ARKIVI:
18 Prill 2025

    Lufta që u shmang për një fije

    Shkrime relevante

    Hudhrat e klaneve dhe karriget e vogla

    Nga: Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Një sarkazëm e butë për një...

    Kush ia ka më shumë frikën PISA-s? Ministritë tona të arsimit, apo punonjësit arsimorë ?

    Nga: Lirim Gashi, Prizren __ Ne shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut...

    Në pritje të ‘tymit të bardhë’!

    Florim Zeqa E paprecedent është sjellja e kryesuesit të Kuvendit, por më...

    Kur një dashuri përfundon

    Lis Bukuroca, Gjermani Kur përfundon një dashuri, qëndrimi më logjik, më racional...

    Shpërndaj

    Në foto: anëtarë të bandës së Tako Arvanitasit të zanun nga ushtria e policia greke.
    Agim Morina, Londër
    Kaçakët, të udhëhequn nga Tako Arvanitasi dhe vëllai i tij Kristoja, kishin përvojë me rrëmbimin e njerëzve dhe kishin përdorë atë si burim fitimprumës financiar për shumë vite. Megjithatë, kapja e Lordit Muncasteri, e grues së tij, e Frederick Vynerit (nip i Kontit de Greyi), diplomatit Edward Herberti dhe e avokatit Ned Lloydi, grues dhe bijës së tij, dhe një diplomati italian, Alberto de Boyli dhe sekretarit të tij, u tregu me qenë ma e vështira për me u realizu, nga krejt ajo që kishin parashiku ata. Me turistët ishte edhe ciceroni suliot, Aleksandër Anemojani (Alexandros Anemoyiannis) dhe katër policë. Në sulm dy policë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën.
    Arvanitasi dhe banda e tij kërkuen në fillim 32 mijë stërlina, e masandej e rritën në 50.000 stërlina për lirimin e pengjeve dhe amnisti për ta. Si gjest të vullnetit të mirë kaçakët i lanë të lirë femrat dhe dy policët e plagosun. Lord Muncasteri u zgjodh që të shkonte në Athinë për të sjellë paratë dhe amnistinë për kaçakët. Qeveria britanike kërkoi nga qeveria greke që t’i pranojë kushtet e kaçakëve, por ministri i Mbrojtjes, Skarlatos Soutsosi, nuk pranoi dhe në vend të kësaj dërgoi ushtrinë e policinë që të ndiqnin kaçakët.
    Banda e Tako Arvanitasit iku nga mali Penteli, në malin Oropos, e masandej u ndalën afër katundit Dilesi. Në ballafaqimin e armatosun që ndoqi, në mes të kaçakëve dhe trupave greke, mbaroi me vdekjen e 10 ushtarëve, tue përfshi pengjet. Shtatë kaçakë u vranë, përfshi vëllain e Takos, Kriston. Ndërsa vetë Tako Arvanitasi me të 14 kaçakë arritën me ikë prej beteje.
    Ky incident u ba ashkak që Britania kërcënoi me luftë Greqinë, por ndërhyni Rusia tue dalë në anën e Greqisë. Kriza u shmang pasi Greqia nisi një fushatë të madhe kundër kaçakëve. Edhe pse disa prej njerëzve që i arrestuen, në fakt, nuk kishin lujtë ndonjë rol në rrëmbim, kjo zbuti tensionet ndërkombtare dhe në masë të madhe reduktoi numrin e rrëmbimeve të mapastajme në vend.
    Tako Arvanitasi u gjet dhe u vra tek dy vjet ma vonë. Ministri i Mbrendshëm dhe ministri i Mbrojtjes dhanë dorëheqje, me 9 qershor 1870. Dhe në fund, Greqia u detyru me i kompensu familjet e viktimave me 22 mijë stërlina. Kryeministri, Thrasivoulos Zaimis, dha dorëheqje me 22 qershor.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu