmes kontrollit të shtetit po na mban ne shqiptarët në një burg gjigand e nën një marrëzi kolektive të frikëshme. Nga ky burg që është shteti dardan, shqiptarët nuk mund të dalin më as si azilantë, as si trafikantë, as si lypës. Shqiptarët hanë dhe mbushin barkun, por janë të uritur për punë e liri, nder e siguri. Sot jemi të vetëdijshëm se edhe kjo rrugë n aka bërë skllevër të atyre që janë shqiptarurrejtës e shqiptaroservilë, që nuk na duan të mirën dhe na duan të jemi skllevër të tyre dhe të mentarëve të tyre ndërkombëtar. Na duhet një flijim i ri, edhe pse rruga do të jetë e vështirë dhe me pengesa të shumta nga opozita e sotit për ta lëkundur sado pak detin e vdekur të realitetit politik shqiptar. Kemi demokraci por nuk vendosim dot për fatin tonë se ai është në duartë e oligarkëve dhe pazarxhinjëve të terirritoreve tona. Kemi kapitalizëm pork y është një kapitalizëm provincial ku mafia ndërkombëtare dhe krimi i familjeve mafijoze lokale vendosin edhe efarë uji të pimë, e çfarë ajri të thithim, ku jetojmë e sa mund të kemi, çfarë fati kanë fëmijët tanë, nga se do të vdesim dhe ku do të varrosemi. Kemi liri, por nuk kemi as siguri e as nder dhe çdo gjë synon të na zhveshë nga krenaria, nderi dinjiteti e morali i duhur që n aka dalluar ne shqiptarët në shekuj. Kemi një komb të shkatërruar dhe po rrisim me ndërgjegje, skllevër për parin e Drenicës, Gllogjanit, Malishevës e Prapashticës dhe me ntarët e tyre të huaj. Kemi një shtet që mbron interesat e huaja dhe të pakicave dhe veç për shqiptarët nuk mendon.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu