ARKIVI:
29 Nëntor 2024

Lamtumirë, nuk është fundi i jetës,… nuk u harroj, do të më merr malli për juve !

Shkrime relevante

Faik Konica: Vajtim për robëri të shqiptarëvet (1901)

Faik Konica O të humbur shqipëtarë, Seç qenkeni për të qarë! Për të qar’...

Kush deshti ta përdhosë festën e flamurit në Kumanovë?!

Emin Azemi, Shkup Nuk është as në natyrën, as në traditën e...

29 nëntor, kur Shqipëria u pushtua nga terrori komunist!

Mes "vëllezërish": Dushan Mugosha, Enver Hoxha dhe Miladin Popoviqi Ervina Toptani * Mungon...

Pse u “lejohet” politikanëve shqiptarë me qenë “antitrumpist”, e jo edhe “antiamerikan”?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Ose; tani pas fjalimit të Presidentes...

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë: Rugova President i Kosovës, uronte gjithë shqiptarët e botës

Ibrahim Rugova e mban në duarë gazetën Rilindja të 28 Nentorit...

Shpërndaj

E ardhmja në të kaluarën: Kujtime të Kosovës, John Hodgson

Sinan Kastrati, Suedi

I plotësuar dhe përmirësuar
Më besoni, lexues të nderuar të Drinit, nuk po mund ta përfundoj kët shkrim. E kam nisur në fund të muajit maj e qe, erdhi 10 qershori, (10 qershori, 146 vjetori i LSHP, e12 qershorin, 25 përvjetorin e çlirimit të Kosovës nuk i prita) një e treta e muajit shkoi. Më në fund, kur e përfundova, u gëzova por nuk gjeja fjalë si ta pagëzoj. Mendova ta lë pa emër apo, deri sa ta gjej një titull, ta thërras sikur pleqtë e plakat kur lindëte fëmiu, djalë, tri ditët e para e lenin pa emër, deri sa e gjenin emrin e dëshiruar, e thirrni “Muhamed”, sipas të dërguarit të fundit të Zotit në fesë islame.
Edhe kjo vonesë imja arsyetohet se ne shqiptarët, I shkojmë pas historisë dhe pastaj, e vajtojmë se ajo ishte njerkë.
Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Rëfime të Sinan Kastratit, autorit të librit “Thesari popullor i Turjakës”, Drini.us, 5 Qershor 2024
Kisha vendosur moti që të largohem e të mos shkruaj më në portale. Isha i lodhur dhe çdo ditë më dukej se barra që kisha mbi supe, vetë e kisha ngarkua, më rëndohej.
Prandaj thash me vehte, edhe pse me vonesë, dua ti bëj gati dy librat për botim që i kam në proces e pastaj nëse kam fat, do të vazhdoj me të tjerat libra por asesi të shkruaj si deri më tash nëpër portale.
Pas pushimeve verore, në vjeshtë do ta dërgoj librin e dytë për botim, ama njëherë dua ta “kreh” e “krasit”.
Librin “Thesari popullor i Turjakës”, është botua në Tirnaë e librin tjetër, shpresoj se në fillim të vjeshtës e botoj, kur rrushi piqet, del libri nga shtypi. Është një pjesë nga jeta ime si student, jo jeta e fëmijërisë as rinisë së hershme, si nxënëse filloreje e gjimnazist, demonstratat e viti 1981, disa nga personalitetet, profesorë, atdhetarë të dëshmuar e veprimtarë të tjerë që i njoha, pastaj opinionet e mia për ngjarjet e vitiit 1997, 1998, 1999, polemikat, reagimet, letrat dhe disa shkrime nga jeta shoqërore e të të tjerëve që kanë shkruajtura për mua.
Sigurisht se ata grumbuj me shkrime, më shumë se 4000, ndoshta 5000 faqe të publikuara, do ti mbledh si duajt e grurit nëpër ara, bereqetin, mos me i zënë shiu, me tregime nga jeta ime, të ruajtura në Ditarët e mi, do ti qes në librat e ardhshëm.

Rita edhe sot paska shkruar (Rita 6 Qershor 2024 Në 10:51, në “Rëfime të Sinan Kastratit, autorit të librit “Thesari popullor i Turjakës”, Drini.us, 5 Qershor 2024).
Përgjigja: Ritë, jam i lodhur me aktualitetin politik në Kosovë e në Shqipëri. E di se do të më mungoni, shumica nga ju.
Por para se të them, edhe njëherë LAMTUMIRË, dua të falenderoj disa nga mikeshat e miqt e mi, e të flas shkurt për ata/ato. Po e filloj me Ritën.

Kush është Rita?
Kurrë nuk e mora vesh vesh se kush është Rita. Ajo nuk deshi të identifikohet, prandaj edhe unë repektoj vendimin e saj, I bindur se ajo është RITA.
Nuk është e vetmja grua që nuk dëshiron të ekspozohet ndoshta edhe për shkak të modestisë por te lexuesit e Drinit, Rita mbetet si model i një femre se si duhët të jetë një nënë e grua shqiptare, e arsimuar dhe me edukatë. Shkrimet e saj kritike, ma kujtojnë Konicën që njihët si një nga themeluesit e Kritikës Letrare Shqiptare me revistën “Albania”
Mendoj se Rita, siq tregon vetë ajo, është korçare ose e rrethit të Korçës. S`ka rëndësi. Me rëndësi është se është njeri me edukatë e kulturë dhe, ka njohuri të gjithanshme.
Rita, bashkë me Malë Ukën e ndjerë më kanë përcjellur dhe ndoshta, vlerësimin më të mirë deri më tash për shkrimet e mia e kanë dhënë, pa harrua Xhefer Lecin, Tom Pergjakajn… Albertin dhe editorin e Drinit, Gjergj-Bajram Kabashin.
Nga Rita, edhe pse ajo më ndoqi mua, (shkrimet e mia) si Elvia Qelebiu e Tit Livi (Titus Livius), mësova shumë. Me te, gati gjithëherë (nuk) kemi pasur mendime të njëjta për ngjarjet e personalitetet e kohës që nga Lufta e Dytë Botërore (në Shqipëri “Lufta Nacionalçlirimtare”), bindje të përafërt, polemika (rrallë) e komentime por, jo edhe mospajtime, mos e dhëntë Zoti, fyerje e ofendime.
Unë nuk dua ta marr rolin që nuk e kam e nuk më takon për Ritën dhe shkrimet që i kanë humbur asaj por, më vjen keq. Ritë, edhe mua më kanë humbur shumë shkrime, shumë më janë djegur, kalbuar e mi kanë marrë UDB-ja jugosllave por edhe vetë i kam djegur kur isha adoloshent e shkruaja ndonjë vjershë dashuria, që mos ta lexojnë të afërmit, i digjsha.  Ritë, komentet tua, unë do të quaja analizat tuaja, që iu ke bërë opinioneve të mia, të publikuar në Drini i kam ruajtur në arkivën time, bashkë me shkrimet e mia, ato që i kam publikua dhe të tjerat që ende nuk e kanë parë dritën.
Analizat, komentet tua, nuk i kam prekur fare, pos ndonjë përmirësimi të vogël të ndonjë fjale psh trathti (tradhti), momes (nënes) dhe shkronjën ”e” në ë, ”c” në ”ç” për shkak se kompjuteri nuk i ka të gjithë tingujt e shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe.
Nëse do ti tuboje, shkrimet e tua të shkapërderdhura, Ritë do të dilte një libër me vlerë për letrat shqipe.
Disa, analiza, portrete, prozë poetike, vlerësime kritike, ese, komente të Ritës rreth shkrimeve të mia në Drini.

Clinton i përgjigjet poetit mërgimtar, nga libri me poezi i Zeqir Gërvallës ”Me o(rë) Kosovë”, fq 177

Një pjesë të analizave, po i publikoj:

Rita, 9 Dhjetor 2021 Në 12:54
Një rrëfim i përshkruar hollësisht për kohën e shkuar. Dhe së shumti i kushton fshatit Turkjakë gjithë at mallë, at pikëllim ku vitet nuk ju çlirojnë por perkrundrazi sikur jua shtojnë. Është vendlindja juaj z. Sinan dhe në fund të botës të jesh, kurrë nuk harrohet por gjithmonë e më shumë kërkohet. Kjo është dhe plaga që marrim të gjithë nga emigrimi i detyrueshëm. Por dhe ai i vet – deshiruar, nuk ka dallim. Shpirti romantik që dallohet në ëershkrimin e mësipërm i juaji e bën dhe më tërheqës. Megjithëse (m.gj.se) mund të bëj dhe nga ato dallimet, kundërshtimet e krahasimet që ka koka ime për kohën e shkuar, vendet e trajtimet krejtësisht të ndryshme nga sisteme ku patëm fatin të na lindë koka do të mjaftohesha vetëm me ndjenjën e mirë qe më la tek e lexova. Ankoheni për Suedinë se është e ftohtë. Në fakt ashtu është. Por koha e gjatë ju ka mësuar të pershtateni plotësisht. S’ka dyshim por sa herë kujtoni Turkjakën, fëmijërinë, prindërit, familjen e miqtë Suedia gjithmonë do t’ju duket e ftohtë.
Ju pershendes z. Sinan !
”Behram Syla, Becki, Capi i Sadri Metës dhe dashuria e tironses për turjakasin ”, Sinan Kastrati, Drini.us, 8 Dhjetor 2021

Behram Syla, Becki, Capi i Sadri Metës dhe dashuria e tironses për turjakasin  

Faqja e fundit e kopertinës së librit ”E ardhmja në të kaluarën …”

Rita, 9 Dhjetor 2021 Në 5:47
Por Sinan vëlla sot jeni i nderuar e shkrimet ju japin dhe një titull, ate të një shkrimtari. Vete arshiva juaj në çdo tregim tregon për atë punë shumë vjeçare që keni bërë. Është bo (bërë, ndër imi) një pjesë e trupit dhe shpirtit tuaj krijimtaria. Ditaret ? Te t’uajat të rrëmbyer nga UDB-ja kurse të mijat të djegura 3 herë nga dora ime për të mos lënë dëshmi që do të digjnin të tjerë kur jeta ime rëndohesh pas çdo denoncimi. Dhe nga ai veprim ekstrem i imi nuk harroj syte e momes (dialekti im nuk i shpetoj dot, d.m.th.nënes ) qe gati lotonin kur më pyeste:
– Pse i djeg ?
Nuk ja shpjegoja dot. Falë Zotit memorjja s’më ka trathtuar (tradhtua, ndër. ime) e me përfytyrohen vitet një nga një si kane rrjedhur. Po, pranoj se ato përshkrime fantastike e romantike në bjeshkët e Velipojes, të Voskopojës, Dardhës, Korçes, Vlorës, Sarandës, Shkodrës etj. me valixhen e kitaren pranë me një shoqëri tepër të mirë e të besueshem, më kanë humbur pergjithmonë. Për ato shkrime lotoj dhe sot. Sot dhe kur i sodis këto vende mungon ajo forcë ai pasion që të rishkruaj. Se dhe kërkesat e jeta vetë ka ndryshuar kryekeput. Dimri shkon përkrah me pesimizmin. Rekomandim nga unë qe t’a largoni sa të mundeni. Pershendetje dhe sigurisht që ju jap dorën përzermesisht së largu. Motra juaj Rita !!!
”Behram Syla, Becki, Capi i Sadri Metës dhe dashuria e tironses për turjakasin ”, Sinan Kastrati, Drini.us, 8 Dhjetor 2021

Behram Syla, Becki, Capi i Sadri Metës dhe dashuria e tironses për turjakasin  

Ibrahim Kelmendit e mbetet merak që nuk është vrasësi i Ahmet Krasniqit

Rita, 23 Dhjetor 2021 Në 2:13
Një natë para vrasjes Gjenerali A Krasniqi (Kolonel Ahmet Krasniqi, përm.), ç`armatoset me urdhër të F.Klosit dhe F.Nanos. Këta të dy dijnë me emër e mbiemër dorasit e pabesë. Dhantë Zoti ka ardh momenti të zbulohet gjithçka ! Na le pa frymë miku Sinan. Të lumtë pena ! Durimi, puna hulumutuese e juaj u shpërbleftë me të vërteta ! Të vërtetën mund t’a vrasësh siç rrezohet dikush nga një plumb, kthehesh në kufome, por ndriçimin e së vërtetës, mesazhin që ajo do të përcjellë pas dekadash e dekadash nuk mund t’a errësosh kurrë.
Koment rreth artikullit tim me titull: “A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?”, Drini.us, 23 Dhjetor 2021
Ku kishte shumë polemika deri në ofendime e ku dhanë mendimet e tyre i ndjeri Mal Uka, Diana Rexhepi e ”Drini.us”

A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?

Rita, 4 Janar 2022 Në 5:27
Pershendetje se pari dhe pranoni një urim nga unë per vitin e ri miqt e mij Sinan dhe Mal: ‘Gezuar Vitin e Ri 2022 ! Një vit më i mirë, me i begatë për shqiptarët në krejt botën si dhe për të gjithë popujt në botë! A ju lutem miqt e mij z.Sinan e z.Mal Uka mos e filloni vitin me grindje (moskuptime) se kam frikë se kështu do rrjedhin ditët pasardhëse. Nuk marr pjesë në këtë dialog për vetë faktin që s’kam përjetuar aspak në vendlindjen tuaj dhe pse jam në dijeni të mjaftueshme se kush është Tito e kush F. Hoxha. Me këtë rast anoj ose parapëlqej mendimin e z.Mal Uka që thotë të vërtetën pa kompleksin se po errëson paksa atë histori (të re) që po shkruhet në Kosovë, për popullin e saj e ngjarjet e përjetuara. Z.Mal Ukën e mbyt sinqeriteti dhe nuk pranon ate qe nuk është e vërtetë. Deri më 1981 jeta e juaj, e drejta e studimit, e lirisë së fjalës e udhëtimit kudo në botë, e pronës private kanë qenë të pranuara ligjërisht. Pas vitit 1981 e deri me 1999 çdo gjë u kthye përmbys e genocidi serb ndaj shqiptarëve nuk ka njeri që e fsheh apo mohon. Flasin faktet. Pra miqt e mij edhe një herë përcjell urimet e mija për vitin e ri. Pas një pushimi mbi dy javor kthehem në realitet. Dhe një urim te veçante për krejt stafin e ‘DRIN-it ‘ për një vit të mbarë e të sukseshëm në çdo fushë të jetës ! E mbi të gjitha, shëndeti. Ai është më kryesori. Shëndet të gjithëve nga Rita (Malsorja).
“Në kujtim të Konferencës së Bujanit: “Kur e vramë Shaban Polluzhën, e qetësuam Drenicën!”, pati thanë “heroi i popullit” Fadil Hoxha”, Drini.us, 3 Janar 2022

Në kujtim të Konferencës së Bujanit: “Kur e vramë Shaban Polluzhën, e qetësuam Drenicën!”, pati thanë “heroi i popullit” Fadil Hoxha

E ardhmja në të kaluarën: Kujtime të Kosovës, John Hodgson

Rita, 14 Janar 2022 Në 6:08
Tash e kam te çartë se për çfare i referoheni në kujtimet e juaja, në ditarin tuaj z.Sinan. Më mori kohë të përfundoj krejt shkrimin e sotëm e sot më ka pelqye krejtësisht se tregoni fakte që ju në shkrimet e para 5 ,6 e 7 viteve më parë i keni paralajmëruar, i keni treguar me emër trathtarët e vërtetë të kombit. Sot jeni i pastër para të gjithëve se arrestimi i atyreve “komandatëve” është realizuar edhe pse vonë. Është kjo vonesë dy dekadash që ju dha atyre mundësinë të forcohen aq shumë sa kanale tv-e, media dhe sot të përkrahin të burgosurit në Hagë. Pra turpi vazhdon e ju i nderuar z.Sinan jeni krejt i pastër e i drejtë se jeni rreshtruar në anën e duhur të së drejtës. Mora një informacion të plotë për personalitetin tuaj. Guximi juaj është per t’u pasur zili.Të lumtë pena !
“Letër dashamirëse kritikuesve të mij për të vërtetën që vret më shumë se sa plumbi …!”, Drini.us, 14 Janar 2022

Letër dashamirëse kritikuesve të mij për të vërtetën që vret më shumë se sa plumbi …!

Rita, 14 Janar 2022 Në 9:22
Më preke me rrëfimin e mësipërm, me kujtimet për qenin, Beckin që ka cof ka kohe. Me ate që gjatë luftës qentë e fshatit tuaj, miku Sinan ruajtën shtëpitë. Besnikëri që ja kalon edhe njeriut se ja banorët u larguan për të shpëtuar nga armiku kurse qentë e fshatit ndejtën deri në kthimin e të zotërve. Për thënien e Biden për Thaçin atëhere që s’ka qenë President por Gurvenator e politikan në partinë Demokratike, sot është penduar dhe ndoshta kërkon të gjejë dhe njeriun që i ka fol shumë mirë për te. Që të takohesh me një personalitet të lartë amerikan duhët të shkojë përpara dosja e personit si dhe një pagesë e majme. Kemi shembull, dy politikanët tanë që për të bërë një fotografi me Presidentin Trump kanë dhënë shuma të mëdha, Rama + Basha. Nesje, dua të mbetem tek tema e Qenit, tashmë timin që natyrisht nuk jeton më se flas për vitet 90 -të. As gjysëm viti para se të martohesha im shoq merr një qen të vogël, rracë Kanis me flokë kafe e të bardhë. Ishte 3 muajsh kur ja jep një shok e i thote se nuk ja donte gruaja. Qeni jonë i vogël u rrit por mallkimi i dhënësit e ndoqi se dhe unë mora rolin e asaj gruaje që nuk e donte pak a shumë. Jo, unë e desha por ai (Teo) nuk më donte sa donte tim shoq. E teë fillun sherret e grindjet sa sot që kanë mbetur fotografitë, qesh me marrëzinë time. Grindjet vinin për dy gjëra: 1 Nuk desha e as lejoja që të hynte në shtëpi si dhe kulmi, sa mendoja të ikja nga shtëpija kur e pashë t’a lante ne vaskë. Kjo zemër ngushtësi e jimja ndoshta ka të bëjë se u rrita në një shtëpi pa pasur qen por veçse dy, tre mace në oborrin e vogël para ndërtesës dy kateshe me nje lagje ku në një rrugicë ishin gjashtë familje me shtepi 1 – 2 katëshe e krejt private. Madje qent e mëdhenj jo vetëm qe s’më pelqejnë por i kam frikë. Dhe qenit tonë i kishim bo (bërë) dhe një kasolle se kemi vend goxha, shtëpi private të tim shoqi me verandë e kopësht të madh sa mezi u orjentova në fillim. Shyqyr që nuk isha në shtepi kur qeni ynë ngordhi por telefonatën dhe zërin e tim shoq nuk e harroj as sot. Me kaq pikëllim a thu se i kishte vdek ndonjë njeri i afërt. Avionin e pas dy ditëve, isha në shtëpi. Për t’u habitur se ishte qeni i parë për te e i kam pas thënë :‘Po mirë more burrë, mu m’paske prit që të mirrje një qen ?? Nuk ja donte e jema vjehhra ime që nuk pata fatin të bashkjëtoj se ndërroi jetë në kohen e njohjes sonë. I thashë të mirrnin tjetër të ngjashëm, s’deshi. Të provoj këtë dhimbje prap, jo. Se dihet që qentë rrojne 10 – 15 vjetë. Nuk e harroj kur ktheheshim nga pushimet, udhëtimet ai priste tek veranda e si vraponte drejt tim shoq nuk i shqitej.’Xhelozija’ më hante dhe i thosha tim shoq po mua pse nuk me don ?? Ai qeshte e pergjigjej se dhe ty të don por mos i bertit. Fjala e tretë në shqip që mesoi im shoq (perveç faleminderit, mirë) është ‘dreq‘ kur i bertisja: Teo jo nuk hyn brenda, Teo dreq. Por qentë janeë besnikë e me tepër se njerëzit. Tash unë nuk e ndjej veten se kam torturuar një qen. E ushqeja, ujin përditë, nuk ja harroja. Po, po dikur kisha një qen të vogël të rraces Kanis. Kishte boll vend ku vraponte, luante me topa të vegjël, me dy macet e vogla që ishin të bindura e nuk hynin në shtëpi por Teo jonë donte t’i plotsoheshin tekat. Unë s’kuptoj se si në apartmente jetojnë me qenë apo mace njerezit! Nuk janë njerëz, por kafshë që duhët të jetoje në oborr, në koliben e tyre. Tepër komik dhe reagimi juaj, mik Sinan tek sheh fotografinë e dikujt që me Beckin është sjellë keq. Keq nuk thonë se tek çdo njeri dhe n¨w moshë te rritur, instikti fëminor, rinor mbetet e shfaqet. Kështu e keni pësuar dhe ju me reagimin duke pare fotografinë: Kujtime të hidhura që mbeten dhe të bukura sot tek i lexon. Apo jo miku Sinan ?
“Për qentë besnik dhe për qentë e burrështetasëve …!”, Drini.us, 13 Janar 2022

Për qentë besnik dhe për qentë e burrështetasëve …!

Rita, 23 Janar 2022 Në 3:52
Shtoj z.Sinan se jeni me fat që keni takuar Heroin e Kombit I. Rugoven. Kujtime të tilla kurrë nuk i harroni dhe kjo përshkruhet si më sipër. Por edhe dhimbja, indinjata nuk hiqet kur gjithfarë njerëzish, personalitete, duke pasur parasysh postin e detyrën publike që ushtrojne, shprehin cmirën (smirën) e tyre, urrejtjen me fjalë mashtruese për të ndjerin Rugova. Problemi ynë qëndron si në Kosovë e Shqipëri se politika, pushteti, partitë nuk kanë gjetur e as kanë për të gjetur një gjuhë të përbashkët në politikën e jashtme e të brendeshme. Të shpallet Hero dikush e të mos respektohet unanimisht nga të gjithë forcat politike do të thotë të kemi dy shtete në një shtet të vetëm. Këtë nuk e shoh në shtetet e cilivizuara. Kam shumë për të shkruar por më mirë po e mbyll me mendimin se Heronjtë janë e do te jenë përjetsisht sado që të ‘lehin qente ‘. HERONJ””Lufta kundër Ibrahim Rugovës, ishte luftë për pushtet”, Drini.us, 23 Janar 2022
https://www.drini.us/lufta-kunder-ibrahim-rugoves-ishte-lufte-per-pushtet/Rita, 23 Janar 2022 Në 4:27
S’besoj se bëj ndonjë gabim trashanik që e lexoni tri herë për të më kuptuar. (Hajgare boj tash), se jeni një njohës i 100 %-të i gjuhës shqipe. Më kot nuk jeni dhe mesues, profesor letërsie në mos gaboj. Nuk është se harroj të komentoj dhe pse rutina e jetës bën punën e vet, gjithmonë leximi është preokupimi im i parë dhe jo elozhe se gjuha ime në fakt është e idhët, e egër kritike për vetë temën që trajtohet sot, dje. Kuptoj respektin e mirësjelljen që ju karakterizon si njeri. Ju pershendes me respekt ! Rita.
I përjetshëm kujtimi i mendimtarit, të urtit e intelektualit, Heroit tonë, I. Rugova !!!
“Lufta kundër Ibrahim Rugovës, ishte luftë për pushtet”, Drini.us, 23 Janar 2022

Lufta kundër Ibrahim Rugovës, ishte luftë për pushtet

Rita, 24 Mars 2022 Në 6:23
Një reportazh që të çlodh qysh sa lexon titullin. Pershkrimi i juaj z. Sinan realist, duke vënë në pah ndryshimet e kohërave e sistemeve. S”ka dyshim që Shqipëria ka ndryshuar shumë e do të ndryshojë për të mirë ! Ju përshëndes mik e patriot !
“Mbresa malli me fotografi e fjalë, vizitat në Shqipëri e në Kosovë”, Drini.us. 24 Mars 2022

Mbresa malli me fotografi e fjalë, vizitat në Shqipëri e në Kosovë

Rita, 30 Mars 2022 Në 11:59
Përralla e fjalë boshe do t`i quani çfarë do lexoni si më poshtë, mik e vëlla Sinan. Falenderimet e urimet ju takojnë ju, per çdo analizë, kujtime e shkrime që lexoj në median e Drinit. Ju, si një mësues jeni një shembull që nuk harroni e shkruani kujtimet në vizitat e ndërsjellta në Kosove e Shqiperi. Nuk e dij por një gjë është e sigurtë që nxënësit që keni pasur dje dhe sot janë me fat. Pra falenderimet e mija shkojnë gjithmonë në shkrimet e juaja dhe pse jo pak herë kemi jo nje linjë të njëjtë në ide politike. Por na bashkon atdhetarizmi dhe kjo mjafton. Uroj që në udhetimin e rradhes në Tirane të gjeni një qeverisje të “djathtë” e jo si të sotmen neokomuniste e maskuar ! Përshëndetje e ditën e mirë z. Sinan !
“Mbresa malli me fotografi e fjalë, vizitat në Shqipëri e në Kosovë”, Drini.us. 24 Mars 2022

Mbresa malli me fotografi e fjalë, vizitat në Shqipëri e në Kosovë

Rita, 30 Mars 2022 Në 2:26
Detyrohem të jap një sqarim për linjen jo të njëjtë midis ne të dyve. E dij që jeni i djathte e antibolshevik. Le të leme mënjeanë rininë dhe rruga nga erdhi infektimi apo me qartë edukimi. Unë anoj në të djathtën që sot e cilësojnë ekstreme. Në shkrimin tuaj te fundit (vazhdimi i udhëtimit të shkurtit) permendni Ballistët e pa dashur perseritni historine e partizanëve sllave e shqiptare që pushtuan Shqiperine meë1944 – ren. Përseris një historian të nderuar kosovar që thotë se krejt historigrafia që ka shkruajtur gjirokastriti (enferr (Enver shën. imi) shtesë e imja) është 95% e rreme. Të djathtë na qeverisën por si u sollen ? Ah, Malsorin M. Uka e kujtoj shpesh e do të na mungojnë komentet e tij. Shpresoj mirëkuptim të plotë.
“Mbresa malli me fotografi e fjalë, vizitat në Shqipëri e në Kosovë”, Drini.us. 24 Mars 2022

Mbresa malli me fotografi e fjalë, vizitat në Shqipëri e në Kosovë

Rita, 29 Prill 2022 Në 9:08
Çfarë të shtoj në teksin tuaj të hartuar para katër viteve kur është dhe pa aq aktuale dhe sot ?? Se ky biçim J. Krasniqi tash është i akuzuar në Hagë për krime ndaj njerëzimit dhe me shqip, ndaj shqiptarëve. Skam ç`të shkruaj përpos të ju përgëzoj për të vërtetat që shkruani. Veç at mërzi e revoltë që disa burracakë shkojnë në Hagë e mbrojnë at kriminel dua të shtoj. Ah po, dhe këto dëshmojnë jo të vërtetën se mbrojnë Kosovën. Dhe kjo thënie shkon zinxhir. A nuk është vetë qeveria e Kosovës që paguan një dyzinë avokatësh për të gjithë të dënuarit në Hagë ??? Kështu që unë mendoj se vetëm verdiku i gjygjit të Hagës do të mbyllë këtë komedi të shëmtuar që luhet nga politikanët e sotëm të Kosovës. Por prap do të dëgjohet thënia se padrejtessisht u denuan. Dhe nuk dua të flas për një ngjarje që në arenën ndërkombëtare emri i Kosovës dhe Shqipërisë është errësuar, të jemi të sinqertë për këtë gjë. Por besoj se sot të gjithë e dijnë mirë se ky dygrupim në një kohë kur atdheu (Kosova) thërret për çlirim, u bë nga qeveria e Tiranës. I. Rugova, A. Krasniqi e të tjerë i përkisnin grupit nacionalist (për Tiranën Balliste) që me deklaratat e tyre kishin bërë distancimin nga politika enveriste. Kurse Thaçi, Veseli me shokë u treguan pro politikës enveriste. Dhe në vitet kritike 97 ,98, 99, në Shqipëri kishim pinjollët e diktatorëve, po atë polici sekrete veç me emër të koduar SHIK. Nga ato qeveritarë te korruptuar të Tiranës morën udhëzimet, orjentimet e planin e luftës (ironike po i njëjti plan që ndoqi diktatori gjirokastrit në LB 2, vrit shqiptarë e jo gjermanë), Thaçi me shokë. Kjo është krejt e vërteta e hidhur. Në Hagë duhët të jen’e dhe mësuesit e tyre por për të mbrojtur Kosovën, emrin e Shqipërisë JO. Drejtësia te vihet në vend si dhe e vërteta të mësohet nga të gjithë. Ju përshëndes miku Sinan !
“Nuk tregova të vërtetën në Hagë, atje mbrojta Kosovën!”, Drini.us, 29 Prill 2022

Nuk tregova të vërtetën në Hagë, atje mbrojta Kosovën!

Rita, 27 Shtator 2022 Në 8:03
Bëj një përjashtim në këtë moment i dashur mik z, Sinan duke ju uruar përzemërsisht ditëlindjen ! Them përjashtim se komentet e mija do të mungojnë sot e tutje. Thjeshtë një dëshirë vetjake ku besoj se heshtja ka vlerën e saj pozitive. Në këto momente pesimizmi (paksa hajgare, më lejohet) që përjetoni (largimi nga detyra e nxësnësit) ju uroj qe e nesërmja të jetë më aktive në rrethin familjar e miqësor ! Me dhuntitë e talentin që përvetsoni as që do të kuptoni se tashmë jeni në pension. Do të më jepni të drejtë për ç`ka shkruaj sapo t`i nënshtroheni rutinës. Dhe pse në distancë njohja, them me bindje se njoha një njeri të mirë, të drejtë e rigoroz. Sikur shumica e shumica të ngjasonin me ju ! Por jetojmë në një botë të mbrapshtëe dhe pse Shqipëria dhe Kosova kanë arritë ato suksese që dikur vetëm i ëndërrojshim. E mbyll me urimin nga zemra për një bashkim zemrash së pari e trojesh të popullit shqiptar ! Si dhe një jetë të gjatë e të lumtur me bashkshorten, fëmijët e nipër e mbesa ! Edhe 100 vjeç nga une ! Rita (Malsorja)
“Për 26 shtatorin, ditëlindjen time dhe për referendumin e 26 shtatorit të vitit 1991”, Drini.us, 27 Shtator 2022

Për 26 shtatorin, ditëlindjen time dhe për referendumin e 26 shtatorit të vitit 1991 

Rita, 9 Prill 2023 Në 10:25
Romantizmi në këtë shkrim më preku prandaj po ju përshëndes z. Sinan ! Jeni shkrimtar, keni shpirt romantik e kjo duket në dialogun që bëni me një zog shtegtar. Gëzohem qe jeni mire e ju uroj gjithë të mirat ! Më vjen keq që keni mungesë zoqsh në vendqëndrimin tuaj. P.sh. këtu tek unë ka me shumicë ne çdo stinë. Dhe është e ndaluar t’i ushqejmë se shtohen por fshehtas p.sh.im shoq i çon ushqim në rrugët e fshehura nga syri ‘spiun’. Pershendetje !
“Erdhi zogu në banesën time…!”, Drini.us, 9 Prill 2023

Erdhi zogu në banesën time…!

Rita, 10 Prill 2023 Në 12:39
Edhe vdekja është program i jetës dhe lum ai që vdes me nder e besë. Pesimizmi pas pensionit eshte i natyrshëm por mos e zmadhoni duke u ankuar si fëmij se shyqyr keni femijë, nipëra e mbesa që të mbushin boshllëkun e jetës pa aktivitet të përditshëm ! I ndjeri M. Uka në muajin shkurt (sakte më 16, nuk e harroj se përkon me ditën e vdekjes së babës sim) mbushi përvjetor nën tokë. Edhe ai, një mik ishte dhe pse i panjohur. Miqësine e mban, bashkon ideali i njëjtë, drejtësia e aspak hipokrizia. Nëse do të duhet për hir të temës, autorit apo çfarëdo tjetër të gëlltis revoltën, te mos shpreh mendimet e mija (veç zhurma, lufta Don Kishotjane ndaj rreligjioneve, troç ndaj fese Muslimane) është më e logjikshme të hesht. Se dola nga tema pa dashje. Gëzohem qe jeni mirë dhe pesimizmin e largoni që të rroni gjatë, shumë gjatë! Ja pranvera gati ka ardhur. Pershendetje !
“Erdhi zogu në banesën time…!”, Drini.us, 9 Prill 2023

Erdhi zogu në banesën time…!

Rita, 29 Dhjetor 2023 Në 9:07 am
M’e kujtuat miku Sinan me artikullin e mësipërm vitin 2001. Sot nuk e kuptoj pse moda atëherë ishte të posedoje celularë, telefona sa më të vegjël. Ishte më e vogël se pëllëmba e dorës, ngjyrë blu e në ekranin e vogël kisha stampuar fotogafinë e të paharruarit, të pazëvendsueshmit, krijuesit të LD, z. I. Rugova. Mbeti ajo fotografi deri në ndërrimin e telefonit të rradhës. Ishin vite ku ndiqja me interes lajmet nga dy atdhetë. Kjo jetë luan me ne apo ne luajmë me të? S’duhët të jemi të vetmit në botë që kemi dy atdhe, dy halle, dy probleme. Sikur na ngushëllon kjo. S’jemi të vetmit. Lamtumira për vitin e vjetër po afron, disa orë në pritje të vitit të ri. Ju uroj një vit të ri të GËZUAR ! Familjarisht ju uroj shëndet, mbarësi, paqë e lumturi për vitin e ri e për shumë e shumë vite të tjerë ! Gëzuar VITIN E RI 2024 !
“Si u formua LDK-ja dhe si u bë Rugova kryetar i saj”, Drini.us, 28 Dhjetor 2023

Si u formua LDK-ja dhe si u bë Rugova kryetar i saj

Rita, 9 Janar 2024 Në 1:49
Po, a u hangër ajo groshë, pasul i shkrete me aq krypë, krypë e krypë??? Hahaha e bukur. Lexoj dhe shpjegimet e çdo fjalë, të dialektit që përdorni. Fjalën ”Jabanxhi” i / e huaj saktë e sqaroni. Tek ne përdoret për të huaj që nuk janë nga qyteti apo fshati e jo në kuptimin, i/ e huaj jashtë atdheut. Mirë s’bëj që i largohem hajgares por dua të tregoj një histori me këtë fjalë. Mjerisht miku Sinan nuk është për të qeshur as sot që ka kaluar gati gjysëm shekulli. Kam qenë as 10 vjeçe, në fillore në klasën e 4 besoj e ishte verë. Pra shijonim pushimet verore duke luajtur tan diten në rrugicat afër shtëpisë. Nje gocë e vogël, moshatare që kishte ardh mysafire tek të afërmit e saj nuk ishte dhe fort e mirëpritur, e përbuznin, ndoshta nga dialekti i se folurit, nga Vlora ishte, s’e futnin në lojë e unë i dal në mbrojtje duke ju thënë kalamajve të lagjes sime që kjo si jabanxhie, duhët t’a duam e respektojmë më shumë. Debati zgjati disa minuta, mysafirja, jabanxhija qante kur na afrohet një burrë i gjatë që kërkon të dije pse zihemi e i shpjegoj unë e tjerë si e qysh. Ai burrë i gjatë ishte kryetar fronti që rrinte në zyrë e nga zhurma jonë doli jashtë. Kaq ishte, vazhdojmë të luajmë si femijë e në mesditë kthehem në shtëpi e lodhur si dhe e uritur. Im atë vjen nga puna pas pak i nervozuar e më pyet për sherrin e ndodhur disa orë më parë. U çudita nga e mori vesh si dhe më shumë u habita që kryetari i frontit e kishte futur në zyre (e priste të mbaronte punë, ora 16 ,17°) e i kishte kërkuar të dinte që pse vajza (une) jote përdor fjalën jabanxhije, kaq e vogël e përdor fjalë të tilla, jabanxhie. Ai kryetar fronti i lagjes njihte kush isha, njihte tim atë e deri fëmijët i përgjonin që të godisnin baballarët. M’u ndalu për javë të luaja në at rrugicë nga im atë ngaqë thashë se e ardhura ishte JABANXHIE. Kaq e vogël, fëmijë e ne se im ate do të ishte në burg edhe unë do të isha në mos 9 ,10 vjeçe 17, 18 e sigurtë.
“Edhe mysafiri i qet krypë pasulit”, Drini.us, 9 Janar 2024

Edhe mysafiri i qet krypë pasulit 

Rita, 9 Janar 2024 Në 2:51
Gabon, nuk jam nga Elbasani, nja 100 km. më larg. Jam nga një qytet i madh, i dyti nga rëndësia si atëherë edhe sot. Dhe harroni se dikur kam thene se nuk kam femije. Preferoj gjithmone të verteten. Pak rëndësi ka mbiemri, por në tregimin tim nuk shoh të ketë hajgare por vajtim dhe sot kur kujtojmë se kush na drejtuan, kush na sunduan.
Ç’njerëz injorantë e të pashpirt. Qysh në atë moshë u përcaktua filli i jetës sime që do të isha e sugjeruar, e gjurmuar, me dosje e deshmimtarë deri me 1990. Si anektodeë po te tregoj një histori të vërtetë e ndodhur në vitin 1987 apo 88 në Pogradec.
Ishim në ekskursion me ndërmarrjen dy ditore në Pogradec. Organizimi nga ana ime për në hotel turizmi (i vetmi atëherë) nuk na shkoi mirë. Mezi na strehuan e darkuam si me kenë (qenë) në xhenoze, pa muzikë e vallëzim. Ishim repart grash, pra burra as dhe një. Shefja e repartit, brigadieria e unë si ma çapkenia e shoqërisë ishim përgjegjës për mirevajtjen e ekskursionit. Të nesërmen (e shtunë ishte) duhej të merrnim trenin e në shtepi. Unë me një shoqe (Sanije e quanin, Rahmet e mjera ka vdekur aksidentalisht m’ë 1994 në Itali, pak si kushërirë e largët nga nëna ime) vendosëm të shkome në Korçën time, qytetin e serenatave, të kampeve që shijoja nga 1985, 86, 87, e të takoja miqtë e mij muzikantë, të kërcenim, këndonim këngët e ndaluara. Pranoj Sanija e prisnim autobusin që shkonte në Korçë. Në pritje, gati gjysëm ore na afrohen dy djem, moshatare apo më të vegjël nuk i shikova mirë. Kuptuan nga dialekti që nuk ishim nga Pogradeci e na afrohen për t’u prezantuar, për t’u njohur. Qysh se filloi të fliste i pari, Sanija kthehet nga unë e më thotë mu, me zë të lartë që të degjonin dhe dy çunat e shkretë; Shife se kush të propozon moj Rita. Ai një vezë në muaj han e jo më të ketë fuqi për gru. Ishte kohë triskash. Tollona quheshin e vetëm 10 vezë në muaj për çdo familje mund të blije. Mënyrën si e tha Sanija, një sy e kishte mbyll prej diellit, një pozë tepër komike sa unë fillova me qesh aq shumë sa u ula në trotuar e për minuta të tërë nuk pushoja. Kam qesh me at thenie virtuale të Sanijes me orë, ditë e sa herë ua tregoja të tjerëve. Dy djemtë u larguan pa bo zë e ndoshta dhe s’kuptuan dialektin tonë, por e qeshura jonë e shfrenuar ju ka sqaruar më shumë se çdo fjalë se …lodheshin kot.
“Edhe mysafiri i qet krypë pasulit”, Drini.us, 9 Janar 2024

Edhe mysafiri i qet krypë pasulit 

Rita, 9 Janar 2024 Në 10:09
Ku ka ma mire se me fillue vitin me gaz e humor ! Qe ashtu miku Sinan (po përdor dialekt verior aq sa mundem) mirë është të qesh me dy anekdotat e mësiperm. Them se dinakëria e ”çilter” e gruas shtëpijake justifikon heshtjen e burrit naiv. Besoj se duhet të keni dhe perla të tjera e jo vetem për gjininë femërore se në rang botëror dihet se kush janë më të shumtët që shkelin besnikërinë familjare. Më pëlqyen e për besë s’i kisha dëgjuar. Përgëzime miku Sinan!
“Grue, djali i ka ga rragtarit…!?”, Drini.us, 8 Janar 2024

Grue, djali i ka ga rragtarit…!? 

Rita, 9 Janar 2024 Në 1:06
Paskeni një thesar të madh. Ju kam zili ! Ju lumte !
“Grue, djali i ka ga rragtarit…!?”, Drini.us, 8 Janar 2024

Grue, djali i ka ga rragtarit…!? 

Rita, 26 Janar 2024 Në 2:22
“Qente le te lehin”. Nga ky debat reagimi i ish nxënësit tuaj më prek më shumë. Aspak nuk u qetësova dhe pse ky nxënës, (tashmë meso burrë në moshë) u terhoq me bishtin në shalë. Prekem për faktin që ju z. Sinan në moshë të pensionit tashmë (kaloi viti i parë i pensionimit e kur të mbushesh 80 vjeç mund të ankohesh se më erdh pleqnija duhet të merrni urime, mesazhe falënderimi nga ish nxënësit. Keni intelektin të kuptoni se i mjeri ish – nxënës u keqpërdor. Njëjtë dhe komentuesja në rolin e Avokates. Si një lexuese e thjeshtë e një mike e juaj (fat e rastësi që lindi pikërisht në këtë gazetë të nderuar ”DRINI”, ju përcjell respektin, miqësine time e dashurinë e dlirë atdhetare ! Faljeni, ju lutem ish nxënësin … me puturet e rënë në poshtë gjynjeve jo pse kerkoi ndjesë FALLCO, të rreme por te tregoni se mbeteni nje mësues i përkryer. Ani pse në gjoksin tuaj nuk ka dekorata si ‘Akademik ” Doktor, Profesor, Dekan, Veteran me dreq e shejtan. Ah sa shumë njerëz mburren me këto dekorata, çmime e dhurata por harrojnë se të qenit njeri pozitiv, demokrat, atdhetar është virtyt i trashëguar nga familja së pari e mandej nga vitet e jetës që kemi përshkruar. Jeni i qetë se i plotësoni të gjithë kushtet. Ju uroj një fund javë të qetë, të rehatshme në Suedinë e ftohtë!
“Letër një të gjalli – historianit Hakif Bajrami, dhe një të vdekuri – Fehmi Pushkollit”, Drini.us, 26 Janar 2024

Letër një të gjalli – historianit Hakif Bajrami, dhe një të vdekuri – Fehmi Pushkollit 

Mal Uka, 23 Dhjetor 2021 Në 5:36
Është thënë shumë herë te na, mos iu gëzo të keqes se ligjet e natyrës të provojnë me më të keqen! Ibrahim Kelmendi paska pas shpreh gëzim përr vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit aq sa vrastarit do ia falte token e babes ! Eh tash le t`ja falë tokën e babës vrastarit të vëllaut të tij (Qerim Kelmendit). Gëzimi për vrasjen e Kolonelit iu kthye dhe le ta gjenë vrastarin e le ta shpërblej me tokë të babës, Ibrahim Kelmendi !
(Mal Uka i ndjerë i referehet një publikimi të Ibrahim Kelmendit i ciki kishte thënë tekstualisht kështu. Teksti:
Ramdan Rrahmani…. Ti Ibrahim Kelmendi me shokët tu ishe pjesë e asj skuadre që bani plane për për me vra shqiptarë po du ju vije rendi edhe juve !!!
Ibrahim Kelmendi …
Ramadan, shqip e shkurt: fatkeqësisht nuk kam bërë plan as me vra shqipfolës ! Do të isha krenar po të kisha sado pak kontribut konkret për vrasjen e Ahmet Krasniqit, akoma më shumë po ta kisha vrarë vetë, sepse aty e tutje FARKU nuk dërgoi më brigada diversioniste në Kosovë, si gjatë verës 1998, për të bërë krime monstruoze kundër shqiptarëve dhe për ta luftuar UÇK-në për interesa të Sërbisë pushtuese!
E ke mjaft mirë shqip përcaktimin tim?
Uroj të më drejtë-kuptosh ”
“A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?”, Drini.us, 23 Dhjetor 2021

A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?

Mal Uka, 23 Dhjetor 2021 Në 8:48
Këto shkrime që po i kthen në mundësi të rileximit, i ndershmi Sinan Kastrati, ndihet borgjli karrshi miq¨rve e dashamirve te Tij kombëtar dhe flet veq sahi. Sikur të kishte ndërtim njeriu dhe pastërti e respekt për kafen që e ka pi, për konakun në terasë qe iu ka mundësu, ish dashtë me u kujtu dhe për shkrim me falenderu ! Por zoja, po përpiqet me shitë kurum në koncertin e kulufegjive qe veq dam kanë sjelle për shqiptari ! I nderuar Bajram, po më vjen keq me të thanë një të vërtetë që e kam vërejt te Ti. Ti i nderuar nganjëher po i repekton njerëzit që nuk e meritojne respektin tuaj, se jan bukëpermyst si psh kjo Diana Rexhepi ! Ti i nderuar Bajram, mue mu ke drejtu duke më thënë se ki rrespekt te lartë për Diana Rexhepin
Spaske per kanë me pas rrespekt i nderuar Bajram !
Urime Festat Ty e dashamirve: Sinanit ,Rites, e Magjun Thaqit (Gjakoves)!
“A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?”, Drini.us, 23 Dhjetor 2021

A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?

Tom Pergjoka, 23 Dhjetor 2021 Në 11:54
Për Sinan Kastratin mund të them, aq sa e njoh nga shkrimet e tij, se ai në radhë të parë është një njeri i ndershëm dhe një atdhetar i madh, i cili e don vendin e popullin e vet dhe lufton kundër padrejtësive. Shpeshherë kam menduar se Kosova ka nevojë për njerëz si Sinan Kastrati. Faleminderit dhe Zoti të pastë gjithmonë në mbrojtje i nderuar Sinan! Respekt!
“A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?”, Drini.us, 23 Dhjetor 2021

A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?



Më 1 qershor 2024 isha në një manifestim që e kishin organizua disa shoqata shqiptare në Malmö, për ditën e fëmijëve. Takova ish kolegët e punës, Murat Kocin, Medi Behramin e të tjerë. Kishin ftua edhe mysafirë, aktorë cirku nga Tirana (nuk i pash, sepse nuk ndejta) dhe këng. Bujar Qamilin nga Shkodra (e takova por nuk folëm e as nuk u përshëndetëm).
Murati më përshëndeti përzemërsisht. Më pyeti si jam e qysh po e kaloj kohën. Më pyeti për shëndetin dhe më uroj daljen në dritë të librit ”Thesari popullor i Turjakës”.
– Sinan a ke lexua çka kam shkrua për librin tënd në fb?
-Jo nuk e kam lexua se nuk kam facebook. Murati kishte shkruajt ”Miku, kolegu, pedagogu, mësuesi e publicisti Sinan Kastrati sjell diç të re, të veçantë për nga përmbajtja, stili e qasja për lexuesit. Sinani zotëron si pak kush aftësinë e përshkrimit, tipizimit, krahasimit e metaforizimit.
Sinani është thesar dhe na ka sjell një thesar të vërtetë, “Thesari popullor i Turjakës”.
Faleminderit Murat.
Ai më kishte dërgua një ftesë për 6 qershor, më hëngër darkë me Lulzimin, djalin e Adem Jasharit. E falenderova por nuk munda të shkoj sepse, mendova por nuk ia thash Muratit ”me u ulë në sofrën me ushqime të shishme e të bollëkshme, ka mjaftë vullnetarë”.
Murati më kishte shkrua edhe në WatsApp, për librin
-Sinan, urime libri!
”Me siguri ka dalë diçka shumë e bukur. Kur po e promovojmë (librin në Malmö?) Do doja ta kem (librin ”Thesari popullor i Turjakës”) .
Të lumtë!
Sa ishte çmimi?
Nuk iu pergjegja në asnjë pyetje
Ai prap më shkruajti:”Përgëzime!
Të pyeta për çmim, ndoshta del me lirë në Lena Graphic, Prishtinë”
Murati, Sinan, më 6 e 7 qershor e kemi mysafir djalin e Adem Jasharit dhe një bashkëluftëtar të tij.
Me 6 qershor në mbramje kemi një darkë me ta ndërsa me 7 qershor bashkëbisedim, tubim i hapur.
-Je i mirëseardhur!
Mirëmbrëma Sinan!
Të lutem Sinan, konfirmoje pjesëmarrjen a mos pjesëmarrjen në darkë me djalin e Adem Jasharit, sepse vendet i kemi të kufizuara.
Me nderime /Murat Koci
Me Murat Kocin, drenicak e Medi Behramin, shaljan, kemi punua 5 vjet të plota si mësues.  Na ndante vetëm gjumi. Përbeheshim në krye të shoqi-shoit dhe i gjindeshim shoqi-shoit. Ata më ndihmonin në kompjuter se unë nuk e mësova kurrë. Murati më thonte ”Sinan, nuk ke shpresë se ti do të mësohesh me punua me kompjuter”. Hanim e pinim bashkë, sikur dervishët, me lugë të gjata. Ata nga ”dashnija”e ushqenim shoqi-shoin (një mesele tjetër).
Të premten, më 7 qershor në një sallë të bukur në shtëpinë e kulturës në Kirberg në Malmö shkova ta shoh djalin e Adem Jasharit. U ula në fund të sallës por kur më pa Murati, erdhi më mori e më uli në vendet e para. Lulzimin e pash e fola por nuk u fotogarafova me Lulin. I tregova se me Hamzën, axhën e Lulzimit njihesha por Ademin nuk e kam e takuar asnjëherë. ”Lul, me Hamzën jemi takuar në fabrikën e municionit në Skënderaj, më 1991.Atëherë, në kët fabrikë ende nuk ishin masat e dhunshme. Sekretar ishte Osman Haliti, vëllai i Enver Halitit, tash dëshmor. Edhe Hamza kishte punua me Osmanin. Më shikoi e tha:
-Po.
Lulzimi ishte i sjellshëm e i kujdeshëm në bisedën me bashkëatdhetarë. Shumë i matur por edhe i thjeshtë e gojtarë i mirë. Përgjigjet i kishte në maje të gjuhës.
Për nder të përvjetorëve të LSHP dhe 25 vjetorit të clirimit të Kosovës, ishte organizua një program i mirë, Nxënësit parashkollorë dhe të klasëve të ulta nga Eslöv-i shkëlqyen me valle e veshje kombëtare me mësuesin e vallëzimit, Naser Sopjanin.
Fjalimet e gjata ishin të mërzitshme për shikuesit dhe, edhe kësaj radhe sikur e zbehën programin.

M. ka thënë në mbledhjet pergatitore para një grupi mësuesish e aktivistët e tjerë shqiptarë që punonim vullnetarisht në ish R. M. programi në gjuhën shqipe dhe festave tjera me nxënës e prind shqiptarë se Sinanit do të ia financojmë botimin e librit për Turjakën por që tash, e “harroi” e premtimin.
Nuk është M. i pari që më premoi, besoj se do të mbetet i fundit.

Prandaj që të mos bëhem edhe unë i mërzitshëm e padurueshëm, po iku nga jeta gazetareske e publicistike e gazetave (që nuk kemi më në Kosovë), revistat e portalet.
Një ish miku im, shok i studimeve para disa vjetëve më shkruante “Sinan e ke rânu dorën”, kur unë shkruaja për liderët politikë e “udhëheqësit shtetëror” të Kosovës. Disa nga ata “udhëheqës” kanë qenë në Hagë e janë liruar si të “pafajshëm” e të tjerët, të rinjë, tash po gjykohen në Hagë për krime kundër njerëzimit.
Ndërsa një tjetër më shkruante
Shkrimet e tua janë plot ngjarje që ti (i jeton) i ke përjetua.
Besoj se i jeton aq sa të kesh diçka tjeër për të shkruar.
Mua nuk më pelqejnë sepse janë si një ditar (ditor) i përditshëm (e i mërzitshëm).
Ruaje shëndetin e shkruaj ato dy librat! Përpunoji dhe mos i lerë ashtu si një dollap me rroba të vjetra e të hedhura pa kujdes!”
Kjo ishte letra që do të më pensionon.
Për shkak të disa problemeve teknike në komjuterin e editorit- Bajram Kabashit, foto-dëshmitë nuk mund të vendosen tash, ndoshta më vonë.
Faleminderit, punë të mbarë, pushime të këndshme e shëndet!
Lamtumirë!
Për fund. Para disa vjerëve pata shkruajt një shkrim për një ish koleg, mësues. Para dy ditëve, pasa ma dërgoi nr e telef një miku im i shkruara. Pasi e përshëndeta dëshirova që të flas. Ishte dëshirë imja që të shkruaja për jetën e mësuesit-
“Me shumë dëshirë”
Sot më thirri me krejt tjetë zë, sikur mos të kishte qenë ai I djeshmi.
Besa edhe më kërcënoi nëse shkruaj. Ai R. M. që dikur punuam bashkë e kaluam mirë.
Më tha: ju kastratët je-ni mëndjemëdhenj.
Ma hoqi mallin përjetë.
”Burrë lahper”
Botë interesi.

FUND

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 31 maj, 11 qershor 2024
sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu