ARKIVI:
5 Tetor 2024

Vendi, roli, detyrat dhe misioni i Shqiptarëve në Gjeopolitikën Postmoderne, recension për librin e Prof Sadri Ramabajës

Shkrime relevante

Trastë ëndërrash, poezi nga Bekim Blaku

BEKIM I BLAKU   TRASTË   ËNDËRRASH ✅ Me dorën time mblodha Edhe lulen e fundit Të  kësaj vere Me hithër...

Sulmet ndaj Arbër Gashit e të tjerëve nga ana e atyre që i shfrytëzojnë simbolet kombëtare për të na zhbërë e komprometuar, duhen ndalur!

Nga: Bojken Breca, Podujevë (Pajazit Jashari) ___ Në ditët e sotme, shqiptarët përballen me...

Ali J. Sylejmani, që jeton në Zvicër: Punët për Atdhe nuk ndalen asnjëherë !

Nga: Safet Sadiku ___ * Mbi 30 vjet mërgimtari Ali J. Sylejmani, jeton...

Shpërndaj

Libri i Dr. Sadri Ramabajёs “RIVALITETI SHEKULLOR – Gjeopolitika postmoderne: Rikthimi te vetvetja”, Onufri & ISHGJ, Tiranё 2024, f.486

___

Nga Dr. Skёnder Demaliaj dhe Dr. Dritan Hoti / Tiranë

___

Gjeopolitika përpiqet të shpjegojë zhvillimin politik e shoqëror të një vendi me kushtet gjeografike dhe të përligjë politikën agresive e pushtuese me mospërputhjen e popullsisë me hapësirën gjeografike. Sipas Klaus Dodds: “Gjeopolitika fokusohet tek roli i territoreve, resurseve dhe gjeografisë fizike në formimin dhe zhvillimin e shteteve”.[1]

Të udhëhequr nga këto formulime teorike, shteti serb ka pushtuar dhe tjetërsuar territore shqiptare që nga viti 1862 e në vazhdim. Këtë e ka realizuar me metoda brutale, nisur nga parimi famëkeq i Çubrilloviçit: “Kur fuqia e një shteti dëshiron të ndërhyjë në interes të elementit të vet në luftën për tokën, kjo mund të ketë sukses vetëm kur veprohet brutalisht”.[2]

Kosova është e pasur me minerale të çmuara dhe të shumëllojshme, ka tokë pjellore, fusha dhe rezerva të mëdha hidroenergjitike. Burimet natyrore dhe ushqimore janë elemente kyçe në përcaktimin e gjeopolitikës dhe në sigurimin e interesave ekonomike dhe strategjike të vendit.

Për shtetin serb spastrimet etnike ishin mjeti kryesor për të realizuar programin për një “SerbiMadhe” dhe “pastër etnikisht”. Vetëm të bashkuar, me dhunë, me gjak, me metodat më antihumane, të ngjashme me ato të regjimit hitlerian për shfarosjen e hebrenjve do të realizonin pastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë. Simboli i tyre ishte: një kryq dhe 4 shkronja S: “SamoslogaSrbinasprasova” (Vetëm bashkimi i shpëton serbët).

Foljen “Oçestiti”, me pastrue, emrin – të pastruarit e ka përdorur Vuk Karaxhiç për të treguar shfarosjen dhe dëbimin e popullatës joserbe.[3]

Gjenocidi përmbledh të tria të këqijat: racizmin, dhunën për shkak të ndryshimit mes palëve dhe dhunën si pasojë e mendjengushtësisë… Çfarëkrimimundjetëitmerrshëm sesa gjenocidi? Nëse nuk e dallojmë zhdukjen e planifikuar të një populli si tmerrin e tmerreve, atëherëcili është qëllimi i shekullit të njëzetë?.[4]

Gjatë luftrave që serbët kanë zhvilluar ka përlindur koncepti dhe programi koherent dhe ambicioz i shtrirjes tokësore. Spastrimi është një nga mjetet e përdorura për të zbatuar programin dhe për të realizuar një Serbi “homogjene” dhe “të pastër e të kulluar”. Sipas Ilia Garashanin: “Historia na e thotë dhe na e tregon se për t’i salduar më mirë territoret e aneksuara, për të realizuar një bashkim sa më homogjen që të jetë e mundur, ky operacion na paraqitet në dy etapa: fillimisht ekspansioni, pastaj homogjenizimi”.[5] Edhe Memorandumi i ASHS i vitit 1986 sugjeronte që serbët duhet të jetonin në një vend unik dhe të vetëm.

Në të gjitha platformat serbe prevalon ideja se vetëm “pastërtia etnike” mund të sigurojë paqen dhe progresin e Serbisë. Për Dobrica Qosiçin jo vetëm paqen, por edhe demokracinë. Në librin e tij “Çështja serbe” botuar në vitin 1991 në Francë: “Me fjalën “demokraci” kupton të drejtën e “popullit serb”… në realizimin e qëllimit të tij final dhe historik “unifikimin e të gjithë serbëve në një shtet të vetëm”.[6]

Objektivi nuk është vetëm të mbrohet serbizimi, por edhe të spastrohet territori nga elementi joserb, sepse kështu realizohet aspirata për një shtet serb të fortë dhe të zgjeruar.

Libri trajton me kompetencё shkencore çёshtje qё lidhen me gjeopolitikёn postmoderne, ku nё fokus janё edhe shqiptarёt, veçanёrisht ata tё Kosovёs.

Ka shtatё kapituj:

  1. Gjeopolitika dhe shqiptarёt.
  2. Rivaliteti shekullor.
  3. Mes Perёndimit dhe Lindjes.
  4. Agjenda e munguar e BE-sё.
  5. Rusia pёrballё Pёrёndimit.
  6. Lufta hibride.
  7. Rendi i ri botёror nё krijim.

Nё tё gjithё kёta kapituj tё librit pёrvijohen ide dhe koncepte interesante nё lidhje me rolin dhe peshёn e gjeopolitikёs mbi çёshtjen shqiptare. Dhe ato janё:

  • Çfarё ёshtё gjeopolitika, elementet pёrkufizues tё saj.
  • Evoluimi i gjeopolitikёs dhe interferencat e kёtij fenomeni nё pёrcaktimin e çёshtjeve kombёtare nё Ballkan.
  • Gjeopolitika e fuqive historike evropaine si pёrcaktuese nё trajtat historike tё çёshtjes shqiptare.
  • Gjeopolitika e Luftёs sё Ftohtё si pamundёsi e realizimit tё njё objektivi madhor kombёtar pёrgjatё kёsaj epoke.

Nё kapitujt pasues tё punimit paraqiten nocione qё kanё tё bёjnё me nisjen e zgjidhjes sё çёshtjes shqiptare nёpёrmjet etapave tё njёpasnjёshme.

Kёndvёshtrimi i autorit ёshtё shumёdimensional, por edhe orientues se çfarё duhet tё bёjnё shqiptarёt nё vazhdim:

  • Hartimi i njё strategjie tё pёrbashkёt. Jemi para ndryshimit esencial tё rendit politik, pёrmbysjes sё rendit global. Autori shtron pyetjen: Nёse do tё jemi dhe sa do tё jemi nё gjendje ta transformojmё potencialin tonё tё brendshёm nё fuqi integruese dhe garantuese tё sigurisё nё rajon dhe mё gjerё, duke pёrfshirё njё ndryshim strategjik nё mentalitet.
  • Gjeopolitika cilёsohet si “shkenca qё qendron nё kufijtё mes gjeografisё, shkencave politike, historisё dhe shkencave sociale”.
  • Porosia e autorit ёshtё: BE-ja nuk duhet tё pёrqendrohet e tёra nё Ukrainё, duke i lёnё hapёsirё tё lirё veprimi Rusisё dhe satelitёve tё saj. Analizon luftёn nё Ukrainё dhe pasojat e saj gjeopolitike pёr BE-nё, dёshtimin e politikёs gjermane dhe franceze, jo vetёm nё raport me Rusinё e Putinit, por edhe me Beogradin e Vuçiçit dhe ky dёshtim nuk ёshtё gjё tjetёr, veçse dёshtim i politikёs sё jashtme tё BE-sё.
  • Rikthimi te vetvetja, sidomos pas leksioneve qё mund tё nxirren nga lufta e Ukrainёs – ёshtё i natyrёs urgjente edhe pёr shqiptarёt. Pra pёrpjekjet e Vladimir Putinit pёr restaurimin e Rusisё imperiale tё epokёs sё Pjetrit duket se do tё prodhojё efekte pozitive nё rrafshin gjeopolitik.
  • Prania e fuqishme ushtarake e SHBA-ve nё dy republikat tona ёshtё garancia mё e fuqishme e ndalimit tё çfarёdo projekti sllav pёr rikthim tё mundshёm, sё paku pёr aq kohё sa nuk do tё kemi njё ushtri unike tё fuqishme.
  • Ёshtё koha t’u jepet fund pёrkёdhelive dhe tё fillohet njё politikё e re me Serbinё. Afrimi me Serbinё dhe Rusinё nuk ka se si tё cilёsohet si hap strategjik pёr ruajtjen e paqes nё Europё. Dёshtimi i aleancёs gjermano-ruse, e cila po gatitej nё heshtje pёr disa dekada rresht, ku i parapriu gjeoekonomia dhe lufta nё Ukrainё, ka rikthyer nё vёmendje çёshtjen shqiptare.
  • Strategjia shqiptare: marrёdhёnie tё mirё me SHBA-nё, me bllokun transatlantik, krijimi i “Aleancёs sё sigurisё” me SHBA-nё, Shqipёrinё, Britaninё e Madhe, Kroacinё etj., derisa Kosova tё arrijё anёtarёsimin e plotё nё NATO. Aleanca e sigurisё Kosovё – SHBA ёshtё njё zgjidhje e ndёrmjetme.
  • Veriu i Kosovёs – interesi jetik i kombit.
  • Mungesa e bllokimit ndaj Beogradit tregon mungesё ekuilibri dhe moskoherencё strategjike. Pse Serbia mund tё shihet si njё sfidё pёr paqen nё Europёn Juglindore. Pasojat e luftёs nё Jugosllavi, marrёdhёniet etnike, mosnjohja e pavarёsisё sё Kosovёs, politika e jashtme dhe marrёdhёniet me fqinjёt, procesi i integrimit nё BE.
  • Nacionalizmi agresiv serb bazohet nё tri shtylla: te imperializmi rus, klerofashizmi dhe patriarkalizmi ekstrem, autokracia tipike serbe. Serbia mund tё detyrohet tё marrё pjesё nё “denazifikimin” e Ballkanit.
  • Refuzimi i planit franko-gjerman nga Serbia – njё hap mё afёr luftёs.
  • Krijimi i Republikёs sё dytё shqiptare nuk ёshtё vullnet i shqiptarёve, por vetё kompromisi dhe me kёtё fakt duhet tё pajtohet ndёrkohё edhe Beogradi.
  • Koncepti i ri i politikёs sё jashtme serbe ushqen pretendimin e elitёs serbe pёr rikthimin e hegjemonisё nё rajon. Kursi i bazuar nё mitet historike dhe idealet ortodokse. Elita serbe ёshtё hedhur nё aksion pёr afrimin e Serbisё me Perёndimin. Koncepti i ri i politikёs sё jashtme serbe ёshtё produkt i kёsaj elite.
  • Rikthimi tek Lufta e Ftohtё na kthen gjithashtu tek “loja pa rregulla”.
  • Investimet, ndihma ekonomike dhe ushtarake ruse, energjia, marrёdhёniet politike, lidhjet kulturore dhe historike tё Rusisё me Serbinё. Serbia nё rrafshin ekonomik e financiar mbёshtetet para sё gjithash nga BE-ja, kurse nё rrafshin diplomatik e ushtarak nga Rusia dhe Kina.
  • Anёtarёsimi i Ballkanit Perёndimor nё BE – çёshtje gjeopolitike.
  • Vlerёsimi realist i pozitave tё Beogradit ёshtё çelsi pёr sigurimin e paqes dhe tё stabilitetit tё qendrueshёm nё rajon. Serbia kali – trojan lakuriq i Putinit. Kundёrvёnia ndaj politikave neokoloniale tё Serbisё – parakusht pёr ruajtjen e paqes. Dialogu Kosovё.
  • Serbia nё rrugё pa krye. Mitrovica nuk ёshtё “Thembra e Akilit” pёr Serbinё. Diplomacia Perёndimore po bёn tё njёjtin gabim, duke humbur njё mundёsi historike pёr ta shkёputur pёrfundimisht Serbinё nga ndikimi rus.
  • Marrёveshjen ndёrkombёtare mbi asosacionin Serbia nuk e ka ratifikuar nё Parlament as nuk e ka regjistruar pranё Sekretariatit tё OKB-sё, sepse nuk e njeh Republikёn e Kosovёs. Kurthi politik i Beogradit nё raport me Veriun e Kosovёs dhe tё ashtuquajturin asosacion ёshtё dёshmia se BE-sё i mungon edhe sot e kёsaj ditё axhenda gjeopolitike pёr Europёn Juglindore, me theks pёr Kososvёn. Aleanca historike e Serbisё me Rusinё nuk shkёputet dot lehtё, prandaj rikonfigurimi i qasjes ndaj Serbisё ёshtё domosdoshmёri.
  • Paradoksi serb: Me hyrjen nё Kёshillin e Europёs tё Kosovёs, minoriteti serb pёrfiton mё shumё nё fushёn e tё drejtave sociale dhe kulturore tё serbёve etnikё, pra ofron garancitё mё tё mira pёr minoritetin serb: disa standarde qё kanё tё bёjnё me trajtimin e minoriteteve do tё vazhdonin tё respektoheshin. Si ka mundёsi qё Serbia e kundёrshton hyrjen e Kosovёs nё Kёshillin e Europёs?!
  • Anёtarёsimi i Kosovёs nё NATO ёshtё nevojё urgjente.
  • Çёshtja shqiptare, zgjidhja e saj ёshtё e lidhur me disa nga komponentёt kryesorё tё doktrinёs dhe tё strategjisё sё Serbisё pёr zgjerimin permanent:
  • parimi etnik,
  • ndikimi politik dhe diplomatik,
  • integrimi europian dhe ndikimi rajonal,
  • stabiliteti dhe siguria e rajonit,
  • bashkёpunimi ekonomik dhe investimet.
  • Historikisht, pёrpjekjet pёr tё ndryshuar ekuilibrein global tё pushtetit ose pёr tё rishikuar dhe imponuar njё rend tё ri ndёrkombёtar nuk kanё qenё kurrё pa dhunё. Krijimi i njё Perandorie tё Re Ruse dhe krijimi i Botёs Serbe sipas modelit tё Botёs Ruse shihen tashmё qartazi, prandaj edhe Putinit, edhe Vuçiçit duhet t’i tregohen kufijtё dhe t’i thuhet jo kёsaj aventure tё rrezikshme. Perёndimi ka rrezik tё bjerё nё kurthin e Serbisё. Veriu i Kosovёs ka qenё pikё nevralgjike pёr interesat gjeopolitike tё shumё aktorёve gjatё historisё politike moderne, pёrfshirё SHBA-tё dhe Francёn. Kjo zonё ka qenё objekt i konsiderueshёm i rivalitetit dhe konkurencёs sё tyre strategjike nё rajon:
  • siguria dhe stabiliteti rajonal,
  • burimet natyrore – Trepça dhe Ujmani,
  • Franca dhe SHBA kanё interesat e tyre tё veçanta nё rajon,
  • Bota Serbe ёshtё objektiv strategjik:
  • mbrojtja e identitetit dhe e kulturёs serbe,
  • mbrojtja e tё drejtave tё komunitetit,
  • ekonomia nё funksion tё hapёsirёs serbe.

Studiuesi shtron pyetjen: Pozicioni strategjik dhe gjeopolitika janё fat apo fatkeqёsi? Pastaj ndalet nё disa nga elementёt qenёsorё tё pozicionit gjeostrategjik tё Kosovёs, tё cilat pёrfshijnё:

  • lidhjen me rajonin e Ballkanit,
  • kontrollin e rrugёve,
  • kufirin me Serbinё,
  • pёrparimin e procesit tё integrimit europian.

Analizon raportet midis Fuqive tё Mёdha, Rendin e Ri Botёror nё krijim:

  • Ukraina, Tajvani dhe Irani nё njёrёn anё dhe Ballkani Perёndimor, Turqia dhe Lindja e Mesme nё anёn tjetёr formojnё dy trekёndёshat e politikёs ndёrkombёtare qё aktualisht rrezikojnё rendin botёror.
  • Thellimi i antagonizmave mes Rusisё dhe Perёndimit. Kush ka Serbinё, ka Europёn Juglindore. Baza ushtarake ruse nё Serbi ёshtё akt kёrcёnimi pёr paqen nё rajon.
  • Regjimi i Beogradit nё objektivin e tij politik tashmё ka shprehur hapur asgjesimin e Kosovёs si entitet politik, duke paralajmёruar inkursionin e armatёs serbe nё Veriun e saj.
  • Nevoja urgjente pёr publikun e informuar dhe tё formuar mirё. Kundёrvёnia ndaj autoritarizmit serb parandalon luftёn e pashmangshme. Portretizimi i Beogradit si viktimё e Perёndimit. Rusia dёshmon gatishmёrinё pёr pёrshkallёzim tё luftёs.
  • Kur vendet e vogla fitojnё peshё gjeopolitike. Kontrolli i Otrantos nga Shqipёria, aderimi i Kosovёs nё NATO edhe “de fakto” i jep asaj “çelёsin e kontrollit” tё Ballkanit nё tёrёsi. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nё kёndvёshtrimit gjeopolitik perёndimor. Kosova ёshtё makrofortesa e Ballkanit dhe kolonia e fundit nё Europё. Kosova mbetet “nyje e sigurisё nё rajon”.
  • Gjeopolitika amerikane pёrballё “Botёs Serbe” dhe Kosovёs. Lufta nё Ukrainё dhe dinamika politike e SHBA-sё nё rajon. Nuk ka stabilitet ne Ballkan pa normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Tipari mё dallues i rrethanave botёrore qё mundёsuan lirinё dhe pavarёsinё e Kosovёs, ishte fuqia amerikane.

Autorin e shqetёson fati i Veriut tё Kosovёs, prandaj edhe tregon se si mund tё ndalet Serbia nga aventura pёr tё aneksuar Veriun e Kosovёs:

  • diplomacia aktive,
  • mbёshtetja ndёrkombёtare,
  • garancia reale nga Perёndimi,
  • dialogu mes palёve,
  • forcimi i institucioneve shtetёrore,
  • promovimi i bashkёpunimit rajonal,
  • Palёt duhet tё trajtojnё dallimet dhe tё pranojnё kufijtё e tyre.
  • Federata Shqiptare ёshtё ledh i hegjemonisё serbe nё rajon.
  • Rusia, veçanёrisht doktrina Putiniste e lidhur me çёshtjen e Kosovёs dhe Kina janё angazhuar hapur “tё formojnё njё botё nё kundёshtim me interesat dhe vlerat e SHBA-ve”. Doktrina e Putinit për Kosovën është krejtësisht në përuthje me konceptin e ri të politikës së jashtme serbe. Ai koncept është i zhveshur nga reliktet, që formësuan konceptin shtetformues të shekullit 19-të dhe zgjerimin në jug, por ushqen pretendimin e elitës serbe për rikthimin e hegjemonisë në rajon. Koncepti i ri i politikës së jashtme serbe, rezulton të jetë de fakto nusprodukt i doktrinës së Putinit për Federatën Ruse dhe të ardhmen e saj, që ishte aprovuar në nëntorin e vitit 2021. Vladimir Putini po e pёrdor gjithnjё e mё shumё shpalljen e pavarёsisё sё Kosovёs, tё mbёshtetur nga Perёndimi si justifikim ligjor pёr sulmet ushtarake nё ish-republikat sovjetike me qёllim qё tё rikrijojё njё perandori tё ndikimit rus.

Gjithashtu ai thekson idenё e rёndёsishme se nga lufta nё Ukrainё, Serbia dhe Ballkani Perёndimor, pse jo edhe BE-ja duhet tё nxjerrin mёsimet e duhura, ku drejtimet kryesore duhet tё jenё:

  • diplomacia dhe dialogu,
  • stabiliteti ekonomik dhe politik,
  • respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial,
  • trajtimi korrekt i minoriteteve,
  • roli i organizatave ndёrkombёtare.

Autori nё kapitujt pёrmbyllёs e trajton çёshjten shqiptare nё dritёn e zhvilimeve aktuale globale, ofensivën brutale tё Rusisё nё Ukrainё, njё gjeopoltikё gjithnjё e mё shumё mbi baza ideologjike nga ana e Kinёs, rolin e ri tё Evropёs si edhe fragmentarizimin nё rritje tё sistemit aktual ndёrkomёtar.

Autori ofron edhe prognozёn e tij nё tё cilёn parashikimet e çёshtjes shqiptare analizohen paralelisht me zhvillimet e njё versioni tё ri tё gjopolitikёs aktuale si tё influencuar nga revolucioni teknologjik dhe i inteligjencёs artificiale.

Nё mёnyrё mё tё detajuar ato janё:

  • Sulmi brutal, por me synime imperialiste tradicionale i Rusisё mbi Ukrainёn rikthen ideologjizimin nё poltikёn e jashtme.
  • Impaktet me karakter etnik, fetar nё çёshtjet e pazgjidhura kombёtare nё Ballkan.
  • Gjendja institucionale e orientimet gjeo-strategjike tё dy shteteve shqiptare nё rajon, Shqipёrisё e Kosovёs, nisur nga kompleksiteti dikotomik i zhvillimeve kontinentale e rajonale.
  • Pafuqia e Evropёs pёr tё vepruar si njё entitet koherent gjeopolitik pёrkundrejt metamorfozave tё reja tё vrullshme gjeopoltike brenda perimetrit tё saj gjeografik.
  • SHBA si fuqia e vetme garantuese e mbarevajtjes se çёshtjes kombёtare shqiptare.

Libri ka njё bibliografi tё pasur nё gjuhёn shqipe dhe nё gjuhё tё huaja dhe ёshtё tepёr i dobishёm pёr studiuesit e gjeopolitikёs, pёr ekspertёt e marrёdhёnieve ndёrkombёtare, pёr politikёbёrёsit shqiptarё dhe pёr pedagogёt dhe studentёt qё studiojnё nё kёto fusha.

_____________________

1. Klaus Dodds, Gjeopolitics (Oxford: Univrsity Prress, 2019), 23-27.

2. Mirko Grmek, Marc Gjidara & Neven Šimac, Spastrimi etnik. (Tiranë: 55, 2002), 157.

3. Mirko Grmek, Marc Gjidara & Neven Šimac, Spastrimi etnik. (Tiranë: 55, 2002), 25-37.

4. Stephen I. Carter, Integriteti (Tiranë: Vernon Publishing, 2008), 272-274.

5. Mirko Grmek, Marc Gjidara & Neven Šimac, Spastrimi etnik. (Tiranë: 55, 2002), 55.

6. Mirko Grmek, Marc Gjidara & Neven Šimac, Spastrimi etnik. (Tiranë: 55, 2002), 246.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu