ARKIVI:
9 Prill 2025

Taulant Lutfiu nga FC. Myerin i Gjenvës në FC. Llapi të Podujevës

Shkrime relevante

Koalicioni i ardshshëm LVV – PDK, apo si e mendova atë në maj të vitit 2024

Nga: Sheradin Berisha * Një analizë e bërë në maj 2024! "Në politikë...

Kryeministri Kurti bëri homazhe në 26-vjetorin e betejës së Koshares

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në mëngjesin e sotëm,...

“Republika vaginale”, superfuqi nordike me kushtetutë orgazmike!

Punim i artistit Sak Muji (Sylë Mujaj). Shkruen dhe knon: Lirim Patrioti Autor:...

Refuzim artistik dhe aspak politik i Abdixhikut!

Florim Zeqa Refuzimi arbitrar dhe më kokëfortësi e kërkesës së Albin Kurtit...

Shpërndaj

Nga: Arif Ejupi 

Derisa shumë futbollistë të Kosovës e kërkojnë afirmimin e tyre në vende të ndryshme të Evropës dhe kontinente të tjera të botës, anamoravasi Taulant Lutfiu, edhe pse i lindur në Gjenevë të Zvicrës, me mundësi reale për të vazhduar me sukses karrierën në klubet e këtushme, nga dashuria e madhe për Kosovën, pardje i shoqëruar nga i ati i tij, Haki Lutfiu ka qëndruar në Podujevë.

Ai me këtë rast ka nënshkruar kontratë profesionale me FC.Llapin, Nënkampion i Super Ligës së Republikës së Kosovës.

Djaloshi 23 vjeçar ka luajtur në pozitën e mbrojtësit të djathtë në disa skuadra të Ligës Regjionale të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës, e së fundi edhe në FC.Meyrin, anëtar i të ashtuquajturës”Ligë e Parë Klasike“ që në kuadër të saj garojnë katër grupe.

Taulant Lutfiu, me prindër nga Skifteraj i Vitisë së Republikës së Kosovës, disa ndeshje i ka luajtur më herët edhe me fanellën kuqezi e zi të FC.Kosova të Gjenevës, anëtare me rol mjaft të rëndësishëm në Ligën e Dytë Regjionale, të kësaj Republike dhe kantoni të Zvicrës.

Lutfiu shtatlartë dhe i shkathët ka nënshkruar me Klubin e Llapit, ku hapat e parë i pati filluar edhe ylli i futbollit shqiptar Fadil Vokrri.

Ai i vetëdijshëm që në Klubin e Llapit, aktualisht luajnë edhe mbrojtësit e njohur si ; Krasniqi, Bekteshi, Jashari, Vokrri, Namani etj, duhet të punoj shumë, për të zënë vend në 11- shin e parë.

Madje, mbrojtësi i llapjanëve Ilir Krasniqi, është edhe reprezentues i Kosovës.
Lutfiu në mënyrë që të mos përjetoj zhgënjim të papritur i konsideruar si një nga përforcimet e duhura të skuadrës së Llapit, duhet t’u qaset ushtrimeve me seriozitetin më të madh.

Atij të gjithë mërgimtarët e trevës së Anamoravës, që në numër të madh jetojnë në Gjenevë të Zvicrës, i urojnë ambientim të shpejtë në rrethin e rinj dhe rrugëtim të suksesshëm me llapjanët !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu