___
Në ditëlindjen e 81 të Mr. Ukshin Hotit më 17 qershor 2024 të mbushur me aktivitete, në WEB faqen e “Bota sot” doli informacioni bombë i Nafi Çegranit dhenë në emisionin televiziv “Kojshia shou” ku me emër e mbiemër disa akademikë të Kosovës i apostrofon si spiunë të UDB-së në ish Jugosllavi.
Ta tradhtosh dhe spiunosh kombin shqiptar dhe të bëhesh shërbëtor i Serbisë gjenocidale, armikut shekullor të shqiptarëve është ligësi maksimale e morale që nuk duhet ta bëjë as shqiptari më i rëndomtë, e jo më akademikët, për të cilët nuk ka as arsyetim dhe as shpëtim nga ndëshkimi kombëtar dhe i Zotit krijues.
Kjo jetë e shkurtër që na është dhuruar ta jetojmë duhet ta rrënjos thellë në shpirtin tonë që nga fillet e edukimit familjar e personal, se të jetuarit ndershëm duhet të jetë udhëzimi ynë kryesor dhe të mos mashtrohemi, se të ligat me të cilat na mashtron egoja jonë e sëmurë do të mbeten sekrete, sepse shekujt kanë dëshmmuar se në këtë botë asgjë nuk ka mbetur pa u zbuluar hereët apo vonë.
Akademikët që po i përmend Nafi Çegrani, si spiunë të UDB-së Jjugosllave janë emra personalitetesh në letërsinë dhe kulturën e shoqërisë tonë mbarë shqiptare.
Edhe viktimat e spiunëve shqiptarë që po i përmend Nafi Çegrani janë emra personalitetesh të shquara dhe të dëshmuar për trimërinë, guximin dhe vendosmërinë e tyre në të mirë të Kosovës dhe të kombit shqiptar në tërësi.
Kjo e imponon dhe e bënë të domosdoshme që opinioni në Kosovë dhe ai mbarë shqiptar ta dëgjojë prononcimin nga goja e këtyre akademikëve që i përmend Nafi Çegrani si spiunë të UDB-së jugollave. Kjo duhet bërë domosdo, sepse opinioni shqiptar e pret një përgjigje.
Në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve-aktuale të datës 17 qershor 2024, patëm rastin të lexojmë pjesë nga debati “Kojshia shou”, ku i ftuar ishte Nafi Çegrani-ish zyrtar i UDB-së në ish Jugosllavi.
Në informatën me titull “Trondit ish zyrtari/Përmend fakte të shqiptarëve që ishin pjesë e UDB-së-ja çfarë di Vuçiqi për këtë çështje!” botuar në WEB faqen e “Bota Sot”, Nafi Çegrani deklaron se “agjentët asokohe merrnin pagë në listë të shërbimeve. Bashkëpunëtorët e jashtëm ishin ata që UDB u jepte dhuratë pse punonin për ndonjë interes tjetër. Serbia e ka atë listë, mirëpo nuk e lejon SHBA ta publikojë se kjo do të shkaktonte “gjakderdhje”. Ndër emrat që kanë qenë pjesë e spiunëve, siç deklaron Nafi Çegrani, janë Jusuf Buxhovi, Mehmet Kraja, Agron Zadrigjin, Fahredin Gunga, Ali Riza, etj. Nafi Çegrani ka botuar librin “Ballë për ballë me vdekjen”, ku përmend persona që kanë qenë pjesë e UDB-së jugosllave”.
Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 17 qershor, shkruan gjithashtu se, “Nafi Çegrani “shokon” me deklaratën: Rexhep Qosja e Agim Vinca spiunuan te UDB-ja për Ukshin Hotin-ka edhe informacione…!”
Nafi Çegrani ish punoinjës i shërbimit sekret jugosllav me detaje shokuese shton se “UDB-së i kanë interesuar njerëzit akademikë, UDB nuk ka qenë e interesuar për njeriun e zakonshëm, i kanë interesuar njerëzit akademikë. Edhe në këto parti tani, jo vetëm në Kosovë, edhe në fillim Partia e Prosperitetit dhe ajo e Thaçit PDSH, themeluesit dhe iniciatorët kryesorë janë njerëz të UDB-së”, thotë Nafi Çegrani.
Në pyetjen për fatin e Ukshin Htit dhe për atë se a ka patur ndonjë dosje për të, për personat që mund ta kenë informuar UDB-në për veprimtarinë e tij, Nafi Çegrani përgjigjet, “Po, Ukshin Hotin e kanë spiunuar të vetët aty, i ke këta që kanë qenë kolegë. Ke raste, kur e kanë spiunuar edhe Ali Hadrin!
Rexhep Qosja, Agim Vinca e kanë spiunuar Ali Hadrin, por ka edhe informacione tjera që ende mbahen sekrete rreth fatit tragjik të Ukshin Hotit”, thotë veç tjeash Nafi Çegrani.
Shih videon: