ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Popullsia shqiptare – orthodokse, pakësim natyral apo ka ndikuar politika?

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Realizimi i Censusit mbetet në fakt një punë voluminoze e cila kërkon specialistët përkatës. Censusi i vitit 2023 megjithse me vonesë, tregoi disa elementë të domosdoshëm të shtetit shqiptar nëpërmjet të cilave populli sheh si në pasqyrë veten e vet, kurse qeveria dhe pushtetet e tjera shikojnë problemet që duhen zgjidhur në të ardhmen.

Pavarësisht rënies drastike të popullatës në raport me Censusin e vitit 2011, një rënie prej 450 mijë banorësh kryesisht nga emigracioni dhe më pak nga rënia e lindjeve apo rritja e vdekshmërisë për shkak të Pandemisë apo të Kancerit, mund të vihet re se disa të dhëna të tjera duket që ndikojnë jo për mirë në prosperitetin e popullit shqiptar dhe në integrimin e vëndit.

Një nga këta faktorë përveç emigracionit (sidomos të të rinjve) gjë që ka shkaktuar rritjen e moshës së tretë deri në 700 mijë banorë pra  ~ ¼ e popullsisë është plakur, janë edhe faktorë të tjerë që duken sikur përpiqen të pengojnë Shqipërinë të jetë një vënd europian dhe i integruar. Ashtu si spjegoi edhe një nga përfaqësuesit e BE se…` Shqipëria është praktikisht e integruar në BE meqënëse ka 1/3 e popullsisë  të larguar e të integruar me BE dhe vëndet e tjera perëndimore`, Gjëndja demografike në Shqipëri tregon disa diskordanca në dukje të papërfillëshme, porse mund të jenë me konseguenca në të ardhmen sidomos në idenë e globalizimit, ku vëndet e vogla do të jenë më të humburat përsa i përket problemit të Etnisë dhe të traditive kombëtare dhe fetare.

Dy problematikat më kryesore mbi të cilat ka ndikuar politika shqiptare jo konsekuente dhe aspak kombëtare janë: Minoritetet dhe Religjionet.

Përse i kam vënë në fokus këto dy faktorë bazë të Censusit, elementë të cilët nga shumë njerëz shihen thjesht si të dhëna statistikore, dhe jo si problematika të krijuara gjatë viteve të demokracisë?

Sepse kwta dy faktorw mund tw dwmtojnw Shqipwrinw si shtet i shqiptarwve dhe Shqipwrinw me njw komunitet tw konsiderueshwm tw krishterw.

1.Censusi Minoriteteve.

Përsa i përket minoriteteve, ashtu sikundër shihet nga statistikat e viteve 1923, 1927, 1945, 2011, 2023, që janë paraqitur më poshtë, vërehet se sipas burimit `T.Selenica`, nuk paraqiten minoritete përveç se tregohet që kishte 99 hebrenj në prefekturat e Gjirokastrës, Vlorës dhe Tiranës.

Sidoqoftë në vitin 1945, Censusi i atij viti u bë edhe për minoritetet, madje edhe u paraqit mesa duket `me kërkesën tendencioze të grekëve` për gjëndjen e minoriteteve në Shqipëri I cili u paraqit edhe nw OKB e atëhershme. Dhe aty del se kishte 46.577  banorë të kombësive të ndryshme, 31.500 minoritare grekë në Gjirokaster+Sarande; 9400 maqedonas ne Prespe e Golloborde,2 000 malazezë e serbë, por nuk kishte asnje grek ne Korce dhe Himare. Censusi fetar nuk ishte bërë. Gjatë viteve të komunizmit, popullsia u rrit por nuk pati Census fetar , kurse census minoriteteve vërehej vetëm ai për minoritarët grekë që ishin deri në 23.5 mijë deri në 1989. Në vitin 2011 u vu re një shtim i grupeve minoritare në Shqipëri kryesisht për tre faktorë kryesore:

  • Dëshira për të përfituar, punë e pensione nga vëndet fqinjë
  • Dëshira për të marrë pashaportë të huaj, për tu larguar nga vëndi jo më si emigrant por si i huaj
  • Mungesa dhe pa-aftësia e shtetit shqiptar dhe e politikës shqiptare për të përmirësuar mirëqënien në Shqipëri, qoftë për shkak të drejtuesve vendorë dhe qëndrorë të pa-aftë dhe me mentalitet katundar e militant partiak, qoftë dhe rrushfetet dhe korrupsioni masiv që plasën në kohën e demokracisë, duke e lënë vëndin për një kohë të gjatë në një demokraci të rrezikuar dhe anarki.

Shumë shqiptarë u bënë egjyptianë, grekër, maqedonas, bullgarë, malazes e serbë duke e ditur mirë se familjet e përzjera me shqiptarë nuk mund të quhen minoritarë por bilingualë, dhe së dyti, nuk mund të ndrrohet etnia me dëshirë sepse AND nuk gënjen.

Sidoqoftë paradokset në kohën e demokracisë-anarkike shqiptare janë të zakonshme, por sigurisht dora e politikave fqinje për ta nxjerrë Shqipërinë si një vënd heterogjen me atë strategjinë që sa më shumë minoritatarë aq më shumë Shqipëria do të jetë e përçarë dhe se mund të shpërbëhet.

Kjo e ka fillimin në vitet `90 kur u prishën me urdhër, të gjitha fabrikat, uzinat, kombinatet, punishtet dhe detyruan që të largohen rreth 650.000 shqiptare deri në 1999. Lejimi pa kriter i minoriteteve për shkak të presioneve greke, rumune, bullgare, maqedonase, të shoqërura dhe me rrushfetet përkatëse, ka dëmtuar Shqipërinë në sytë e BE, pavarësisht se Demokracia liberale  nuk e vë re këtë aspekt, por e parë me strategjitë e politikave fqinje, shtimi artificial i minoriteteve është në dëm të Shqipërisë.

  1. Censusi Fetar është më i prekshëm dhe më i lakuari si nga politika shqiptare dhe atyre fqinje, ashtu dhe shumë i rëndësishëm përsa i përket historisë së Shqipërisë, në të cilën komuniteti orthodox ka luajtur rolin e violinës së parë qoftë për Pavarësinë e Shqipërisë më 1912, ku 11 firmëtarët ishin orthodoksë, 2 ishin katolikë, 10 ishin kosovarë, dhe 17 ishin intelektualë myslimanë shqiptarë, qoftw nw hapjen e shkollws sw parw Shqipe nw Korçënw 1887, qoftë për Kongresin e Alfabetit të bërë në Manastir më 1908, qoftë për bërjen e hymnit të Shqipërisë, qoftë për bërjen e këngëve patriotike, qoftë për luftën për pavarësi dhe luftën nacional-çlirimtare, qoftë për shoqatat patriotike që luftonin për pavarësinë e Shqipërisë në Bukuresht, Sofie, Misir, Stamboll, qoftë dhe për shkëputjen nga kisha greke nëpërmjet krijimit të Autoqefalisë që në 1922 në Berat ku roli i Fan Nolit të madh ishte vendimtar në predikimin shqip në kishat e asaj kohe, qoftë edhe në kohën e demokracisë së bashku me komunitetet e tjera sidomos me komunitetin bektashi.

Sipas statistikave të T. Selenicës për vitet 1923 dhe 1927, popullsia orthodokse në raport me popullatën e përgjithshme ishte 171 mijë ose 20.5% në 1923, dhe  181 mijë ose 21.7%  në 1927. Nuk ka të dhëna në Censusin e vitit 1945 për Census fetar,  por vërehet se vetëm numri i minoritarëve grekë, tregon për popullsinë orthodokse pjesërisht sepse komuniteti orthodox shqiptar është 6 herë më tepër se ai grek.

Në vitet e Diktaturës ka shtim gradual të popullsisë në Shqipëri  deri në 3.12 milion banorë në vitin 1989 për shkak të izolimit, por edhe për shkak të politikave për të patur shumë fëmijë. Në një bisedë me Hrushovin, Diktatori Enver Hoxha i pyetur se sa orthodoksë ka Shqipëria, Diktatori u shpreh se orthodoksë jane rreth 30%.

Vetëm në vitin 2011 u realizua Censusi fetar ku çuditërisht popullsia e komunitetit orthodox u paraqit si 189 mijë vetë ose 6.7%, pra vetëm 8 mijë vetë më tepër se popullsia orthodokse e vitit 1927 ku popullsia orthodokse ishte 181 mijë vetë në një kohë kur popullsia e vitit 2011 ishte 2,8 milion pas 84 vitesh, dhe popullsia e vitit 1927 ishte 814 mijë?! Skandal!

Edhe sikur emigrimi të kishte larguar shqiptarët, largimi do të ishte afërsisht njëlloj si edhe për komunitetet e tjera por jo në këtë shifër komplet absurde!

Në Censusin fetar të 2023 shifrat ishin rregulluar disi duke paraqitur popullsinë orthodokse pak më shumë në një kohë që popullsia shqiptare mbetet më e vogël se e vitit 2011, praktikisht me 173.645 vetë ose 7.17% në një popullsi prej 2.14 milion banorë?!

Interesant është fakti i popullsisë katolike ndër vite. Ka vetëm një element që nuk ka ndryshuar popullsia katolike: 10.5% në 1923; – 10.5% në 1927; 10% në 2011; dhe ~10.3% në 2023 ???!!!

Si ka mundësi që popullsia katolike megjithë këtë emigrim nuk ka ndryshuar fare, popullsia myslimane nuk ka ndryshuar fare ose ka ndryshuar pak në raportet me bektashinjtë, kurse popullsia orthodokse ka ulje drastike dhe mesa duket ,aspak shkencore dhe statistikore, po të shohësh në vijueshmëri datat e bërjeve të Censusit?

Mendoj se ulja drastike e popullsisë orthodokse ka shkaqe artificiale të cilat mund të rreshtoj si më poshtë:

Politike sepse grupet politike shqiptare si dhe një pjesë e shoqërisë shqiptare  janë të sensibilizuar dhe refraktarë ndaj Drejtuesit grek të KOASH-it shqiptar, dhe presioneve disa vjeçare të politikave greke për minoritetin grek, i cili sipas tyre `duhet tw jetw më i madh se sa del në census`.

Duke qënë kështu, politikanët kanë menduar që të ulin artificialisht popullsinë e komunitetit orthodox, megjithse dihet që raporti i minoritarëve orthodoksë dhe orthodoksëve shqiptarë është rreth 6 herë më i madh në favor të shqiptarëve!

Sociale, një pjesë e orthodoksëve shqiptarë që nuk janë dakort me Drejtuesin jo shqiptar të KOASH-it, nuk kanë preferuar të paraqiten si orthodoksë në Censusin. Sigurisht mund të ketë edhe të tjerë por si në gjithë komunitetete e tjera  që mund të jenë larguar nga feja ashtu si paraqiten si `ateistë` apo që `nuk përgjigjen` apo `nuk disponohen`, por ky kontigjent nuk mund të jetë vetëm orthodox!

Indiferentizmi apo urrejtja e fshehur e disa qarqeve të cilat mund të jenë edhe si pjesë e `stafit të Censusit`, duke i paraqitur orthodoksët shqiptarë të gjithë si `grekër`.

Ndikimi i ngjarjeve në Kosovë, ku shqiptarët e Kosovës dhe sidomos disa qarqe islamike kosovare të cilat duke urryer politikat serbe dhe vetë Serbinë orthodokse, bëjnë gjithashtu dhe një lidhje të shkurtër edhe duke urryer edhe orthodoksët shqiptarë, madje duke transferuar klimën e urrejtjes ndaj orthodoksisë serbe e ruse edhe ndaj asaj shqiptare. Nuk duket e rastit, – e parë me këtë prizëm- harresa ndaj Rilindasve shqiptarë të cilët kanë dhënë kontributin kryesor për Shqipërinë  për të cilët shkrova më sipër (pa ulur vlerat e intelektualëve myslimane e katolike).

Zhgënjimi nga Diktatura e cila për të mbajtur sa më gjatë pushtetin, përdori Rilindasit orthodoksë, këngët e tyre, emrat e tyre, famën e tyre, për  të krijuar Shqipërinë dhe shkrimin shqip, në disa raste mërziti shoqërinë shqiptare të asaj kohe me promovimin e tyre vazhdimisht, gjë që ka dhënë një ndikim negativ ndaj komunitetit orthodox të sotëm në sy të shoqërisë shqiptare të sotme.

Emigracioni, sigurisht emigrimi ka qënë afërsisht në përpjestim të barabartë ndaj të gjitha komuniteteve fetare, dhe kështu nuk mund të thuash që janë larguar më shumë orthodoksë se sa katolikë apo myslimanë apo edhe ateistë.

Në përfundim, të para në këtë këndvështrim, sigurisht jam i mendimit se numri i popullsisë orthodokse është shumë më i madh edhe në ditët e sotme, madje po aq sa ka qënë para 2011 rreth 21%. Këtë mund ta vërtetojë kushdo i cili shikon numratorin telefonik ose po të shkojë në varreza dhe të shohë emrat e të vdekurve.

Mund të vërehet numri i madh në raport me Censuset, i emrave dhe mbiemrave orthodoksë. Prandaj mendoj se Komisioni i Censusit nuk ka treguar saktësisht se sa është numri real i popullsisë orthodokse si në vitin 2011 ashtu dhe në vitin 2023, dhe kjo mendoj se është bërë si i thonë `me urdhër nga lart`!

Shpresojmë që me vëndosjen e një Drejtuesi klerik orthodox shqiptar në KOASH, do të mund të tregohet realisht se sa është popullsia orthodokse shqiptare, pavarësisht minoriteteve apo jo.

Më poshtë janë tabelat e Censuseve ndër vite në Shqipëri:

CENSUS FETAR 2023

Popullsia 2.402 milion banore

Besimi Fetar Mysliman 1.101.718 – 45%

Mysliman-Bektashi 115.644

Krishterë-katolikë 201.530     –        10.5%

Krishterë – Ortodoks 173.645      –    7.17%

Ungjillore 9658

Tjetër besim 3670

I pacilësuar 332.155

Ateist.  85.311

Nuk përgjigjen 244.331

Nuk disponohet 134.451

Minoritetet

Shqiptarë            2.186.917

Grek                          23485

Egjyptian                   12375

Bullgarë                       7057

Boshnjakë                    2963

Maqedonisë së Veriut 2281

Serbë                               584

Malazezë                         511

Romë                              9813

Aurumunë                     2459

Pa përgjigje                   13.507

Burimi: INSTAT/ CENSUS 2023 (https://shqiptarja.com/lajm/censi-2023-publikohen-te-dhenat-e-besimit-fetar-mbi-200-mije-qytetare-te-pacilesuar)

CENSUS FETAR 2011

Popullsia -2.8 milionë banorë,

Besimi mysliman1.58 milionë ose   56.7 %

Besimi bektashi 58,624 vetë ose       2.1%

Besimi katolik 281 mijë vetë ose      10 %

Besimi Orthodoks 189 mijë vetë ose 6.7%

Ateiste 70 mijë vetë ose                      2.5%

Besimtare pa religjion 154 mije vete 5.5%

Besime te tjera  70 mije vete ose       2.5%

Refuzoi te pergjigjet 112 mije ose      4%

Nuk disponohen ~280 mije  ose         10%

Minoritetet

Greke         24242

Arumune     8266

Rome           8100

Maqedonas 5512

Malazeze, 366

Egjiptiane, 3,368

(Burimi: INSTAT/CENSUS 2011)

CENSUSI I VITEVE 1923 DHE 1927

Popullsia 814 mijë banorë

Përkatësia fetare 1923

Besimi mysliman -558 mijë, ose 68.5%

Besimi Orthodoks 171 mijë ose 20.5%

Besimi Katolik 85 mijë  ose 10.5%

Në vitin 1927

Popullsia 833 mijë banore

Perkatesia Fetare

Besimi mysliman -563 mijë, ose 67.6%

Besimi Orthodoks 181 mijë ose 21.7%

Besimi Katolik 88.739 mijë  ose 10.6%

99 hebrenj, që jetonin në Prefekturat e Gjirokastrës, Vlorës dhe Tiranës.

(Burimi: T. Selenica)

CENSUSI I VITIT 1945

Popullsia 1.122.044 banorë

1 075 467 shqiptarë autoktonë dhe

46 577 të kombësive të ndryshme.

Asnje grek ne Korce dhe Himare

31500 minoritare ne gjirokaster+ sarande.

9400 maqedonas ne prespe e golloborde

2000 malazeze e serbo& kroate

Census Fetar – nuk u rregjistrua.

(Dosja me të dhënat e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në Konferencën e Paqes në Paris -http://ëëë.panorama.com.al/%E2%80%9Çensusi-ne-%E2%80%9845-asnje-grek-nuk-u-deklarua-ne-himare%E2%80%9D/ )

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu