ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Ballkania e Edi Rames

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Fahri Xharra

Shkruan Fahri Xharra

Interesant me ne se si na përsëritet historia aq shpesh sa që as vet nuk e presim.
E kishim dikur, jo fort larg në kohë, një “hero” të cilin e mbanim për të mençur dhe të gjithë ” shkriheshim ” pas tij.
Ai i njihte të gjitha, bile edhe politikën nderkombëtare. Seriozisht e kam.Aso kohe
Nuhatej nga njohësit e mëdhej të mendimit dhe qëllimit euro- atlantik për Kosovën.
Nuhatej një luftë.
” Heroi ” duke e ditur këte dhe për të mos angazhuar sulmet ushtarake, doli me një propozim të ” madh “: e propozoi formimin e  “Ballkanisë ” një federatë të re ballkanike
ku do të futeshin Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe sigurisht që edhe Kosova.
I falënderoj shtetet e Perëndimit dhe
 SHBA-n që e hodhën poshtë këtë propozim , dhe çdo gjë mbeti në letër e edhe në regjistrimet fono- pamore.
Të shkojmë edhe pak mbrapa në kohë, na del propozimi i Enver Hoxhës që Shqipëri të bëhet Republika e shtatë e Jugosllavisë.
Edhe kjo dështoi.
Ju thashë që historia po na përsëritet, fatkeqësisht jo ajo e lashta kur ishim zot të këtyre tokave, por ajo e 120 vjetëve të fundit.
Tani na doli ” heroi ” tjetër, që do të futet në histori hiq më mirë se Esat Pasha dhe Enver Hoxha, dhe na propozon ” Ballkanin e hapur” por shumë të cunguar nga  ai i
“heroit ” tjetër.
Mali i Zi besnik nda NATO-s as që mendoi dy herë dhe i tha jo. Bosna dhe Hercegovina një shtet pa shtet i tha gjithashtu jo. Kosova, o zot Kosova e larë me gjak  nga Serbia hiç më larg se 21 vjet nuk e pranoi këtë tradhti të Ramës.
Nëna Shqipëri që nuk e ka bër as një hap lobimi për Kosovën, tani do të na futë në kthetrat e Serbisë.
Shqipëria e harron 1912 1913-tën ku u vranë mijëra e mijëra shqiptar, dhe Serbia doli ne Durrës
Ky matrapazi politik, një pseudo shqiptar ia dhuron Durresin dhe Vlorën Serbisë.
Duhet ditur që për të shkuar në Durrës, Serbia duhet të kalojë nëpër Kosovë.
Fahri Xharra, Gjakovë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu