ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Serbët ende vajtojnë për 1913-tën

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Na thonë që të harrojmē të kaluaren  e cila nuk harrohet, serbët nuk e harrojnë dhe vajtojnë që e humbën rastin që në 1913 – tën , falë Europes Shqipëria u mëvetësua.

Kur Europa e mori në gryk` ( krahëror ) Shqiperinë, ajo shpëtoi. Ishte kjo një ninullë e ndërperë pas 500 vjetësh, dhe zhurma që u krijua për rreth e pengonte foshnjen e mjerë. Por ja, Europa i tha mos vër vesh dhe bëje si e bej unë , gjëja se nuk po e ndien . Tek e fundit Perëndimi kujdesej që të ishte një copëz toke shqiptare e ruajtur, si fara e bukës, se ndoshta ky popull një ditë do të mbushet mend dhe do ia bashkangjisnin copëzat tjera. Dhe mu ashtu doli, pas 100 vitesh lindi shteti i ri. Nuk jemi as të gëzuar e as felënderuas, jo se duam më shumë por nuk dimë ta ruajmë edhe këte; kështu hë për hë shpresat për një rritje pas disa dhjeta vitesh ia humbëm vetvetës.

Sjelljet tona të foshnjës që ka nevojë ende për ninulla tjera me melodi tjetër, po ia ndiejnë erën i madh e i vogël nga ata që ishin kundër 1912-tes dhe 1999-tes dhe po krijojnë situata të pa lakmuara për këtë “bebe” , të cilën e menduan të rritur mjaft.

Serbët këto ditë dolën me një shkrim :” СРБИ ОСВЕСТИТЕ СЕ! За оне Србе који желе у Европску унију, ова илустрација, која представља англосаксонску пропаганду, показује ко је „заљуљао” албанско дете на српској земљи. Наравно – ЕВРОПА! “

Eshtë një thirrje : “ O serbë ejani në veti! kjo që e shkruajmë është për ata serbë që e duan Bashkimin Europian, kurse ky ilustrim, i cili e paraqet propaganden anglosaksone, tregon se kush e “lëkundi djepin e foshnjes shqiptare në tokën serbe. Sigurisht, shkruajnë serbët- Europa !
E shihni pra , që Serbia i fajson anglezët dhe gjermanët që po e rrisin një popull të huaj në tokën serbe. E pra, edhe ne kemi “nisur të bindemi që jemi në tokë të “huaj” dhe që të mos na përzënë , të bashkohemi dhe të bëjmë një union me ta.”

Shkrimi serb mëtej i shkruan falsifikimet historike për Shqipërinë si tokë serbe , që nga shekulli i
12-të ( nuk desha t`i përkthej) (Ко је „заљуљао” албанско дете на српској земљи? Наравно – ЕВРОПА! , https://facebookreporter.org/2018/12/04/evropa-ljulja-albansko-dete-na-srpskoj-zemlji/

Në anën tonë ne shkojmë gjurmëve të fjalimeve të EH- “ shkruan Kastriot Dervishi : “Më 27 nëntor 1946 u nënshkrua në Beograd “Marrëveshja e madhe ekonomike” midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Marrëveshja u ratifikua nga Kuvendi Popullor në mbledhjen e tij të 57, me vendimin nr.388, datë 27.12.1946. Gjergj Fishta dhe Ahmet Zogu janë shovinistë,
Sipas marrëveshjes u hoqën doganat me Jugosllavinë dhe leku u zhvlerësua 12 herë. Në të dy vendet trajtohej në mënyrë të barabartë dinari dhe leku. Jugosllavët morën çfarë iu deshi qejfi në Shqipëri, tërhoqën gjithë rezervën ushqimore, mallrat industrialë, etj dhe në vitin 1948 e çuan vendin tonë në një katastrofë të paparë. “Tregtarët” shqiptarë nuk mund të blinin gjë në Jugosllavi sepse atje çdo gjë ishte e triskëtuar. Kjo është vjedhja më e paparë e historisë së Shqipërisë.
Për të mbrojtur këtë marrëveshje, Enver Hoxha mbajti një fjalim thellësisht antikombëtar më 18 dhjetor 1946, në të cilën i quajti shqiptarët e Kosovës “miq të mirë”, ndërsa deklaroi se nën regjimin e ri jugosllav ata kishin fituar të gjitha liritë që u mungonin më parë. Në këtë fjalim Hoxha i ka cilësuar Patër Gjergj Fishtën dhe Ahmet Zogun si “shovinistë” që kishin punuar kundër marrëdhënieve të mira me jugosllavët.
Flej bebe, flej ! Nuk të dihet e nesërmja .

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu