ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

22 qershori 1941, pasojë e Paktit të pabesisë

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Eshref Ymeri 

Në historinë e Luftës II Botërorekryepërtejanën (kryesfondine saj e zë përplasja e Gjermanisë naziste me Bashkimin Sovjetikpas sulmit të befasishëm të trupave gjermane të 22 qershorit të vitit 1941. Arsyet e nisjes së atij sulmi duhen kërkuar pikërisht në Paktin e mossulmimit MolotovRibentropqë u nënshkrua në Moskë më 23 gusht 1939. Ai paktsë parikishte në themel pabesinë e të dyja palëve ndaj Polonisë, me qëllim ndarjen e saPor ai Paktsë dytifshihte në vetvete një pabesi të dyfishtë të politikës sovjetikejo vetëm ndaj demokracive perëndimorepor edhe ndaj vetë Gjermanisë hitlerianeSe Stalini synonte që, duke e ndarë Poloninë me Hitlerin (për të pasur një kufi të përbashkët me të), “ti siguronte” atij krahët lindorë, duke e nxitur të vinte nën këmbë demokracitë perëndimorePaskëtajnë çastin që do ta quante të volitshëmStalini do ti sulej Gjermanisë, me synimin që të arrinte deri në GjibraltarKësisoj mbarë Evropa do të përfundonte nën çizmen e ushtrisë së kuqeme “flamurin proletar” mbi kryeAjo pabesi e dyfishtë, të dyja palëve u kushtoi me miliona të vrarë dhe shkatërrime të pallogaritshme.

Pabesinë e politikës sovjetike ndaj demokracive perëndimoree zbulon haptas vetë StaliniNë një fjalim që ka mbajtur vetëm katër ditë para nënshkrimit të paktit në fjalë, pramë 19 gusht 1939, në Byronë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetikai shtjellon haptazi idenë kryesore të Testamentit të Pjetrit I për pushtimin e EvropësNë atë fjalim thuhet:

Le të fillojë Lufta e Dytë Botërorepjesëmarrësit e saj le ta shqyejnë njëritjetrin dhe atëherë Bashkimi Sovjetik do të ngrejë flamurin e revolucionit proletar dhe mbarë Evropa do të bjerë në këmbët e tij” (Citohet sipasLuftën e Dytë Botërore e filluan Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik”. Faqja e internetit sokrytoe.net”. 23 korrik 2009).

Për sulmin që Bashkimi Sovjetik do të ndërmerrte kundër Gjermanisë, dëshmon ishoficeri i zbulimit sovjetik Viktor SuvorovAi deklaron:

Ekzistojnë jo pak udhëzime për faktin se afati i fillimit të operacionit sovjetik “Shtrëngata” qe lënë për më 06 korrik të vitit 1941… Zhukovi (si edhe Stalinikishte qejf ti jepte goditjet e veta të dielave në mëngjes. 06 korriku i vitit 1941 ishte e diela e fundit para përqendrimit të plotë të trupave sovjetike (në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik – EY.). Gjeneralarmatë S.PIvanov e përmend këtë datë pa dorashka: “…trupat gjermane arritën të na e merrnin iniciativën nga dora dy javë më përpara”” (Citohet sipas:Viktor SuvorovAkullthyesjaKush e filloi Luftën II Botërore”. Shtëpia Botuese “Novoje vremja”. Moskva 1993, f. 333).

Në dhjetorin e vitit 1940, agjentët e shërbimit sekret gjerman arritën të zbulojnë planin e fshehtë të Stalinit për sulmin që do të ndërnerrte kundër Gjermanisë. Deri në fillimin e muajit qershor 1941,  edhe korparmatat e ushtrisë sovjetike të Lindjes së Largët, Stalini i pati zhvendosur drejt kufijve perëndimorë.

Pakti i pabesisë Molotov-Ribentrop i kushtoi shumë shtrenjtë Bashkimit Sovjetik. Julia Llatёjnina (1966),  gazetare opozitare ruse, shkrimtare, drejtuese  emisionesh radiotelevizive, për shkak të kërcënimeve që i qenë bërë nga banda e Putinit, më 09 shtator 2017 e pati braktisur Rusinë. Ja çfarë shkruan ajo për pasojat e Paktit të pabesisë:

c (Citohet sipas: Julia Llatёjnina. “Citate dhe aforizma për Rusinë dhe për rusët”.. Faqja e internetit “Adskije novosti”, 19 shkurt 2015).

Në një tjetër informacion për kohën e luftës thuhet:

“Prej 22 qershorit 1941 deri më 09 maj 1945, qenë zënë robër nga ushtria gjermane 5,7 milionë ushtarë dhe oficerë sovjetikë” (Citohet sipas: Robërit sovjetikë:  gjenocidi më masiv i Luftës II BotëroreFaqja e internetit RAPSI (Agjencia ruse e informacionit juridik dhe gjyqësor)16 korrik 2021).

Kaliforni, 22 qershor 2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu