Shkruan: Agim Vuniqi
Atëherë kur Edita Tahiri na futi atë te “q*me” fusnotë, u bëmë gazi i dynjasë, ishte si një përshkrim i një studimi “erotik-retorik”, qesharak, manipulues, diçka si ato plagjiaturat e Dr-ve dhe Akademikeve, pa asnje punim shkencor… dhe bruf me shkoj mendja me ”shterrë” pak mend…
Ah, (thash vetë- me-veti) fatkeqësia e ekzistencës së çdo “studjuesi” është fusnota! Ata djaj të vegjël që rrinë në fund të faqes, duke pritur të thithin jetën nga teksti me përmbajtje groteske.
Ata janë si “lugetërit”(fantazmat) e vegjël, që jua shterrojnë krijimtarinë dhe nuk ju lënë gjë tjetër veçse një shkretëtirë të zhargonit të thatë e akademik. Kush ka kohë për fusnota? Jo unë, miqtë e mi të dashur. Më mirë do ta kaloja kohën time duke krijuar argumente bindëse dhe duke pikturuar fotografi të gjalla me fjalët e mia. Fusnotat janë armiku i imagjinatës, shkatërruesi i zgjuarsisë dhe sharmit.
Dhe as mos më filloni me formatimin! Rregullimet dhe rregullimet e pafundme për t’i bërë ato numra të vegjël të përshtaten pikërisht në faqe. Është e mjaftueshme për të bërë një person të dëshirojë ta hedhë kompjuterin e tij nga dritarja.
Pra, po, jam lodhur nga të gjitha këto fusnota.
Le t’i hedhim ato mënjanë dhe të përqafojmë bukurinë e prozës së pakufizuar.
Le të çlirohemi nga tirania e konventave akademike dhe të çlirojmë imagjinatën tonë mbi botën.
Fusnota ose kerkesa per nenshtrim e Kosoves ndaje padrones Serbi dhe perfaqesuesit te saje Vuciq
As me shume dhe as me pak por ishte kerkese per nenshtrim e Thacit nepermes kryenegiciatores Edita Tahiri.!
Ajo me te zbrite ne aeroportin e Prishtines nga Brukseli gazetareve u tha se kjo fluske bore shpejte do te shkrihet. Mirpo, kaluan mbi 10 vite e fluska nuk u shkri..!