ARKIVI:
2 Korrik 2024

Enver Petrovci është njeriu më optimist dhe pozitiv që kam takuar

Shkrime relevante

Luftimet e zhvilluara gjatë vitit 1944 për mbrojtjen e kufirit në fshatin Prapashticë

Foto e realizuar në vitin 1944, në Prishtinë, ku shihen të...

Gjykatat në Kosovë nuk janë aq të politizuara, sa janë të varura nga politika!

Fadil Maloku, sociolog 1. Unë thënë të drejtën s’shoh edhe aq ndonjë...

Heroi im!

Florim Zeqa Viteve të fundit është bërë dukuri e shoqërisë tonë për...

Free Speech dhe gazetaria e Julian Paul Assange nuk është krim sipas Amendamentit të Parë të Kushtetutës Amerikane

Klajd Kapinova, New York “Ndërsa kthehet në Australi, ne falënderojmë të...

Sfeçla: Nëse Vuçiq vjen pa leje,mund ta vizitoni në burg

G.K/RTKlive Mëngjesin e sotëm në veri të vendit janë vendosur disa pankarta...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi
___
Dje më vizitoi aktori ynë i njohur Enver Petrovci , i cili në shkëmbimin e ndërsjellë të informacioneve dhe përvojave për artin e teatrit dhe filmit ma freskoi shpirtin.
Enveri më bindi vërtet se aktorët e atij kalibri, që kishin qindra role e arritje të suksesshme, janë jashtëzakonisht të natyrshëm dhe ta japin ndjesinë se ti je ylli i filmit dhe teatrit dhe jo ata.
Enveri e ka mendjen shumë të kthjellët dhe ia jep bashkëbiseduesit jo vetëm një vlerësim 100% të saktë të potencialit, por edhe një parashikim shumë të saktë se çfarë mund të arrijë nëse dijen dhe talentin e tij e plason aty ku vlerësohet më së shumti.
I jam shumë mirënjohës që më dha aq shumë këshilla të dobishme.
Gjithashtu ramë dakord që ta gjejmë modelin më optimal të bashkëpunimit.
I uroj shëndet sa më të mirë në të ardhmen dhe shërim sa më të shpejtë nga të gjitha hallet shëndetësore që kishte vitet e fundit, të cilat dorën në zemër ishin të shumta dhe të rënda.
Akoma më shumë e vlerësoj suksesin e tij gjatë gjithë këtyre viteve me një shëndet kaq të ndjeshëm, sepse pa e dashur artin më shumë se jetën nuk do ta kishte arritur kurrë.
Ndërkaq humori i tij është i nivelit botëror për ata që e kuptojnë saktë mesazhin që ai dërgon.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu