ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Vuçiqi heq maskën në sallën e OKB-së: Një lojë e çmendur që do të përfundojë me luftë të re në Ballkan

Shkrime relevante

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Shpërndaj

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë
___

Presidenti serb Vuçiq shpërfaqet plot indinjatë me rastin e miratimit të rezolutës së OKB-së e inicuar nga Berlini për gjenocidin serb [1995] në Srebrenicë. Në Serbi këtij zemrimi të shprehur me kaq vulgaritet i bëhet jehonë e lloit të vet.

Në ditët dhe javët e fundit, debati është intensifikuar në qarqet politike perëndimore dhe media, nëse qëndrimi i Perednimit në raport me sjelljet e Serbisë në Bosnjë dhe Kosovë duhet të ndryshojë. Ky diskurs i referohet kryesisht sjelljeve të lidershipit të Republikës Serbe në Bosnjë në raport me të ardhmen e shtetit të Bosnjës e Hercegovinës, por edhe qëndrimeve të Serbisë ndaj Kosoëvs. Këtu bëhet fjalë për agresionin serb në Banjë [Banjska] në Kosovë më 24 shtator 2023, e që do të vazhdojë me vulgaritetin e delegacionit masiv serb më 23 maj në Njujork, me rastin e miratimit të rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë. Jashtë vëendjes nuk ka mbetur gjithësesi edhe sjellja aspak parlamentare të delegacionit serb në takimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje, me ç’rast Kosova u pranua anëtare e asociuar e kësaj asambleje.

Kjo histori, lidhur me prosperimin e Kosovës drejt NATO-s duket se ka zënë fill që me hapjen e mundësisë së shndërrimit të FSK-së në Ushtri mbrojtëse dhe së fundmi ka bërë hapa të venerueshëm përpara, me vizitat e njëpasnjëshme të diplomatëve amerikan e britanik në Prishitnë, fill pas vizitës së presidentit kinez në Beogrd.
Këtij hapi prosperues të Kosovës në NATO i paraprinë dy vizitat e fundit të personaliteteve të larta të SHBA-ve në Kosovë – ajo e nënsekretares së Departamentit të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen më 19 maj dhe fill pas saj, më 20 maj një tjetër përfaqësuese nga Departamenti i Shtetit Amerikan, Zëvendës Ndihmës Sekretaren nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick.
Në rrjetin social kryeministri i Kosovës, atë ditë, kishte këtë shënim: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatja, mikja dhe partnerja jonë historike, aktuale dhe e së ardhmes. Fuqizimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, është prioritet i ynë.”[1]

Fill pas këtyre zhvillimeve Vuçiqi hedhë maskën, na shfaqet ai që është: një luftëtar tipik serb që pregaditet t’ia vë zjarrin sërish Ballkanit.

E gjitha filloi nga britanikët

Por, duhet të jemi edhe më preciz dhe të theksojmë se këtë çështje e ka vënë në rendin e ditës që në fillim të këtij viti kalendarik, kreu i diplomacisë britanike, David Cameron, gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Madje më saktë, ai nuk e vuri në rendin e ditës, por tha hapur se Londra nuk do të lejojë asesi cenimin e integritetit të Republikës së Kosovës dhe do të kontribuojë në forcimin e sistemit të mbrojtës të saj. Kjo po ndodhte disa javë pasi një pjesë e KFOR-t dhe Serbia do të dështonin që ta bënin akt të kryer pushtimin e veriut të Kosovës dhe vendosjen e kufirit në Ibër.

““Jemi përkrahës të mëdhenj të pavarësisë, sovranitetit dhe të drejtës së Kosovës për t’u njohur nga të tjerët si një vend i plotë, sovran dhe anëtar i familjes së kombeve”.

“Ne jemi këtu për t’ju mbështetur, për t’ju promovuar, për t’ju ndihmuar në të gjitha mënyrat që mundemi. Çfarë ka ndodhur këtu në shtator është tejet shqetësuese dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë që të mundemi që ta parandalojmë atë që të mos përsëritet dhe ta luftojmë nëse ndodh përsëri”, ishte shprehur shqeto David Cameron.[2]
Nëdrkaq vetëm disa ditë pasi Franca dhe Italia kishin kushtëzuar hapur Kosovën me dërgimin e draftstatutit për Bashkësinë e Komunave Serbe në Gjykaëtn Kushtetuese, që de fakto është varianti B i vazhdimit të projektit për realizimin e aksionit të dështuar të 24 shtatorit 2023, në Tiranë kishim një vizitë blic të Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron. Më pas u bë e njohur se një nga temat e takimit ishte edhe gadishmëria e Britanisë së Madhe që të përfshihet në projektin më strategjik për Shqipërinë dhe Kosovën – në ndërtimin e përshpejtuar të hekurudhës Durrës-Prishtinë.
Ky është paralajmrimi më i fuqishëm i Britanisë së Madhe për rikthimin e plotë të saj në Bllkan që nga vizita e presidentit kinez në Beograd.
Këto zhvillime po ndodhnin pikërisht në kohën e nisjes së ofensivës ruse në veri të rajonit të Kharkiv-it. Në atë kohë, në Kiev Sekretari i Shtetit, Blinken u shpreh se ai “tani mbron nevojën për t’i dhënë leje Kievit për të përdorur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi për sulme ndaj objektivave ushtarake ruse.” Ai e përsëriti këtë në seancën dëgjimore në Komisionin e Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan.

Kërcnimi i hapur i Vuçiqit
Rezoluta, e bashkësponsorizuar nga Gjermania dhe Ruanda, kaloi me 84 vota për. Kundër ishin 19, ndërsa abstenuan 68. Pas këtij votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të vendosur një ditë përkujtimi për gjenocidin e Srebrenicës, presidenti nacionalist i Republikës Serbe të Bosnjës, e cila është pjesë e Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, praktikoi aftësitë e tij në fushën e aritmetikës elementare. Me një kalkulator të rëndomtë në dorë, shpejt e shpejt, arriti në përfundimin se serbët e tij, në thelb, paskëshin fituar votën! Dodiku nuk mund të mohonte se 84 anëtarë të OKB-së kishin votuar pro dhe vetëm 19 kundër rezolutës së prezantuar nga Gjermania dhe Ruanda, që do të thotë se ajo u miratua, por ai si serb i devotshëm që pretendon se është, filloi fiskulturën mendore që ata kanë mësuar nga historia – humbjet t’i shndërrojë në fitore!
Afro 110 vende nuk votuan, ishin kundër ose abstenuan. Kjo është një rezolutë e dështuar dhe kjo do të thotë se OKB-ja nuk e mbështeti atë. Plani i tyre për të imponuar gjenocid dhe s’kualifikim moral mbi serbët nuk pati sukses”, tha zëshëm Dodiku. [3] Tutje, u shpreh jo pa arogancë se “Plani” për t’i ngarkuar serbët me gjenocid, “nuk pati sukses”, pohoi ai me një ndjesi të njohur për liderët serb që jo rrallë gjykojnë jo mbi bazat e mendimit racional.

Udhëheqësit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Millorad Dodik, njëzëri paralajmërojnë trazira. Çfarë fshihet pas kësaj furie dhe si po priten kërcënimet e tyre në Perednim?Në shikim të parë duket se kemi të bëjmë me mesazh misterioz. Por në realitet, ai është thjeshtë një paralajmrim. Serbia ka kohë që është duke pregaditur një fushëbetejë të dytë në Europë. Natyrisht, ky front, do t’i shërbente drejtpërdrejt Putinit.
Ka kohë që Serbia, aleati i Rusisë, alias vasali i saj në Europën Juglindore, intenzivisht është pregaditur për një konflikt ushtarak. Shenjat e një lufte të re në Ballkan, së paku nga 24 shtatori i vitit 2023, janë të qarta. Presidenti Vuçiq e proklamoi këtë paralajmrim fare shqeto: “Serbia do të luftojë. Serbia do të fitojë”.[4]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pa farë droje, ka filluar kështu të shkaktojë tension shtesë në rajon. Postimi i tij në Instagram në mbrëmjen e së martës vonë (26 mars), në shikim të parë disi misterioz, nuk lë vend për spekulime.
Vuçiq flet për “ditë të vështira” që e presin Serbinë. Ai tha se kishte marrë lajme në 48 orët e fundit që “do ta kërcënonin drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare”. Në ditët në vijim ai do të “familjarizojë serbët me të gjitha sfidat e pritshme”. Do të jetë më e vështirë se kurrë më parë, por ne do të luftojmë dhe do të fitojmë, thuhet në prononcimin e tij që në mediat perendimore është cilësuar disi i mjegullt.

Së fundmi, Serbia kërcënoi se do të largohej nga Këshilli i Evropës, nëse Kosova do të pranohej në këtë organizatë. Ky kërcnim duket se pati efekt. BE-ja u tërhoq dhe me kërkesën e treshes: Francë, Itali e Gjermani, më 17 maj, u shmang akti i votimit në Komitetin Ministerial të Këshillit ët Europës për pranim të Kosovës, përkundër rekomandimit të Asamblesë së Këshillit të Europës dhe komisioneve të juristëve më të mirë të tij.

***

Gjatë fjalimit në Konferencën e Mbrojtjes, që u mbajt në Londër së fundmi, kryeminsitri Kurti tha se rreshtimi i Serbisë me Rusinë, “qasja shkatërruese” ndaj Kosovës, dhe armatimi i shpejt “janë tregues se qëllimi [i Serbisë] është përshkallëzimi me synim të realizimit të ambicieve të saj territoriale”.[5] Në këtë konferencë ai rikujtoi se “tri nga katër brigadat e kombinuara të ushtrisë së Serbisë, përfshirë 48 baza operuese përreth kufirit me Kosovën, duke mos përfshirë edhe njësi të tjera të specializuara, janë të stacionuara në jug të territorit, afër kufirit me Kosovën. Kërcënimi nuk është thjesht teorik. Rreziku i një lufte të re është i vërtetë”.[6]

***
Ndërkohë duket se e ashtuquajtura politikë serbe e durimit strategjik, që ka kohë që po promovonte Beogradi në sytë e perednimorëve – e që synohej të kuptohej nga Perëndimi si një lloj përkushtimi i Beogradit për të mos përshkallëzuar konfliktin [masat ndaj Kosoëvs vetëm nga ky këndvështrim kanë kuptim!], tani e ka ezauruar veten, rspektivisht ka dështuar. Perëndimi e kuptoi “përmbajtjen” dhe “kujdesin serb” si manovrim të lloit të vet. Pretendimi i hapur për ta zëvendësuar Procesin e Berlinit përmes Ballkanit të hapur, ishte vetëm një manovrim në stilin serb, që zëvendësonte tërësisht objektivin e Beoogradit për hapjen e siparit të “Botës serbe”.

Para aktit agresiv të 24 shtatorit 2023, sipas revistës amerikane Time, në shkurt, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA ishte shprehur me “shumë shqetësim”, duke pohuar se Serbia mund të përgatitej për një pushtim ushtarak të veriut të Kosovës.

***
Nacionalistët serbë tradicionalisht i drejtojnë sytë nga Rusia sa herë gjykojnë se ndodhen në vështërsi. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po përdor këtë momentum politik të krijuar, për lojën e tij perfide strategjike kundër Evropës. Kosova po vihet sërish në sprovë, teksa ushtria serbe pret urdhërin të hidhet sërish në sulm. E qartë, një përshkallëzim i situatës në Ballkan, do të shkonte në favor kryesisht Putinit. Perëndimi, dhe ndoshta edhe NATO, atëherë do të sfidoheshin edhe më ashpër se në rastin e Ukrainës. Përkufizimi dhe mbajtja nën kontroll e konfliktit, kësaj radhe, do të ishte tërësisht i pamundur. Dhuna dhe paqëndrueshmëria do ta përfshinin gjithë Europën.

Konkluzion

Të vetmit që do të marrin përfundimisht vendimin e duhur në lidhje me Kosovën, pas Qeverisë së Kosovës, që automatikisht do të shndërrohej në Shtab Lufte, janë strategët kryesorë brenda Uashingtonit. Franca, Italia, Hungaria… dhe të gjithë aleatët tjerë tradicional të Serbisë brenda BE-së dhe brenda NATO-s, sërish do të duhet t’i nënshtrohen atij vendimi, ngjashëm si i ishin nënshtruar më 1999, me rastin e ndërhyrjes së NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, atbotë kur po shënohej 50 vjetori i egzistencës ës NATO-s. Mos vallë, në 75 vjetrin e saj, duhet të ripërsëritet historia?
Nëse anlizihot kjo frymë e krcnimeve serbe, atëherë do t’i kishim më të qarta arsyet reale të vizitave të një pas njëshme të zyrtarëve të lartë amerikan e britanik në Prishitnë, por edhe do të kishim mirëkuptim për deklaratat e rrepta të kryeministrit kosovar.
Vetë fillimi i marshit të ushtrisë drejt kufijve të Kosovës në vjeshtën e vitit të kaluar, dëshmoi qartë për ndryshimin krucial të strategjinë serbe – ajo po kalonte nga “durimi” i shpifur në vendosmërinë strategjike. Kjo strategji do të varet kryesisht nga vendimet e SHBA-së dhe aleancës së NATO-s në samitin e ardhshëm në atë mënyrë që do t’u përshtatet atyre.

Perendimi do të duhej, shi për këtë, të veproj urgjentisht. Serbia duhet të detyrohet që të njoh realitetin politik të krijuar në Kosovë. Shmangia e frontit të dytë të luftës në Europë, duhet të bëhet me çdo kusht. Vuçiqi si në rastin e fushatës intenzive kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës, edhe me rastin e aprovimit të rezolutës për gjenocidin serb në Bosnjë, nuk bëri asgjë më shumë se atë që bën çdo aktor – hoqi maskën e engjullit të paqes që i kishte vënë fytyërs reale të tij prej ujku dhe po paralajmron atë që di ta bëjë më së miri: luftën e re në Ballkan.

_______________
1. https://www.facebook.com/albini2017
2. https://www.evropaelire.org/a/cameron-ne-prishtine-flet-per-stabilitetin-e-ballkanit-/32759634.html
3. Po aty
4. https://www.derwesten.de/politik/serbien-kosovo-putin-krieg-nato-balkan-d-id300900240.html
5. https://www.evropaelire.org/a/albin-kurti-paralajmerim-lufte-e-re-ne-rajon-/32960843.html
6. Po aty

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu