ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Si u katandisëm kështu…?

Shkrime relevante

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
____
Cili është shkaku i shpërthmit të kësaj sëmundjeje. Apo fati ynë të quhet të presim, jeta e jone të quhet nesër! Ku janë shqiptarët në rrjedhat e zhvillimit demokratik, që duhet të jetë, në esencë, kjo që jemi sot? Sado që për të gjykuar drejt ngjarjet historike të demokratizimit postkomunist në hapsirën tona gjithëkombëtare, është e nevojshme e ashtuquajtura largesë kohore, prapëseprapë disa konstatime janë të mundëshme. Prirja e shqiptarëve ndaj demokracisë dhe tolerancës mund të ilustrohet në menyrë të veçantë, pothuaj sui generis. Por, s’do harruar, as prirjet e kundërta: ato për krijimin e lehtë të zënkave, armiqësore e hasmërive, sidomos ato brendakombëtare!
Ideali i demokratizmit të jetës në përgjithësi dhe ideali i pavarësisë kombëtare, si dhe i së drejtës për vetëvendosje në veçanti, janë çështje të lidhura ngushtë me qenien kombëtare shqiptare nga të dyja anët e kufirit. Në këtë anë të kufirit, shqiptarët në trojet e veta etnike në Maqedoni, Malë të Zi dhe në Medvegje, Bujanoc e Preshev, të cilët synojnë që, krahas shkëputjes e çlirimit nga idelologjia politike sllavo-komuniste, të realizojnë dhe idealin e vet shekullor – pavarësinë kombëtare nga zgjedha sllave, që rëndon mbi ta pothuajse një shekull. Synojnë të shkëputen e çlirohen nga politika dhe ideologjia e despotizmit SLLAV, që i ka kufizuar e ndrydhur një shekull jetën e mendimit të lirë demokratik në trevat tona. Të gjitha këto ideale – pavarësia kombëtare dhe ndërtimi i demokracisë, që janë ideale historike të kombit shqiptar, përbëjnë edhe sot, sikur gjatë Rilindjes sonë Kombëtare, edhe idealet tona gjithëkombëtare.
Prej kohës së fillimit të proceseve demokratike, shqiptarët ndërruan e shembën, sikurse edhe formuan e ngritën qëndrime e bindje me shpejtësi të habitshme dhe pa kritere të qëmdrueshme kritike. Lënkundje të dukshme qëndrimesh e bindjesh u shprehën për ngjarjet e mbarimit të vitit 1990 dhe të fillimit të vitit 2000; fitorja me përqindje shumë të mëdha na zgjidhjet shumëpartiake në mes mbeturinave marksiste dhe e nacionalisteve në Shqipëri dhe Kosovë flasin vetvetiu. Sjelljet e lëkundjet e tilla dëshmojnë për të meta serioze të pjekurisë politike, ndaj edhe demokratike e tolerante, nga të dyja anët e kufirit.
Kur flasim për demokracinë e tolerancën në mesin e shqiptarëve sot, shfaqet edhe një aspekt tjetër, që lidhet me qenien dhe kuptimin, me ndërtimin e kultivimin e saj. Ekzisotn në pratikën tonë, ndonëse nuk është shprehur qartë kurdoherë, një lloj mendësie e mbrojtur me paragjykime, që mund të quhen mendësi e frikës dhe analfabetizmit. Sipas kësaj mendësie, nuk i takon individit, qoftë ai intelektualë i dëshmuar, të ndërhyjë në politikën kombëtare të pushtetit, dhe ti quaj inkompetentë të gjithë analfabetët qeveritar dhe ne ta marrim guximin atdhetar e intelektual ta shikojnë atë me sy kritik duke iu tëhequr vërejtjen për gabimet tragjike që po u bëhen kulturës, historis dhe flamurit kombëtar! Duke u thelluar në të vërtetat e argumentuara shknecore, hisotrike e logjike, me të cilat duhet të kundërshtohej një platëformë e till politike të egër nga injorantët dhe shkretanat. Një politik e tillë është në esencë e gabuar dhe e dëmshme për interesin kombëtar, është shembull drastik i mungesës së kulturës së lexuarit, kulturës demokratike dhe intelektuale, për herë si përqafim mazohist i tyre zagarëve. E gjitha kjo u takon atyre subjekteve politike që me çdo kushtë dhe me votën e blerë me lek dhe me dallavere hyjnë në qeveri dhe në parlament për ta bërë njëjtësim dhe personalizimin e pushtetit me plitikat e tyre injorante e sahanlepirëse! Përherë e më tepër, këta zhyten në misterin e kësa valleja. Renegatët dhe zagarët e donin këtë valle, pikërisht për këtë. Këta qenë përpjekur t’ia mbushin mendjen vetes dhe popullit, sidomos duke i mbushur xhepat e tyre me lek. Unë pyes: a mundet vallja të kurdiset vetëm me kahje të mbrapshtë? A mund prej saj vetëm e keqja, domethan vdekja e një populli që aq shumë derdhi gjak si asnjë popull tjetër përreth?
Të gjithë ato mendime e qëndrime të ëksaj politike, në esencë, antidemokratike e intolerante, në vend se të merreshin me qëndrueshmërinë e programeve kombëtare dhe me thelbin e vetë çështjes shqiptare në të katër vilajetet e saja, u morën me sakrilegjin e blasfeminë e autorit të letrave! Ç’është edhe më keq, u bënë përpjekje që edhe institucionet të viheshin në shërbim të këtij anatemimi fetar të ca mjekërzinjëve. Shembulli tragjik është përpjekja e hoxhallarëve shqiptarë, që këtë shtet ta komprementojë në këtë fushatë serbo e turko-arabe. Çdo përprekje për të ngritur mendimin e këtyre gjak prishurve nuk mund të pagëzohet ndryshe pos antonimi e demokracisë dhe i tradhtisë. Apo këta legen kanë bërë një tjetër matje të kohës sonë? A ka kuptim jeta e jonë në mesin e tyre…?
Pas gjithë atyre shpifjeve dhe sulmeve denigruese që bëjnë tradhjtarët e kombit shtrohet vetëm një pyetje: çfarë do të pësonte një “Intelektual”, tradhtar tjetër pa kredi kombëtare, shkencore e morale në një mjedis si ky i yni. Është kjo një psikologji e servilizmit ajo që indetifikohet me regjimet e kaluara dhe mungesa e vetëdijës kombëtare. Prirjet e tilla antikombëtare, vetëm ngjyrës zi me shkronja alienësh të pa kuptueshme për ne, janë prirje që mbizotërojnë në mesin tonë, te tradhtarët e kombit. Kjo mendësi e kompleks i krijuar nga dominimi i huaj, mund t’i detyrohet edhe sundimit të gjatë të ideologjive të huaja të asaj shkretire të anadollit apo të shpellave të karpateve. Por, sidoqoftë, mendësia e gjykimit eksluzivisht dy ngjyrësh “zi dhe jeshil”, që është mjaft e pranishme në mjedsin tonë, shfaqet rëndom sipas formulës së hoxhallarëve: në mos qofsh me mua, atëherë vetvetiu je kundër meje; në mos qofsh me mendimin tim, atëherë vetvetiu je kundër tij! Kjo është e papranueshme për ne dhe duhet të jetë ëkshtu, me pikëpamjen moderne të mendimit dhe të qëndimit demokratik ndaj botës shqiptare.
Vlerësimi e gjykimi ynë duhet të jetë i guximshëm dhe parimor ndaj armiqëve të bardh e të. Guximi dhe mungesa në vlerësime e gjykime, në sjellje e qëndrime, si dhe animet joparimore ndaj të ekqës, janë të pranishme në mjdesin tonë. Ashtu siç dimë të krijojmë e ngremë rrufeshëm, pa kritere e arsyetime të logjikshme, ashtu dimë edhe të mohojmë gjuhën, Flamurin dhe Kombin e shembim heronjë e qëndrime dhe të ndërrojmë bindjet tona. Mbiçmojmë e atë të korruptuarit pa pushtet dhe në pushtet! Si mund të quhen ndryshe këto vese, pos mendësi e skllavit, një psikologji puthadore, dallkauke e shpritrobi!
Duke qenë se demokracia jone e brishtë tolerance imanencë e një shoqërie të sëmaur apo e shëndoshë dhe të një shteti të tillë, ato vetëm mund ta begatojmë jetën e tyre dhe t’i bëjnë edhe më të shëndetshme rrugaqët në rrugën e tyre të mbrothësisë dhe drejtë shkatrimit të kombit shqiptarë, si do të thoshte Naimi ynë, kurse veprimi i tyre mund të shpjerë vetëm në të kundërtën.
Ne duhet të mbajmë mendime të vërteta demokratike dhe qëndrimi kritike të ashpra ndaj çështjeve të ndryshme të cilat janë shkaktuar nga çdo individ, nga çdo ideologji partiake apo nga ideologji të huaja në dëmë të çështjës sonë. Në qoftë se bolshevizmin e ka karakterizuar mungesa e demokracisë, antikomunizmit nuk e karakterizon a priori prania e saj. Në shoqërinë tonë të mirëfilltë demokraike mund të flitet dhe duhet të flitet, pa tabu e pasoja, për të gjitha çështjet që mundojnë atë dhe shteti duhet të veproj me gjithë forcen ligjore siç e bëjnë shtetet përreth.
Pa kritikë intelektuale, s’mund të ketë as liri intelektuale. Çdo formë përbuzjeje – ka thënë A. Kamy – në rast se ndërhyn në politikë, përgatit ose vendos fashizmin! Çështjen tonë kombëtare, që sot është kryeçështje jona, pas së cilës nuk mund të ngelin prapa as ajo sociale e poltike, mund ta zgjidhim mbi bazë të parimeve të vetëvendosjes demokratike dhe të tolerancës, të marrëveshjes e të veprimit hsitorik, por pa monopolizime partiake e krahinore. Demokracia dhe tolerance janë tekefundit elemente përbërësë të kulturës politike dhe të qytetërimit në përgjithësi. Këtë duhet ta lëxoj dhe ta mbajë në mend mirë çdo antikombëtar…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu