ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Falemnderit Fadil Hoxha, falemnderit edhe Hashim Thaçi !

Shkrime relevante

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Shpërndaj

Nga: Ragip Kçiku
___
FALEMINDERIT FADIL HOXHA
“Faleminderit” edhe Hashim Thaçi
*
Në pazar e pyeti burri djalin: E ke mall babe kalin a mall tëndin?
Jo, i përgjigj djali. E kam mall babe.
Sa mirë, ia ktheu burri. Me ty bëjmë lehtë pazar.
Më 1970 Kosova u elektrifikua tërësisht. Madje rryma shkoi efhe në Velegllavë, fshat fare i humbur në kufi me Serbinë. Ishin vetëm 25 vjet liri nga Lufta e dytë Botërore dhe vetëm katër vjet liri e “plotë” nga rënia e Aleksandër Rankoviçit.
Po në këtë epokë, vjen shoku Tito në Kosovë, përkatësisht në konfrçerencën për media në hotelin NARCIS të Brezovicës. (Keni edhe vidio po nuk e besuar).
Tito ishte njoftuar nga qarqet shoviniste serbe se ELEKTRO KOSOVA, nuk prodhon rrymë. Ata nik kanë ekspeetë. KEK- u ka shumë humbje etj.
Tito me mirësi iu drejtohet politikanëve kosovarë se keni humbje, nuk prodhoni rrymë. Nuk keni ekspertë e për këtë duhet të merrni ekspertë nga vendet e tjera ( e kishte fjalën brenda Jugosllavisë).
Xhavit Nimani, një ish nxënls i Normales dë Elbasanit pa asnjë nderim superiorit i drejtohet, madje pa atë “ Shoku Tito”.
– Jo, kjo nuk është e vërtetë?!
Diktatori i kadifenjtë, pa e prishur fare qetësinë i drejtohet Xhavitit.
– Mbase! Mund të kem njoftime të gabuara.
Pastaj fillojnë politikanët kosovarë me dëshmi etj.
Erdhën patriotët që e kishin mallin e babës dhe panjë pa dy, ia shitën, në të vërtetë ia falën së bashku me fitimet tërë infrastrukturën e KEK-ut fhëndërit të Tayp Erdoanit pëe 25 milionë euro. (Elektro industria e Malit të Zi me 600 000 banorë u shit me 99 milionë euro. E Kosova numëronte afër Dy Milionë banorë.
Jo pak por, për 99 vite!
E, 99 vite, dmth përjetë dhe përherë.
Të nesërmen shkuan të fillojnë punën administrata.
Dyertë ishin mbyllur. Punëtorëve iu thanë: Nuk mund të hyni brenda sepse janë të KED- sit. I kemi blerë të gjitha.
U sorrollatën andej-këndej por pa rrugëdalje, po nga blerësi i djeshëm blenë zyrat e veta për 8 milionë.
Kështu që dhëndëri i Erdoganit brenda 24 orësh pagoi tetë milionë borxhe nga 25 milionë. Kur e do, e do. Ky ishte pra malli i babës.
Si krahasim. Për 25 vjet pas LDB u elektrifikua e tërë Kosova ndërsa tani për 25 vjet edhe 15 ditë, nuk ka ditë që në një lokalitet të caktuar të çdo rrethi të Kosovës të mos ketë ndërprerje rryme. Madje në linjën Ferizaj Zllatar, Tankosiç, nga dy herë në ditë. Për 25 vite “Ne të birtë e shekullit të ri”, nuk ishim në gjendje t’i sanonim as prishjet, lemë të bëhet diç e re.
Faleminderit edhe atyre, edhe këtyre.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu