ARKIVI:
19 Shtator 2024

Rëfime të Sinan Kastratit, autorit të librit “Thesari popullor i Turjakës”

Shkrime relevante

Disa syre të Kuranit bijnë në kundershtim me të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuten laike

Ne gazeten „IslamNews“ (http://islamnw.wordpress.com ) “Le Kazakhstan interdit des sourates du Coran “ –“Kazakistani ndalon...

Serbia, po i “mjel” ShBA-në dhe vendet e BE-së, e Kosova kërkon heqjen e sanksioneve!?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina 1. Shqiptarët, në mungesë të trashëgimisë...

Kosovë-Presidentja Osmani  në New York, Kryeministri Kurti në Bruksel  

Nga Behlul Jashari-PRISHTINË, 19 Shtator 2024/ ___ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani...

Mendime për librin “Ilirët e Bujarisë (Bavarisë) dhe shtrirja e tyre në Europë

Nga prof. ing. av. Sazan GURI Pasi lexova me kujdes librin e...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

___

Përshëndetje miq e mikesha të Drinit,

Punë të mbarë, ditë e netë të gëzueshme, suksese në punë e jetë të shëndetshme të gjithë bashkëpuntorëve të Drinit! Ditën e rrugë të mbarë!

Erdhi zogu, i vetëm në ballkonin tim (SP-V)

Rita Tom Përgjoka e Zeqir Gërvalla Zogu, i cili më ka shoqërua 5 vjetët e fundit, erdhi edhe sivjet në muajin maj në ballkonin tim. I heshtur. Ishte i vetëm e i ndrojtur. U ulë e pushoj mbi hekurat e ballkonit tim në katin e tretë. Ishte ushqye e glacoi në lulet që ishin përfundi zogut në ballkon. Shikonte herë detin, herë pemën që dikur kishte pasur folenë e kishte jetuar i lumtur me gruan. Kishin lindur e rritur edhe dy zogj.

Shikonte i habitur brenda e nuk më shihte mua ulur brenda me telefon në dorë komjuter në tavolinë, libra, fletore e fotografi përrreth. Ndoshta, zogu deshi të më tregoi se nuk më ka harrua dhe se jeta e tij ose e saj është po ajo, si jeta çobanit turjakas, Sylës. Sa më erdhi keq që ishte i vetëm, e jetonte i ndarë nga dashnorja. Jo, ndoshta ishte gruaja të cilën burri e kishte lënë, djaloshi e dashnori çapkën. Kjo ma kujtoi historinë e turjakasit dhe tiranses, dy nga personazhet e mia fatkeqe. E kam të vështirë të them ”lamtumirë” miq e mikesha por çdo fillim e ka edhe fundin ama nëse fundi është i lavdishëm, kjo është një fitore jetësore e gëzim.

E gëzimin tim desha ta ndaj bashkë me Revistën Drini dhe përgjegjësin e Drinit, editorin Gjergj- Bajram Kabashin me të cilin bashkëpunuam miqësisht afro 10 vite. E falenderoj nga zemra që më dha mundësinë që të njihem me shumë pena të ndritshme të letërsisë e kulturës, traditës e historisë shqiptare dhe të shkruaj, publikoj e kontribuoj edhe unë për aq sa di e mundem për kulturën e jetën e turjakasve të mi, dashurinë e parë që provova në arat me grurë, livadhet me barë e malet me drunj e shumë gurë të Turjakës, si çoban. Falenderoj të gjithë autorët e shkrimeve që shkruajtën në Drini.

Nganjëherë u zumë si Nik Peta e Pal Golemi për Rinën prandaj është koha e vendi të kerkoj falje të gjithëve që pa të drejtë me ”shpatë” e sulmuan njëri tjetrin. Me vjen keq sidomos prej Diana Rexhepit e Agron Shabanit të cilët ishin të shkëlqyeshëm ama edhe pakëz të rrëmbyesghëm si uji i bjeshkës kur zbret në fushë. Dua me përmendur disa nga ato pena të arta, si Abas Fejzullahin, Agim Vuniqin, Afrim Cakën, Aurel Dasaretin, Aurenc Bebjën, Fran Shkrelin, Eshref Ymerin, Ervina Toptanin, Nexhmije Mehmetaj e ndonjë tjetër, jo më pakë të merituar të cilët një pjesë të jetës së tyre e shkruajtën, dashurinë e tyre në prozë e prozë, thurën varfhe e treguan pjesë nga jeta e tyre për lexuesit e Drinit si për publikun kur aktorët në teatrin e madh të Apollonisë, Butrintit, Durrsit e në kalatë e Prizrenit, Shkodrës e Shkupit dualën herë me shpatä e muzdrakë duke mbrojtur e vdekur për jaraneshat e veta.. Padyshim, dua ti falenderoj nga zemra Ritën, një nga komentueset më të mira që kam lexua ndonjëherë komente plot me mjeshtri.

Ajo nuk iu nda asnjëherë ”Drinit”, sikur të kishte lindur në fushat e Dukagjinit, rritur në bjeshkët e Rugovës, të ishte freskua e larë në ujin e pastër të Drinit të Bardhë e ngrohur me rrezet e diellit të Fushës së Kosovës. Ajo çdo herë foli pa u ndalur, me vend e me mend aty ku duhej dhe përveç njohurive enciklopedike që kishte, kulturës së gjërë gjuhësore, ishte e matur, e durueshme dhe me fakte bindëse e gjakftohtësi reagonte dhe nuk linte vend për dyshime. Edhe pse si femër ishte e vetme me komente, ishte si një orë, zanë, ”vajzë mali, me forcë e zemër si të të djalit” Kush nuk do të kishte dëshirë të ishte si ajo? Mjafton të lexosh ”komentet” e Ritës që të mbushësh plot energji e vullnet e të ia fillosh punës me gëzim në mëngjes. Edhe pse më nuk dua të shkruaj, nga Drini nuk po mund të ndahem. Do ta lexoj e do ti lexoj me qef si të zghohem e do të doja të dije e ti gëzoehm sukeseve tuaja. Do t`ju përcjel si hieja trupin. Shkrimet e fundit që i lexova në Drini e më pëlqyen shumë, ishin: “Falemnderit Fadil Hoxha, falemnderit edhe Hashim Thaçi !”, Drini.us 30 Maj 2024, nga Ragip Kçiku “Atdheun për mua, duke qenë unë fizikisht larg tij, e ka zëvendësuar mami im”, Drini.us, 24 Maj 2024, nga Ervina Toptani, Vjenë “Rrëfimi i Ajshes, një prej zonjave të vjetra të Stambollit”, Drini.us 28 Maj 2024 (Huazuar) “Kujtime nga shoqëria ime me Lekë Hoxhen dhe faktin se askush nga familja e tij s’më pyesnin “i kujt je?”, Drini.us 28 Maj 2024 https://www.drini.us/kujtime-nga-shoqeria-ime-me-leke-hoxhen-dhe-faktin-se-askush-nga-familja-e-tij-sme-pyesnin-i-kujt-je/

Në fillim të muajit maj, Tom Përgjoka, mik imi nga Gjermania ma dërgoj librin e John Hodgson ”E atdhmja ne te kaluaren: Kujtime te Kosoves“. E lexova brenda mbrëmjes e nuk fjeta pa e lexua, si dikur librat e gjepit.”Eshte interesant fakti se si nje anglez shkruan aq bukur shqip”, më shkruante Tom Përgjoka nga Gjermania i cili edhe e kishte ndihmua, si student i anglishtes në UP. Profesorin nga Anglia e kishin marrë për darka, dreka e festa në Zllakuaqn, në Carrallukë e në Vushtrri. John (Gjoni), nuk e kishte harrua Prishtinën e Kosovën e viteve 1980-1983 dhe studentin Tom Pergjokën, Buzmin, Kërshëndellat, Kishën e Zllakuqanin, qajin e rusit në Carrallukë e Vushtrri, Prozën Popullore nga Drenica, Anton Çettën, Anton Berishën e shumë profesorë e sudentë shqiptarë. Ndërsa baca Zeqë (Zeqir Gërvalla, nga SHBA-ja mi dërgoi tri libra me poezi: ”Poema e ribashkimit”, Prishtinë 2012, ”Në mes dy shekujve (në thes 1998-2018)”, Prishtinë 2020 dhe ”Me o(r)ë Kosovovë”, Prishtinë 2009. Të enjten me 30 maj vdiq Hysi (Hysni Nasuf Krasniqi) nga Zhilivoda, djali i vëllait të gruas.

Nexha dhe Nëntori fluturuan me avion nga Halmstadi në Prishtinë për me marrë pjesë në vorrim sepse të enjten nuk kishte avion për Prishtinë. nga Malmö e Köpenhamn-i Më 1 qershor 2024, ishte ditëlindja e Kaltrinës, vajza ime e vogël, sugarica. Ajo festonte 25 vjetorin. Ka lindur më mëngjesin e 1 qershorit 1999 në Halmstad, kryeqyeteti i Hallandit, krahinë në mes të Skånes, dhe Västra Götalanda gjegjësisht dy (krye) qyteteve më të mëdha të Suedisë, pas Stockholmit dymbëdhjetë ditë para çlirimit të Kosovës.

Ajo erdhi bashkë me lirinë. Në muajin maj e dërgova për shtyp librin tim të titulluar”Thesari popullor i Turjakës” te Rexhep Shahu, botuesi i njohur i librit në Tiranë. Edhe Revista Drini, kishte botua të plotë fjalët e urimit të R. Shahut, të mërkuerën më 29 mars 2024, marrë nga fb ” Keto dite lexuesi do te marre ne dore kete liber te vecante nga shtepia botuese e promovuese Klubi i poezise. Titulli: Thesari popullor i Turjakës Autor: Sinan Kastrati Redaktor: Rexhep Shahu Shtëpia botues e promovuese: Klubi i Poezisë Punoi ballinën & Arti grafik: Blendi Shahu Fotot në ballinë janë të Turjakës © autori & Klubi i Poezisë Po percjell keto dy fjale urimi. SINAN KASTRATI KA SHKRUE SHPIRTIN E TURJAKËS Sinan Kastrati ka shkrue shpirtin e Turjakës Duke e mbledhë thesarin popullor të vendlindjes së tij, duke e regjistrue e shkrue, duke e botue në libër ai e ka bërë të pavdekshëm atë thesar, i ka bërë të pavdekshme mahitë, përrallat, tregimet, të folmen e vendit, bartësit, familjet. Ka shkruar origjinën e tij, rrënjët dhe nesër fëmijët e tij, nipa, mbesa, stërnipa a stërmbesa do ta dinë se nga janë, ku i kanë rrënjët, pasi sot po edukohemi në mënyrë agresive nga telefonat dhe ekranet të besojmë se fëmijët janë lindë e ngjizë në xham…

Po shtohet me shpejtësi numri i shqiptaro-gjermanëve, shqiptaro-anglezëve, shqiptaro-suedezëvë, shqiptaro-italianëve, shqiptaro-amerikanëve, etj. Ndoshta një ditë pasardhësit tanë do të duan të dinë për rrënjët e tyre. Libra të tillë si ky i Sinan Kastratit për Turjakën, ua tregojnë rrënjët sepse janë libra të shpirtit. Përditë e më pak ka mbartës të kulturës e thesareve popullore, përditë e më pak ka punëtorë dije si Sinan Kastrati që ia dinë vlerën gurrës popullore, që e mbledhin, ruajnë e botojnë trashëgiminë tonë. Në kohën tonë kur shteti e shoqëria janë thjeshtë konsumistë, kur njerzit shohin të mbushin barkun e kuletën, dhe askush nuk mendon as punon e investohet për trurin, mendjen, për trashëgiminë shpirërore, kontribute si ky libër i Sinan Kastratit marrin vlerë të jashtëzakonshme për trashëgiminë tonë.

Do të vijë shpejt një ditë që askush nuk do ta dijë saktësisht se ku është, ku jeton, nuk do ta njohë mikrotoponiminë e vendlindjes së tij apo të prindërve të tij. Te mikrotoponimia ashtu si te përrallat e mahitë janë rrënjët tona. Kush, kur, si do ta shkruajmë mikrotoponiminë e vendbanimeve tona kur në shkollat e fshatrave tona me shpejtësi po pakësohen nxënësit, kur telefoni po zevendëson librin, kur mësuesve në fshatra u duket jo moderne mbledhja e mikrotoponimeve dhe trashëgimisë popullore. Në kohën tonë të përshtjelluar libri i Sinan Kastratit është një smerald për kulturën e trashëgiminë tonë shpirtërore. Urimet më të bukura Sinan. Rexhep Shahu, botues i librit” Kush tjetër pos Ritës shkruante (koment): Rita 30 Maj 2024 Në 5:00 pm Urimet më të përzemërta autorit të librit, atdhetaritm mikut S. Kastrati !

Njoftim më të hollësishëm se ku mund t’a sigurojmë një kopje të tillë, besoj se edhe në Shqipëri gjej (ndërh. imja) përderisa redaktori është nga Tirana. Urime dhe suksese edhe një herë nga unë !!!

Vazhdon

Malmö, maj, 3 qershor 2024 sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. I dashur mik Sinan ! Nuk mund të fsheh trishtimin përpos entuziazmit e gëzimit që qëllimi juaj final për përfundimin e librit tuaj kultural , memorjal dhe enciklopedik ( disa fragmente i keni shfaqur në gazetën ” DRINI ” ) është botuar tashmë në Tiranë ,,, se në fjalët që shkruani kuptoj një si lloj përshëndetje , një lamtumirë . Pra totalisht një si largim nga shkrimet, gja që s’e besoj aspak . Sepse kurdoherë do të lexoni e komentoni sic dini ju . Zogu në dritaren tuaj vjen si me porosi nga zogj të tjerë shtegtarë , të Turjakës , Tiranës , Durrësit , Sarandës si për t’ju prurë përshëndetjet , urimet e të gjithë miqve të dikurshëm . Më beso se dhe zogjtë e vegjël , pëllumbat këtu ku jetoj unë janë postjerët më korrekt por të heshtur . Kodin e heshtjes e deshifrojmë ne që i sodisim . M.q.se. pas sezonit të verës do të mund të kem mundësi pushimi , shkak kurat dhe etapat që duhet të përmbush kam njoftuar familjarët për librin tuaj se mos kur të shkoj nuk e gjej .Ju uroj shëndet , suksese të tjera dhe mirë u ” grindshim ” në komente të radhës.Fjalët e juaja për dy personazhe ( D. R. si dhe A. SH.) janë prekëse që tregojnë një njeri me zemër të lënduar
    e shpirt të madh . Përpara situatës përleshjeve mediatike më vjen të bërtas ,të ulurij : – O njerëz , o milet pse shahemi , pse duam t’ja ” nxjerrim ” sytë njani tjetrit , pse nuk pranojmë se ka vetëm një të vërtetë e jo dy apo tre , pse nuk mendojmë se ka një fund i pashmangshëm që përkul edhe njeriu më të pasur, më të fuqishëm në kët botë . Por ja që ambicia, egoizmi , urrejtja , harresa ka hedhur rrënjë thellë dhe detyrë kemi e kanë brezat e ardhshëm të bashkojnë njerëzimin , farefisin , miqtë e bashqytetarë e bashkëfshatarë. Përshëndetje miku im Sinan ! Ju uroj gjithë të mirat , të gëzoni me fëmijët ,nipër e mbesa e më kryesorja zonja e shtëpisë ,bashkëshortja juaj me fat që jetoi e jeton pranë një poeti , me një Turjakas ,,,,cobanin e vogël , mësuesin e gjuhës shqipe !!! Mirë u dëgjofshim !!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu