Jared Kushner më sa duket është shumë afër për të bërë një kontratë me Qeverinë e Serbisë për të shëndrruar rrënojat e bombarduara të kompleksit të Ministrisë së Mbrojtjes Jugosllave në një hotel luksoz me objekte tjera përcjellëse.Kontrata mbart me vete edhe një “obligim të imët”: ndërtimin e një “përkujtimoreje kushtuar të gjitha viktimave të agresionit të NATO-s” – një dënim i drejtpërdrejtë i Shteteve të Bashkuara që intervenuan për pëngimin e spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë!
Gjenerali në pension Wesley Clark, i cili shërbeu si Komandant Suprem i Aleatëve të NATO-s gjatë fushatës së bombardimeve të vitit 1999, denoncoi ngritjen e përkujtimores. Duke folur për SpyTalk, Clark e cilësoi memorialin e propozuar si “më keq se një përmbysje” e politikave të SHBA-së në rajon, duke e quajtur atë “një tradhti“ ndaj Shteteve të Bashkuara, politikave të saj dhe diplomatëve dhe aviatorëve të guximshëm që bënë ç’mundën për të ndalur pastrimin etnik që bënin serbët.
Në maj, Jared Kushner siguroi këtë kontratë masive prej 500 milionë dollarësh me shtetin e Serbisë për të ndërtuar një hotel në rrënojat e ish Ministrisë së Mbrojtjes Jugosllave në Beograd, njekohesisht duke nxitur protesta në Beograd kundër marrëveshjes. Kontrata po financohet nga kompania investuese e Jared Kushner e mbështetur nga Arabia Saudite, Affinity Partners. Në mbrojtje të kontratës, një zyrtar i qeverisë serbe e përshkroi kompaninë e Kushnerit, të financuar kryesisht nga interesa të huaja, si një “kompani me reputacion amerikan”.
-Përpara miratimit të kontratës, zyrtarët publikë në Serbi e kundërshtuan shumë marrëveshjen për pandjeshmërinë dhe potencialin e saj për manipulim politik. Politikani serb Borko Stefanoviç e përshkroi vendndodhjen si “një nga perlat e arkitekturës së paraluftës” për Daily Beast, duke vënë në dukje, “Shumica e serbëve besojnë se ky vend nuk duhet të përdhoset në asnjë mënyrë”.
Kompleksi ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes Jugosllave u bombardua nga forcat e NATO-s në vitin 1999 gjatë një fushate të mbështetur nga SHBA-ja dhe zgjati derisa Ushtria Jugosllave u tërhoq nga Kosova gjatë Luftës së Kosovës.
Clark kritikoi kontratën e përgjithshme midis kompanisë së Kushnerit dhe Qeverisë Serbe, përveç klauzolës përkujtimore, duke argumentuar se kontrata nuk është thjesht një lojë oportuniste, por “pjesë e një lëvizjeje më të gjerë të inteligjencës ruse për të përçarë, diskredituar dhe dobësuar NATO-n”.
Vjehrri i Kushnerit dhe aleati i Kremlinit, Donald Trump, ka kërkuar prej kohësh të ndërtojë një hotel në rrënojat e kompleksit ushtarak dhe ka kritikuar ashpër NATO-n , me kërcënimet e mundshme për largimin e SHBA ve nga aleanca nëse ai rimerr presidencën.
Jared Kushner dhe kompania e tij e investimeve ka zbuluar ambicjet e saj edhe në Shqipëri.Kohë më parë doli në media plani për Lagunën e Nartës dhe plani për Luxury Resort në ishullin e Sazanit!
Kumbara i këtyre kontratave dhe investimeve doli se ishte Richard Grenell, i cili qe ngritur në post shtetëror politik pikërisht si njeri i korporatave!
Në shërbim të agjedave ekonomike dhe larg profilit të diplomatëve tradicional amerikanë koha i dëshmoi edhe të tjerë përveq Ambasadorit Grenell! Ata shkuan aq larg sa filluan të bënin presion publik mbi Qeverinë e Kosovës të cilën fati e nxori zbuluar si armike e këtyre interesave.Në fakt Qeveria e Kryeministrit Kurti nuk qe armike e këtyre interesave por thjesht ra ndesh me kërkesat e kamufluara serbe që tentonin të realizoheshin përmes „kumbarove „ të këtyre investimeve, të cilët deklaronin edhe publikisht se kishin „partnerë të tjerë“ përveç qeverisë së zgjedhur me votë demokratike për të realizuar Asociacionin-interesin strategjik serb!
Se kush e kishte thurur çarkun që bashkonte në ide antikombëtare si Ballkani i Hapur edhe Tiranën zyrtare është zor të thuhët, por në Tiranë u lavdërua publikisht Kryeministri Rama me fjalët „ jeni udhëheqës i shquar dhe kryeministër shumë i mirë“ në një paraqitje të pa parë në historinë e paraqitjeve tradicionale të politikanëve amerikanë!
Sa gjatë do të jenë pjesë e administratave shtetërore „njerëzit e korporatave“ askush nuk mund ta thot, por që përkundër korit të orkestruar politik dhe mediatik që i biejnë notës së antiamrikanizmit të Qeverisë Kurti , del se është pikërisht rezistenca e kësaj qeverie ajo që ruajti të pa prekur ndjenjën e popullit të Kosovës për popullin dhe shtetin amerikan!
Cili shqiptar në botë do të mbetej i pa lënduar nëse këta njerëz- në emer të SHBA ve do të na detyronin të zbatonim Asociacionin, rrjedhimisht ta shkatërronim shtetin e themeluar pikërisht me SHBA të ?