ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Republika dhe rendi i ri ndërkombëtar: Evoluimi politik i z.Rama dhe LDK-ja

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Nga: Dr. Sadri Ramabaja

Lufta në Ukrainë ka rikthyer në rend dite rivalitetet strategjike. Në këtë trend rirreshtimi gjeopolitik merr dimensione vendimtare.
Paqja fitohet nëse pregaditesh për luftë.

Pak pas LDB, saktësisht në vitin 1948, filozofi francez Zhan-Pol Sartri (Jean-Paul Sartre), kishte publikuar një artikull në trajtën e një trakti, ku nënvizonte paradoksin politik të kohës, tek konkludonte se, si popull “kurrë nuk kemi qenë aq të lirë se sa gjatë pushtimit gjerman”, meqë vetëm atëherë, populli francez, ia kishte arritur të shprehte ‘gjestin e angazhimit subjektiv tërësor’.

Tolerimi nga ana e Serbisë i veprimit kuaziplural përgjatë gjithë dekadës së apart’heidit [1989–1999], kur qenë suspenduar të gjitha strukturat e autonomisë që gëzonte Kosova me kushtetutën jugosllave të vitit 1974, ishte kulmi i luftës speciale që po i paraprinte përballjes vendimtare të vitit 1998/99. Në fakt ajo, pra Serbia, gjatë gjithë kohës ushqente iluzionin e rikthimit të mundshëm të autonomisë. Këtë e bënte sidomos në kontakt me qendrat vendim-marrëse të Perendimit, duke lënë të kuptonin se ajo, de fakto, po punonte në këtë plan me supbjektet politike që përfaqësojnë shqiptarët dhe respektojnë sovranitetin dhe shtetin e së drejtës. Marrëveshja e arritur me përfaqësuesit e organizatës “Shën Egjidios” [1996] prë rikthimin e nxënësve dhe studentëve në objektet shkollore ishte pjesë e kësaj strategjie të mashtrimit kolektiv.

***
Në pjesën e dytë të dekadës së apart’hedit në Kosovë (1995–1999), që përkon me periudhën post-dejtoniane, gjithë investimi i LDK-së që përmes rrugëve të veprimit liberal — reformist, duke u prezantuar si partner bashkëpunues i qendrave vendimmarrëse, ta rikthejë autonominë e humbur, dukej se do të shkonte dëm.
Në përballje me këtë rrjedhë të ngjarjeve, njëri nga themeluesit e LDK-së, aktualisht kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK), do t’i vlerësojë edhe pesëvjetëshin e parë të egzistencës së LDK-së, si “Vite të humbura”.[1] Por, nëse tutje analizohet edhe rrjedha e pjesës së mbetur të asaj dekade nën apart’hedin serb dhe sjelljet e LDK-së, pra dekada si tërësi, jo vetëm se do të mund të cilësohej si “dekadë e humbur”, por ajo do t’i humbiste kuptimin edhe përcaktimit të Sartrit, meqë qëndrimi i LDK-së do t’ na rezultoj absurd.

Rikthimi i LDK-së aktualisht e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, si pikë kthese ka rivlerësimin e qëndrimit amerikan të asaj epoke, që në një mënyrë a tjetër po ritheksohet nga ambasadori amerikan në Serbi, Kristofer Hill.
Dokumentet dhe me theks pjesë të librit të Dr Luljeta Pulës [Rrëfimi i një jete për Koosëvn, 2020] dëshmojnë se kryetari i atëhershëm i LDK,
z. Ibrahim Rugova, ishte marrë në mbrojtje nga institucionet përkatëse të SHBA-ve që mirreshin me Ballkanin. Kjo mbrojtje, tashmë është e qartë, kishte të bënte me pikëpamjen amerikane për zgjidhjen jo vetëm të çështjes së Kosovës, por edhe me pozitën dhe roin e shqiptarëve si tërësi për të ardhmen e Europës Juglindore.

Oscilimet e dyshes Rama-Thaçi rreth kësaj nyjeje në vitet 2018–2020, por mbi të gjitha pozicionimin e fundit të kryeminsitrit të Shqipërisë politike [z.Edi Rama] në raport me LDK-në dhe me theks me figurën e Ibrahim Rugovës, tek e vlerësoi lart si një ndjekës i filozofisë paqësore, duhet shikur edhe në këtë plan të fushëinteresimit për të ardhmen e Ballkanit sipas dioptrisë së një lagjeje diplomatësh pesë e DASH-it, të njohur tradicionalisht si pjesë e lobit proserb.
Le të kujtojmë qëndrimin e hapur proserb të ish ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, William Montgomery. Ai ishte angazhuar madje hapur se Serbia nuk do të duhej “për asnjë çmim ta pranojë asnjë favor rreth integrimit në Bashkimin Evropian, nëse si kusht është formimi i ushtrisë së Kosovës.”
“Këshilla ime ndaj qeverisë serbe do të ishte të thonin,” Jo, jo jo, jo.” Dhe për të mbajtur Perëndimin në pozitat udhëheqëse në raport me Ushtrinë e Kosovës. Nëse kjo do të thotë fundi i përparimit në procesin e pranimit në BE, atëherë le të jetë kështu”,[2] kishte pohuar ai duke u zhveshur nga çfardo petku diplomatik.
Por nëse ambasadori amerikan në Beograd, edhe ky aktuali, Christopher Hill, në intervisëtn e fundit, tek pohoi se ”nuk beson se njohja formale e Kosovës do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, por normalizimi i marrëdhënieve fqinjësore me të, po”[3] e pozicionon atë në të njejtën linjë me zish ambasadorin Montgomery. Ata duket se i përkasin pikërisht asaj lagjeje diplomatësh amerikan pro serb, por duket se zyrtar tjerë janë pozicionuar qartë në anën tjetër.
Në Kosovë Ambasadori Hovenier thotë se qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Ndërkaq pohimi i të dërguarit të posaçëm dhe koordinatorit të Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit, James Rubin, i tha Zërit të Amerikës se është vështirë të imagjinohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje, shkon më tej. Prandaj ai pohoi pa ekuivok: “qëndrimi amerikan është që qëllimi afatgjatë i normalizimit nënkupton njohje.” [4]

Në cilën bllok e pozcionon ndërkohë kryeministri Rama evuluimi në fjalë?
Ky evuluim i z. Rama, përveç se është një lloj leximi i veçantë i qëndrimit amerikan, që nuk përkon me kohën dhe hapësirën aktuale, ai de fakto është më shumë produkt i mendimit politik që për bazë ka filozofinë bizantine. Prandaj duhet ta themi troç: kemi të bëjmë me një lexim të gabuar të qëndrimit amerikan dhe të partnerëve tanë sa edhe me manipulim faktesh kruciale, sidomos në raport me habitatin politik në të cilin lindi UÇK-ja dhe rolin e saj historik në përmbysjen e atyre projekteve që për bazë kishin rikthimin e mundshëm të autonomisë brenda “Serbisë perendimore.”

Intenca që ky evuluim i z Rama të shikohet si produkt i një qasje pragmatike “për të nënvizuar faktin se Kosovës sot i duhet paqja dhe jo nxitja e konflikteve,” [5] është një lloj avokatie që qarqe politike e intelektuale si në Tiranë edhe në Prishitnë, vazhdojnë t’i bëjnë idesë së “Ballkanit të Hapur”.

Përpjekjet e Beogradit për ta etabluar një lloj rikthimi të Jugosllavisë në trajtën e “Ballkanit të hapur”, ku Kosova do të kishte statusin që i rezervonte eshaloni politik i epokës së Milosheviqit në trajtën e një Republike autonome të tipit rus, kanë historinë e vet.
Jo rastësisht më 1990 në Kongresin amerikan ai [Rugova] kërkoi zyrtarisht autonomi për Kosovën… gjatë dëshmisë që ata organizuan për Kosovën. Në fjalimin e tij, në Kongresin amerikan Rugova, ndër të tjera, tekstualisht tha: “ Shqiptarët insistojnë që krahas demokracisë të kenë edhe autonominë dhe pavarësinë në kuadër të Federatës Jugosllave”.[6]

A do të thotë se evuluimi i z Rama në raport me të ashtuquajturën doktrinë rugoviane, që për bazë ka e ashtuquajtura “Rruga e tretë” e proklamuar nga lideri i saj sot, LDK-ja dhe mbështetetësit e ri të saj nga Tirana, në emër të pragmatizmit dhe paqes, po pregaditen ta shndërrojë Kosovën sërish në objekt të konferencave ndërkombëtare që do të mirren nesër me të ardhmen e Europës Juglindore?

Aktualisht jemi në prag të prishjes së rendit global që ishte etabluar pas Luftës së Dytë Botërore, duke u konsoliduar fuqishëm sidomos pas përfundimit të Lufëts së Ftohtë [1989], kur po shkërmoçej BRSS-ja. Ishte kjo dekada e shpresës, kur Evropa Lindore e ajo Juglindore, edhe në rrafshin ideologjik, po i ktheheshin amës — demokracive liberale perendimore.

***

Vlerat e etabluara të rendit global që kishte imponuar bota perednimore në krye me SHBA, tani kur lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë të saj, bashkë me të ardhmen e rendit ndërkombëtar, janë vënë seriozisht në pikëpyetje.
Diku në prag të zgjedhjes së Presidentit Bush në SHBA-së, “Këshilli Kombëtar i Inteligjencës”, qendra e inteligjencës amerikane për parashikimet strategjike afatmesme dhe afatgjata, kishte publikuar raportin e saj të katërt mbi “tendencat globale”. Në fund të epokës së Bushit, ky raport parashikonte një ndryshim thelbësor në sistemin politik ndërkombëtar dhe humbjen graduale të rëndësisë që do të kishin tutje Shtetet e Bashkuara gjatë dy dekadave pasuese.[7]
Sistemi ndërkombëtar ashtu siç u krijua në vazhdën e Luftës së Dytë Botërore, siç e potencuam më lartë, sipas këtij raporti, do të jetë pothuajse i shpërfytyruar në vitin 2025. Kjo do të jetë për shkak të rritjes së fuqive të reja, globalizimit të ekonomisë, një transferimi historikisht të paprecedentë të fuqisë ekonomike dhe pasurisë Perëndim-Lindje, por edhe për shkak të ndikimit në rritje të aktorëve joshtetërorë. Këto ndryshime rrënjësore lufta në Ukrainë vetëm sa i ka përshpejtuar.

***

Lufta në Ukrainë ka rikthyer në rend dite rivalitetet strategjike. Ato kanë objekt përballjesh tregtinë dhe investimet, inovacionin, intelegjencën artificiale, aksesin dhe prokurimin në fushën teknologjike, ndërkaq në fund po paralajmrohet rikthimi tek skenari i stilit të shekullit të 19-të — i garave për armë të sofistikuara, i zgjerimit territorial deri tek rivalitetet ushtarake dhe vringëllimi i armëve bërthamore si kërcnim i lloit të vet.

Në këtë trend rirreshtimi gjeopolitik merr dimensione vendimtare. Dy republikat tona duke qenë të orjentuara qartë në sferën e interesit anglosakson, bazuar para së gjithash në interesin tonë nacional, gjithësesi marrin peshë specifike edhe për zgjidhjen e çështjes sonë nacionale në përputhje me këto interesa, por edhe për kahjen që do të ketë Europa Juglindore në rendin e ri ndërkombëtar.
Fuqitë e BRIC-it tashmë janë në rritje dhe po sfidojnë seriozisht sistemin ndërkombëtar, madje shumë më shumë seç kishin bërë Gjermania dhe Japonia në shekujt 19 dhe 20. Lufta në Ukrainë ka përshpejtuar ndarjen e botës në dy blloqe të reja, për pasojë, për shkak të fuqisë së tyre në rritje gjeopolitike dhe ekonomike, ato tek i kanë dalë krah Rusisë, kanë fituar liri veprimi për të bërë punën e tyre politike dhe për të ushtruar influencën ekonomike jo vetëm në Afrikë, por edhe në vet Amerikën Latine, duke mos i përfillur fare normat perëndimore.

Ne jemi dëshmitar të promovimit të shumëllojshmërisë së llojeve të aktorëve në rrafshin global, që kanë rritur mundësitë e një fragmentimi më të madh të fuqisë gjatë dekadës në vijim, veçanërisht duke pasur parasysh gjerësinë e gamës së sfidave transnacionale me të cilat përballet komuniteti ndërkombëtar. Në këto rrethana integrimi i dy Republikave tona në një strukturë Federale është përgjigjia më e mirë për sfidat që na presin.

***
Gandi qe vrarë në vitin 1948. Rugova si politikan, de fakto, qe “vrarë” atë ditë kur me shpurën e tij kishte lëshuar Prishtinën dhe ishte nisur për Beograd, duke e lënë Kosovën në shkrumb e hi (1999), ndërkaq në mbrëmje shihej në takimin e tij më kompromitues me presidentin serb Sllobodan Milosheviq.[8]

Vajtja e Rugovës nga Beogradi për Romë dhe qëndrimi i tij për disa javë totalisht i izoluar, i ngjet më shumë një stivimi të mumjeve në morg, për
t’ u rinxjerrë nga atje për qëllime eksperimentimi e studimi, si ishte vepruar me trupin e Fricit të gjetur në Alpet e Austrisë pas 5000 vitesh qëndrimi në akull e borë.
Ringjallja e tij pas luftës, kishte karakter misionar politik dhe ishte në funksion të eksperimentimit, por ai akt pjesërisht mund të vlerësohet si i dështuar. Intenca e z Rama tok me ish kryeminsitrin italina Massimo D’Alema për ta ringjallur Rugovën edhe pas atij dështimi, flet shumë për rolin që pretendohet t’i rezervohet LDK-së në jetën politike opozitare.
Në këtë rast, krejt çka mund të paralajmrojmë është se, eksperimenti i tretë, nuk mund të ketë fat më të mirë se dy eksperimentet pararendëse.

Diplomacia perendimore e angazhuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi për pak më shumë se një dekadë rresht, nuk kishte pikëvështrim realist për të arritur “paqen” mes dy kombeve — atij shqiptar dhe serb. Në kurthin e këtij qëndrimi ka kohë që ka rënë edhe kryeministri Edi Rama. Strategjia e Perendimit, rrjedhimisht edhe e kryeminsitrit Rama, shih për këtë, duhet të ndryshojë urgjentisht.

Forcimi i FSK-së — armatimi i saj me armët më moderne të mundshme dhe pregaditja e opinionit për më të keqen e mundshme — për përplasjen e re; aplikimi i sanksioneve ndaj Serbisë [heqja urgjente e tyre ndaj Kosovës] dhe “ngrirja” e pozicionit të Serbisë në procesin drejt BE-së, duhet t’i tregojnë Beogradit se kostot dhe përfitimet, në rast të këmbënguljes së mëtejshme për rikthim në Kosovë, janë joproporcionale.
Paqja fitohet nëse pregaditesh për luftë.

_________________

  1. Mehmet Kraja, Vite të humbura, Prishtinë 1995
  2. https://telegrafi.com/ish-ambasadori-amerikan-ne-beograd-serbia-nuk-duhet-te-pranoje-asnje-favor-per-integrimin-ne-ne-shkembim-te-krijimit-te-fak-ut/
  3. https://top-channel.tv/video/top-news-njohja-e-kosoves-jo-kusht-per-serbine-ambasadori-amerikan-ne-beograd-normalizimi-po/
  4. https://www.zeriamerikes.com/a/7663573.html
  5. https://www.facebook.com/bislim.elshani.7
  6. Luljeta Pula “Rrëfimi i një jete për Kosovën” — botim i Shtëpisë botuese: KOHA, Prishtinë, 2020, f. 304]
  7. Më gjerësisht shih raportin: https://www.blaetter.de/ausgabe/2009/januar/global-trends-2025
  8. Sadri Ramabaja: Liria pa heronj [2020]

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu