ARKIVI:
2 Korrik 2024

Nëse Prokuroria Speciale e Kosovës ka hapur një rast për Lëvizjen e Deçanit, ky është skandal dhe shantazhim i institucioneve të drejtësisë

Shkrime relevante

Luftimet e zhvilluara gjatë vitit 1944 për mbrojtjen e kufirit në fshatin Prapashticë

Foto e realizuar në vitin 1944, në Prishtinë, ku shihen të...

Gjykatat në Kosovë nuk janë aq të politizuara, sa janë të varura nga politika!

Fadil Maloku, sociolog 1. Unë thënë të drejtën s’shoh edhe aq ndonjë...

Heroi im!

Florim Zeqa Viteve të fundit është bërë dukuri e shoqërisë tonë për...

Free Speech dhe gazetaria e Julian Paul Assange nuk është krim sipas Amendamentit të Parë të Kushtetutës Amerikane

Klajd Kapinova, New York “Ndërsa kthehet në Australi, ne falënderojmë të...

Sfeçla: Nëse Vuçiq vjen pa leje,mund ta vizitoni në burg

G.K/RTKlive Mëngjesin e sotëm në veri të vendit janë vendosur disa pankarta...

Shpërndaj

Nga: Basri Beka

Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare, siç e parashikon Neni 8 i Kushtetutës së saj.

Nëse Prokuroria Speciale e Kosovës ka hapur një rast për Lëvizjen e Deçanit, ky do të ishte një skandal dhe një shenjë e qartë e kapjes dhe shantazhit të institucioneve të drejtësisë dhe zbatuesve të ligjit në Kosovë nga grupet islamiste. Deklarimi i gjoja eksperit të sigurisë, Armend Halimit, i cili tha se këta njerëz janë të rrezikshëm po aq sa një terrorist me bombë në dorë, është skandaloz dhe nxitje e urrejtjes dhe sulëm mbi fjalën e lirë po ashu rrezikim direkt i zonjëns së nderuar Vlora Gashi e cila përfaqëson Levizjen e Deçanit.

Kjo gjithashtu sulmon ata që mendojnë ndryshe apo mbrojnë kulturën dhe identitetin shqiptar në orientimin perëndimor të kombit. Po ashtu e njëjt është deklarata e Avokatit Asdren Hoxha, i cili ka thënë se Lëvizja e Deçanit përben rrezik dhe se kjo organizatë duhet të hetohet. Kërkesa e tij, si një avokat i cili kryesisht mbron të akuzuarit për krimet të organizuar duke përfshirë edhe të dyshuarit për sulmin në Banjskë është shum indikative se kujt i shërben.

Baballarët tanë themelues e krijuesi të shtetit dhe Kushtetutës së Kosovës, të cilet e përcaktuan Kosovën si një shtet laik ku kishin vizionin për të mbrojtur popullsinë nga ndikimet agresive fetare dhe tjetërsuese. Është e rëndësishme të kujtojmë këtë vizion dhe të mbrojmë këtë strukturë laike nga çdo lloj presioni të detyruar dhe nga ndërhyrjet e jashtme që mund të dëmtojnë orientimin perëndimor të vendit tonë.

Ashtu siq e shpjegon profesor Enver Hasani në shkrimin autorial mbi debatin për kërkesen e shfyqizimit të udhëzimit administrativ për ndalimin e shamis,citoj:” Në rastin e laicitetit bëhet fjalë për lirinë nga feja (religjioni), kurse te sekulariteti kemi të bëjmë me lirinë e fesë dhe besimit. Në rastin e parë, roli i shtetit është aktiv dhe vendimtar në mbrojtjen e individit nga feja dhe ndikimi i saj negativ, kurse në të dytin shteti është pasiv (minimal).” Prandaj, shteti duhet të mbrojë individët dhe jo të hetojë dhe pengojë ata që dëshirojnë të çlirohen nga imponimi i besimit fetar, ashtu siç po e praktikojnë klerikët dhe fanatikët e besimit islam.

Ne si qytetar të Kosovës, përballemi çdo ditë me rrezikimin e kulturës dhe kombit tonë nga këto grupe minore që imponojn ndërtimin e xhamive pa leje dhe kundër dëshirës së banorëve dhe besimtarëve lokal, duke u imponuar përmes shantazhit dhe ryshfetit. Gjithashtu, terrorizohem çdo ditë nga ndotja akustike e autoperlantve të minareve dhe nga predikimet e hoxhallarëve injorantë.

Ndërtime të tilla në udhëkryqe dhe përgjat rrugëve nacionale dhe të cilat nuk i shërbejnë interesave të besimtarëve të vërtetë, por vetëm marketingut agresiv islamik. Prandaj në këtë rast, ftoj Prokurorinë Speciale që të marrë masa ndaj individëve që shkaktojnë rrezik siq është tipi i Armend Halimit e Azdren Hoxhed dhe jo ndaj atyre që i rezistojn asimilimit dhe mendojnë ndryshe dhe të mbrojë zonjën Vlora Gashi, e cila është në këtë rast është e sulmuar dhe e rrezikuar si përfaqësuese e Levizjes së Deçanit nga dekleratat e këtij           “eksperti” dhe “avokati”.

Fundi i fundit Levizja e Deçanit dhe shume levizje e organizara tjera që dolën e do të dalin në mbrojtje të kultures e identitetit jan pikrisht reaksion i invadimit agresiv të islamit politik ku kan qëllim neve si popull shqiptar të na tjtetsojnë në kulturen dhe identitet e me se miri ate e vertetojn fyrja që ju bëhet heronjve kombëtar, glorifikimi i perandoris gjenocidale dhe pushtuese siq ishte perandoria osmane ndaj shqiptarve. Gjithashtu, ky rast dëshmon se “vllaznia islame” po merr pushtetin nga brenda dhe paraqet një rrezik të rritur për stabilitetin e Kosovës dhe për zhvillimin e shqiptarëve.

Thirrja për “shqiptarizëm” dhe për “braktisjen vullnetare të fesë islame” është më pak e rrezikshme ( në fakt e drejtë) në krahasim me thirrjet për islamizimin e shqiptarëve dhe për implementimin e sheiratit për krijimin e kalifatit.

Prandaj, shpresoj që Prokuroria të mos hapë një rast kundër një lëvizjeje vullnetare qytetare dhe kombëtare, e cila synon të ruajë identitetin dhe kulturën shqiptare nga politikat neotomane, Islamit politik dhe ndërhyrjet e huaja që dëmtojnë orientimin perëndimor të vendit tonë.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. “….Nëse Prokuroria Speciale e Kosovës ka hapur një rast për Lëvizjen e Deçanit, ky do të ishte një skandal….”.
    Ne fakt asht nji VEPRIM ANTI KUSHTETUES”.

    Shkrim shume me vend. Pergezoj autorin Basri Beka.

  2. Siç jepet për t’u kuptuar, se nëse Prokuroria Speciale e Kosovës ka hapur një rast për një lëvizje vullnetare qytetare dhe kombëtare, e cila paska për synim ruajtjen e identitetit dhe kulturës kombëtare shqiptare, nga politikat neotomane, islami politik dhe të gjitha ndërhyrjet e huaja, të cilat dëmtojnë orientimin perëndimor të vendit tonë, qenka më e rrezikshme, se synimi i sulmuesve terrorist serbo-çetnik në Banjë…
    Përgëzojë autorin atëmëmëdhetar, Basri Beka, për këtë shkrim me porosi të qarta!

  3. Ne nje shtet ku parlamenti perbehet nga 13 -14 deputete qe jane perkrahes te islamit politik dhe ne po ate shtet ku (sipas anketave te fundit) del se rreth 40 % e popullsise me parë e ndjejne vehten mysliman se sa shqiptar nuk duhet cuditur nese eshte e vertete qe Prokuroria Speciale e Kosoves ka hapur rast per nje Levizje e cila eshte teresisht kombetare.
    E kam thene edhe me pare dhe po e perseris qe Kosova me vetedije apo pa vetedije eshte duke e zhbere shtetesine e saj.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu