ARKIVI:
12 Prill 2025

Zëvendëskryeministri Bislimi u takua me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak

Shkrime relevante

“Rezonanca magnetike…”, një libër i munguar për fashizmin rusomadh ndaj pushtimit të Ukrainës

Nga: Eshref Ymeri Hyrje Ky libër është një përmbledhje citatesh, aforizmash dhe mbresash...

Pse e adhuroj Kimete Berishen…?

Shkruen e knon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren E adhuroj Kimete Berishën sepse...

Deputetët veteranë, pasqyrë e shëmtuar e Parlamentit!

Florim Zeqa Regjistrimet e deputetëve në Kuvend po e dëshmojnë kapjen e...

Shpërndaj

Prishtinë, 18 qershor 2024 

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak. 

Përgjatë takimit u bisedua mbi rrugën përpara në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit. Zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi se Republika e Kosovës mbetet palë konstruktive në dialog, e përkushtuar në normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen reciproke.  

Ai nënvizoi rëndësinë e nënshkrimit si dhe zbatimit në plotni të marrëveshjeve, përmes një plani të sekuencimit të balancuar, të barabartë dhe të drejtë për palët. Gjithashtu shtoi se Serbia në vazhdimësi e ka shkelur marrëveshjen në shumicën e neneve të saj, veçanërisht nenin 4 të saj kur ka votuar e lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, e po ashtu dhe përmes letrës së ish-kryeministres Brnabiq në dhjetorin e kaluar.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu