Nga: Gjon Krasniq
Aktet madhore vetëflijuese janë ngjarje unike dhe të veçanta në historinë tonë Shqiptare
Nuk janë të rrallë shembujt e heroizmit të tillë madje as tani në botën e sotme moderne kur mendohet se legjendat i përkasin së kaluarës së sojit të tij dhe ato shërbejnë vetëm për ta rikthyer atë në kujtesë. Por një legjendë tipike shqiptare i është shtuar historisë sonë më të re ashtu si legjendat e motit, ashtu sikur edhe legjendat e dhimbshme ndër shekuj të historisë njerëzore, pse jo edhe si legjendat urbane të kohës me plot tronditje, në të cilën ne po jetojmë. Prof.Bardhyl Çaushin thjeshtë mund ta quajmë edhe profet gjithëpërfshirës akademik e kombëtar. Ai njihet edhe si një ndër shpëtimtarët më të pritur për neve, të pritur me shekuj pikërisht si udhërrëfyesi e shembull-dhënësi më realist i drejtësisë, lirisë e pavarsisë sonë të ëndërruar karizamtik ndër shekuj. Rrëfimin historik e jetësor të tij lirshëm mund ta balansojmë me personazhe të caktuara biblike të profetëve dhe shumë të tjerëve që mund të rrëfehet në shumë segmente prandaj edhe ne mund ta dëshmojmë se vetë sakrifica e profesorit i tejkalon tregimet e vjetra mbi urtinë, trimërinë, qëndresën, vendosmërinë dhe vetësakrificën. Prof. Bardhyl Çaushi, në historinë tonë më të re, në ndërgjegjen e liridashësve shqiptarë, është ngulitur jo vetëm si kult apo tempull që simbolizon urtinë, trimërinë, drejtësinë, sakrificën, por mbi të gjitha si simbol unikat me fuqi e vitalitetit kombëtar, simbol i përsëritjeve ciklike të ngritjeve shqiptare, pas rënjeve të shumta. Vepra e tij heroike ishte dhe vazhdon të mbetet burim i frymëzimit në fisnikërim kombëtar për të gjithë shqiptarët liridashës në Trojet Entike Arbërore si dhe në të segmentet tjera studimore, në të gjitha format e krahasimit dhe të përshkrimit, fenomeni si Prof.Bardhyl Qaushi na imponohet para së gjithash me origjinalitet në veçanti tipike të një tipologjie autentike në paraqitje që mbërthen në vetvete të gjitha përshtresimet universale të njeriut, i cili jo rastësisht ishte i deleguar nga Hyu apo i lindur në sfidim të territ, barbarisë dhe dhunës. Ai përmes sakrificës që rrugëtoi për t’i shërbyer vendit-popullit të tij në përgaditje të kushtrimit e pavarsisë së Kosovës, në kundërvënie të ushtrisë famkeqe të kryekriminelit, despotit dhe kasapit të ballkanit Milosheviq. Prof.Bardhyl Qaushi me tërë qenien e tij maksimale intelektuale mbështetej gjithnjë në kornizat e literaturës së tij studiuese e hulumtuese. Në veçanti nxjerrte mesazhe nga e drejta romake në dobi të së drejtës njerëzore si: “Të rroshë me nder”, “Askujt mos i bëj dëm por secili të marrë hisen e tij”- “Jepi cezarit çfarë i takon cezarit”,si dhe “Njeriu nuk lind vetëm për veten e tij por edhe për atdheun”, etj… Si një analist i thellë i kësaj lëmie ai u konkretizua në disa artikuj të tjerë mbi të drejtën e parablerjes, mbështetur në të drejtën tradicionale e zakonore ndërshqiptarë, kontratën e dorëzanisë, huasë e shitblerjes në të drejtën romake. Ai u dallua edhe në fushën e besëdhënies dhe mbajtjes së saj, mbajtjen e fjalës dhe premtimit, fenomene të cilët i shikonte si vazhdimësi të prejardhjes iliro-dardano shqiptare, fusha këto që ndonëse të rrahura edhe nga studiues të tjerë, pikërisht u vërejtën edhe tek profesor Bardhyli në një qasje të re.
Biografia dhe veprimtaria e Prof.Bardhyl Qaushit
Prof.Bardhyl Qaushi lindi më 15 gusht 1936, në fshatin Cermjan të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme në Prishtinë. I diplomuar në Fakultetin Juridik të Shkupit, studimet e tij pasuniversitare i ndoqi në Zagreb të Kroacisë në mbrojtje të doktoratës. Në vitin 1969 punësohet në Gjykatën e Gjakovës. Edhe pse i ri, që në fillim e nisi punën si këshilltar i gjyqësorit për lëminë e së drejtës romake ku pas një kohe të shkurtër transferohet në Gjyqin e Qarkut të Pejës për tu rikthyer si kuadër i profesionalizuar në pozitën e kryetarit të Gjykatës Komunale të Gjakovës. Në fillim të vitit ’90 Prof.Bardhyl Qaushi emërohët kryetari i parë i Shoqatës së Juristëve të Kosovës.
Prof.Bardhyl Qaushi ishte në ndërmjetësim të plagës shekullore të faljes së gjaqeve
Prof.Bardhyl Qaushin e stolisin virtytet më të larta intelektuale, atdhetare e njerëzore. Etika, morali dhe atdhedashuria e tij u dëshmua me vepra. Burrëria, dinjiteti i lartë, drejtësia, guximi intelektual, ideali i tij i pathyeshëm, intelegjenca e cilësuar me logjikë të shëndoshë, kulti i kombit dhe lirisë së tij, bëri që t’i dalë në ndihmesë popullit të tij, me çrast i caktoi vetvetes një barrë madhore ku përveç se të mirrej me studime, hulumtime e politikë, ai u morr edhe me pajtimin e gjaqeve dhe me pengesat e hakmarrjes në ndjekje. Në bashkëpunim me liderin ndërmjetësues të faljeve të gjaqeve Prof. Anton Qetën dhe miqve të tjerë intelektualë dhe studentë si: Don.Lush Gjergjin,Mulla Xhevat Kryeziun, Prof. Zekrija Canën, Prof. Ramiz Kelmendin, e shum te tjer ndihmuan në shërimin e plagës shekullore, faljes se gjaqeve midis shqiptarëve në Dukagjin dhe Kosovë. Prandaj veprimtaria e Prof. Bardhylit dhe elitës kombëtare binte ndesh me synimet e politikës serbofile e çubrilloviqiane të cilët mundoheshin me çdo kusht të nxitnin urrejtje e përçarje me përmasa ndërfetare, me të gjitha mjetet vetëm e vetëm për të na sunduar neve si shqiptarë dhe për të na lënë nën ombrellën e tyre gjakatare. Pikërisht ata që e kanë njohur mirë Prof. Bardhyl Çaushin e kanë në përmbledhjen e mendjes së tyre si një emërues të përbashkët, prandaj intelektuali në fjalë ishte një personalitet me tipare të larta të atdhetarit, profesor, hulumtues e jurist i dijes së thellë, që i dinte në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha shkathtësitë e një dijetari të fushës së drejtësisë dhe të një intelektuali të horizonteve të përgjithshme të dijes. Kishte njohuri për të gjitha dhe artikulonte në mënyrën më të mirë të mundshme edhe në edukimin e brezave të shumtë të UP-së. Pas peripecive të shumta që kishte në proceset e emancipimit nacional, juridik dhe politik të Kosovës, ishte pothuajse një ndër intelektualët e parë karizmatik shqiptarë të Kosovës
Prof.Bardhyli ishte intelektual dhe përfaqësues i parë e i lartë i intelegjencës Kosovare
Si edhe shumë të tjerë edhe unë si kusheri dhe mik i tij pata nderin që ta njoh mirë Prof. Bardhyl Çaushin në kohët më të veshtira të okupimit të vitëve ’80 e ’90 . Ai asnjëherë nuk e ndali veten dhe përkushtimin e tij për atdheun dhe lirinë e Kosovës, prandaj edhe thoshte: “të flijohesh për atdheun e vendit tënd është hyjnore e profetike”. Me zërin e tij të matur, ndonjëherë edhe qortues për padrejtësitë që ndodhnin me shqiptarët, me theksin e mprehtë dhe fjalën përmbajtësore, argumentuese dhe bindëse, njëkohësisht në kërkim të rrugës së drejtë të çlirimit të popullit të tij, Profesor Bardhyli u përfshi edhe në politikën Kosovare pikërisht në Lidhjën Demokratike të Kosovës si bashkëpuntor i ngushtë i presidentit historik Dr.Rugova, si dhe ushtronte detyrën e kryetarit të LDK-së në degën e Gjakovës. Ai njihej poashtu si intelektual dhe përfaqësues i parë e i lartë i intelegjencës Kosovare i cili për asnjë moment nuk pushoi së qeni i drejtë në gjykim e vlerësim pozitiv, në veprim të së drejtës me çrast u jepte njerëzve këshilla dhe drejtësi që në trurin, zemrën e tij e kishte të mbjellur me shumicë dhe thjeshtë mund të themi se ishte një thesar i çmueshem për shqiptarët në përgjithësi.
Ishte muaj janar i vitit 1999. Ishte muaj i ftoftë qe nuk mbahej mend qe moti por shpresa dhe vullneti i madh qe do vij Liria nuk mungonte sidomos te nje kategori njerezish te formuar intelektualisht kombetarisht por edhe me tradite patriotike. Ky fat i mirë me ka ndjekur edhe mua, fale edhe njohjes me Afrim Batallin i cili kishte nje rrjet miqesh shume te gjere nga te gjitha fushat shkencore, kulturore, dhe botes politike e ekonomike.
Dite premte 22 janarit 1999 shkuam te Faton Palloshka ne zyrat e firmes ,, Qabrati ‚,i cili ishte drejtor i kompanisë ,, Qabrati‘‘ Gjakovë. Ne ato rrethana krejtesisht te pa favorshme per sigurine tone fizike kishim lene nje takim: Afrim Batalli, Prof. Bardhyl Qaushi, Qazim Axhemi ish jurist dhe zyrtar i Kuvendit të Gjakovës dhe unë Gjon Krasniqi qe vija nga nje zone mjaft e rrezikshme siq ishte Nepolja e lugut te Baranit, duke marr parasyshe se bijte e saj ishin te angazhuar ne UÇK ku represioni serb po shtohej gjithnje e me shume ne ate zone te Dukagjinit. Ishin kohera sdiduese per tu takuar sepse si sot e mbaj mend imazhin e qytetit te Gjakoves i cili i ngjante nje qyteti fantome pa asnje njeri e levizje. Gjakova i ngjante nje qyteti te vkekur me njerëz të gjallë brënda. Te krijohej imazhi se ne qytet kishte rene mortaja dhe se njerezit ishin bere te huaj per qytetin e tyre. Kudo kishte levizje te makinerise ushtarake serbe dhe qytetaret ndjeheshin ne ankth ne cdo moment. Rralle shihje ndonje automjet transportues publik dhe numri i dyqaneve te hapura numerohej ne gishta. Qarshia e madhe kishte ndaluar ritmin e jetes dhe muret e tyre sikur vajtonin per jeten e gjallerine e dikurshme.
Ah.. Gjakova e dikurshme ku gjallonte jeta. Vend tregetar, vater e arsimit e kultures dhe patriotizmit shqiptar tanime i mungonte çdo gjë. Mungonte dielli ne fytyrat e zejtareve te cilet pinin kafen ne menyre aristokrate pran dyqaneve te tyre. Mungonte shpresa, mungonte ritmi i jetes mungonte buzeqeshja por edhe fryma qytetare. Tregu i saj ishte ne fakt atlasi historik i qytetit ku shume breza kishin kaluar jeten dhe kishin lene gjurme mbi kalldermat e qytetit por edhe ne mendjet njerezore. Kur kujtoja ato imazhe qe kur isha djal i ri shpirti me vajtonte ne heshtje per ate te kaluar gjalleruese te qytetit.
As sot se kuptoj se si ishim perbiruar neper ato perde hekuri dhe kishim arritur takimin tone te planifikuar kohe me pare. Them te verteten une ndjeva dhimbje deri ne palce kur i pashe ato pamje dhe mendimi qe me shkrepi ne koke ishte ky: ,, Ne qe jemi me pushke ne dore ne male jemi me te sigurte se keta njerez qe iu eshte ngulfatur jeta ne qytet. Se bashku me ate dhimbje e keqardhje po hecja drejt vendit se ku e kishim lene takimin.
Atë ditë patëm biseda nga me të ndryshmet por tema kryesore ishte situata në të cilën gjindeshim, pra lufta. Ishin kohera te veshtira ne te gjitha dimensionet e jetes. Populli ishte ngulfatur nga çdo anë kishte luftime vetëm qyteti ishte ende pa luftëfrontale, kurse periferia e qytetit po ndizej ne flakë.
Pas shume bisedash perpunimit te ideve, marrjes se informatave e perjetimeve qe vinin nga tereni, dhe duke pare ngulfatjen qe po e krijonte ai regjim gjakatar ata burra te dijes e penes por edhe te guximit intelektual e praktik temen e bisedes e fokusuan te vullneti dhe gadishmeria e ushtrisë çlirimtare per t‘iu kundervene asaj makinerie ushtarake qe po bente terror mbi popullaten. Nuk u la pa u debatuar mes miqesh e njerezish vizionar edhe qeshtja e mungesa e armatimit te nevojshem per luftetaret e lirise dhe balancimi i forcave per kundervenje armikut por mbi te gjitha pas pothuajse dy ore bisedimesh te gjithe ishim te nje mendimi se ; morali aq i madh i Shqiptave per ta luftua makinerin vrastare serbe ishte i jashtezakonshem dhe se ideali i lirise ishte me i madh e me i forte se sa dhuna e barbaria e tyre.
Nder ato reflektime te shumta nuk munguan as bisedat e shqyrtimet por edhe supozimin per mundësinë e intervenimit të Natos ne Kosove pasiqe rrethanat gjeopolitike ishin ne favor te shqiptareve. Nuk munguan as dyshimet e vogla lidhur me kete fakt sepse historia na kishte mesuar se ne si shqiptare gjithmone ishim anashkaluar në procese jetike e historike. Mbasi perfunduar gotat e para me raki.
Afrim Batalli e muar fjalën dhe tha :
Unë e shof dhe e ndjej e po i‘u thom qe- Nato do të nderhyj ma se largu në muajn maj për me e shliru Kosovën perndryshe nuk ka kush qe e ndal barbarine serbe..
Afrimi shtoj e tha : që lirija po vjen nuk e di se a do ta pres apo jo dhe nuk e di kush do te jetë gjallë prej nesh por e ushqej nje siguri në vete qe Kosova po shlirohet me nderhyrjen e Natos dhe luftën e djemve dhe vajzave tana qe kanë rrok armet per ket vend. Te gjithe te pranishmit e shikuam me habi sepse fjalet e tij dukej se po vinin nga nje bote tjeter si me thene nje lloj profetsie qe vjen nga njeriu vizionar e me pervoje te gjate te jetes. Pas pak të gjithëve na pushtoj një heshtje misterioze dhe e shikonim Afrimin dhe njeri tjetrin me habi.
Dhe ne një moment u thye heshtja Prof. Bardhyli tha;
O Afrim Batalli në Qoftë ashtu siq po thua ti dhe në Qoftë se po e shef ditën e lirisë që po vjen ,, unë i pari u bafsha kurban i kësaj lirije ‘’… Sa fjalë e madhe e me peshë po kush mund ta thoshte atë fjalë perveq një burri të kombit një intelektual i mirefillte, një veprimtar i pa lodhun i qeshtjes kombtare.
Me pas mora fjalen une dhe i thashe profesor Bardhylit
Ti dhe mendja jote e ndritur na duhen edhe në liri o prof i nderuar sepse kur të heshtin armet duhet që fatin e ketij populli ta marrin njerezit e shkolluar dhe me vizion sepse diplomacia e armikut tonë shekullor është shumë e sofistikuar dhe dredharake.
Ashtu është Gjon ma kthej Profesor Bardhyli– sepse ende është aktuale shprehja Romake ,, INTER ARMA SILENTE LEGES‘‘ – Ku nderhynë arma pushojne ligjet por edhe nese ligji nuk eshte i zbatueshem njerezit me koka plot krijojne ligje te reja sepse nje popull pa ligje e kushtetute i ngjan nje shpendi te cilit ia kane prere koken dhe nuk di se ku te orientohet.
Pas atyre fjaleve na erdhi per te qeshur te gjitheve nga sensi logjik i tij por patem konsiderate dhe u kufizuam.
Ja shikova flokun e bardhe dhe shtatin si shkemb atij njeriu qe kur fliste te mbillte autoritet e madheshti ne nderdijen tende.
Faton Palloshka e shikoj me habi ate reflektim tonin dhe tha: Une armen nuk e kam marr ne dore por jam në gjendje ta shkri tërë pasurinë që e kam fituar gjatë jetës vetëm e vetem që ky popull ta fitoj lirinë. Çfar na duhet vallë buka e fituar kur fëmijët tanë nuk kanë ardhmeri.
Eh more miku im reagoi Qazim Axhemi i cili shquhej per njeri vigjilent dhe jurist i dalluar jo vetem ne Gjakove por edhe me gjere.
Ai shtoj se ,, liria e ka çmimin e saj por edhe pergjegjesite e saj‘‘ ne perveq kalimit nga robëria në liri na duhet edhe paqja në mes nesh, orientimi i mire, dhe percafimi i rrenjeve identitare dhe se sa here ta harrojme te kaluaren ne koder na shfaqet nga nje armik i ri andaj duhet pasur kujdes nga histerite sociale.
Megjithate liria do vije reagoi profesor Bardhyli dhe goten e fundit me raki e zbrafi ne fytin e tij si shpat mali.
Te gjithe do jemi bijte e lirise reagova une paksa ne menyre me tradicionale per ta ndezur atmosferen ashtu te renduar jo nga zymtesia e jone por nga realiteti i hidhur i popullit tone qe ishte ne pragun e Holikaustit e gjenocidit.
Nuk kam dyshim ne lirine e ketij populli reagoi Afrim Batalli por rrefimet qe i kam degjuar nga pleqte tane me nxisin te mendoj se edhe pasojat do te jene te medha ne njerez. O sa e sa here eshte djegur Gjakova e Kosova gjate historise shtoj ai.
Kete fat duhet ta mbajm si medalion ne qafe o miku im shtova unë.
Eh.. more Gjon me tha ai pasiqe i dinte mire angazhimet e mia edhe ne krahun e luftes. Kur lindesh ne flake nuk ke frike nga roberia por edhe liria me pasoja krijon lot.
Mos keni frike nga lotet reagoi profesor Bardhyli sepse pa gjakë e lot permendorja e lirisë mbetet e manget. Njeriu nganjehere duhet te behet kurban ne jete per te jetuar tjetri dhe kete pervoje na e kane mesuar paraardhesit tane. Ja kujtone Masakren e Reçakut miqte e mi foli profesori si ti dilte zeri nga ndonje shkemb qe perballej me furtunat e shkeretetiren e tokes.
Pas atyre fjaleve ne na u ndalua fjala ne fyt dhe mendimet na u bene te turbullta sepse ndjenim keqardhje per ate tragjedi shqiptare. Dikush ndezi nje cigare e dikush shterri goten e rakise nga trazimi i brendshem. Ashtu mbetem per pak minuta perderisa fjalen e mori prap profesor Bardhyli i cili shtoj :
Reqaku do behet shkak i lirise sone dhe zhveshjes se maskes serbe ne bote. Fshehja e krimeve nga ana e tyre qe dy shekuj me nuk do u pi uje ne opinionin boteror sepse bota demokratike ne krye me SHBA ka kuptuar se ka ardhur koha qe te riparohen padrejtesite ndaj shqiptareve. Ne si shqiptar kemi avancuar ne mendje e diplomaci por me se shumti do na mbroj e drejta natyrore dhe gjaku i derdhur ne shekuj. Më shqiptari nuk eshte me skllavi i huaj por farketuesi i fatit te tij sepse tani libri e pushka jane bere nje. Edhe evropa diplomatike e dikur e mureve te ftohta ka filluar ta kuptoj realitetin tone historik dhe po i qendron ne krah krijuesit e ruajtesit te paqes ne bote SHBA – së. Armiqte tane me nuk jane armiq po as miq te vertete, por ky eshte kushti e zeri i lirise qe e dikton te verteten historike te nje kombi. Mendoj se : koha e shqiptareve ka ardhur dhe se mbi ate pirg te vuajtjeve shekullore mileniumi i ri do na gjej prap ne tryezen e kombeve te lira. Ai gjate diskursit te tij te magjishem na e la edhe nje fjale testament brezash sepse edhe ai i kishte dilemat e tij ku shtoj : ,, Me mirë është me vdekur duke shpresuar tan jeten ne liri se sa te zhgenjehesh nga liria e vetja e jone‘‘.
Fjalet e tij aq shume na mahniten ku pamja jone mbeti e ngurtesuar ne syte e pamjen e tij prej kreshniku. Ishte nje dialog i quditshem mes miqsh te cilet te shtyre nga dhimbja ndaj kombit ton po debatonim kesi lloj temash kaq ekzistenciale sikur ta kishim ne fatin e lirise ne duart tona. Ne fakt flisnin zemrat tona te dhe zeri i gjysherve tane te vuajtur.
Po nese bota prap do i mbaj veshet e shurdher o profesor cfar te bejme ne e pyeti Qazim Axhemi.
Nuk ka me bote te shurdher miku im i tha profesori Bardhyl, perndryshe Evropa e heshtur do behet armike e lirise se kombeve dhe do jete ne kundershtim edhe me vet zerin e saj te ngritur ndaj botes tjeter pra ish Paktit te Varshaves. Nese ajo nuk e kupton zerin e tragjedise Kosovare nuk do jete me kurre e liruar nga ndergjegjia e saj e vrare.SHBA jane produkt i mendjes e kultures Evropiane por per fatin tone te mire historik ajo eshte shenderru ne polic te botes pas renjes se Bolshevizmit prandaj shpresoj ne lirine tone.
Po si mund ta le te behet e gjithe ajo masaker ne Recak e mos te reagoi pikerisht ky polic i botes reagoi Faton Palloshka.
Eh more Faton Pergjigjet profesori. Disa beteja jane aq te mistershme ku mendja njerezore nuk mund ti zberthej. Amerika eshte Panteoni i lirise ne bote por edhe goditja me e rrufeshme. Asaj nuk i behet vone kur liria e nje kombi duhet te vendoset ne themele te forta per te mos thene te perjetshme. Ajo e ka njeriun e vet ketu Ambasadorin Wiliam Woker dhe fjalet e tij plot pikellim mos mendo se nuk kan shkuar ne veshet e atyre qe i kane derguar ketu. Kosova do te vuaj por do behet shkak edhe i lirise se ballkanit shtoj profesori.Si po mendon profesor reaguam ne ,Eh mor emiqte e mi theksoi ai : Me mire eshte ta mesosh nje egersire te dali nga kafazi se sa ta injorosh e godasesh nje te lire. Ballkani do dal nga kafazi i i tij ideologjik dhe do i kthehet rrenjeve te tij evropiane me gjithe ndikimet e shumta shekullore nga lindja duke filluar nga Bizanti e tej.
Evropa nuk eshte armike e jone sepse ne na u ofrua deti gjithmone gjate historisë por kurre se mesuam notin, kurse tani ata e dine notin dhe tereni i luftes jemi ne. Mbi ate teren interesash do te zbardhi edhe dita e shpreses per ne shqiptaret e Kosoves. Kudo sulme me duhi, shperthime e detonime. Ikje te njerezve nga shtepite e tyre, gjeme e lot kudo por per habi ne te strukur ne pellgun e mendimeve shpresonim ne liri. Edhe zyra ku rrinim dukej se e kishte pllakosur pikellimi. Te tille dukeshin edhe njerzit ne qytet dhe dritaret mbuluar me perde te trasha dhe tisin e nje ambienti te mistershem. Ne kishim etje per ta pare token tone te çliruar por nuk dinim se a do shpetonim ende pa u nda e pershendet njeri me tjetrin. Kujtimi i asaj ndeje edhe sot me ngjall nostalgji Pas atij reflektimi te profesorit te gjithe u beme sa konfuz po aq u mbushem me shprese se gjaku i martireve nuk do shkonte kot por per habi per skaj bjeshkeve gjemonin topat posaqerisht per ikjen e hershme nga kjo bote e profesor Bardhyl Qaushit.
Çdo gje e ka ndyshuar pamjen e permbajtjen ne Kosove. Tani edhe te lire ne shume aspekte hera heres e kujtojme kohen e roberise dhe njerezve me ideale te forta. Te tille do e mbaj mend edhe profesorin Bardhyl i cili ishte fryme optimiste dhe njeri me vizione te larta.
Lavdija i qofte çdo njeriut e martirit qe derdhi gjakun per lirine e Kosoves por edhe atyre qe permes mendjes se ndritur nuhaten lirine e saj para pothuajse tri dekadash. Lirine qe sot e gezojme ne.
Prof.Bardhyl Qaushi ra heroikisht nga dora barbare serbofile me 10.Maj.1999
Çdoherë kur thërriste zëri i atdheut Prof. Bardhyl Qaushi si intelektual i devotshëm e admirues me epietet iu printe rezistencës në sfera të ndryshme dhe çdo herë bënte përpjekje tek popullata shqiptare për drejtësi, unifikim e pajtim mbarëkombëtar për t’i hapur shteg kushtrimit – luftës çlirimtare në mposhtje të sunduesit okupatorial gjakatar serbofil dhe servilëve të tyre, në çrast militarët dhe paramilitarët serbofil gjatë luftës së fundit të Kosovës u futën në lagjen e shtëpisë së tij në Qabrat të Gjakovës dhe dogjën në tërësi lagjen Qabrat të Gjakovës ku dhe Prof. Bardhyl Çaushi vritet më 10.Maj.1999. Ai ra heroikisht nga dora gjakatare barbare serbo çetnike, për të cilin u mundua të humbej gjurmë prandaj falë trysnisë së faktorit – miqëve ndërkombëtarë Serbia gjenocidiale u urdhërua që të zbardhë rastin dhe të identifikojë kufomën e Prof. Bardhyl Qaushit, me çrast pas gjashtë vitesh, në vitin 2005 u sjell dhe u varros për tu prerë në varrezat e dëshmorëve të atdheut në qytetin e Gjakovës.Kujtimi për Prof. Bardhyl Qaushin si dhe për të gjithë heronjtë e martirët e Kosovës duhet të na shërbejë si udhë rrëfim për të punue më shumë për integrimin ,ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës në krye me njerëz dhe figura të tilla si Prof. Bardhyli që nuk janë të inkriminuara në krim të organizuar, korrupsion ,nepotizem e hajni. Prandaj derisa të ketë shqiptarë si heroi Prof. Bardhyl Qaushi do të kujtohen nder të gjitha breznit dhe unë përulem me respekt të madh para veprës së bashkëpunëtorit dhe mikut tim të përjetshëm, tani heroit të Kosovës martire, Prof. Bardhyl Qaushi..! Profesor Bardhyl Qaushi është dekoruar me “Medaljen e artë të Pavarësisë”, me “Medaljen e Artë “Mësues i merituar” dhe me “Medaljen e Artë Presidenciale të Meritave”, prandaj edhe rruga kryesore e qytetit është e pagëzuar me emrin e tij, me të cilën ne do ta kujtojmë për jetë e mot me mendje e zemër si një personalitet ideal i karizmës mbarëkombëtare.
Afrim Batallin e kam mik prej shumë vitesh, dhe që në hapat e parë te njoftimit me të tek ai kam nuhatur një njeri parimor, serioz, shumë punëtor, vizionar dhe mik besnik.
Me Afrimin jemi miq familjar dhe shumë të afërm. Gjatë përvojave të mia të jetës kam pas rastin të rri me shumë njerëz miq tëAfrimit Njerëz të Politikes të Shkencës, afarist, shkrimtar, personalitete me zë në leminë e Mjekësisë ku ne kete fushe Afrimi kishte miq të shumtë.
Nga ato takime unë përfitoja shumë përvoja dhe perthithja shumë ngjarje e informata nga bota shqiptare dhe rrjedhat shoqerore në ato kohëra krize për Kosovën.
Afrim Batalli si burre intelektual dhe vizionar, intuitiv, qe ishte kishte arritur ta kishte firmen e parë private prodhuse në ish Jugosllavi që në vitin 1989 dhe ne arkivin e nderrmarjeve private figuron me numrin një të regjistrimit ,Inova industria e gypave të plastikës.
Afrimi kur kishte filluar punën si ndërrmarrës i dalluar kishte bërë një marrëveshje me punëtorët e tij pra një kontratë me kushtinse“ ,, ai punëtor që bënë 10 vjet punë pa nderprerje do ketë apo perfitoj një shtëpi deri në 100 m2. Unë jam deshmitar i kesaj ngjarje e parimi që dy punëtor që kanëpunuar 10 vite pa nderpreje ne kete firme kanë përfitua shtepi falas nga ky burrë i fjalës dhe motivues i madh per ta gjalleruar jeten ne Kosovë.
Bazu ne faktin qe e njoh pothuajse 35 vite kam krijuar bindjen se Afrimi eshtë një njeri me vlera njerëzore ,humanist, Aktivist i qeshtjes kombtare por edhe dashamirë i traditës dhe vlerave kulturore.
Afrim Batalli është njeriu i parë që kur masat e dhunshme ndan bugjetin për ndertimin e kishës serbe në Gjakovë ata caktuan tatim ne kuriz te shqiptareve kur bënim regjistrimin e makinave. Ai hoqi dorë nga regjistrimi i makinave dhe i la të gjitha pa i regjistrua. Ky ishte një shembull i mirë për gjithë dhe nje sinjal se si duhej bojkotuar nje sistem e regjim gjakatar qe mundohej te perfitonte ne djersen e kurrizin e shqiptareve.
Nga viti 1997 ky nderrmarrës i dalluar e nderpreu prodhimin në fabrikën ,, Inova‘‘por të gjithë punëtorët i mbajti në punë duke i mbajtur te lidhur me pagën mujore. Ai ishte zotuar dhe deklaruar me keto fjalëpara punetoreve te molisur e pa shprese nga kriza politike dhe ekonomike. ,, Sa tëkam unë do keni dhe ju‘‘. Shtrohet pyetja kush e banë kete veprim human por edhe me vizion kombetar. Vetem një njeri me plot kupimin e fjalës. Njeriu qe pertej interesit personal ka dhimbje edhe per qytetaret e tij qe mezi arrinin ti mbanin familjet e tyre. Unë me Afrimin isha i pa ndashem pothuajse ne te gjitha ndejet, proceset e rrjedhat shoqerore andaj perjetimet e respekti per te eshte ne shkallen me te larte sepse ia njoh mire vlerat e tij te shumta.
Tani jeta jone zhvillohet ne liri por na mungojne viganet e kombit siq ishte profesor Bardhyl Qaushi e shume te tjere.
Martirizimi i tyre, idete e frymezimet e tyre u bene udherrefyes per jeten tone ne liri. Jo rralle kujtojme ato kohera kur ekzistenca jone ishte ne zgrip por edhe ngjarjet e lavdishme qe u zhvilluan me vone siq ishte epopeja e UCK – se ne Prekaz, ne krye me komandandit legjendar Adem Jashari, Masakren e Mejes e Korenices, ne Gjakove, masakren e Kralanit, hyrjen triumfale te trupave te NATOS ne kosove dhe ushtrise clirimtare, rimekembjen e jetes ekonomike dhe gjakimin per integrim ne boten e civilizuar.
Jo rralle i themi njeri tjetrit : po na duket se kemi jetu ne dy kohe e dy epoka por prap ndjehemi te lumtur qe e perjetuam lirine e Kosoves…
Afrimi per mua do mbetet mik i vertete e model se si duhet dashur atdheu ne veper e jo me fjale qellim te cilin e pata edhe une gjithmone ne jete.
Rrallé té keté Pesrsonalitet mé té formuar né trojet tona dhe mé gjér.
Lavdi dhe respekte!