ARKIVI:
9 Janar 2025

U harrua, por sistemi spitalor publik sot nuk është më… publik

Shkrime relevante

Ku mbetën ligjet e lustracionit dhe dekriminalizimit?!

Florim Zeqa Për aq sa ka nevojë pastrimi i listave të votuesve...

Policia mbyll zyrën paralele tatimore të Serbisë në veri

M.P. / RTKlive Policia e Kosovës pas një bastisje sot në mëngjes,...

Prokuroria në Kosovë: Sabotim i drejtësisë apo mekanizëm i mbrojtjes së kriminelëve?

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në një kohë kur shtetet demokratike punojnë për...

“Shteti i Rashkës” nuk ka asnjë gjë të përbashkët me serbët e Serbinë

Msc Belisar Jezerci, historian SHTETI I RASHKËS NUK KA ASGJË TË PËRBASHKET...

Shpërndaj

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Vazhdon harxhimi i fondeve në Spitalet publike kryesisht në QSU-të e Tiranës por shërbimet spitalore po kthehen gjithmonë e më tepër në kioska mjekësore privatësh, por me dallimin nga privatët e vërtetë se këta nuk paguajnë as taksa… .

Nuk është ideja për të sharë e mallkuar Spitalet Publike për shërbimet me pagesë ndaj pacientëve që paguajnë siguracionet shëndetësore, por problem është se duhet dalë nga ky ngërç i harxhimit të fondeve spitalore pa kriter dhe më e keqja është se shërbimet ndaj kujdesit të pacientëve të shtruar nuk janë më cilësore. Del pyetja se Përse nuk janë më cilësore?

Nuk janë më cilësore më shërbimet e Spitaleve publike që kur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë vendosen Ministra jo profesionistë, merren në punë në Ministri militant nga fshati, merren në punë në Ministri Këshilltarë pa asnjë ditë pune , që vendosen drejtues Spitalesh njerëz që nuk kanë lidhje me Spitalet, ku zinxhiri professional mjekësor është ndërprerë qoftë për shkak të emigrimeve, për shkak të pagave të ulura, qoftë për shkak të futjes në punë në QSU-të e Tiranës mjekë pa intervistim dhe pa kriteret bazë që i duhet një mjeku specialist për tu punësuar në një spital terciar.

Nuk janë më cilësore sepse Ligji për Autonominë Spitalore u ka dhënë dorë të lirë si drejtuesve si mjekëve të spitaleve publike të punojnë në disa vënde duke mos u kujdesur në mënyrë cilësore për pacientët e shtruar

Nuk janë më cilësore sepse gjithashti Ligji për Autonominë Spitalore i detyron pacientët të paguajnë përmbi taksën e Shëndetit edhe lekë shtesë për Shërbimet spitalore të cilat duhet ti marrin falas sepse i kanë paguar nëpërmjet taksës së shëndetit.

Nuk janë më cilësore sepse mjekët specialist madje dhe disa drejtues të Shërbimeve publike Spitalore lejohen që të dypunësohen në privat apo të lejohen të kenë klinika private për të punuar në një kohë që punojnë në spitale publike. Detyrimisht kujdesi ndaj pacientit të shtruar në spital publik nuk është cilësor,

Nuk janë më cilësore sepse pacientët për shërbimet mjekësore spitalore publike dhe ato ambulatore publike harxhojnë extra çdo vit mbi 500 euro, duke qënë vëndi europian me shërbime mjekësore nga më të shtrenjtat në raport me ekonominë e vëndit dhe me rrogat.

Nuk janë me cilësore sepse Taksa e Shëndetit që banorët e paguajnë çdo muaj, nuk dihet se ku shkon, dhe kjo vërtetohet se në momentnin kur pacienti ka nevojë për shtrim në spital apo për përkujdesje shëndetësore, pacienti dhe familja e tij do të paguajë extra për të marrë një shërbim publik mjeksor…

Nuk janë cilësore derisa pacientët po detyrohen të shkojnë më tepër në klinikat dhe spitalet private për të marrë shërbim më cilësore….

Nuk janë më cilësore sepse PPP për analizat klinike, biokimike bakteriologjike bëhen në laboratore private…

Nuk janë më cilësore sepse PPP përinstrumentat kirurgjikalë ka harxhuar fondet për të realizuar numrin e duhur të operacioneve dhe ka rritur çmimin e një operacioni që gjithsesi teorikisht mbulohet nga buxheti i shtetit por se shkon në dobi të PPP-ve.

Nuk janë më cilësore sepse Spitalet Publike nuk manaxhohen mirë nga Bordi Spitalor dhe nuk egziston displina mjekësore dhe kontrolli i detyruar mbi punën në spital.

Nuk janë më cilësore se shumë mjekë infermjerë vazhdojnë mitmarrjen, dhe kjo mitmarrje po shtrihet për fat të keq sidomos tek Spitali i Traumës edhe tek operacionet që kërkojnë protezakoxo-femorale apo të gjurit, proteza të cilat blihen me paratë e shtetit sipas Marrëveshjes Kuadër për blerjen e materialeve implante ortopedike për Shërbimin e ortopedisë në Spitalin Universitar të Traumës me fond limit 421 milionë lekë ose 4.2 milionë euro, pa zgjidhur më parë rekomandimet e dala nga KLSH (Tenderat me ‘flamuj të kuq’ te Spitali i Traumës/ Vetting zbulon garat fiktive dhe milionat me protezat ortopedike! Avokati: Mjekët e SUT kanë biznese private, shesin edhe gjëra të panevojshme – Gazeta Shqiptare Online), dhe kjo ka vazhduar me vite, dhe jo vetëm sot, ku përdoren dhe merren proteza jo-cilësore dhe proteza palicensë, por e detyrojnë pacientin të paguajë për një mall të cilin pacienti e ka paguar qoftë me taksën e shëndetit qoftë si taksapagonjës shqiptar

Nuk janë më cilësore kur pacientët që dalin nga spitali nuk u vazhdohet Kujdesi Mjekësor në Shtëpi nga Mjeku i Familjes

-Nuk janë më cilësore deri kur Mjekët e Përgjithshëm të specializohen si Mjekë Familjeje.

Gjëndja është më shumë e heshtur por kujdesi ndaj pacientit është në rënie pikërisht për shkak të këtyre argumentave kryesore:

-Ministria e Shëndetësisë drejtohet dhe manaxhohet nga militant dhe jo profesionistë e detyrimisht nuk ka asnjë ide se si mund të manaxhohen Shërbimet Publike Parësore, Spitalore dhe Shërbimet e Shëndetit Publik- duke lejuar që më pa-aftësinë e tyre të shpenzojnë shuma kolosale parash në tendera dhe PPP të pa verifikuara më parë nga profesionistët mjekësorë.

– Drejtimi Spitalor çalon kryesisht nga Manaxhimi professional i Shërbimeve Spitalore sepse janë shkelur ndërvite ligje, Urdhëresa, Udhëzime, dhe mungesë kontrolli

-Punësimi i Mjekëve Specialistë dhe i infermjerëve në QSU-të është jo cilësor, inervistat për tu punësuar mungojnë ose bëhen sa për sy e faqe

– Nuk funksionon për infermjerët kategorizimi I tyre në raport me punën eksperiencën ashtu si dhe në Spitalet publike të BE, infermjeret me Master Profesional dhe Infermjeret me Master Shkencor bazuar në eksperiencën në punë nuk vendosen aty ku duhet por vendosen sipas preferencave politike

-Provimet e Licensimit janë jo profesionale, sepse duhen ndare provimet për infermjeret me Bachelor nga ato me Master, dhe plot probleme të tjera

-Mjekët Specialistë të spitaleve publike detyrimisht duhet të japin provime kontrolli për të mbajtur vëndin e punës me qëllmqë të nxitet konkurenca dhe profesionalizmi

-Sigurisht Rritja e Pagave dhe vendosja e Bonuseve duhen shqoëruar me rritjen e kontrollit ndaj mjekëve dhe infermjerëve duke realizuar për çdo specialitet `Job Description` dhe `Protokollet Mjekësore`.

-Fondi i Siguracioneve Shëndetësore duhet të rrisë mbulimin e Spitaleve publike madje dhe të ndonjë private në rastet kur Spitalet Publike nuk realizojnë ndonjë procedure përkatëse, duke rritur % e takses së Shëndetetit, por duke realizuar në mënyrë cilësore Librin e Barnave dhe duke aktivizuar Kartën e Shëndetit, në mënyrë që Pacienti të mos paguajë kur shtrohet por edhe mjeku të mos marrë rrushfet për një punë të cilën e ka për detyre ta bëjë pa pagesë.

Në përfundim mund të them se është për të ardhur keq që akoma nuk po vlerësohet gjëndja ashtu si është në Sistemin Publik , por u lihet dorë privatit dhe individëve të dyshimtë e pa asnjë integritet që të drejtojnë dhe manaxhojnë Shërbimet Mjekësore. Kjo gjëndje duhet të ndryshojë sa më parë, sepse një sistem shëndetësor publik cilësor dhe stabël, është një element bazë përveç të tjerave edhe që popullata të mos emigrojë për shkak të pasigurive në mbrojtjen e shëndetit.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu