ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Kolec P. Traboini: Kadare nën kryq (Tej e përtej skenografisë funerale)

Shkrime relevante

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Shpërndaj

Kolec P. Traboini
___

Të gjithë e panë e askush nuk foli. Vetëm një fëmijë e pa e tha….dhe e vërteta doli në sheshit, ka shkruar i madhi Anderseni.

Duke parë skenografinë e arkmortit të shkrimtarit nën kryq po pyes me naivitetin e një fëmije: A ishte Ismail Kadare katolik?

Në jeten e shkrimtarëve të medhenj nuk mbetet asgjë e pa ditur. Nëse jemi përpara faktit se shkrimtari Kadare është kthyer në fenë e të parëve, çfarë është një simbolikë e madhe, ndoshte At Zef Pllumi diçka ka dashtë të thotë në mënyren e tij kur dolën në fotografi e u shpreh që unë jam me Kadarenë. Nëse edhe skenografia funerale ka dashtë të thellohet në thënien e At Zefit, atëherë jemi përpara një fakti se shkrimtari e mbylli ciklin e jetes i kthyer në origjinë.

Dikur në gazetën “Egnatia” kam polemizuar me Milaim Zeken, që në vitin 1995 nga Zvicrra a Gjermania pas një takimi të shkrimtarit me Diasporën, jepte lajmin e “madh”  “Kadare ka deklaruar se është mysliman”, duke shuar në ndofarësoj etjen e fanatikëve fetar që i ishin ngërdhucur Kadaresë se ky në një bisedë të mëparshme kishte hedhur me të drejtë idenë, të shohim nga perendimi dhe mirë është të kthehemi në fenë e të parëve.

Milaim Zeka që tani ka emision në Tiranë në Top Chanel, atëbotë ua qetësoi shpirtin e trazuar fanatikëve fetarë me mendje në Anadoll. Madje edhe atyre filizave orjentalë që mbante rreth vetes Abdi Baleta e lëshonin mallkime publike mbi Kadarenë.

Janë të shkruara. Ka ca të vërteta që të djegin duart dhe përpiqemi ti mbajmë sa më larg në pamundësi për ti harruar. Por nuk harrohen. Ende janë të nxehta dhe djegin.

Nëse ka ndodhur kthimi i shkrimtarit në origjinë, duke u përpjekur të deshifrojmë domethënien e skenografisë së arkmortit nën kryq, lind pyetja, pse në të gjallë është mbajtur e fshehur.

Respekt për çdo besim, por njerëzit e mëdhenj të një kombi udhëheqin edhe nëpërmjet shëmbellesës së vet. Ka dhe një gjë, katolikët, kur vjen fundi, ju afrohet prifti dhe rrëfehen e si marrin sakramentin e shenjtë shkojnë në amshim të çliruar prej mëkateve. A ndodhi kjo me shkrimtarin e madh, pyesin shkrimtarët e vegjël që nuk kanë kurrfarë ambicje t’ju flasin në mort Kryeqeveritarët që mendojnë se politika të ngre në qiell e të fut në dhe si ti dojë qejfi, me Bibël a me Kuran, apo si ateist me librin e Darvinit “Prejardhja e llojeve”.

Po le të kthehemi te skenografia e datës 2 korrik 2024. Simbolika e kryqit, duam apo nuk duam, është Kalvari i vuajtjeve e sakrificës sublime të Krishtit, por kjo nuk përkon dhe aq me jeten e shkrimtarit të madh, atëherë mund të mendojmë se ka të bëjë me një hulli tjetër. Katolikët e kanë kryqin simbol të amshimit, madje edhe mbi varr, por…ka diçka të munguar në këtë mes. Nëse shkrimtari ishte kthyer në fenë e të parëve, skenografisë se funeralit i mungonte i gjalli, bariu i shpirtrave të mëkatarëve të kësaj bote, Prifti. Ai nuk i priu homazheve, nuk bëri shartet e fesë, dhe kësisoj ndodhi ajo që vetë shkrimtari në një poezi të tij “Kohë e pamjaftueshme” ka shkruar se do të bëj shënjë të pakuptueshme dhe do të ik”.

Është më të vërtetë e pakuptueshme çfarë donte shkrimtari i madh Kadare nën kryq, a thënë ndryshe, çfarë donte kryqi mbi arkmortin e shkrimtarit Ismail nëse ai nuk ishte kthyer në besimin e të parëve?

5 korrik 2024

Kolec P. Traboini, Washington, Stati Uniti d’America.

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Isamil Kadare: LAMTUMIRA E FUNDIT

    Kurora dhe kurora pa mbarim,
    Kurora gjithë lule, gjithë yje;
    Dhe sytë të përlotur me trishtim
    Dhe pamje e rëndë zije.

    O shokë!
    Për të fundit herë sot,
    Babanë po përcjell turm’ e pasosur
    Me dhembje të kulluar e me lot,
    Me zemër të plagosur.

    Dhe ja tani, mes heshtjes, në eter,
    Një zë i njohur, qartë po dëgjohet.
    Në emër tonë sot, shoku Enver,
    Përpara tij betohet.
    Në gjysmë shtizë flamurët era tund,
    Gjëmime topash ndihen në hapësirë,
    I jep Stalinit turma e pafund,
    Të fundit lamtumirë.

    Pra, lamtumirë mik i madh, babà!
    Çdo zemër i thotë sot lamtumirë.
    Së bashku me Leninin krah për krah
    Ay ka për t’u shtrirë.

    Pushon tashti
    Ay në qetësi,
    Por, jo!
    Ay nuk vdiq!
    Vazhdon të rrojë!
    Dhe fjal’ e tij e urtë përsëri
    Përpara do na çojë!

    Ismail Kadare, 5 Mars 1953

    Marre nga https://kohaislame.com/poezia-e-ismail-kadarese-per-stalinin/

  2. Kadareja gjithë jetën e tij , qysh në formimin , rininë e hershme të tij në shkollat e marks. – lenin. e deri pak disa ditësh tregoi se ishte një pasues i Darvinit , shkurt një Ateist. Dhe kjo veti është mëkati më i vogël që mund t’i m’vishet atij njeriu që u varros me nderime ” mbretërore ” sepse Shqipërisë i duhen njerëz që njihen jashtë kufijve ,për të pasuruar e shtuar numrin e ” heronjve , martirëve ” ,si Gj.Kastrioti , Nënë Tereza ,etj. Në një takim ndërkombëtar ai është pyetur për ekzistencën e Zotit , para clirimit të Shqipërisë nga sundimi komunist ,vitet 1980 dhe ai mohoi ekzistencën e hyjnit në tokë e qiell .Përgjigja që mori ishte lakonike dhe ofenduese : ” – Jeni një gdhë , injorant. ” Me të drejtë pasi ai përvec mohimit nuk diti të shpjegonte arsyet e mohimit të Zotit .Arshivat e radio Amerikës i kanë këto lajme në se i kanë të ruajtur . Pra e vishni , e stolisni të ndjerin me ç’të doni , me kryq apo kuran tek koka , kërkoni që selia e cmimit Nobël të zhvendoset në Tiranë apo Gjirokastër , Kadareja ishte Ateist , një mbrojtës i flaktë i ideve komuniste , një adhurues i Hoxhes dhe ideve kriminale të tij ndaj popullit . Ai rregjim e shfrytëzoi atëhere dhe sot po e shfrytëzon dhe më shumë. Ai pati kohë të mjaftueshme të pastronte gabimet ,” krimet ” e tij ,gja që e arriti jo në përqindje të duhur e sinqeritet të plotë . Vite u morr me Nexhmijen për të drejtën e arshivave personale të tij , a thu se kjo ishte problemi i popullit shqiptar që në asnjë vepër të tij nuk u përshkrua se c” hante , c’racion e sa paguhesh . Vite u qarkullua ideja se Kadareja ishte ” desident ” i diktaturës derisa faktet e shumta e detyruan të deklaronte se JO , nuk kam qenë desident . Mbrenda një shkrimtari , një gjeniu , një talenti gjithmonë fshihet një njeri i kundërt , i vogël me trup e shpirt , dikush i tjetërsuar . Ky ishte i ndjeri .E ju të padurueshmit e cmimit Nobel, flini të qetë se dikur do t’ja japin pas vdekjes .

  3. Shtoj dicka personale . Ndjej si detyrim të rrëfej një fakt se ,,sot jetoj nga pikërisht i ndjeri Kadare .Ishte data 25 tetor , ora 18 e mbrëmjes në restorantin e hotel Turizmit të Korçës ku shkova për të pirë kafen e fundit . Pas një qëndrimi 3, 4 ditësh në fshatin kufitar të Arrëzes së Korçës me sebep martesën e motrës së një miku dhe për qëllim kalimin e kufirit . Kufomat e disa të rinjve nga Lapraka më detyruan të kthehem nga erdha .Por me një mendim fatal se ky rregjim nuk rrëzohet kurrë e të vazhdoj jetën marrëzi e kotë .Ishte pikërisht lajmi sensacional i arratisjes së familjes Kadare në Francë që dha radio e Amerikës në gjuhën shqipe që kamerier Teodori duke më sërvirur kafen dhe konjakun më jep sihariqin . I tregoj për vendimin e marrë që kisha vendosur dhe më qorton shumë duke më thënë se punë ditësh e javësh dhe shteti ka rënë . Për momentin ndërrova mendje por duke pare situatat e mëpasshme them se në dreq të shkoja unë dhe Kadareja të kishte vepruar ndryshe .Të orientonte popullin në ideale e liri që i munguan për dekada . Por c’kerkoja e c’klrkoj unë .Ai prap se prap komunist ishte , njihte mirë si funksiononte forca dhe ndëshkimi që përdorte ajo politikë kriminale .Ajo arratisje e tij mua më shpëtoi jetën . Kështu ka qenë e shkrujtur fati im .I detyrohem Kadaresë . Parandjenja është tregues i qartë .Kur erdha në Korçë ( në mos gaboj mbi 150 km larg shtëpisë ( e shënoj këtë fakt për t’i treguar mikut Sinan se ka gabuar në prejardhjen time ) dhomën e hotel Turizmit, 120 nr. e rezervova se mund të kthehesha përsëri ,dhe pse shkoja të arratisesha larg burgut me emrin Shqipëri .Ja parandjenja se do të kthehesha ,do të dështonte ky udhëtim për ” dasëm ” . Një pjesë jete që e kam kaluar , në tetor të 1990 – tës .

    • Faleminderit Ritë e madhe e gjysmës apo 1/4 të Shqip.
      Shendet, të mira e fat paq !
      Sinani, diku në skaj të botës por që komentet e Ritës i lexoj.
      P. S. Me rendesi Ritë se je njeri e shqiptare.
      Me Kadarene 2 here kam bisedua. Heren e fundit, ai e Shefqet Musaraj më kane prit ne shtepine e Lidhjes se shkrimt. dhe artist. te Shqip. ne Tirane, ne mes te qershorit 1979, ndersa prof. Myzafer Xhaxhiu erdhe ne hotel ku banoja dhe mi solli disa shkr. per Kadarene. E kisha temen e dipl. ”Poemat e Kadarese” ne leters. per femije. teme qe nuk e perfundova.

  4. Εdhe unë të falënderoj miku Sinan për urimet ! Kam shpresuar në një rastësi të takimit në Tiranë me të ndjerin për t’i treguar këtë incident të jetës sime por mjerisht asgjë . Vec po të jetonte cuni i tezes sime që ka punuar me ditë në shtëpinë e Kadaresë për punimin e mobilerisë së bibliotekës së tij . Ai njihesh aq sa i takonte një punëtori karshi shefit që e mbikëqyrte në orët e punës . Dhe atëhere ,flas për vitet 1980 u cudisja shumë kur cuni i tezës thoshte me mllef vec një frazë : – Sa kurnac që ishte ! Hante para meje e kurrë nuk më ftoi në tavolinë .” Unë këtë e lidh me vetinë që kanë banorët e Gjirokastrës .Kurnacë sa dhe macen e lidhin kur hanë bukë . Dhe së dyti , xhelozia e ka shtyrë Kadarenë pasi kushëriri im ,Rahmet pastë ka qenë tepër i pashëm , një ‘Alen Delon ‘ ,nga pamja , i martuar me dy fëmijë . Ju e keni takuar atëhere kur e shikonit si ‘ Shekspirin ‘ shqiptar e ai me hijen e dyshimit si një spiun i UDB .Per ate llogaritjen 1/4 apo 1/ 2 gaboni .Populli shqiptar ( 70% fshatarsia e ushqyer me bukë misri, pa bagëti e tokë të babës ) , 20% e klasës punëtore e shpërndarë në aksione ,turne nate , ushqyer me triska kurrë nuk e ka dashur pushtimin Hoxhist . Është shtirë ,ka duartokritur atë rregjim deri në verën e vitit 1990 . Administrata, persekutorët kanë qenë dhe janë sot simpatizantët e atij shteti sundues. Në se institucionet e huaja , organizatat , shërbimet sekrete nuk ndërhyjnë në punët e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë historia do të shkruhej krejt ndryshe dhe për Kadarenë do të flisnim shumë pak unë e kushdo .Do të mjaftonte lajmërimi për largimin nga jeta . Dhe jo mburrje, sajesa , dhe harresa . Fund jave të mirë ju uroj miku im Sinan !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu