ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Mendime rreth librit të Bajram Kabashit për Sanxhakun dhe pjesën e intervistave ku dallon ajo për Amina Nurajn

Shkrime relevante

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Shpërndaj

Nga: Ilir Canhasi
___
A ka popull më të vuajtur se shqiptarët në Europë?
Çfarë historie e dhimbshme kjo e Sanxhakut!
”Intervistë e papërfunduar me Hasan Mekulin dhe intervista të tjera nga Sanxhaku, Plava e Gucia”, quhet libri i autorit, Bajram Kabashi.
Meqenëse libri është rreth 500 faqe, unë sot do të shkruaj vetëm për pjesën e dytë të tij, aty ku gjenocidi dhe asimilimi i shqiptarëve ishte i tmerrshëm, pra në pjesën e Sanxhakut shqiptarë në Serbi.
Shumë nga ne veçse i dimë rrethanat se si dhe çfarë ka ndodhur me shqiptarët në trojet e tyre në Sanxhakë, Plavë e Guci, por për hirë edhe të tjerëve e sidomos moshave më të reja , unë po e përsëris dhe po e filloj me gjeografinë e kësaj treve shqiptare;
Sanxhaku i Pazarit të Ri përfshin një sipërfaqe prej 8687 km2, ku jetojnë 400.000 banorë. Nga kjo hapësirë 4504 km2 i përkasin Serbisë, ndërsa 4183 km2 Malit te Zi. Sipas deshmive mbi 60 përqind e kësaj krahine janë boshnjakë apo shqiptarë që ishin të detyruar ta fshihnin identitetin kombëtar.
Autori përmes këtij libri vret ndërgjegjjen e çdo shqiptari kudo që ai jeton sot, kërkon nga ne të ndihmojmë vëllezërit tanë në gjitha aspektet që ata kanë nevojë për ne, e poashtu i bënë thirrje dy shteteve tona që të punojnë më shumë në këtë drejtim.
Pra, sot ku të gjithë ne jemi të vetdijshëm për këtë asimilim të tmerrshëm ndaj tyre, pyesim veten se çfarë bëjmë ne për ta, çfarë bënë shteti i Kosovës dhe Shqipërisë.
Gjendja e shqiptarëve pak a shumë është përmirësuar në Mal të Zi, por ajo që ende është e vështirë është në gjysmën tjetër të Sanxhakut në Serbi.
Masakrat që u bënë ndaj shqiptarëve në këto anë, ku unë po përmendi vetëm disa si ajo në Qafë të Previsë, Beteja e Nokshiqit, u vranë me qindra burra shqiptarë, pastaj këto vise u shkatrruan tmerrësisht që nga vitet, 1913, 1919, 1944, ku vetëm mes viteve 41-44 u vranë rreth 35000 civilë, dhe si të mos mjaftonte kjo, aty ku kishte shqiptar u ndalua përdorimi i gjuhës shqipe, dhe si pasojë e këtyre krimeve bëri që shqiptarët të zgjedhin mes dy të këqijave, atë të ikjes nga trojet e tyre ose atë të asimilimit në boshnjakë, malazez dhe serb.
Kështu thotë një personazh në libër;
”Ska pas mashkull që na ka vdekë në shtrat deri sa kishim ikur për në Pejë.”
Është e tmerrshme kur sot shumë nga këta as nuk e kanë idenë se janë shqiptarë të asimiluar si p.sh mbiemrat ; Arnautoviç, Arnautaliç, Dediç, Ujeviq, Matosh e shumë e shumë të tjerë.
Dhe çfarë është edhe më e keqe disa nga këta mbiemra të lartpërmendur herë pas here edhe kanë qenë armiq të popullit të vet.
Personi i parë që theu akullin ishte një vajzë guximtare që edhe pse nuk kishte përkrahje as edhe nga familja e saj, që nga frika ndaj shtetit serb ata mund të humbnin edhe punën e tyre, ishte vetëm 16 vjeçe kur ajo tha, mjaft është mjaft, ne jemi shqiptarë e kurrsesi boshnjakë.
Vajza që quhet Amina Nuraj, është shqiptarja e parë e Sanxhakut, që doli publikisht dhe tha se ajo dhe familja e saj janë shqiptarë.
Një tjetër i ri që zgjodhi të njëjten rrugë si të Amines , quhet Tarik Zahitiviq Shala.
Ai thotë kështu; ”mbas gjithë atyre gjenocideve ndaj nesh, ne u asimiluam për të shpëtuar veten, për të mbijetuar.”
Pastaj vazhdon;
”Kjo ka lënë gjurmë të thella në psikikën e njerëzve dhe i ka nxitur ata që të ikin nga vetvetja, që të bëheshin popull-fe.mysliman, “boshniak”, vetem e vetem që të mos ishin shqiptar, sepse Serbia duronte të ishe mysliman, duronte të jesh “boshnjak”, por nuk duronte në asnië mënvrë të jesh shaiptar.”
Sajma Hasanaj, është një tjetër vajzë që ishte 15 vjeçe kur kishte takuar për herë të parë Aminen, dhe që nga ajo kohë, ajo thotë se filloi rruga e saj jetësore nga identiteti im i fshehur etnik shqiptar.
Sajma, mendon se shumë njerëz në Pazarin e ri, ku shumica janë me prejardhje shqiptare ka ende që nuk e dinë për shkak të asimilimit të tyre.
Në pyetjen e autorit se kur filloi ky proces i ”shpërlarjes së trurit”, duke i kthyer shqiptarët në boshnjakë, ajo përgjigjet se ishte frika nga pushteti serb e prindërve të tregojnë prejardhjen etnike shqiptare.
Në nëntor të vitit 2023 më në fund vjen një lajm i mirë.
Amina, sot 27 vjeçe ja arriti që së bashku me shumë të tjerë që filluan të ndjekin rrugën e saj, të formojë – Këshillin Kombëtar Shqiptar për Sanxhakun, ku ajo u zgjodh kryetare.
E padyshim miku im autori i këtij libri Bajram Kabashi, ishte dhe është përkrahësi më i madh i Amines.
Ajo që është e përbashkët për të gjithë personazhet e librit është se ata kurrë nuk i harruan dy kryeheronjët kombëtar që i dolën në ndihmë këtyre malësive të Mbasbjeshkës, Aqif Blyten dhe Shaban Polluzhen.
Në fund të shpresojm që zëri i gjithë këtyre personazheve në libër të dëgjohet nga dy shtetet tona që të bëjnë më shumë për komunitetin shqiptar në Sanxhak!
Nuk kërkojnë asgjë më tepër se të drejtat që serbët kanë në Kosovë!
Suksese të gjithëve!🙏

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu