ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Tipologjia e banesës dhe simbolet e kultit në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë

Shkrime relevante

Shpërndaj

Shtëpia e Shaban Agës, në qytetin e Vushtrrisë. Foto nga data baza e MKRS dhe Shtëpia e Zejnullah Ibrahimit, në fshatin Vllahi, komuna e Mitrovicës, Fotografuar nga Emin Sallahu

Nga Qazim NamaniRreze Loxha-VitakuEmin Sallahu

Komuna e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, zënë një pozitë shumë të rëndësishme gjeostrategjike në anën veriore të Kosovës së sotme. Kjo zonë e pasur me minerale, ka dëshmuar për gjurmë të lashta të qytetërimit.

Shtrirja e vendbanimeve rrëzë maleve të Albanikut, e Qyqavicës, në pozita pranë brigjeve të Lumenjve Sitnica, Ibër, Lushta, Trepca, Rashani, Karaqa e Samadrexha, mundësoi jetë të begatshme për zhvillim të qytetërimit, falë pasurive nëntokësore dhe tokave të bollshme pjellore e kullosave. Kompleksi malor gjeologjik ishte i pasur me minerale, klimë, hidrografi, toka bujqësore me florë e faunë të pasur andaj këto ishin kushte të mira për zhvillimin e qytetërimit të hershëm në këto anë. Vendbanimet e shumta prehistorike të kësaj ane, lidhen me pozitën gjeografike dhe pasuritë e mëdha natyrore.[1]

Në territorin e sotëm të Mitrovicës me rrethinë, janë zbuluar lokalitete arkeologjike që nga koha e neolitit të vjetër dhe atij të ri, ku janë zbuluar artefakte arkeologjike në Zhitkoc, Vallac, Fafos, Lushta, Karagaç, Municipiumin D. D në Socanicë[2] Pestovë, Samadrexhë, Rashan etj.

Mitrovicën e përmendin shumë udhëpërshkrues në periudhën osmane, si: Arnold Harfi, më 1499 e quan kasaba, B. Kuribesici e përmend më 1530 si treg në Kosovë, Nikolla Jurishici, Lamberga, Franqezi Filip Defren-Kane, kalon nëpër Mitrovicë më 1573, Marian Bolica më 1614, Haxhi Kallfa më 1650, Evlia Çelebiu më 1662, Pjetër Bogdani etj.[3]

Mitrovica e ka fortesën në formë vezake prej guri. Kjo fortesë e ka vetëm një portë. Brenda saj nuk ka ndërtesa të mira. Pranë saj është teqeja e Mustafa Babës me dervish bektashinj[4].

Mitrovica pas vitit 1874 fitoi funksionin e qytetit qarkullues, ushtarak dhe bëhet qytet shumë i rëndësishëm i Kosovës. Se sa shpejt u zhvillua ky qytet flet edhe qëllimi i Stambollit, që selinë e sanxhakut, përkatësisht të mytesarifit ta shpërngulte nga Prishtina në Mitrovicë[5].

Në Mitrovicë në lagjen e vjetër ekzistonin shtëpi të vjetra dhe të bukura qytetare të ngritura kah fundi i shekujve XVIII dhe XIX.[6]

Qyteti i Mitrovicës pas ndërtimit të hekurudhës , u zhvillua shumë duke u bërë qendër e madhe ekonomike e ushtarake. Tregtarët e qytetit në atë periudhë bënin tregti me qytetet e zhvilluara, siç ishin Selaniku, Shkodra dhe qytete tjera të rajonit.[7] Në shënimet e veta Branislav Nushiqi ka shkruar se Mitrovica në fillim të shekullit XX, ishte shumë e bukur dhe e lidhur me viset tjera.[8]

Në arkitekturën e vjetër të qyteti të Mitrovicës, përveç shtëpive më qoshe, ndërtoheshin edhe shtëpi më të vogla, dhe në kate me bazë katrore, disa prej të cilave kanë harqe mbi dyer dhe dritare.[9] Mitrovica si kasaba u zhvillua shumë në shekullin XIX. Rreth qendrës u formuan disa lagje si: Lagjja e Hysen Çaushit Zhabarit, Hamidia lagjja e Muhaxhirëve buzë rrugës së Vushtrrisë, lagjja Kervesh, Varoshit, Potokut, shefteli etj.[10]

Në qytetin e Mitrovicës por edhe atë të Vushtrrisë kishte mjaftë shtëpi të ndërtuara gjatë shekujve XVIII e XIX, të tipit me qoshk por edhe me çardak. Shtëpitë në këto qytete ishin me çardak të hapur dhe çardak të mbyllur. Ndër shtëpitë me çardak të mbyllur që është shquar për kah vlerat kulturore në qytetin e Mitrovicës ishte ajo e familjes Kyrougli.[11]

Tipologjia e banesës , dhe materialit të ndërtimit në vendbanimet rurale të Kosovës, zakonisht i përgjigjen mjedisit natyror gjeografik dhe mënyrës së jetesës.[12] Vendbanimet rurale zakonisht ndërtoheshin në shpat, kodra  dhe tarracat e lumenjve. Fshatrat e luginës së lumit Sitnica, janë ndërtuar sipas një plani urbanistik me shtëpi të ndërtuara në formë lineare në të dy anët e rrugëve kryesore.[13]

Banesa popullore është kategori ndërtimore e cila me gjithë vlerat shumë rrafshesh, deri vonë në shekullin XX, nuk ka qenë objekt studimesh, dhe më gjerë përkujdesjesh, të cilat përmblidhen në termin e gjerë vlerësim.[14]

Banesa thuajse e gjithhershme e jetës  njerëzore, që prej krijimit të familjes vetiu është shprehëse e nivelit të zhvillimit të saj në hapësirë dhe kohë.[15]

Banesat popullore dhe banesat në përgjithësi në përbërjen e tyre kompozicionalo arkitekturore, si shprehëse të kushteve bashkë rrethuese ekonomiko shoqërore, janë në lidhje të ngushtë me tiparet dhe karakterin e qendrave të banuara në të cilat ngrihen.[16]

Shtëpitë zakonisht ishin të ndërtuara me gurë. Franc Nopça ka shkruar se shtëpitë kulmin e kanë të mbuluar me rrasa guri, sipas mendimit të shqiptarëve, kanë përparësi, sepse nuk i shpon plumbi.[17]Kjo nuk do të thotë se qëndron sepse rrasat e gurit u përdorën në ato rajone, ku kishte rasa të cilësisë së lartë, dhe ishin më të sigurta dhe më të qëndrueshme.

Shtëpia tregon shkallën e arritur gjatë zhvillimit kulturorë dhe ekonomik të një populli ose një regjioni.[18]Natyrisht që një popull me qytetërim të lasht sikurse populli ynë, ka bartur traditë të lashtë në ndërtime, por edhe në aplikimin e artit dhe simbolikës në objekte të ndryshme, me të cilat dëshmohet një kulturë e lashtë e qytetërimit, krahas zhvillimit të qytetërimit të popujve tjerë të Mesdheut, lindjes dhe perëndimit.

Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në Mitrovicë, u zhvilluan zejet dhe mjeshtrit tradicional, krahas ndërtimit të objekteve arkitektonike të banimit, ndërtesave, rrugëve, objekteve publike me gurë të latuar, urave etj. Në këtë periudhë fillojnë të ndërtohen edhe shtëpi modern të kohës, ku vend të rëndësishëm në mesin e shumë shtëpive zinin dy kullat e sahatit.[19]Përveç këtyre dy kullave në qytet u ndërtuan mjaftë shumë shtëpi moderne dy katesh me qoshk, çardak e hajat, që i dhanë formën urbane çarshisë së qytetit.

Çarshia e qytetit të Mitrovicës ishte krijuar në bërthamën ë qytetit, mes tregut të sotëm dhe urës së Lushtës.  Lagjja e parë e çarshisë në Mitrovicë është quajtur ajo e Gazi Isa Beut. Qyteti I Mitrovicës përveç trashëgimisë së pasur arkitektonike, ka edhe një pasuri shpirtërore, sociale, dhe muzeore, që dëshmon për trashëgiminë e etnisë  kombëtare shqiptare.[20]

Tradita e lashtë ndërtimore në trevat shqiptare të Kosovës, në ndërtimtari u arriti nivel të lartë në mënyrën e të ndërtuarit popullor, që rezulton me krijimin e një stili arkitekturor me tipare specifike, në kuadër të arkitekturës popullore gjithë shqiptare.[21]

Sipas tipologjisë së ndërtimit të shtëpive në Mitrovicë, veçoheshin shtëpitë më çardak të hapur dhe çardak të mbyllur, Çardak me dispozicion të hapur ndaj oborrit, qoshk, shtëpi në varg etj. Flamur Doli për shtëpitë e Mitrovicës e ka bërë një studim, në fillim të viteve nëntëdhjeta të shekullit XX, ka bërë disa fotografi dhe ka vizatuar planimetritë e disa shtëpive dhe ka përshkruar detaje tjera të ndërtimit, duke i veçuar edhe simbolet e kultit. Në këtë punim ai e ka veçuar shtëpinë e Tefik Devës dhe shtëpinë e Hasan Agës në lagjen e Lushtës[22]

Vushtrria si qendër e rëndësishme urbane, administrative dhe tregtare, ruan vepra me vlera arkitektonike, si: Kalanë, Urën e vjetër të gurit, Shtëpi të vjetra qytetare, objekte të kultit, hamamin, burime uji-kroje, mullinj etj.[23] Në Vushtrri kishte mjaft shumë shtëpi të vjetra qytetare, si: Shtëpia e Atif dhe Burhan Badivukut, Abdyl Kadër Çerkezit, Bajram Vruçës, Hamit Zuzkut, Halim Vatovcit, e Abdurrahman Agës, Shaban Agës (Haxhiut), Nail Hanxhiut, Zejnullah Begut etj[24]. Vushtrria ruan mjaft banesa me mure të larta që rrethojnë oborre të mëdha. Në një nga këto mure avli ruhet edhe sot në funksionim një çezmë e ndërtuar me gurë të gdhendur[25].

Jeton Sallahu në studimet e tij shkruan se në qytetin e Vushtrrisë, kishte mjaftë shumë shtëpi të banimit me arkitekturë të avancuar të kohës, sipas Jeton Sallahut ndër shtëpitë që ja vlen të veçohen janë: Shtëpia e Juristit, shtëpia e Llapashticëve, shtëpia e artistit Abdyrrahman Shalës, shtëpia e Sylë Mavriqit, Ismet Maxherës, Shaban Agës, Mahmut Pashë Gjinollit, Shtëpia Bunjaku, shtëpia në Gojbulë, Nezir Hysenit në Gumnishtë, Zymer Musiqit në fshatin Ceceli etj. [26]

Në qytetin e Vushtrrisë kishte mjaftë shumë shtëpi të bukura të cilat ishin ndërtuar në çarshinë e vjetër afër kështjellës së qytetit. Çarshinë e qytetit e përbënin tre sokakë paralel me katër sokakë tjerë ndërlidhës. Këtë lagje gjatë sundimit osman e kanë quajtur Gazi Ali Beg mallalla. Sakakët e kësaj lagjeje quheshin çarshi mëhalla.[27]

Në fillim të viteve gjashtëdhjeta të shekullit XX, Ranko Findrik, ka bërë një studim të kompleksit banesorë, në qytetin e Vushtrrisë. Ai qytetin e përshkruan se kishte mjaftë shumë shtëpi qytetare në kat e më pak përdhese. Shtëpitë ishin të punuara me mjeshtri të lartë, të kohës, që i plotësonin të gjitha kushtet për jetë komode të një Familje me amvisni të zhvilluar. Lidhja e katit me oborrin zakonisht behej me shkallë të jashtme që dilnin në çardak, dhe prej çardaku kalohej në hollin e katit. Në hollin e katit kishin dalje dhomat e shtëpisë të cilat ishin të pajisura me oxhaqe.[28]

Banesa në qytetin e Vushtrrisë nuk kishte ndonjë dallim me banesat e ndërtuara edhe në qytetet tjera të Kosovës. Ato kishin pamje të bukur nga ana e jashtme, me mure dhe objekte të ngjyrosura me ngjyrë të bardhe me gëlqere, ku brenda oborrit të gjelbëruar jepnin një pamje të bukur për syrin e njeriut.[29]

Për shtëpitë e banimit në komunën e Vushtrrisë ka shkruar edhe Izet Miftari. Ai në librin për Vushtrrinë i ka veçuar disa shtëpi të ndërtuara gjatë shekullit XIX, ku me theks të veçantë shkruan për shtëpinë e Shaban Agë Haxhiut në Vushtrri, Shtëpinë e Sylejman Pashës, i afërm i Hasan Prishtinës, Zymer Musiqit në fshatin Ceceli, Isë Sadikut në Dubocë etj.[30]

Përveç këtyre shtëpive si banesë më vlera kulturore  është evidentuar edhe shtëpia e Ismet Kadriut në fshatin Ashlan, shtëpia e Bejtullah Zenunit në qytetin e Vushtrrisë.[31]

Në rajonin e Shalës mjaftë të shpeshta janë edhe banesat me hajat. Ekzistojnë banesa me hajat të tipave të ndryshme, si hajat të hapur, mbyllët, në përdhese, në kat, hajate në të njëjtën çati, por edhe me çati të veçantë.

Banesa me hajat hynë në grupin e banesave të hapura, Ky tip i banesës është mjaftë e vjetër si banesë tradicionale shqiptare, mesdhetare e më gjerë. Banesa me hajat dallohet për lidhjen e ngushtë me hapësirën e oborrit.[32]

Ali Muka. Në librin e tij ndërtimet tradicionale fshatare, në mesin e traditave, mendësive dhe besëtytnive rreth truallit për ndërtimin e banesës fshatare, mes tjerash përmend edhe një traditë të vjetër në qytetin e Vushtrrisë, duke theksuar se në këtë qytet kau i lavrës ishte e ndaluar që të thërret më rastin e fillimit të ndërtimit të shtëpisë së re.[33]

Në komunën e Vushtrrisë ende janë muret e disa kullave të ndërtuara që nga fundi  i shekullit XVIII dhe shekullit XIX, prandaj me këtë rast ne po i veçojmë disa, si: Kullën e Rexhep Karaqës, Kulla e Mehmet Ademit, Ferat Ahmetit, Nuredin Gubetinit në fshatin Breglumi (Nadakoc), Abit Hysenit në fshatin (Kollë) etj.[34]

Zhvillimi i xehetarisë në rajonin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, që nga kohët e hershme të përpunimit të metaleve, por edhe në mesjetë, ka ndikuar që të formohen familje me ekonomi të pasur familjare. Cilësia e gurëve të këtij rajoni dhe materialeve tjera rrethanore ka ndikuar që të kemi mjeshtër të njohur të ndërtimit të banesës në këto anë.

Bazuar në mjeshtër më përvojë të përpunimit të gurit dhe gurëve cilësor për përpunimin e tyre me gdhendje te lehtë, objektet e banimit në këtë zonë kryesisht janë ndërtuar prej gurëve nga lokalitetet rrethanore të këtij rajoni.

Si objekte fortifikata të hershme të punuara e gurë në këtë zonë dallohen disa fortifikata të rëndësishme nga periudha e antikitetit si: Kështjella e Mitrovicës, Rashanit, Dubocit, Vushtrrisë, Samadregjës etj. Nga objektet hidraulike të ndërtuara në këtë trevë, mundë të veçojmë: Urën e gurit në Vushtrri, qeshmë të shumta, hamamet e qytetit në Mitrovice e Vushtrri. Ndër objektet më të rëndësishme pa dyshim është ura më e vjetër në Kosovë në qytetin e Vushtrrisë, për të cilën ka mjaftë shumë publikime, por në bazë të stilit romanik të murimit dhe punimit të saj në disa faza të më vonshme, mendojmë se i përket shekullit XII, ndoshta edhe më herët.

Pa dyshim se krahas këtyre ndërtimeve arkitektonike, vend të rëndësishëm zënë edhe objektet e banimit. Objektet e banimit të kësaj zone i përkasin stilit të banesës së hapur, ku çdo objekt i banimit dhe objektet tjera për rreth zënë vend dhe pozicionet më të shfrytëzueshme brenda një kompleksi banesor të thurur me mure.

Në shumicën e rasteve muret rrethuese të oborrit ndërtoheshin prej gurëve por kishte e dhe raste kur oborri thurej me, avli prej thuprave apo edhe me çatma të mbushura me llaq balte.

Dyer tradicionale të oborreve në fshatin Studime, komuna e Vushtrrisë

Është me rëndësi të theksohet se në qytete të shumtën e rasteve objektet e banimit ishin të tipit urban qytetar me shtëpi të bukura me qoshk dhe hajat, por ky stil i ndërtimit fal mjeshtërve vendorë ishte përhapur edhe në fshatra. Këto shtëpi me qenë se ishin të ndërtuara brenda një kompleksi të hapur banesor, ndërtoheshin në dy kate, ku të dy katet ishin të banuara. Nëpër fshatra kishte shtëpi të banimit edhe në gjysmë kat, ku në bodrum mbaheshin bagëtia ndërsa në kat lartë banonin familjarët. Shtëpitë kishin planimetri të mire dhe të shfrytëzueshme që i plotësonin nevojat e një familje. Shtëpitë në qytete por edhe në fshatra në katin e lartë ishin të ndërtuara me tulla të pjekuar, tulla të pa pjekura dhe më rrallë me çatma e pallzina. Këto shtëpi në çdo dhomë kishin oxhakun për ngrohjen e hapësirës.

Në të shumtën e rasteve shtëpitë kishin simbole te kultit në mure, duke filluar që nga muret e oborreve, afër dyerve të oborrit , te porta kryesore hyrëse e banesës, në muret ballore e sidomos në oxhaqe e kënde të objektit, ku zgjidheshin për murim gurët më cilësor..

Brenda objektit banesor të një familje në këtë zonë, ishte traditë që pranë dyerve të oborrit çdo familje e kishte odën, një objekt banimi  i tipit megaron. Ky ishte një objekt që shërbente për pritjen dhe gostinë e mysafirëve. Zakonisht kjo ishte një dhomë ë përmasave më të mëdha, e shpesh herë si aneks e kishte një paradhomë ndihmëse apo korridor.

Oda përbën hapësirën themelore të banesës së pritjes së miqve, që shërbente për qëndrim dhe për fjetje. Veçantitë  e saj shprehen kryesisht në trajtim dekorativ të elementeve të saj[35].

Po ashtu pranë hyrjes së dyerve të oborrit ndërtoheshin edhe objektet për mbajtjen e bagëtive, që kryesisht ishin përdhese dhe me qasje të lehtë për të hyrë brenda, dhe për të dal nga oborri.

Në hapësirën ballkanike, shpesh ndeshen botime lidhur me banesën popullore tradicionale, në të cilat pushtimet paraqiten si shkak pasoj për të riformuluar veprimtarinë në fushën e arkitekturës popullore, sipas modelesh, pretenduar të prurë prej pushtuesve.[36]

Emin Riza dhe Nijazi Haliti kanë shkruar se etnosi shqiptar, ishte bashkëpjesëtar aktiv në perandoritë shumëkombëshe romake, bizantine dhe turke, edhe në fushën e banesës popullore ka qenë bashke krijues i mirëfilltë, siç e dëshmon pasuria dhe larmia e madhe e banesës shqiptare e shekujve XVIII e XIX.[37]

Me banesën popullore shqiptare konsideroj banesën e ndërtuar prej shqiptarëve për shqiptarët ka shkruar Emin Riza[38]. Banesa popullore e Republikës së Kosovës, banesat popullore të hapësirave me popullsi shqiptare, me shumicë, në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, dhe Greqi, janë pjesë përbërëse e banesës shqiptare konstaton studiuesi i mirëfilltë i banesës shqiptare, akademik Emin Riza[39].

Sa i përket banesës popullore në trojet shqiptare, gjatë sundimit osman, Emin Riza thekson se: Në asnjë rast këto banesa, nuk mund të cilësohen si banesa turke, lidhur me këtë çështje kjo tipologji nuk mund të zëvendësohet prej banesës së pa qenë turke, ashtu siç nuk do të zëvendësohej eventualisht prej banesës mongole etj. Në banesën tradicionale shqiptare pati ndikime tejet anësore në kompozim, thelbit të koncepcionit të kësaj kategorie ndërtimore[40].

Arkitekti Zoran B. Petroviq në punimin e tij: Seoska “Kuça” i Ognjishta na Kosovu i Metohiji, të botuar në “Gllasnikun” e Muzeut të Kosovës të vitit 1962/63 nuk ishte objektiv në studimet e tij i cili ndërtimet e shtëpive fshatare në Kosovë i ndanë në dy tipa: “tipi kosovar” dhe “tipi mëtohik”. Sipas tij tipi kosovar ishte me çatma, kurse ai metohik me gurë, shkruajnë në studimin e tyre Emin Riza e Nijazi Haliti. [41]

Një studiues tjetër serbë, N. Nikolajevici në librin e tij “Severna Stara Serbija”, kur bën dallimin në mes shtëpive serbe dhe shqiptare, shkruan se shtëpitë shqiptare nuk janë të zbukuruara, janë të ndërtuara prej guri, dhe të mbuluara po ashtu me rrasa guri, kurse shtëpitë serbe janë të rregulluara dhe të ndërtuara prej druri, qerpiçëve (tullave të pa pjekura) dhe të mbuluara me kashtë. Po ashtu kur shkruan për shtëpitë fshatare në hapësirën në mes të lumit Ibër dhe Lim, thotë që janë të tipit si në Bosnje dhe, në përgjithësi, të ndërtuara prej druri[42]. Nga përnjohja e terrenit vërehet se shkrimet e Nikolajevicit dhe të shumë autoreve tjerë serbë janë shkruar të shtyrë nga politika e pushteti, ose nga mosnjohja për punët arkitektonike të mjeshtrit shqiptar. Studiuesi serbë Nikolajevic, ka mundësi që kështu ka shkruar i shtyrë nga politika, me të vetmin qëllim për përvetësimin e kulturës materiale dhe shpirtërore të popullit tonë.

Rolë të rëndësishëm në ndërtimin e banesave popullore në këto qytete, por dhe në fshatrat për rreth, e kanë luajtur edhe mjeshtërit me traditë për ndërtime arkitektonike nga shkolla popullore e Dibrës, Selanikut, Nishit, Tregut te Ri, por edhe mjeshtër vendor me traditë shumë të lashtë për ndërtimtari nga rajoni i Shalës, trevë kjo e njohur për mjeshtër dhe përpunimin e gurit.

Motive nga punimi i mureve të shtëpive nga mjeshtrit e njohur të trevës së Shalës, në veri-lindje të qyteteve Mitrovicë e Vushtrri. Foto 3. Fotografuar nga Trim Latifi

Diplomati austriak Th. Ipen, shkruante se mjeshtërit dibran janë empirik, dhe ndërtojnë ende sipas stilit të vjetër të Skënderbeut, ishin të zgjuar dhe të shkathët të cilët mund të angazhohen edhe në projekte evropiane. Këta mjeshtër shqiptar kryenin punime të mëdha në tërë Turqinë evropiane. . Për punën e tyre ka shkruar edhe studiuesi austriak George Von Hahhn, duke pohuar se si murator të zotët shqiptarët i kanë mahnitur shumë inxhinier të botës. Mjeshtërit nga zona e Dibrës ndërtonin në të gjitha trevat e Turqisë Bullgarisë së sotme, Greqisë dhe Serbisë së sotme.[43]

Për mjeshtër muratorë të Dibrës shkruan edhe një autor tjetër (Henry Tozer, 1869), duke i quajtur si më të mirët në Turqinë Evropiane[44], andaj shkrimet e autorëve sllavë për arkitekturën popullore në gadishullin tonë, duhet parë si të motivuara nga politika ditore me qëllim të mohimit të vlerave tona të etnokulturës dhe traditës së ndërtimeve.

Sipas Mark Krasniqit, për shtëpitë shqiptare kanë shkruar edhe këta autorë të huaj: Nopca, Hahn, Shtajnmerc, Degrandi, Bue, Haslluku, Miha?evi?i etj.[45]

Shtëpitë e qytetit të Mitrovicës e Vushtrrisë, për kah stili arkitektonik vlerësohen si objekte mjaftë luksoze të kohës, që ndërtoheshin gjatë shekullit XIX e XX, nëpër qytetet e Shqipërisë veriore.

Shtëpitë me çardak të hapur por dhe ato me çardak të mbyllur në qytetin e Mitrovicës, shënonin avancim në arkitekturën qytetare, duke fituar tipare të mirëfillta të banesës qytetare shkruan Bektesh Vidishiqi.[46]

Ndër shtëpitë në Mitrovicë, që i përballuan kohës deri vonë, e që për kah stili arkitektonik ja vlen të përmenden janë shtëpitë: familjes Kyrougli, Xhelal Zajmit, shtëpia pranë mullirit në rrugën e Suhadoliit[47] por ka pasur edhe shumë shtëpi tjera në bërthamën e vjetër të qytetit, ajo që është më rëndësi të përmendet është shtëpia e lindjes por edhe shtëpia e ndërtuar nga Xhafer Deva, shtëpia e mjekut kirurgut hebre nga Mitrovica Neheim Shefajnt etj.

Fejaz Drançolli, në studimet e tij për banesën qytetare ne qytetin e Mitrovicës, shkruan se gjatë fundit të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, kishte ndikime te artit perëndimor. Me stil të ndikimit të kulturës perëndimore, ai veçon shtëpinë e Burhan Vocës, shtëpinë me shtrirje horizontale në Trepcë, pronë e familjes Tupella, shtëpinë e Xhafer Devës, shtëpinë e Ismajl Shipolit, një shtëpi më ballkon të ndërtuar në fillim të shekullit XX, në rrugën Xhafer Deva. [48]

Përveç objekteve të banesës qytetare nëpër fshatra të kësaj zone kishte edhe mjaftë kulla të ndërtuara. Zakonisht kullat e kësaj ane ishin dy katesh më planimetri të avancuar arkitektonike, por të pajisura me frëngji për tu mbrojtur në rast të rrezikut të ndonjë sulmi nga jashtë në kompleksin banesor të familjes.

Kulla e Hasan Miftarit, fshati Vllahi, komuna e Mitrovicës. Fotografuar nga Emin Sallahu dhe Qazim Namani

Kullat e kësaj ane kryesisht kishin planimetri katrore, këndë drejtë, të cilat mbuloheshin me tjegulla tradicionale, por edhe me rrasa guri. Këto objekte kryesisht ndërtoheshin nga familjet me ekonomi të zhvilluar, dhe me numër më të madh të anëtarëve të familjes. Për rreth të kullave në këtë rajon nderoheshin edhe objektet tjera përcjellëse me karakter ekonomik e social.[49]

Ndër kullat e kësaj ane që ja vlen të përmenden janë: Kompleksi i kullave të familjes së Isa Buletinit, kulla e Nezir Zasellës, në fshatin Zasellë, kulla e Sefedin Abazit në fshatin Kodër, Kulla e Hajzer Latës – Pecit në fshatin Zhazhë, Kulla e Tupellve ne fshatin Kçiç, Kulla e Halim Miftarit në fshatin Vllahi, Kulla e Ajet Malës në fshatin Vllahi, Kulla e Imer Pecit në fshatin Rahovë, Kulla e Hamit Veselit, në fshatin Koshtovë, komuna e Albanikut etj.[50]

Trashëgimia jonë arkitektonike në fushën e ndërtimeve popullore në fshat dhe në qytet, krahas vlerave madhore dhe tipareve thelbësore të saj, shquhet edhe për lidhjen e ndërtimeve me truallin[51]. Në arkitekturën popullore, përveç faktorëve ekonomiko-shoqërorë, një rol të rëndësishëm në karakterin e saj luajnë edhe kushtet klimatike dhe materialet rrethanore të ndërtimit[52].

Gjatë shekullit XIX, arkitektura e banesave në qytete me gjithë përparimet e bëra, ishte ende nën ndikimin e faktorëve që e pengonin emancipimin dhe zhvillimin e saj të lirë. Fanatizmi, hakmarrja, grindjet dhe hasmëritë, ishin faktorë të rëndësishëm shoqërorë që ndikonin në ndërtimin e objekteve me karakter të mbyllur mbrojtës me objekte banimi të fortifikuara siç janë kullat.[53]

Në disa fshatra të komunës së Mitrovicës dhe Vushtrrisë, gjatë kësaj periudhe ishin ndërtuara disa kulla si objekte të fortifikuar, por në bërthamën e këtyre qyteteve,  kishim të zhvilluar mjaftë shumë tipologjinë e objekteve të banimit me tipologji të hapur, me shtëpi të bukura brenda një kompleksi banesor, të mbyllur me mure rrethuese të oborrit.

Për dallim nga qytetet tjera të Shqipërisë veriore, ku në bërthamën e qyteteve krahas shtëpive tjera kishte edhe kulla të fortifikuara. Në qytetet verilindore të Kosovës së sotme, duke i përfshirë edhe qytetet Mitrovica dhe Vushtrria, nuk kishte kulla me frëngji, por kishte shtëpi të hapura impozante, të bukura qytetare të quajtura kënaçet e bejlerëve të aristokracisë feudale. Këto shtëpi ishin të pajisura me verandë (çardak), prej nga shikohej tërë oborri dhe dyert dhomave brenda objektit. Veranda përbente arterien kryesore të lëvizjeve në oborr por edhe brenda shtëpisë. Kryesisht veranda ndërtohej në kat dhe lidhej me oborrin përmes shkallëve të jashtme, ndërsa me derë të hapur gjatë stinës së verës lidhej me dhomat në kat. Këtë tipologji të banesës qytetare e hasim në të gjitha qytetet e Kosovës së sotme.

Kah fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, në këto dy qytete vërejmë një stil të ri të ndërtimit të objekteve me ndikime evropiane.

Bashkekzistenca e tipareve fshatare me ato qytetare është fakt i njohur në të gjitha trevat shqiptare, kur gjatë shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX, ndikimi i banesës fshatare mbi atë qytetare ishte mjaft i ndjeshëm[54]. Marrëdhëniet ndërmjet banesës fshatare dhe asaj qytetare, duhet shikuar kryesisht lidhur me huazimet, me kahen dhe me dendësinë e tyre, që pa dyshim janë pasqyrim i raporteve fshat-qytet, që në formacionet e shoqërisë me klasa paraqesin gjithmonë kontradiktat dhe dallimet e natyrës ekonomike[55].

Në arkitekturën popullore, përveç faktorëve ekonomiko-shoqërorë, një rol të rëndësishëm në karakterin e saj luajnë edhe kushtet klimatike dhe materialet rrethanore të ndërtimit[56].

Tradita e ndërtimit të objekteve të banimit ishte mjaftë e zhvilluar edhe në fshatrat e kësaj treve. Në shekullin XIX, tipologjia e shtëpisë qytetare kishte depërtuar edhe në fshatrat e thella të Shalës. Ndër shtëpitë më të bukura që i mbijetuan kohës ishin shtëpia e familjes Bllata në Rashan, Kcic, kompleksi i ndërtimit të shtëpive në fshatin Studime, Gojëbulë, Karaqë, Boshlan, Gumnishtë, Boshlan, Skromë, Zasellë, Vllahi, Ceceli, Vidishiq, Bajgorë e fshatra tjera.

Trashëgimia arkitektonike në përgjithësi, dhe ndërtimet në lëmin e banesës qytetare shqiptare, janë vepër e mjeshtërve popullorë, që ishte shkollë e përvojës shekullore, e cila trashëgohej brez pas brezi, dhe përvetësohet nëpërmjet punës.[57]

Në qytetin e Mitrovicës dhe të Vushtrrisë me rrethinë, në shumë shtëpi janë hasur edhe simbole të kultit, ku religjioni ka lënë gjurmë përmes simboleve të skalitura në objekte ndërtimore.

Në shumë objekte arkitektonike e shtëpi të kësaj ane haset shpesh të gjejmë të skalitur simbolin e diellit, hënës, gjarprit, vulvës, por edhe ornamente tjera gjeometrike, zoomorfe e florale të cilat dëshmojnë gjurmë të lashta të artit dardan të trashëguar brez pas brezi deri në ditët e sotme nga mjeshtër popullorë të kësaj ane.

Kompleksi banesor përbëhej nga një numër objektesh, ku në mes të oborrit e larguar nga rruga kryesore ndërtohej shtëpia e banimit, e rrethuar me oborre të gjelbëruara. Pranë rrugës kompleksi banesor e kishte një oborri pak më të vogël, në të cilin ishin ndërtuar objektet tjera përcjellëse me karakter ekonomik si: Plemja, Stalla, Koshi, Koteci etj. Po ashtu pranë dyerve të oborrit në drejtim kah rruga ishte oda për pritje të mysafirëve, në të cilën qëndronim burrat e familjes.[58]

Simbolet në objektet e banimit reflektojnë vetëdije kulturore, dhe të njëjtat i gjejmë në ornamentikën e artit tonë popullor vendas,[59]të realizuara në gurë, dru, tekstil e metale. Vlen të theksohet se ornamentika e simboleve të kultit, që nga kohët e lashta, në traditën e popullit tonë më së miri të ruajtura në kostumet tona popullore.

Prania e kultit të diellit te popullata autoktone e qytetit të Mitrovicës e Vushtrrisë me rrethinë, ishte i pranishëm që nga antikiteti (Madje ka indikacione edhe më herët), tek paraardhësit e shqiptarëve të sotëm, iliro-dardanët[60], por ne mendojmë se simboli i kultit të diellit dhe hënës si simbol i plleshmërisë në artin tonë popullorë kanë zanafillën që nga kohët e hershme të qytetërimit pellazgo-dardan.

Paraqitja e kultit të diellit në objektet e banimit në fshatrat e Shalës, në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë

Në muret e oborreve, shtëpive, por edhe në objektet e kultit e varreza të kësaj ane format e kultit të diellit të skalitura në gurë, paraqiten me rrathë koncentrik, skalitje të diellit me shpërndarje të rrezeve, dhe me vorbulla e rozeta të ndryshme.

Simbolin e kultit të diellit dhe simbolin e hënës së re e hasim shpesh të skalitur në muret e shtëpive dhe oborrit, pranë dyerve hyrëse, në kënde te mureve, në oxhaqe, objekte të kultit, në djep, maxhe, hambarë, mullinj, vegla pune, kostume, stoli etj.

Yllin gjashtë cepash në traditën e artit tonë popullorë e gjejmë në të gjitha materialet. Ky simbol haset ne objektet e banimit, objektet sakrale (fetare), hidraulike (ura, çeshme, kroje, mullinj), në djep, magje, stoli të ndryshme, vegla pune enë. Këtë simbol e hasim në tempuj, kisha, xhami, teqe, tyrbe, sinagoga, andaj edhe mund ta konsiderojmë se simbol të kultit që ju përket të gjithë popujve, pra simbol ndërkulturorë në të gjitha objektet e besimit monoteist.

Si simbole gjeometrike, në shtëpitë e kësaj ane janë hasur mjaftë shumë të skalitura simboli i vulvës (trekëndëshi), katërkëndëshi, rombi, romboidi, vijat zik-zake, valore, vijat paralele, kanelyrat në gurët pranë portës hyrëse dhe kënde të shtëpive. Këto simbole në këtë trevë hasen të skalitura edhe në djep, magje, vegla pune, kostume dhe në gurë varresh.

Në murin e oborrit të një shtëpie banimi në fshatin Studime të Vushtrrisë, gjatë përnjohjes së terrenit e kemi gjetur të skalitur simbolin e peshores (drejtësisë) me karakter ekonomiko-social. Mjeshtri ynë i traditës popullore me këtë simbol e ka paraqitur barazinë gjinore, foto 2. Në këtë simbolikë vërehet qartë peshorja në mesë, ndërsa anash dy trekëndësha që simbolizojnë vulvën apo gjininë mashkullore e femërore, sipër këtyre dy trekëndëshave janë skalitur dy simbole të kultit të diellit, që paraqesin të drejta të barabarta për të dy gjinitë.

Përveç simboleve të kultit të skalitura në gurë, në muret e objekteve të banimit hasim edhe brinjë të demit, capit, dashit, buallit, rrota të qerreve, plugu, kosa drapri, patkonj të kuajve, pemë dhe prodhime bujqësore (hudhra, speca të kuqë, duhan, molla, dardha, leka (pacerrka), fshesa, zgjella, grabuja), si simbole për mbrojtje nga syri i keq dhe mbarësi. Gjatë përnjohjes së terrenit në shtëpinë e Latif Hysenit në fshatin Gumnishtë, ne i kemi hasur brirët e dashit të varura në murin e shtëpisë, (shih foton 3).

Simbole të ndryshme të kultit në fshatrat e Shalës në komunën e Vushtrrisë, Foto 1. Trim Latifi. Foto 2 e 3 Emin Sallahu e Qazim Namani

Simbole kosmologjike, sociale dhe mitologjike në objektet e banimit në fshatrat e komunës së Vushtrrisë: Simbolikë kosmologjike në fshatin Boshlan, fotografuar nga Trim Latifi, barazia gjinore si simbol i statutit social mes gruas dhe burrit, i skalitur në gurë nën fshatin Studime, si dhe brirët e dashit, të varura në murin e shtëpisë së Latif Hysenit në fshatin Gumnishtë, fotografuar nga Emin Sallahu e Qazim Namani, dëshmojnë për artin e përsosur tradicional të popullatës shqiptare të kësaj ane.

Gjatë ndërtimit të objekteve të banimit që nga mesi i shekullit e deri në shekullin XX, në shumë objekte të banimit, në fshatrat e Shalës së Vushtrrisë, ishte skalitur edhe ora diellore, si e arritur e kohës për matjen e kohës.

Orë diellore në fshatin Boshlan, fotografura nga Trim Latifi dhe tre fotot tjera orë diellore në fshatin Gumnishtë, fotografuar nga Emin Sallahu e Qazim Namani

Nga duart e vyera të mjeshtrit popullorë shqiptar nga këto anë nga materiali i gurit ishin punuar edhe enë të ndryshme për amvisni, dhe rrathë (mure) të puseve.

Foto 1 dhe 3, Fshati Gumnishtë, Komuna e Vushtrrisë. Foto 2. Fshati Vllahi, komuna e Mitrovicës, fotografuar nga Emin Sallahu e Qazim Namani

Mjeshtër të njohur të përpunimit të gurit, gdhendjes me dalta të drurit, artistët e punimit të oxhaqeve dhe gdhendjes së simbolikës së kultit dhe ornamenteve thjerra gjeometrike, punonin në qytete por edhe në zona të thella malore. Këta mjeshtër të zotë ishin bartës të traditave popullore të artit tradicional që nga periudhat e hershme të gurit e deri në kohët bash kohore.

Niveli i lartë i ngritjes profesionale dhe shija e hollë artistike e tyre duket qartë në ndërtimet e trevës së shalës e më gjerë.

Nga kjo trevë me traditë të lashtë për përpunimin e gurit, që kjo zeje u zhvillua shumë edhe në shekullin e XIX dhe fillim të shekullit XX, duke pasur edhe punishte afër fshatit Zhazhë, të cilën e udhëhiqte familja Buletini, e cila u bë e njohur për dërgimin e gurëve të përpunuar edhe në portet detare të Selanikut.

Në shekullin XIX, filluan reformat e thella edhe në ekonominë familjare. Në këtë periudhë fillon shuarja e esnafeve dhe forcimi i ekonomive fshatare, duke e shthurur sistemin timar, u përhapën çifligjet, dhe filloj te zhvillohet ekonomia monetare.[61]Në këtë periudhë rolin e esnafeve e morën institucionet shtetërore, u ngritë vetëdija shoqërore dhe filluan të krijohen shtetet e para kombëtare. Zhvillimi i hovshëm teknologjik, ndikoj që nëpër këto dy qytete të kalojë hekurudha e cila e lidhte këtë trevë me  Shkupin, Selanikun, por në veri edhe me qytetet e zhvilluara evropiane. Kjo shënoj një periudhë të depërtimit të kapitalit të huaj dhe rënien e zejeve të vjetra, por në këto kushte u mundësua edhe një zhvillim më i hovshëm urbanistit dhe ekonomik të Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Kjo ndërmarrje e përpunimit të gurit afër Mitrovicës ndikojë që nga tërë rajoni të dalin talent dhe mjeshtër të rrallë për skalitje në materiale të forta.

Gdhendësit e shkollës së krijuar autoktone me mjeshtër të spikatur nga rajoni i Shalës, shpejt u bënë të njohur në rajon. Shembuj të shkëlqyera të skalitjes në gurë edhe sot i gjemë simbolet e ndryshme në rrënojat e shtëpive të vjetra dhe kullave të kësaj zone. Në muret e shtëpive të zonës gjenden simbole imagjinare, të motivuara nga përshkrimet fetare të apokalipsit me plotë simbole solare e htonike, ku kemi gjetur motive të kultit të gjarprit në Kullën e Hasan Miftarit në fshatin Vllahi, komuna e Mitrovicës (shih foton 4).

Në këndin e një shtëpie të banimit, në fshatin Gumnishtë në komunën e Vushtrrisë, gjatë përnjohjes së terrenit në vitin 2009, kemi hasur të skalitura në gurë shkronjat CHR, që kjo ishte paraqitur krishterimi me iniciale. Mendojmë se ky guri është bartur nga themelet e kishës së fshatit në lokalitetin arkeologjike Katundisht.

Simbole të ndryshme religjioze: Foto 1. fshati Skromë, Foto 2. fshati Gojbulë, Foto 3. Fshati Gumnishtë, Foto 4. fshati Vllahi, fotografuar nga Emin Sallahu e Qazim Namani

Shtëpitë e ndërtuar në rajonin e Shalës së Mitrovicës e Vushtrrisë, sot paraqesin një pasuri të madhe si vlerë historike kombëtare, që pasqyron punën dhe nivelin e lartë të mjeshtërve të kësaj ane për të realizuar vepra arkitektonike dhe komplekse urbanistike.

Në shekujt XIX e XX-të, Shtëpitë e zjarrit punoheshin me oxhak, dhe kishte filluar të përhapet stili i ndërtimit të shtëpive fshatare me verandë (Çardak).

Shqiptarët muhaxhirë i kishin odat si dhoma të posaçme, në të cilat flinin meshkujt dhe aty prisnin  mysafirët. Oda u zhvillua shumë dhe tani nuk përbëhej vetëm prej një kthine. Si risi ata e sollën dhe gëlqerosjen e shtëpive[62].

Mendojmë se oxhaku është përdorur edhe para ardhjes së muhaxhirëve, por ndoshta me përmasa shumë më të vogla, nëpër fshatra sesa në qytetet e Kosovës së sotme.

Këto vepra arkitektonike ishin krijuar nga dora e mjeshtërit tonë vendor dhe mendjes së tyre të trashëguar dhe ngritur në nivelin e lartë urbanistik.

Në banesat fshatare shqiptare hasen shenjat dhe motivet simbolike të bëra me gdhendje në gurë, në derë a në oxhak të vatrës familjare. Vatra është e lidhur me kultin e të parëve, me zjarrin. Këto motive zakonisht paraqiten me një gjarpër, një ose dy duar njeriu, takëmet e kafesë, armë, fytyra njerëzish, objekte të ndryshme të jetës familjare, bimë, lule, vegla pune, trupa qiellor, kafshë, shpendë dhe shenja të simboleve të kultit. Këto motive ndahen në dy grupe: me zanafillë vendore dhe me motive me prejardhje të huaj. Kemi dhe motive që janë shartim i traditës së lashtë vendore por me ndikime të huaja[63]. Flamur Doli gjithashtu përshkruan ornamentet popullore mbrojtëse të shtëpisë edhe në viset tjera të Kosovës, siç janë: motive nga kulti i diellit, kulti konik i gjarprit, kulti i gjinjve të gruas, e tjera që janë bartur gjerë në ditët e sotme si traditë e besimit pagan që hasen në fshatin Vërmicë. [64]

Flamur Doli, në librin Arkitektura vernakulare e Kosovës, i ka trajtuar në detaje simbolet e kultit, mitologjinë shqiptare, si dhe ornamentet popullore nga kompleksi i hyjnive mbrojtëse të shtëpisë. Paraqitja artistike e ornamenteve të kulteve solare dhe htonike në artin tonë tradicional të shprehura me skalitje në ndërtime popullore, është shprehje e plotë e kulturës shpirtërore, që mbijetoi në artin tonë nga besimet e lashta pagane.

Paraqitja artistike e ornamentikës nga kulti i diellit, shquhet për tiparet dalluese dhe karakteristike, si nga aspekti i karakterit përmbajtjesorë të figurave, po ashtu edhe për nga aspekti i teknikës së realizuar, duke veçuar disa lloje të paraqitjes së kultit të diellit dhe hënës.[65]

Në vijim ofrojmë dëshmi nga terreni, se si mjeshtri i jonë popullorë gjatë ndërtimit të shtëpisë, me duart e tij të arta, dhe me qekan, i ka skalitur  në muret e shtëpive simbolin e kultit të hënës, vulven dhe objektin e banimit.

Në disa raste në muret e oborrit të shtëpive të kësaj treve nga mjeshtri ynë popullore hasen të skalitura edhe mjetet e punës si çekiçi, pyka, kosa, drapëri etj. Një rast të tillë ne e këmi hasur në murin e oborrit të një shtëpie banimi në fshatinë Studimë të komunës së Vushtrrisë.

Mjeshtri i jonë i traditës së arkitekturës popullore, në veprat e realizuara shpesh lenë edhe mbishkrime të ndryshme. Në objektet e banimit shpesh here gjejmë mbishkrime edhe nga periudha e antikitetit, që nënkuptojmë se gurët për ndërtim janë bartur nga ndonjë lokalitet i afërm arkeologjikë. Mbishkrimet në muret e shtëpive ishin mjaftë të përdorura që nga periudhat e hershme të historisë e deri kah fundi i shekullit XX. Më së shumit në muret e ngritura gjejme data të punimit të tyre, e shpesh herë edhe emrat e pronarëve të shtëpive apo të mjeshtrit që e ka ndërtuar murin.

Foto 1 dhe 3, fshati Studime, Foto 2, fshati Boshlan, komuna e Vushtrrisë, Foto 4. Fshati Kcic, komuna e Mitrovicës. Foto 2, fotografuar nga Trim Latifi

Fillimet e kosmologjisë në truallin e Dardanisë lidhen me zanafillën e lindjes së jetës, besimit dhe artit. Vulva apo trekëndëshi, si simbol i pjellshmërisë, ka zanafillën që nga fillimet e para të religjionit në lashtësi.  Trekëndëshi  në besimet e më vonshme si te krishterimi, që simbolizon trini tetin, është huazuar nga themelet e teologjisë  së lashtë.

Foto 1, 2, 5 fotografuar nga Trim Latifi, Foto 3 e 4 Fotografuar nga Emin Sallahu e Qazim Namani

Dy trekëndësha që lidhen në një kënd, ku e formojnë “sëpatën dy tehesh”, që shpesh haset edhe e skalitur në gurë në gjetjet arkeologjike, sipas shumë studiuesve e simbolizojnë sëpatën si simbol të pjellshmërisë. Dy trekëndëshat e qëndisur në këtë formë (X), te krishterimi shprehin edhe origjinën e kryqit të Shën Andreut. Simboli kryesor i besimit të krishterë Kryqi (dy V), të bashkangjitura, në anë të kundërt, është figura gjeometrike, më e lashtë që e ka shprehur femrën në parahistori dhe më vonë.[66]

Flamur Doli, në studimet e tij për simbolet e kultit, vëmendje të veçantë ju kushton edhe besimit htonik te shqiptarët, ku një kapitull të veçantë ia ka kushtuar edhe kultit të gjarprit, si mbrojtës i shtëpisë dhe paraqitjes së tij, i gdhendur në gurë në objektet e banimit.[67] Gjarpri në lashtësi ka qenë simbol i botes se nëndheshme, e rikrijimit, e mbrojtjes dhe e rrezikut, e pushtetit, etj.

Origjina e simboleve, që sot hasen te objektet e ndërtimit në rajonin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, i përkasin periudhës së krijimit të besimit në mendjen e njeriut, gjë që dëshmojnë traditën autoktone, të besimit dhe krijimit të simboleve artistike, me plotë botëkuptime teologjike shumë të lashta.

Simbolet e kultit të punuar me motive florale e simbole të besimit, bëheshin për arsye të mbrojtjes së trupit, nga tragjeditë dhe vuajtjet prej lëndimeve nga njerëzit shpirtzi. Nga frika e vdekjes, njeriu është mbështetur te mëshira, dhe ndihma e zotit, andaj për të shpëtuar nga fatkeqësitë e ndryshme, në objektet e banimit, por edhe në kostume, njeriu ka bartur shumë simbole të kultit, që simbolizonin zotin.

Për ti kuptuar simbolet, duhet të njohim besimin e krijuesve të tyre, dhe çfarë kanë dashur t dashur të shprehin me to. Hapi i parë në këtë drejtim është pranimi i faktit se: Pellazgo-dardanët, ishin krijuesit e miteve të Evropës para-historike që na kanë mbërritur nga autorët e lashtë shkruan Fatbardha N. Demi.[68]

Po ti analizojmë me kujdese simbolet e kultit të paraqitura në këtë punim, do të kuptojmë, hapat e parë të besimit të njeriut, që nga periudha e neolitit e deri në ditët e sotme.

Simbolet e përdorura gjatë punimeve ne gurë, dru e tekstil, dhe ne përgjithësi ne artin e neolitikut në lashtësi, mund të pohojmë se te populli ynë këto simbole janë përdorur pa ndërprerje në të gjitha periudhat historike, e deri në kohën e sotme. Këtë e pohojnë edhe studiuesit e besimit, të cilët pohojnë se gjatë gjithë zhvillimit të shoqërisë njerëzore, disa simbole të shenjta, kanë mbetur të pandryshuara deri në ditët e sotme.

Tradita popullore e gdhendjes së gurit në këto anë, e frymëzuar nga traditat e lashta të mjeshtërve vendorë, që e ka arritur nivelin më të lartë gjatë shekullit XIX e XX. Këtë traditë të gdhendjes së simboleve të kultit e dëshmon edhe simbolika e punimit të oxhakut në shtëpinë e familjes Bllata në fshatin Rashan.

Shtëpia e Fazli Bllatës gjendet në fshatin Rashan, të komunës së Mitrovicës. Kjo shtëpi e ndërtuar me një teknikë të lartë të ndërtimit në një kodrinë piktoreske që shtrihet diku rreth 500m në anën e djathtë prej shkollës së fshatit pasqyron vlerat etno-kulturore të rajonit. Guri i oxhakut i punuar në vitin 1934, tregon më së miri për traditën e skalitjes së gurëve nga mjeshtër popullorë të kësaj ane. Motivet e skalitura në këtë gurë janë të punuara në mënyrë   përsosur ku kemi paraqitjet simetrike të figurave dhe simboleve me domethënie që i japin kuptim të plotë gjendjes politike, sociale dhe ekonomike për popullatën shqiptare në mes të dy luftërave botërore.[69]

Siç shihet poshtë në të dy anët e gurit të skalitur edhe në kohët e vona, paraqiten brinjët e cjapit si simbol i lashtë i besimit pellazgo-dardane. Sipër gurit ku ndizej vatra në të dy anët është skalitur ena e ushqimit dhe simbolet e lashta astrale të hënës dhe diellit, që tregojnë mikpritjen dhe bujarinë e familjeve shqiptare. Në pjesën qendrore të gurit është skalitur ylli gjashtë cepash, ndërsa në qendër të bashkimit të dy trekëndëshave barabrinjës është paraqitur rozeta si simbol i diellit. Në ketë oxhak janë skalitur dy katrore që peshojnë në brinjë, ndërsa mbi këta dy katrorë prapë janë skalitur dy yje pesëcepëshe po ashtu të mbyllura në rreth. Paraqitja e katrorit në gur përfaqëson tokën, vendin në besim. Në të dy anët është skalitur nga një katërkëndësh dhe nga një rozetë në lëvizje në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Edhe pse rozetat paraqiten në drejtim të kundërt me akrepa të orës, këtu katërkëndëshi na paraqitet në formë të rregullt, mendojmë që simbolizon jetën, paqen  unitetin, e bashkimit të fiseve që na paraqiten të punuara sipër dy katërkëndëshave.

Shtëpia e Fazli Bllatës, në fshatin Rashan, komuna e Mitrovicës, fotografuar mga Emin Sallahu e Qazim Namani

Përfundim:

Bazuar në studimin e tipologjisë së banesës popullore në qytetin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë me rrethinë, mund të pohojmë se në të shumtën e rasteve objektet e banimit ishin të tipit urban qytetar me shtëpi të bukura me qoshk, çardak dhe hajat, por ky stil i ndërtimit fal mjeshtërve vendorë ishte përhapur edhe në fshatrat e kësaj treve.

Objektet e banimit të kësaj zone i përkasin stilit të banesës së hapur, ku çdo objekt i banimit dhe objektet tjera për rreth, zënë vend dhe pozicionet më të shfrytëzueshme brenda një kompleksi banesor të thurur me mure. Këto vepra arkitektonike të punuara me stil të lartë dhe me shumë simbole të kultit u ndërtuan nga mjeshtër vendor të trevës.

Nëse i analizojmë pa njëanshmëri, por me vëmendje dhe parime shkencore simbolet e kultit në objektet e banimit të kësaj treve, mund të vijmë në përfundim se arkitektura popullore dhe simbolet e kultit, ju kanë përballuar më së miri kohëve, në ruajtjen e artit burimor të krijuar, krahas me popujt dhe trevat tjera që nga lashtësia, por me tipare të veçanta që e dëshmojnë traditën e lashtë të banesës popullore.

Kjo popullatë autoktone shqiptare, përmes artit të shprehur në kulturën e tyre,  ruajti edhe kulturën e lashtë të qytetërimit, Siç shihet nga shumë burime të ndryshme, dëshmohet autoktonia e popullatës autoktone dardane në Dardaninë qendrore, duke e përfshirë edhe rajonin e Mitrovicës e Vushtrrisë.

Si rajon me një qytetërim shumë të lasht dhe të zhvilluar me begati natyrore dhe minerale ndikuan që arkitektura popullore e kësaj treve ti ruaj të gjitha tiparet e një tradite autoktone, burimore dardane, që lidhet me vet historinë mijëravjeçare antike, mesjetare e deri me sot të kësaj popullate.

Kjo popullatë autoktone si bartës e kulturës materiale e shpirtërore të një treve dikur të pasur ekonomike dhe etnokulture ruajti vlera të pa përsëritshme të artit parahistorik, antik e mesjetar në traditën e ndërtimeve dhe kulturën popullore të shqiptarëve në këtë rajon.

Burime dhe literature

1  Maliq Gashi: Trashëgimia Kulturore e Mitrovicës me rrethinë, Mitrovicë, 2023

2  Skender Rizaj: “Kosova gjatë shek. XV,XVI e XVII”, Prishtinë 1982

3  Evlia Çelebi: “Shqipëria 350 vjet më parë”, Tiranë Ribotim 2003

4  Qazim Lleshi: “Qytetet e Kosovës”, Prishtinë 1977

5  Dragan Cuki?: “Kosova  znamenitosti i lepote”, Prishtinë 1971

6  Sabri Laci: Gjeografia e Kosovës dhe trevat shqiptare përtej kufirit të republikës së Shqipërisë, Tiranë,

2006

7  Franc Nopca: Shqipëria katolike e veriut, Prishtinë, 2009

8  Mark Krasniqi: Gjurmë e gjurmime, Prishtinë, 1979

9  Fazli H. Hajrizi: Shkolla e mesme teknike në Mitrovicë, Prishtinë, 2014

10 Flamur Doli: Shkolla kosovare e mjeshtrit popullor shqiptar, Prizren, 1993

11 Grup Autorësh: “Vushtrria-Viciana me rrethinë”, Vushtrri, 2003

12 Abdullah Mulaku: “Disa të dhëna lidhur me lashtësinë e Vushtrrisë me rrethinë”, Mitrovicë, 2004

13 Valter Shtylla:  “Monumentet kulturore në Kosovë”, Tiranë, 1998

14 Abdullah Mulaku: “Disa të dhëna lidhur me lashtësinë e Vushtrrisë me rrethinë”, Mitrovicë, 2004

15 Aleksandër Meksi, Apollon Baçe, Emin Riza: “Berati historia dhe arkitektura”, Tiranë, 2011

16 Emin Riza Nijazi Haliti: Banesa qytetare kosovare e shekujve XVIII e XIX, Prishtinë, 2006

17 Emin Riza: “Arkitektura popullore dhe vlerësimi i saj”, Tiranë, 2013

18 Emin Riza:“Banesa popullore e Prizrenit”, Tiranë, 2013

19 Zoran B. Petrovi?: “Seoska Kuça i ognjista na Kosovu i Metohiji”, Glasniku i Muzeut të Kosovës,

Prishtine, 1962/63 Prishtinë, 1962/63

20 Franz Baron Nopsca: “Shqipëria katolike e veriut”, Prishtinë 2009, fq.44

21 Mill. J. Nikollajevi?: “Severna stara serbija Vojno geografska i istorijska studija, Beograd”, 1892

22 Faruk Zarshati: “Vepra të mjeshtërve tanë”, Tiranë 1983

23 Andromaqi Gjergji: “Mënyra e jetës në shekujt XIII-XX”, Tiranë, 2002

24 Betktesh Vidishiqi: Mitrovica në mijëvjeçar, Vështrim monografik, Mitrovicë, 2020

25 Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit: Trashëgimia e evidentuar e Kosovës, Prishtinë 2005

26 Pajazit Hajzeri: Përmbledhje e studimeve nga Trashëgimia kulturore, Prishtinë 2021

27 Grup Autorësh: Mitrovica me rrethinë, Mitrovicë, 1979

28 Grup Autorësh: Kosova dikur e sot, Beograd, 1973

29 Jeton Sallahu, Burim Rexhepi, Bedri Xhema, Zahir Kastrati: Çështje nga historia e Vushtrrisë me

   rrethinë, Prishtinë 2017

30 Kaltrina Igrishta, Lekë Shala, Anduena Halilaj: Kujtesë në gurë, Gdhendja e simboleve në kulla,

Prishtinë, 2023

31 Jeton Sallahu: Çështje nga historia e Vushtrrisë me rrethinë, Pjesa e dytë, Prishtinë, 2019

32 A. Meksi, A Brace. E. Rizaj, Gj. Kraiskaj, P. Thomo: Historia e arkitekturës në Shqipëri, Tiranë, 2016

33 Branisllav Nusic: Opis zemle i Naroda, Cetverti deo,  Novi Sad 1902, fq. 89, Branislav Nushiqi,

Kosova, Përkthimi në gjuhën shqipe, shtypi Lenagrafik, Prishtinë 2015

34 Ranko Findrik: Stara Kuca u Vuciternu; Enti Krahinorë për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore,

Prishtinë, Antikitetet e Kosovës, Vëllimi I, Prishtinë 1961

35 Izet Miftari: Viciana Vushtrria I, Prishtinë, 2021

36 Ali Muka: Ndërtimet fshatare shqiptare, shekulli XVIII XIX, Tiranë, 2007

37 Emin Riza: Banesa shqiptare me qoshk, Tiranë, 2019

38 Emin Riza: Arkitektura popullore dhe vlerësimi i saj, Tiranë, 2013

39 Emin Riza: Banesa popullore e Prizrenit, Prizren, 2013

40 Emin Riza: “Vepra të mjeshtërve tanë”, Lidhja e ndërtimeve popullore me truallin, Tiranë, 1983

41 Faruk Zarshati: “Vepra të mjeshtërve tanë”, Tiranë 1983

42 Zija Shkodra: Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë,

   Instituti i Historisë, Tiranë, 1984

43 Pirro Thomo: “Tradita e ndërtimeve në Shqipëri”, Tiranë, 1981

44 Emin Riza: “Pasuri e trashëguar në shekuj”, Banesa fshatare dhe ajo qytetare në raportet midis tyre,

Tiranë 1984

45 Faruk Zarshati: “Vepra të mjeshtërve tanë”, Tiranë 1983

46 Emin Riza: Qyteti dhe banesa qytetare shqiptare shekulli XV deri XIX, Tiranë, 2009

47 Zija Shkodra: Esnafët shqiptar shekulli XV deri XIX, Tiranë 1973

48 Sabit Uka: “Jeta dhe veprimtaria e sanxhakut të Nishit”, Prishtinë, 2004

49 Mark Tirta: “Pasuri e trashëguar me shekuj”, Mbi prejardhjen e disa motiveve në gur gdhendje në

shtëpitë shqiptare , Tiranë 1984

50 Flamur Doli: “Mitologjia Shqiptare në arkitekturën popullore”, Gazeta “Lajmi”, Prishtinë, 26,  Janar,

2008

51 Flamur Doli: Arkitektura Vernakulare e Kosovës, Prishtinë, 2009

52 Fatbardha N. Demi: Selenizmi-Besimi që sundon botën, Tiranë 2016

53 https://www.zemrashqiptare.net/neës/58978/qazim-namani-emin-sallahu-oxhaku-ne-shtepine-e-

fortifikuar-te-fazli-bllates.html

54 https://www.zemrashqiptare.net/neës/59728/qazim-namani-simbolet-e-kultit-te-veshja-e-grave-

shqiptare-ne-rajonin-e-medvegjes.html

[1] Maliq Gashi: Trashëgimia Kulturore e Mitrovicës me rrethinë, Mitrovicë, 2023 , fq. 44

[2] Po aty, fq. 45

[3] Skender Rizaj: “Kosova gjatë shek. XV,XVI e XVII”, Prishtinë 1982, fq. 218

[4] Evlia Çelebi: “Shqipëria 350 vjet më parë”, Tiranë Ribotim 2003, fq. 116

[5] Qazim Lleshi: “Qytetet e Kosovës”, Prishtinë 1977, fq. 248

[6] Dragan Cuki?: “Kosova  znamenitosti i lepote”, fq. 60

[7] Grup Autorësh: Mitrovica me rrethinë, Mitrovicë, 1979, fq. 81

[8] Po aty, fq. 82

[9] Grup Autorësh: Kosova dikur e sot, Beograd, 1973, fq, 758

[10] Po aty, fq. 758

[11] Maliq Gashi: Trashëgimia Kulturore e Mitrovicës me rrethinë, Mitrovicë, 2023 , fq. 231

[12] Sabri Laci: Gjeografia e Kosovës dhe trevat shqiptare përtej kufirit të republikës së Shqipërisë, Tiranë, 2006, fq.

101

[13] Po aty, fq.147

[14] Emin Riza: Banesa shqiptare me qoshk, Tiranë, 2019, fq.12

[15] Emin Riza: Arkitektura popullore dhe vlerësimi i saj, Tiranë, 2013, fq. 44

[16] Emin Riza: Banesa popullore e Prizrenit, Prizren, 2013 fq.23

[17] Franc Nopca: Shqipëria katolike e veriut, Prishtinë, 2009, fq, 44

[18] Mark Krasniqi: Gjurmë e gjurmime, Prishtinë, 1979, fq, 365

[19] Fazli H. Hajrizi: Shkolla e mesme teknike në Mitrovicë, Prishtinë, 2014, fq 43

[20] Po aty, fq. 43

[21] Flamur Doli: Shkolla kosovare e mjeshtrit popullor shqiptar, Prizren, 1993, fq.17

[22] Po aty, fq. 28 deri 90

[23] Grup Autorësh: “Vushtrria-Viciana me rrethinë”, Vushtrri, 2003, fq. 37

[24] Abdullah Mulaku: “Disa të dhëna lidhur me lashtësinë e Vushtrrisë me rrethinë”, Mitrovicë, 2004, fq. 72-73

[25] Valter Shtylla:  “Monumentet kulturore në Kosovë”, Tiranë, 1998, fq. 40

[26] Jeton Sallahu, Burim Rexhepi, Bedri Xhema, Zahir Kastrati: Çështje nga historia e Vushtrrisë me rrethinë,

Prishtinë 2017, fq. 104 deri 108

[27] Branisllav Nusic: Opis zemle i Naroda, Cetverti deo,  Novi Sad 1902, fq. 89, Branislav Nushiqi, Kosova,

Përkthimi në gjuhën shqipe, shtypi Lenagrafik, Prishtinë 2015, fq. 318

[28] Ranko Findrik: Stara Kuca u Vuciternu; Enti Krahinorë për mbrojtjen e monumenteve kulturore-Prishtinë,

antikitetet e Kosovës, Vëllimi I, Prishtinë 1961, fq. 261-274

[29] Po aty, fq.

[30] Izet Miftari, Viciana Vushtrria I: Prishtinë, 2021, fq. 318 deri 320

[31] Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit: Trashëgimia e evidentuar e Kosovës, Prishtinë 2005, fq. 88, 91

[32] A. Meksi, A Brace. E. Rizaj, Gj. Kraiskaj, P. Thomo: Historia e arkitekturës në Shqipëri, tiranë, 2016, fq. 696

[33] Ali Muka: Ndërtimet fshatare shqiptare, shekulli XVIII XIX, Tiranë, 2007, fq, 507

[34] Abdullah Mulaku: “Disa të dhëna lidhur me lashtësinë e Vushtrrisë me rrethinë”, Mitrovicë, 2004, fq. 100-101

[35] Aleksandër Meksi, Apollon Baçe, Emin Riza: “Berati historia dhe arkitektura”, Tiranë, 2011, fq.176

[36] Emin Riza Nijazi Haliti: Banesa qytetare kosovare e shekujve XVIII e XIX, Prishtinë, 2006, fq. 15

[37] Po aty, fq.15

[38] Emin Riza: “Arkitektura popullore dhe vlerësimi i saj”, Tiranë, 2013, fq. 53

[39] Po aty, fq. 53

[40] Emin Riza: “Banesa popullore e Prizrenit”, Tiranë, 2013, fq. 33

[41] Zoran B. Petrovi?: “Seoska Kuça i ognjista na Kosovu i Metohiji”, Glasniku i Muzeut të Kosovës, Prishtine,

1962/63 Prishtinë, 1962/63 fq.369-381

[42] Mill. J. Nikollajevi?: “Severna stara serbija Vojno geografska i istorijska studija, Beograd”, 1892, fq. 102

[43] Faruk Zarshati: “Vepra të mjeshtërve tanë”, Tiranë 1983, 420

[44] Andromaqi Gjergji: “Mënyra e jetës në shekujt XIII-XX”, Tiranë, 2002, fq. 44

[45] Mark Krasniqi: Gjurmë e gjurmime, Prishtinë, 1979, fq, 366

[46] Betktesh Vidishiqi: Mitrovica në mijëvjeçar, Vështrim monografik, Mitrovicë, 2020,  fq. 315,

[47] Po aty, fq 314, 315

[48] Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit: Trashëgimia e evidentuar e Kosovës, Prishtinë 2005, fq. 110 – 114

[49] Pajazit Hajzeri: Përmbledhje e studimeve nga Trashëgimia kulturore, Prishtinë 2021, fq.105

[50] Po aty, fq. 106 deri 126

[51] Emin Riza: “Vepra të mjeshtërve tanë”, Lidhja e ndërtimeve popullore me truallin, Tiranë, 1983, fq. 3

[52] Faruk Zarshati: “Vepra të mjeshtërve tanë”, Tiranë 1983, fq. 98

[53] Zija Shkodra: Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i

Historisë, Tiranë, 1984, fq, 351

[54] Pirro Thomo: “Tradita e ndërtimeve në Shqipëri”, Tiranë, 1981, fq. 17

[55] Emin Riza: “Pasuri e trashëguar në shekuj”, Banesa fshatare dhe ajo qytetare në raportet midis tyre, Tiranë 1984,

  1. 89

[56] Faruk Zarshati: “Vepra të mjeshtërve tanë”, Tiranë 1983, fq. 98

[57] Emin Riza: Qyteti dhe banesa qytetare shqiptare shekulli XV deri XIX, Tiranë, 2009, fq. 393

[58] Po aty, fq.

[59] Kaltrina Igrishta, Lekë Shala, Anduena Halilaj: Kujtesë në gurë, Gdhendja e simboleve në kulla, Prishtinë, 2023,

  1. 12

[60] Jeton Sallahu: Çështje nga historia e Vushtrrisë me rrethinë, Pjesa e dytë, Prishtinë, 2019, fq. 27

[61] Zija Shkodra: Esnafët shqiptar shekulli XV deri XIX, Tiranë 1973, fq.513

[62] Sabit Uka: “Jeta dhe veprimtaria e sanxhakut të Nishit”, Prishtinë, 2004, fq. 228-229

[63] Mark Tirta: “Pasuri e trashëguar me shekuj”, Mbi prejardhjen e disa motiveve në gur gdhendje në shtëpitë

shqiptare , Tiranë 1984, fq. 64-65

[64] Flamur Doli: “Mitologjia Shqiptare në arkitekturën popullore”, Gazeta “Lajmi”, Prishtinë, 26,  Janar, 2008

[65] Flamur Doli: Arkitektura Vernakulare e Kosovës, Prishtinë, 2009, fq. 340 deri 395

[66] https://www.zemrashqiptare.net/neës/59728/qazim-namani-simbolet-e-kultit-te-veshja-e-grave-shqiptare-ne-

rajonin-e-medvegjes.html

[67] Flamur Doli: Arkitektura Vernakulare e Kosovës, Prishtinë, 2009, fq. 396 deri 399

[68] Fatbardha N. Demi: Selenizmi-Besimi që sundon botën, Tiranë 2016, fq. 97

[69] https://www.zemrashqiptare.net/neës/58978/qazim-namani-emin-sallahu-oxhaku-ne-shtepine-e-fortifikuar-te-

fazli-bllates.html

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu