ARKIVI:
29 Nëntor 2024

Parku natyror në krahinën e Nikaj Merturit dhe gjeneza e banorëve të tij

Shkrime relevante

Faik Konica: Vajtim për robëri të shqiptarëvet (1901)

Faik Konica O të humbur shqipëtarë, Seç qenkeni për të qarë! Për të qar’...

Kush deshti ta përdhosë festën e flamurit në Kumanovë?!

Emin Azemi, Shkup Nuk është as në natyrën, as në traditën e...

29 nëntor, kur Shqipëria u pushtua nga terrori komunist!

Mes "vëllezërish": Dushan Mugosha, Enver Hoxha dhe Miladin Popoviqi Ervina Toptani * Mungon...

Pse u “lejohet” politikanëve shqiptarë me qenë “antitrumpist”, e jo edhe “antiamerikan”?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Ose; tani pas fjalimit të Presidentes...

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë: Rugova President i Kosovës, uronte gjithë shqiptarët e botës

Ibrahim Rugova e mban në duarë gazetën Rilindja të 28 Nentorit...

Shpërndaj

Nga Gjon NEÇAJ, Tropojë

Në mes Alpeve,në krahinën e thellë të Nikaj Merturit,ku jetojnë banorët e besimit katolik të Tropojës,tashmë prej dy vitesh funksionon Parku Natyror Rajonal ,në përbërje të Njësisë Administrative Lekbibaj.Në Parkun Natyror Rajonal shkohet në disa drejtime,si me anije dhe traget permes liqenit të Komanit,në rrugën e re të asfaltuar automobilistike Fierzë –Lekbibaj,apo nga` Brisa piktoreske buzë liqenit të Komanit.Ky park,ndër më të veçantit ,gjendet rreth 30 km në perëndim të qytetit “Bajram Curri”.Gjithë teritori i parkut është krejtësisht malor dhe dy lumenjtë e përhershëm ndajnë krahinën në dysh,lumi i Currajve dhe i Merturit.Parku gjithashtu ofron kushte të favorshme për zhvillimin e alpinizmit në vargmalin Ershell-Ndërmanjë-Kaki-Qafë –Kolçi-Shkëmbi i Rajës,etj.Aeronautika,si një mundësi e mire promovimi mund të zhvillohet në afërsi të fshatit Salcë,mbi fshatin Palç dhe mbi Kotec.Ka shumë shpella të paeksploruara.Por ajo më e panjohura për këtë krahinë,të cituar nga studiues të ndryshëm që herët,një ndër më të zellshmit,At Donalt Kurti,përcakton në studimet e tij shkencore,vendbanimet e hershme të këtyre viseve në këto anë.Mavriqët përmënden se banonin në Shalë,Theth dhe Curraj Epër.Ishin popull luftëtar me qëndër në qytezën e Dakajt,ku edhe sot gjënden rrënojat e një kalaje në fshatin Nënmavriq të Dukagjinit.Emri Mavriq vjen nga emri romak “Muriq”.

Varret në Currajt Epër,konkretisht në Kalbs e Marin ,këndej e andej lumit të Currajt janë të Mavriqëve.Në pikëpamje ndërtimore janë të njëjta me ato të Luzajës në Curraj të Poshtëm në Kodrën e Korresë,ku ndodhen rrënojat e kishës së Luzajës.Gojdhana thotë se Gur Doda i Currajt,farë e fis Mavriq e kishte shtëpinë te Guri i Fortës në Curraj Epër. Gjeç Dema i Currajve të Poshtëm zuri miqësi me Gur Dodën. Pasi u përzunë Mavriqët,të parët në Curraj Epër u ngjitën me banim Gjesh Dema e Mirash Marku i Currajve të Poshtëm.Gjeshi mori tokën e Gur Dodës që e kish pas kumbarë,ndërsa Mirashi zën vend në Qeresh.Po atë vit doli në Curraj të Epër edhe një familje tjetër e zuri vend në Mrishaj.Këto tre shtëpi njihen si shtëpitë e para të fisit Nikaj që u ngulën në Curraj Epër.

Nga dokumenti i Shtjefën Gaspërit i vitit 1671, mësohet se në këtë vit Currajt e Epër që gjëndeshin 20 milje (4 orë) larg Bjakes, kishin vetëm tri shtëpi që vinin nga stërnipat e Gjesh Demës e Mirash Markut që kishin ardhë aty nga Currajt e Poshtëm. Largimi i Mavriqëve nga Currajt ka ndodhur rreth viteve 1660-1670.Pikërisht në këto vite zu fill katundi i Currajve të Epër,i cili në vitin 1932 numëronte rreth 100 shtëpi.

Luzanët kan banuar në Curraj të Poshtëm ku duket të kenë pas një farë qëndre.Quheshin edhe Luzajë dhe ishin kristjan.Aty është kisha e Luzajës,ndër më të vjetrat, me shumë varre për rreth.Muret rreth 1 metër mbi dhe,jo shumë të trasha po me gurë të gdhëndur,rrethojnë një hapësirë 15×6 m.me hapësirë të rrubullakët e një derë në ballë.Vorret duken fort të herëshme,të ndërtuara jo pas ritit të romakëve të cilët i digjnin të vdekurit.Besimi i krishterë e ndalon të djegurit e kufomës.Varret e Luzanëve janë si varret tona: të gjata,me një gurë të madh te kryet e një te këmbët,mbuluar me rrasa të pa gdhendura,rreshtuar pale- palë si tjegullat e një shtëpie.Të vdekurit i kanë varrosur mjaft thellë. Rreth vitit 1400 erdh në Luzajë i pari i Currajt të Poshtëm nga Krasniqja dhe largoi Luzajët,siç shkruan At Donalt Kurti ,Hylli i Dritës,viti 1932,fq.6 .

Kisha e Luzajës në fshatin Curraj i Poshtëm, e quajtur “Kisha e Shën Sofisë”, dikur qendër e ipeshkvisë së Pultit të Sipërm, në vitin 1628 e mbuluar pjesërisht, në vitin 1634 e shkatërruar, në vitin 1967 muret në lartësi rreth 3 metra. Aty, në afërsi ka qënë edhe Manastiri i kësaj kishe, i shkatërruar nga turqit rreth vitit 1500, tashmë pa asnjë gjurmë,shkruan studiuesi vendas Mark Palnikaj.

Në veriperëndim të Currajve të Epër,për nën bjeshkët e Lugut të Zajkut, buzë lumit të Currajt është një pllajë e vogël që quhet “Lumi i Pjasë”. Banorët e parë të këti vendi quheshin “Planas”. Ata ishin të hershëm dhe kanë lënë toponimet “Lumi i Pjasë “,”Pjasë” dhe “Pusterri i Pjasë”. Me këtë emër kemi fshatin e Planit në Pult të Dukagjinit.Gojëdhëna thotë se banorët e Planit janë shpërngulur prej Nikajve dhe kanë lidhje me ta.

Eksplorimi i gjenezës së krahinës Nikaj Mertur,zbulon hershmërinë e këtij regjioni katolik në Alpet e Shqipërisë,duke hedhur poshtë disa studiues serbë,mbi prejardhjen dhe vendodhjen e shqiptarëve të veriut.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu