Të pagjeturit (zhdukurit) jane zeri vajtues i lirise dhe i te gjithe atyre martireve dhe deshmorëve qe perpiqeshin te mbronin pragun e deres
Qe 23 vite po ndegjojme ne çdo tubim klithjet triumfale te komandanteve politike, se na çliruan, për te arsyetuar plaçkitjen popullore te pas luftes, si trofe lufte. Nenqmojne dhe ofendojne intelegjencen e popullit me fabulat dhe shkathtesit e tyre luftarake, me doktrinen e tyre ushtarake, me “betejat” e fituara per te na bindur ne se ata merituakan token e plaçkitur, rrenimin e fabrikave, shitjen e makinerise si hekurishte, me nje fjale shkatrrimin e ekonomise nacionale si triumf lufte, se te mirat e realizuara i kane dhurate nga miqte… Dhe pa fije turpi dhe ndergjegje akuzonin popullin me ofiqin ”trimat e Bllaces”, edhepse nje popull i tere i pambrojtur u largua nga Kosova permes koridorit te projektuar te spastrimit etnik drejt kufirit për t’i shpetuar masakrave makabre, dhunes sistematike seksuale (20.000), ngase ishin te pambrojtur. Intervenimi i NATO-s ndodhi jo duke degjuar fabulat e “çlirimtareve politike” te paqes, por ndodhi se ne Kosove u vrane civilet e pambrojtur, u dhunuan seksualisht gra e burra, u be spastrimi etnik deri ne shkalle gjenocidi, dhe keshtu u shkele kapitulli VII i OKB-se, ndodhi katastrofa humanitare dhe ndodhi bombardimi 78 ditesh i caqeve ushtarake serbe, duke shpetuar civilet e pambrojtur. Shumica e tyre edhe sot perjetojne ato dhimbje te njejta dhe kerkojne trupat dhe varrosjen e dinjitetshme te afermve te tyre. Ata sot jane zeri vajtues i lirise dhe i te gjithe atyre martireve dhe deshmorëve qe perpiqeshin te mbronin pragun e deres, pra luften e fituan ata qe pesuan viktima më se shumti, ata qe edhe sot pas 23 vjetesh kerkojne për te varrosur me dinjitet te afermit e tyre. Ju milionere te pas luftes mund te kerkoni voten si ta zhvilloni vendin, jo si ta plackitni ate si triumf lufte, duhet te flisni për ekonomine, arsimin, shendetesin, jo për trimerit tuaja dhe betejat e fituara te pas luftes dhe, plackitjen e buxhetit popullor. Boll me se nuk jemi aq budalla qe te mashtrohemi nga triumfi juaj i pas luftes ne konventat zgjedhore partiake. Populli i shumevuajtur i Kosoves meriton lirine, te drejten për te punuar dhe për te jetuar me nder, te kete arsim cilesore, kujdes shendetesor, te levize i lire ne cdo cep te Kosoves dhe jasht dhe te jete i mbrojtur nga ligji, kjo eshte ajo që ata e meritojne si cdo qytetare i botes se lire. Poshte mashtruesit partiak, liri popullit.