Nga: Agim Vuniqi
N’veri gocat tona gazetare kecnoheshin qe po informojne, ndersa keta milionere prej kancelarive bertisnin dhe bertasin doreheqje, e duam pushtetin! Ja cka benin keta te mjere…
Zgjedhjet sa herë mbaheshin ishin rruge zik-zake me shume te panjohura, u patën cue peshe i madh e i vogel, komentonin-komentojnë ende, brohorasin, shajne, te gjithe jane kapur dore-dore me lideret, te buzeqeshur, dhembe bardhe…, sa me kishte marre malli per zdralane, per uniforme punetori, per minatore te djersitur te sapodalur nga zgafella, per veshje mekanikesh, mantelbardhe, punetore krahu, kamarier me kemishe te bardhe, ndonje amvise te zojen, infermiere, ndonje figure te merrolur polici, ashtu sic eshte eshte perberja e popullates, keshtu po del qe shumica jane dr…mrr-a, po del qe jane afariiste te zote, shkenctare, akademik, profesor, alamet poliglot, besa ka asi qe kane dal cullak dhe kerkojne voten e qytetareve, dhe te gjithe keta e zhvilluan aq shpejt Kosoven saqe tash e mbas nuk ka nevoje as te punosh, do te kenaqemi nga ky urnek anadollak, nuk flet kush sa do te jete orari i punes, me cka do te udhetojne te gjithe ata punetore, sa do te jete paga minimale, si ne sektorin privat ashtu edhe ne ate publik, si do te paguhen punetoret, si do te realizohen pagesat, a do te leshohen ceqet ne perdorim, kartat bankare per tu ndalur ekonomia informale, si do te percaktohet vlera e shkallzuar e tokes, si do te zgjidhet statusi i ndermarrjeve te medha kapitalo-investive… shume pak flitet per rezervat e ujit te pijshem, per liqenet akumuluese, per ujin industrial, per token e kontaminuar, per ushqimin cilesor, per agjensite e ndryshme profesionale…