ARKIVI:
8 Korrik 2024

Lojë e mrekullueshme e kapitenit Granit Xhaka, ka bërë që Zvicra të jetë njëra prej skuadrave më të respektuara të “EURO 2024”

Shkrime relevante

A eshte veriu në pazar?

Agim Vuniqi ___ Shtegu i lidhejes se amerikaneve me Serbine eshte blerja e...

Une jam krenar që vij nga Mali

Katër librat e promovuara në sallën Shën Nenë Tereza, Kisha Katolike...

Kryeministri Kurti takoi pjesëtarë të mërgatës dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare në Turqi

Izmir, 6 korrik 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi...

Vinci, Vincimus – edhe të mundur ata triumfuan mbi të keqen

Në Shkodër përurohet busti i Kardinalit të parë shqiptar, Mikel Koliqi Nga...

Shpërndaj

Nga: Arif Ejupi

Granit Xhaka, mesfushor i Zvicrës, dhe FC.Bayer  Leverkusen edhe në Evropianin 2024, që ka hyrë në fazën e ndeshjeve çerekfinale, është duke treguar formë të shkëlqyeshme.

Ai me përvojën e tij të gjatë në skuadrën e Zvicrës  dhe në klubet me famë botërore si : FC Arsenal i Mbretërisë së Bashkuar, e gjatë viteve 2012- 2016- FC.Borusia Monchengladbach të Gjermanisë, është bërë i preferuari i të gjithë futbolldashësve të mbarë botës .

Ai si përherë stabil dhe i përgatitur fizikisht me stilin e tij të lojës nuk mbetet fare- fare nën hijen e futbollistëve legjendar si: Zinedine Zidane, Luka Modriç, Hernandez Creus – Xavi, Andres Inesta, Franc Ribery etj.

Granit Xhaka, me ritëm të njëjtë pa bërë oscilime, ende pa i mbushur 32 vjet, po u ofrohet mbi 410 ndeshjeve të zhvilluara.

Karriera kaq e pasur dhe kaq e bujshme e këtij futbollisti të lindu në Bazel të Zvicrës, ku edhe u formua, duhet të shpërblehet edhe me trofeun e çmuar të Parisit “Topi i Artë”

Me djaloshin me origjinë nga Miroci i komunës së Podujevës,si duket ka qenë edhe Zoti.

Ai dhe  bashkëlojtari i tij  Xherdan Shaqiriri , në ndeshjen tepër të tensionuar Zvicër – Serbi, 2 me 1,të zhvilluar më 22 qershor 2018 në stadiumin e Kaliningradit të Rusisë, patën shënuar dy gola që rrallë shihen, me të cilët i patën gëzuar me mijëra e mijëra adhurues zviceranë e shqiptarë.

Serbët e zemëruar me debaklin e pësuar dhe leksionet që u dhanë dy yjet e Zvicrës, me origjinë shqiptare, patën filluar të kërkojnë qimen në vezë.

Ata të rritur deri në dehje me urrejtje ndaj shqiptarëve, i pati penguar shqiponja në fluturim, pa arritur me pa kokardën në kokat e tyre tule, relikt  i famëkeqit  Drazha Mihaloviq, që gjatë Luftës së Dytë Botërore, me çetnikët e tij serbë, vrau dhe masakroi me mijëra  shqiptarë.

Perëndimi i liruar kaherë nga fashizmi dhe ksenofobia njeh dhe respekton vlerat e gjithsecilit.

Sot, temë dite tek të moshuar e të rinj të Zvicrës dhe trojeve shqiptare, është loja brilante e Kapitenit të helvetikëve  Granit Xhaka.

Ai dhe bashkëlojtarët e tij, nëse demonstrojnë lojëra të mira sikur deri me tani, fare lehtë, mund të jenë befasia më e këndshme e Evropianit “ Gjermania 2024”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu